e diel, 7 gusht 2011 14:45
UnëJam Alfa dhe Omega. Unë Jam Hyji Atë, Krijuesi i njeriut dhe i universit.
BijaIme e shtrenjtë, Unë tani përfundimisht e pranoj dhuratën tënde për Mua për tëndihmuar në shpëtimin e shpirtrave. Dhurata jote është pranuar me dashuri dhegëzim. Kjo nuk do të jetë një rrugë e lehtë, por ti do të jesh e mbrojtur saherë që të më kërkosh Mua ndihmën Time çdonjërën prej ditëve.
Vuajtjajote do të jetë mendore dhe një errësirë e shpirtit. Ndërsa të përkeqësohet,vazhdo ta kujtosh veten për ato krijesa që do të shpëtohen prej vuajtjes tënde.
Shkonë Adhurim sa më shpesh të mundesh për të fituar forcën e kërkuar për këtëPunë. Mesazhet nga Biri Im i dashur do të vazhdojë. Ato duhet të postohen si mëparë, sepse Mesazhet e Tij për botën do të shtohen, nuk do të pakësohen. Ti pondihmohesh nga shumë shenjtorë të cilët ndërhyjnë në emrin tënd.
Vazhdoqë t'i lutesh Trinisë së Shenjtë për hiret e kërkuara për të qëndruar e fortë.Kurrë mos u ndje e braktisur, ndërsa kjo do të duket të jetë pjesë e vuajtjestënde. Mbështete kokën. Qëndro e heshtur dhe shfaqu e gëzuar tek bota ejashtme. Shpërfilli ata që do të të lëndojnë. Por, kujtohu se do të jetë prejDritës Hyjnore e cila do të ndriçojë përmes shpirtit tënd që do të nxjerrëerrësirën tek të tjerët. Atëherë dhe vetëm atëherë ti do ta kuptosh torturën qëpërshkon përmes Zemrës së Birit Tim kur Ai e shikon mëkatin në botë. Vuajtjajote do të jetë vetëm një copëz e asaj që Ai vuan çdo minutë të ditës.
Pranojetani Dhuratën që edhe ty të është dhënë duke u thirrur për t'u bërë një shpirtviktimë.
Mbajemend, ti, bija Ime, je në Zemrën Time gjatë gjithë kohës. Unë të ruaj dhe tëmbroj ty. Qeshu tani. Mos ki frikë sepse kjo Punë do të sjellë shpërblime tëmëdha për ty dhe familjen tënde dhe të dashurit e tu, në Mbretërinë Time tëLavdishme.
Ati juaj i dashur
Hyji Krijuesi i të gjitha gjërave
e martë, 7 gusht 2012 15:50
Bija Ime fort e dashur, Dashuria Ime për ty është aq e fortë, saedhe aq intime, megjithëse nuk të duket si e tillë në këtë kohë.
Ti ke nevojë të kalosh më tepër kohë në Shoqërinë Time sepsevetëm duke e bërë këtë, do të gjesh paqe në këtë mision.
Hiret e Mia po e mbushin shpirtin tënd tani që ti të mund t'iakomunikosh botës mesazhet e Mia në kohën më të shpejtë të mundshme.
Sa i lodhur jam Unë dhe i vetmuar në Zemrën Time pikërisht tani,bija Ime.
Unë shqetësohempër ata shpirtra të pafajshëm që janë të paditur mbi ekzistencën Time. Të mirënë zemër dhe të Krishterë në mënyrën se si i trajtojnë të tjerët, porprapë ata nuk besojnë në ekzistencën Time.
Unë shikoj çdo ditë se si ata e bëjnë jetën e tyre të përditshmeme aspak besim në ekzistencën e Hyjit apo në jetën e tyre të ardhme në Parajsëne Re.
Të lutem më ndihmo t’iu tregoj atyre se Unë i dua ata.
Përhape Fjalën Time dhe Unë do të ndez ndjesinë e të kuptuaritnë shpirtrat e tyre.
Nuk ka rëndësi nëse ata të refuzojnë ty, bija Ime, apo ndjekësite Mi të dashur; gjithçka që nevojitet është që t'i bëni ata të lexojnë mesazhete Mia.
