Jesus2Me top graphics
I love you all. Please embrace Me properly, by respecting the Sacraments given to you as a Gift from God the Almighty Father.

Kur shpirtra të tillë e sulmojnë Fjalën Time të Shenjtë me kaq vrer, kjo është një shenjë e konfirmimit të Satanit se këto mesazhe janë autentike

e hënë, 6 gusht 2012 18:06

Bija Ime fort e dashur, ka shumë prej ndjekësve të Mi tëdevotshëm që po komplotojnë një fushatë për ta shkatërruar këtë mision.

Ju që besoni se do të jenë jo të Krishterët dhe ateistët ata qëdo ta mohojnë Fjalën Time në këto mesazhe, dijeni pra këtë.

Do të jenë ata që e shpallin hapur besimin e tyre tek Unë,Jezusi i tyre, të cilët do të më lëndojnë Mua më së tepërmi.

Ata janë duke u mjegulluar prej mashtrimit të mbretit tëgënjeshtrave, i cili ka dërguar shumë engjëj të rënë tek këta shpirtra. Tëpakënaqur me mohimin që i bëjnë Mesazheve të Mia të Shenjta, ata do tëvendosin që të mbledhin sa më shumë përkrahje që të munden mes priftërinjve tëMi për t'u përpjekur dhe sabotuar këtë mision.

Shpirtra të tillë kurrënuk ndalojnë për ta pyetur veten, përse e bëjnë këtë. Apo se përse ndjejnë njëurrejtje të tillë ndaj teje, bija Ime. Apo se përse Fjala Ime e Shenjtë ishqetëson ata kaq shumë.

Kur shpirtra të tillë e sulmojnë Fjalën Time të Shenjtë me kaqvrer, kjo është një shenjë e konfirmimit të Satanit se këto mesazhe janëautentike.

Sepse kur tregohet njëkundërshtim kaq i fortë dhe kur njerëz të shenjtë provokohen për t’isulmuar mesazhe Hyjnore si këto, atëherë ju mund të jeni të sigurt se atomesazhe vijnë nga Hyji.

Kur ata e mohojnë Fjalën Time, kjo më copëton Mua saqë Unë derdhlot trishtimi kur ata nuk më njohin Mua. Por kjo është e pritshme. Me kalimin ekohës ata do ta njohin të Vërtetën.

Por është atëherë kur ata ngrihen me qëllimin për t’i larguarshpirtrat nga Mëshira Ime, që ata më fyejnë Mua rëndë.

Nëse ata janë përgjegjëspër shpirtrat që iu është mohuar shpëtimi, ata do të ndëshkohen.

Ndëshkimi i tyre do të jetë i mjerueshëm nëse atapërpiqen t'i mbrojnë veprimet e tyre, për edhe vetëm një shpirt të humbur.Veprat e tyre mund të rezultojnë në faktin se një shpirt, i cili përndryshe dotë kishte qenë kthyer në besim, mund të vuajë persekutimin final në zjarret eFerrit.

Është kur ata përpiqen që ta sabotojnë Fjalën e Hyjit, që veprate tyre të mira të mëparshme do të bëhen të pavlefshme. Për çfarë të mire janëato kur këta i kundërvihen të tilla veprave të vlefshme me vepraurrejtjeje për Hyjin?

Unë ju them atyre. Dita kur ju të vini para Meje për t'upërgjigjur për vepra të tilla të liga, do të jetë shumë e vështirë për ju.

Jo vetëm që do t’juduhet të përgjigjeni për veten tuaj, por ju do të duhet të përgjigjeni përgënjeshtrat që shpërndatë rreth Meje, rreth Fjalës Sime të Shenjtë, tek tëtjerët.

A është frika e Fjalës Sime të Shenjtë që ju çon drejt njëligësie të tillë? Frika vjen nga Satani. Krenaria gjithashtu vjen nga Satani. Anuk e dini se është për shkak se ju besoni se jeni të përgatitur mirë mbiShkrimin Tim të Shenjtë që ju bën të besoni se ju dini më shumë se sa dini nëtë vërtetë?

