Jesus2Me top graphics
I love you. The Holy Trinity will embrace the earth and all those, who accept My Hand of Mercy and who show remorse for their sinful lives, will be safe.

Nëse besoni në ekzistencën e Satanit, atëherë dijeni se çdo gjë që është e padrejtë dhe e ligë në botë, është e shkaktuar prej tij

e diel, 5 gusht 2012 17:40

Bija Ime fort e dashur, Unë po i bëj thirrje çdonjërit, tëri dhe të vjetër, që është i pasigurt rreth besimit të tij në Hyjin.

Unë iu bëj thirrje atyre midis jush, të cilët besojnë tek Unë,por që nuk flasin me Mua, apo të përfitojnë nga Sakramentet, apo që nuk shkojnënë kishat e tyre, për të më nderuar Mua.

Unë ju dua. Unë kurrënuk do t’ju braktis dhe shumë shpejt juve do t’ju jepet një Dhuratë e veçantë.

Ju do të përjetoni se si do të duket kur ju të vini para Meje nëDitën e Gjykimit. Atëherë ju do t’i harroni dyshimet tuaja.

Shumë prej jush,pavarësisht nga mungesa juaj e besimit, më nderoni Mua në kaq shumë mënyra porju nuk e kuptoni këtë.

Ju, në jetën tuaj të përditshme, ndjeni dashuri, preokupim dhesimpati për të tjerët.

Ju ndjeni një dëshirë të fortë për ta luftuar padrejtësinë dheshmangeni kur dëshmoni vepra të liga, të kryera nga të tjerët përmbi ata qëjanë me më pak fat se vetja.

Ju tregoni dashuri për të tjerët dhe kujdeseni për ata që kanënevojë për ndihmën tuaj.

Ju urreni të shfrytëzoni rastin mbi të tjerët dhe jeni tëndjeshëm ndaj nevojave të atyre që vuajnë në këtë jetë.

Ju ndjeni dashuri për familjen tuaj.

Ju qeshni dhe gëzoni kur jeni me miq dhe ndjeni një dashuri dhemiqësi të madhe për ata që janë pranë zemrës suaj.

Kur martoheni, ju ndjeni një dashuri te fortë për bashkëshorten(bashkëshortin) tuaj. Pastaj, kur ju keni fëmijë, dashuria që ndjeni e tejkalongjithçka që ju mund ta keni imagjinuar ndonjëherë.

Ju derdhni lot keqardhjeje nëse apo kur ju e lëndoni ndonjërin.Ju i falni të tjerët kur ata ju fyejnë, ju ofendojnë apo ju shkaktojnëlëndim.

Nga mendoni se vjen kjo dashuri dhe këto emocione? A nuk e dinise ato mund të vijnë vetëm nga Hyji?

Dashuria është evështirë për t'u shpjeguar. E vështirë për t'u analizuar dhe kurrë nuk mund tëvërtetohet nga shkenca, sepse ajo është një Dhuratë nga Hyji.

Urrejtja, në të kundërt,vjen nga ana e errët.

Satani, për shumë njerëz, mund të mos duket i vërtetë, porai ekziston.

Shumë prej jush nukbesojnë në djajtë apo në ekzistencën e shpirtrave djallëzorë sepse ata janë tëkujdesshëm për të mos e zbuluar veten.

Nëse ju besoni në ekzistencën e Satanit, atëherë dijeni segjithçka që është e padrejtë dhe e ligë në botë është e shkaktuar prej tij.

Ai është mbreti i gënjeshtrave dhe ka fuqinë që t'juverbojë ndaj të vërtetës së ekzistencës suaj.

Për shkak të verbërisë suaj, Mëshira Ime tani do ta mbulojëbotën për t'ju vërtetuar se Unë ekzistoj.

Të jeni të përgatiturpër këtë ditë sepse do të ndodhë së shpejti.

Kur shenjat në qiellt'ju tregohen dhe ju ta dëshmoni përplasjen, zhurmën dhe lëkundjen e tokësdijeni se Unë kam ardhur për t’ju zgjuar.

Kur kjo të ndodhë, Unë ju lutem që të ktheheni tek Unë, sepseUnë dëshiroj t'ju mbush me Dashurinë Time për t’ju sjellë dashuri dhe gëzim nëzemrat tuaja.

Kur Mëshira Ime të bjerë mbi ju, më në fund ju do të ndjenipaqe.

Unë ju dua dhe kurrë nuk do t'ju braktis.

Unë pres përgjigjen tuaj kur kjo ditë e madhe të vijë.

Jezusi juaj



Kur ata të ndryshojnë Sakramentin e Pagëzimit, ata do t’i heqin të gjitha premtimet për të mohuar Satanin sepse ata do t’i deklarojnë këto referenca të jenë të vjetëruara

e hënë, 5 gusht 2013 4:05

Kur armiqtë e Mi ndryshojnë Sakramentet dhe fusinrelika të reja, kryqe të reja dhe praktika të reja – dhe pastaj thonë se KishaIme mbetet ashtu si ka qënë gjithmonë – ata gënjejnë. Kisha Ime kurrë nuk mundtë ndryshoj.

Sa shumë debate janë bërë,në çdo shtet, me qëllim që të shkatërrojnë Sakramentin e Martesës. Ata,armiqtë e Zotit, duan që Kristjanët të pranojnë martesën mes çifteve me të njëjtinseks, por ata kurrë nuk duhet ta pranojnë atë, sepse ajo e fyen Atin Tim. Ajo nukështë e pranueshme në Sytë e Tij. Kur ata ndryshojnë Sakramentin e Pagëzimit,ata do të heqin të gjitha premtimet për të mohuar Satanin, sepse ata do t’i deklarojnëkëto referenca të jenë të vjetëruara dhe tepër të frikshme. Ata do të thonë seajo nuk ka lidhje.

Pastaj ata, pjesë pjesë, do të fusin versionet ereja të Mësimeve të Mia. Ju, të gjithë që besoni në Kishën Time, kurrë nukduhet të më tradhëtoni Mua. Ju kurrë nuk duhet të pranoni ndonjë zëvendësim përSakramentet sepse Unë ja u dhashë ato juve. Unë Jam e Vërteta. Kisha Ime përfaqësontë Vërtetën. Por ju mund të deklaroni të jeni pjesë e Kishës Sime vetëm nëse jui ruani të gjitha Mësimet e Mia, Sakramentet e Mia dhe pranoni që vdekja Ime nëKryq ishte Sakrifica më e madhe për të siguruar shpëtimin tuaj.

Gjithçka,që devijohet nga e Vërteta, nga frika se mos fyhen paganët, është shumë errezikshme. Kur ju mohoni Mësimet e Zotit dhe ndiqni një Kishë tjetër të re, junuk do të mbeteni më pjesë e Kishës Sime në Tokë. 

Nëse ju i kundërshtonipraktikat e reja pagane, që do të futen nga profeti i rremë, ju do tëkonsideroheni një heretik. Pastaj ata do të përpiqen t’ju përjashtojnë, nëEmrin Tim. Nëse ju qëndroni besnik ndaj Meje dhe refuzoni të merrni pjesë në këtëmashtrim të lig, ju do të mbeteni pjesë e Kishës Sime.

Zgjedhja mund të jetë e dhimbshme, kur të gjitha këtogjëra të ndodhin, por është shumë e thjeshtë. Ju ose jeni me Mua ose kundërMeje.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Shumë njerëz deklarojnë të jenë Kristjanë, por ata nuk më duan Mua

e martë, 5 gusht 2014 14:16

Bija Ime e dashur,tani që e Vërteta e asaj që do të vij është përhapur, konvertimi më ka ndjekurMua ngado që Lutjet e Mia për njerëzimin recitohen. Kisha Ime e Mbetur do tërritet dhe shumohet, po ashtu edhe armiqtë e Mi. Ku shkon Ushtria Ime, armiqtëe kësaj Pune do të ndjekin, pa pushim. Duke luftuar, duke shkelmuar dhe duke pështyrëvrer, ju do t’i njihni ata nga ligësia, që del prej gojëve të tyre. Ju do t’i njihni tëMitë nga mënyra me të cilën ata do të përçmohen në Emrin Tim.

Ju kurrë nuk duhettë humbisni guximin përballë urrejtjes. Ju duhet ta kuptoni se kush punon në këtoraste dhe nuk duhet ta pranoni atë, sepse kështu ju thjesht i jepni atij fuqi.Influenca e të ligut mbi fëmijët e Zotit është shfaqur dhe dëshmuar nga përçarjetqë po ndajnë kombet; vrasjet; persekutimi dhe përpjekjet e bëra për të fshirëKrishtërimin.

Shumë njerëzdeklarojnë të jenë Kristjanë, por ata nuk më duan Mua. Ata më fyejnë Mua dhe bëjnëMua me turp të madh. Ata i gjykojnë rëndë të tjerët dhe nuk ndjejnë as faj aspendesë kur i fyejnë të tjerët – vetëm një dëshirë e zjarrtë për të shpallururrejtje. Frikacakë, të gjithë ata që fshihen pas vellos së devotshmërisëfetare dhe që guxojnë të deklarojnë nëse një qënie njerëzore është e aftë të mëshërbej Mua apo jo. Ata guxojnë t’ju diktojnë të tjerëve bindjen e tyre se çfarëata mendojnë se çdo të thotë të jesh një Kristjan, kur ata janë kaq të mbushurme urrejtje për Mua. Ju kurrë nuk duhet të merreni me një njeri me urrejtje nëzemrën e tij, kur ai flet në Emrin Tim. Shpërfilleni atë. Lutuni për atë. Sepsenëse ju me të vërtetë më doni Mua, ju do të tregoni dhembshuri për këdo. Ju nukdo ta gjykoni një tjetër; nuk do ta fyeni atë; nuk do të përhapni gënjeshtra përatë dhe pastaj të guxoni të thoni se jeni nga Unë. Larg prej Meje. Së shpejtiju do të vini para Meje dhe do të jepni llogari për veprimet tuaja.

Krishtërimi ështëforca e jetës, e cila e ruan botën. Unë Jam Drita, e cila e ndan natën nga ditadhe pa Mua, ju do të mundoheshit në errësirë. Ejani me Mua, kur Unë ju thërras– ose asgjë fare.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share