Unë do të dërgoj Shpirtin e Shenjtë me qëllim që një shkëndijë,edhe pse e vogël, do të ndezë një flakë të Dashurisë Sime në shpirtrat e tyre.
Ky është misioniIm i fundit në tokë ku Mesazhe të Shenjta nga Trinia e Bekuar po ijepen botës.
Shpirti i Shenjtë është i pranishëm në këto Fjalë meorigjinë Hyjnore. Ato janë ushqimi juaj për t’i ushqyer shpirtrat tuaj për t'jundihmuar të përgatiteni për betejë.
Dëgjojeni Fjalën e Shenjtë të Hyjit. Merreni atë, ndajeni me tëtjerët dhe bashkojini të gjithë fëmijët e Hyjit gati për betejë.
Sillini të gjithë vëllezërit dhe motrat tuaja, sidomos ata qëmundohen të besojnë në Hyj, drejt Mëshirës Sime të Madhe.
Zemra ime gulçon nga dashuria për ta. Ata, secili prej tyre,janë fëmijët e Hyjit.
Unë kam nevojë për shpirtrat e tyre që unë të kujdesem për tëardhmen e tyre, me qëllim që ata të kenë jetën e përjetshme dhe lumturinë.
Unë nuk duroj dot kurmendoj se çfarë do t'iu ndodhë atyre nëse Unë nuk arrij t'i shpëtoj ata.
Bija Ime, ndërsa Mëshira Ime Hyjnore do të shpëtojë shumë prejnjerëzimit, Unë kam nevojë për ty dhe ndjekësit e Mi, shërbëtorët e Mi tëshenjtë dhe njerëzit e zakonshëm që ta shpërndajnë rrjetën dhe t’i gjejnë tëgjithë ata njerëz të mjerë, të pakënaqur dhe të paqartë që kanë nevojë përDashurinë e Hyjit.
Shpërndajeni rrjetën e Dashurisë Sime, si një peshkatar, gjerë egjatë dhe larg në vende ku Hyj është plotësisht i refuzuar, ipërbuzur dhe sidomos i urryer.
Pastaj shkoni dhe gjejini fëmijët e çmuar të rinj të Hyjit qënuk dinë asgjë për Krishtërimin, megjithëse ata jetojnë në të ashtu-quajturatvende të Krishtera.
Shkoni larg, derinë Rusi, Kinë dhe në vende ku Hyji nuk nderohet dhe shkoni të kapini shpirtra.
Ushqejini ata me mesazhet e Mia. Nuk ka rëndësi se si jukomunikoni, por bëjeni atë në një mënyrë që të mos duket sikur ju po predikoni.
Tërhiqini ata me atë që mund t’iu interesojë atyre. Përdorni çdolloj mjeti të komunikimeve moderne për ta bërë këtë. Unë i dua ata sa më parë.Unë po mbështetem në përhapjen e Fjalës Sime nga të gjithë ndjekësit e Mi.
Unë do t'ju udhëzoj.
Ju do ta dini në zemrat tuaja se çfarë të bëni. Më kërkoni Muaqë t'ju ndihmoj me këtë Lutje të veçantë të Kryqëzatës për t'ju bërë të fortë.
Lutja e Kryqëzatës (72)Lutja e Dishepullit
I dashur Jezus, unë jam gati të përhap Fjalën Tënde të Shenjtë.Më jep kurajën, forcën dhe dijen për të komunikuar të Vërtetën, që sa më shumëshpirtra të mund të sillen tek Ti.
Më merr brenda Zemrës Tënde të Shenjtë dhe më mbulo me GjakunTënd të Çmuar, që të mbushem me Hiret për të përhapur kthimin në besim përShpëtimin e gjithë fëmijëve të Hyjit, në çdo cep të botës, pavarësisht se ciliështë besimi i tyre.
Unë shpresoj në Ty gjithmonë. Dishepulli yt i dashur.
Amen.
Jezusi juaj
e enjte, 7 gusht 2014 23:40
Bija Ime e dashur,po të mos ishte për Durimin Tim, Ndëshkimi Im do të binte tani mbi të padrejtinqë e godet Kishën Time në tokë.