Ju gjeni gabime në Fjalën Time të Shenjtë, ashtu siç bëninFarisenjtë. Duke vepruar kështu, ju thoni se dini më shumë rreth të Vërtetëssesa Hyji.

Dijeni se sa më shumë që ju përhapni gënjeshtra rreth FjalësSime të Shenjtë, ju mëkatoni kundër Fjalës së Hyjit.

Ky mëkat, kundërprofetit të Zotit është një nga më të papëlqyerit prej Atit Tim.

Të gjithë ata që kanëmëkatuar kundër profetëve të Zotit, qenë ndëshkuar. Sepse kur ata përpiqen tandalojnë Fjalën e Hyjit, që i jepet botës për të shpëtuar shpirtrat, atapo pengojnë shpëtimin e shpirtrave.

Për këtë ata do tëgoditen, sepse asgjë nuk do ta ndalojë Fjalën e Hyjit që t'i shpërndahetfëmijëve të Tij të çmuar.

Jezusi juaj



Nëna e Shpëtimit: Biri im nuk ka dërguar askënd për t’ju devijuar nga këto Mesazhe

e mërkurë, 6 gusht 2014 13:00

Bijtë e mi tëdashur, të keni kujdes nga ata që ju persekutojnë në Emër të Birit tim, JezuKrishtit, pasi ata do të jenë të kujdesshëm të fshihen pas një shfaqje tëshenjtërisë. I ligu kurrë nuk paraqitet ashtu si është në të vërtetë, sepse ai ështëtepër dinak. Në të kundërt, përmes shpirtrave që ai i influencon, ai do t’juafrohet me një shfaqje dashurie dhe shumë do ta besojnë këtë mashtrim. Fjalët qëai përdor mund të duken qetësuese dhe joshëse, por ato do të lënë një ndjenjë tëtrazuar në shpirtin tuaj.

Kur Mesazhet jepennë botë sipas urdhërit të Atit tim të Përjetshëm, ato kurrë nuk bëjnë kërkesandaj jush. Ato kurrë nuk i japin një njeriu pushtet mbi ju për t’ju inkurajuart’i premtoni besnikëri një personi tjetër të gjallë. E gjithë lavdia duhet tëjetë ndaj Zotit. Asnjë njeri nuk mund t’ju premtoj shpëtim, pasi kjo mund tëvij vetëm nga Zoti. Ju mund t’i pregatisni shpirtrat tuaj ashtu si jeni mësuarnga Biri im, Jezu Krishti, dhe të merrni Sakramentet. Ju mund t’i pranoni Dhuratate Hireve të dhëna ju, përmes meje, Virgjëra e Papërlyme Mari, por ju nuk keninevojë për lejë nga dikush për t’u bërë i denjë t’i shërbeni Birit tim, në këtëapo ndonjë mision tjetër, i urdhëruar në Qiell.

Bëni kujdes ngaarmiqtë e Birit tim, pasi ata janë ngado, duke bërë gjithçka në fuqinë e tyre përta verbuar njerëzimin ndaj të Vërtetës së Premtimit të Birit tim për të ardhurpërsëri. Ai do të kthehet shpejt dhe pastaj e Vërteta do të bëhet e ditur dhegjithçka që Ai premtoi do të dali në dritë. Deri në Ditën e madhe të Zotit juduhet të përqëndroheni vetëm tek Biri im dhe vendoseni gjithë besimin tuaj tekAi. Biri im nuk ka dërguar askënd për t’ju devijuar nga këto Mesazhe, të fundittë këtij lloji, dhe kushdo që pohon ndryshe nuk vjen prej Tij.

Besoni, besoni,besoni në Mëshirën e Birit tim. Dëgjoni çfarë Ai ju ka mësuar – gjithçka ështëe përmbajtur në Biblën e Shenjtë. Fjala e Tij është e thjeshtë. Ajo nuk është ekomplikuar. Vetëm ndiqni Mësimet e Tij, të cilat zgjatën mbi 2,000 vjet dheatëherë ju do të gjeni paqe.

Nëna juaj e Dashur

Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share