Urrejtja kundërKrishtërimit po bie mbi ju në tre mënyra. E para është përçarja globale, që poudhëhiqet nga kundërshtarët e Mi të cilët e mashtrojnë botën që të refuzojgjithçka që është nga Unë dhe duke më hedhur Mua në shkretëtirë duke më lënë tëmarr fund. E dyta vjen për shkak të racionalizmit dhe ndërhyrjes njerëzore nëFjalën Time, e përhapur nga studjuesit e Fjalës Sime të cilët nuk janë tëmbushur me frymën e të Vërtetës por që, në të kundërt, janë të mbushur me vetë-siguri,që është e nxitur nga krenaria. Kaq të mësuarata besojnë se janë në interpretimin e Mësimeve të Mia sa do të shtojnë pjesë tëreja dhe modifikojnë çfarë Unë mësova për t’ju përshtatur nevojave të tyrevetjake. Dhe më pas, janë ata zemrat e të cilëve janë prej guri – të ftohtë,pa ndjenja dhe të mbushur me një urrejtje të thellë për Mua dhe për këdo që epraktikon Krishtërimin për t’u parë nga të gjithë.
Influenca e djallitshfaqet në kaq shumë mënyra sa vetë njeriu nuk do të jetë i aftë t’i bëj ballëkërkesave të bëra nga të gjitha këto tre grupe që do të përpiqen ta ndalojnëatë të shpalli Fjalën e Vërtetë të Zotit. FjalaIme, do të thonë ata, shkakton kaq shumë fyerje sa do të konsiderohet të jetëpolitikisht e gabuar dhe prandaj kjo do të jepet si arsyeja kryesore për tandryshuar themelisht fytyrën e Krishtërimit. Vetëm të thjeshtit, njerëzitdashuria e të cilëve për Mua i ngjason asaj të fëmijve të vegjël, do të jenëbesnikë ndaj Meje, sepse pjesa tjetër do të jenë tepër të zënë me zbatimin endryshimeve për sa i përket interpretimit të Fjalës Sime. Dhe gjatë gjithë kësajkohe, priftërinjtë të cilët Unë i kam thirrur të dëshmojnë të Vërtetën do tëjenë duke u pregatitur për të ruajtur të Vërtetën.
Ta fshihni të Vërtetën do të shkaktoni një errësirë tëtmerrshme. Ta ndryshoni atë është një tallje e Kryqëzimit Tim. Të paraqisni njëzëvëndësues për të Vërtetë është të më mohoni Mua plotësisht.
Prapë, keqbërësit më të mëdhenj do të jenë ata qëmburren për njohuritë e tyre për Mua – shenjtëria e tyre maskon fallcitetet dhefjalët dhe veprat e tyre kurrë nuk do t’ju sjellin tek Unë sepse Shpirti IShenjtë nuk do të jetë i pranishëm në shpirtrat e tyre. Kur Shpirti I Shenjtënuk është i pranishëm ata – tradhëtarët e Fjalës Sime – do të sjellin erresirëntek të tjerët që do t’i pushtojnë me entuziazëm gënjeshtrat e tyre. Të gjitha këtofalcitete do të mbajnë shenjën e të ligut – mëkatin e krenarisë – derën drejtshkretëtirës. Menjëherë sa kjo derë të hapet të gjitha paudhësitë e tjera do tëvërshojnë dhe shpirtrat e atyre që dorëzohen ndaj herëzive do të bëhen tëshkreta.
Pa të Vërtetën ju do të jetoni në një botë ku asgjë qëju dëgjoni nuk do t’ju sjelli paqe.
Pa Dritëne Pranisë Sime djelli nuk do të shkëlqej – ai do të bëhet i zymtë dhe i dobëtdhe më pas do të bëhet një mjergull deri kur, prej dorës së njeriut të vdekshëm,nuk do të japi më dritë prandaj ata që kanë sy dhe që refuzuan të shikonin nukdo të shohin më, ndërsa ata që panë dhe e pranuan Frymën e Zotit do të shikojnë.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: