e hënë, 20 qershor 2011 11:45
BijaIme e dashur, përgatiti fëmijët e Mi tani, sepse shumë shpejt ata do të vijnëpara Meje në gjithë Lavdinë dhe Dhembshurinë Time. Unë do ta shfaq Veten Timetek çdo burrë, grua dhe çdo fëmijë i vetëm mbi moshën e arsyes, shumë shpejt.
Kjoditë e mrekullueshme, kur Unë do t’iu tregoj atyre Mëshirën Time përkundrejtDrejtësisë Sime, duhet të mirëpritet nga të gjithë. Gëzohuni, sepse ju tëgjithë, secili prej jush, do të përballet me Mua për të parën herë.
Përshumë, ata do të mbushen me dashuri dhe lumturi, sepse ky është një bashkim imrekullueshëm. Për të tjerët, ata do të jenë të trembur. Por nuk keni pse tëkeni frikë, sepse Unë ju dua të gjithëve. Mëkati do të jetë e vetmja ndarje,por nëse ju pendoheni dhe e pranoni të vërtetën e fyerjeve tuaja kundër Meje,dhe Atit Tim të Përjetshëm, ju do ta kuptoni Mëshirën e mrekullueshme, që po juofrohet. Për ata që do të jenë të frikësuar, Unë kam këtë për t’ju thënë. Frikaburon nga mëkati. Me mëkat në shpirtin tuaj, ju do të jeni të distancuar ngaUnë. Pranojini mëkatet tuaja për çfarë janë, një dobësi njerëzore. Pastaj mëkërkoni Mua dhe Unë do t’ju çoj drejt jetës së përjetshme dhe të Vërtetës.
Mëshira Ime e madhesjell lajme të mrekullueshme
MëshiraIme e madhe sjell lajme të mrekullueshme për fëmijët e Mi në mbarë botën. Sepsekur ky, Paralajmërim i Madh të ndodhë, juve do t’ju jepet një mundësi për tandryshuar jetën tuaj për më mirë. Kur e Vërteta e Ekzistencës Sime të zbulohetatëherë kthimi në besim do të përhapet.
Atëherë,dhe vetëm atëherë, pasi të ndodhë Paralajmërimi botës do t’i jepet një mundësipër ta përballuar Ndëshkimin e Madh, i cili do të vijojë më pas nësemëkatarët nuk pendohen në masë. Sepse atëherë Dora e Atit Timdo të bjerë ngado mbi ata që refuzojnë ta dëgjojnë të Vërtetën – ata që iakthejnë shpinën dashurisë, dashurisë për Mua dhe vëllezërve dhe motrave tuaja.Sepse udhët tuaja mëkatare, në atë fazë, nuk do të pranohen më. Sepse kjo do tëjetë mundësia e fundit. Sepse influenca e fuqishme e Satanit nuk do të lejohetqë ta ruajë mbërthimin që ai ka mbi njerëzimin përmes veseve. Ata që mekokëfortësi ndjekin udhën e keqe ku i persekutojnë fëmijët e Mi, do tëndalohen.
Ndëshkimi i Madh
NjëNdëshkim i Madh, i tillë që nuk është dëshmuar që nga koha eNoehit, do të lëshohet nga Hyji Ati i Përjetshëm. Ndjekësit e Mi qëmund të thonë se kjo nuk është mënyra me të cilën flet Jezusi, duhet tani t’iabëjnë vetes këtë pyetje. Nëse Jezusi është plot me Mëshirë përse Ai, apo HyjiAtë, do ta lejonin ushtrinë e Satanit të vazhdonte dhe të shkaktonte terror mbifëmijët e Mi? Është prej Dashurisë për të gjithë fëmijët e Hyjit, që kyNdëshkim i Madh do të ndodhë. Pendohuni të gjithë ju. Refuzojini premtimetboshe të Satanit. Refuzojeni jetën false dhe të zbrazët që ai ju ofron.Pranojeni se kur ju e dëgjoni Emrin Tim të refuzohet në botë sot, kjo vjendirekt nga influenca e Satanit. Derisa fëmijët e Mi të largohen prej tij,atëherë nuk mund të ketë paqe në këtë botë.
Pranojenikëtë Paralajmërim si një Mesazh të Dashurisë së Pastër. Atyre në pushtet Unë juthem këtë. Refuzojini gënjeshtrat të cilave ju i keni kushtuar besnikërinë, osevuani pasojat.
Mëshirae madhe që Unë do t’ju tregoj gjatë Paralajmërimit është zgjidhja për një Epokëtë Re të Paqes. Pranojeni atë dhendëshkimi do të evitohet. Refuzojeni atë dhe vetëm ata ndjekëstë Mi mund të shpëtohen. Do të jetë tepër vonë për ju të tjerët.
Shpëtimtari juaj idashur
Gjykatësi i Drejtë, Jezu Krishti
e mërkurë, 20 qershor 2012 7:46
Fëmijaim, sa shumë vuan Biri im në këtë kohë dhe sa shumë dhimbja ime është endërthurur me të Tijën.
Ataqë i shkaktojnë vuajtje të tjerëve e kryqëzojnë Birin tim.
Kurata bëjnë gjëra të tmerrshme që u shkaktojnë vështirësi, dhimbje dhe vdekjefëmijëve të Hyjit, ata e rikrijojnë Mundimin në Kryq të Birit tim.
Ata qëndjekin udhën e mashtruesit po tundohen çdo sekondë prej engjëjve të rënë qëudhëhiqen nga Satani.
Shumëprej tyre nuk e dinë këtë prandaj dhe ju duhet të luteni për ta.
Shumëprej tyre nuk e kuptojnë se ata po përdoren nga i ligu, që ai t’ia arrijë përta shkatërruar racën njerëzore.
Shumëshpejt ata do të skartohen prej Satanit kur të mos i nevojiten për qëllime tëmëtejshme.
Biriim do të jetë duke pritur që t'i mirëpresë këta mëkatarë në Krahët e Tij tëShenjtë, kaq i mëshirshëm është Ai.
Planetdjallëzore që po kryhen nga Satani, të padukshme për të gjithë, kanë për t’isjellë hidhërim Atit Tim të Përjetshëm. Duke i lënduar vëllezërit dhemotrat e tyre, këta mëkatarë të ngurtësuar, e lëndojnë Hyjin.
Kurrëmos mendoni se ata do të realizojnë gjithçka që vendosin të bëjnë.
Mua,Nënës së Hyjit, si Bashkë-Shpenguese dhe Ndërmjetëse më janë dhënë hiret për tashkatërruar gjarprin.
Dukemë kërkuar mua që t'ju ndihmoj, unë mund t'ju ofroj mbrojtje fëmijë, ngafrika.
Unë,bashkë me Birin tim, mund t'ju japim hiret dhe rrethin e mbrojtjes të cilinasnjë engjëll i rënë nuk mund ta depërtojë.
Sataninuk mund t’i lëndojë apo t’i sulmojë të gjithë ata që ethonë Rruzaren time të Shenjtë çdo ditë.
Dukerecituar tri ose më shumë Rruzare ju mund ta zgjeroni këtë mbrojtje për tëtjerët. Nëse edhe madje 100 njerëz të mund ta bënin këtë, ata do të mund tashpëtonin kombin e tyre nga ndotja e përhapur prej të ligut.
Juduhet të mblidheni së bashku fëmijë dhe të luteni për të mbrojtur veten tuaj.
Juduhet të jeni bujarë në zemër dhe të luteni për armiqtë tuaj, sepse shumë prejtyre nuk e kuptojnë se çfarë po bëjnë.
Dukepasur besim në Birin tim plotësisht dhe duke i pranuar dhuratat që Ai tani jusjell përmes mësimeve dhe profecive të Tij, ju mund ta fshini gjithë frikëntuaj.
Satanie përdor frikën për të gjuajtur dhe e ushqen atë. Përballuni me të Vërtetën dhepërdoreni lutjen për t’i dobësuar planet djallëzore që po kryhen nga këto grupetë liga që duan ta shkatërrojnë njerëzimin.
Ndjenidashurinë e Birit tim duke ua hapur zemrat tuaja. M'i dorëzoni mua, Nënëssë Shpëtimit, shqetësimet tuaja dhe unë do t'i çoj ato tek Biri im.
Pastajunë do t'ju mbuloj me mantelin tim më të shenjtë dhe ju do të ndjeni një forcëqë mund të vijë vetëm nga Qielli.
Vetëmatëherë ju do të mbusheni me paqe, kurajo dhe me vendosmërinë për t’u bërëpjesë e ushtrisë së Hyjit. Kjo ushtri, që tashmë po formohet, është e përbërëprej shumë vetëve nëpër çdo komb.
Ata dotë marshojnë deri në fund dhe nuk do të mposhten.
Faleminderitfëmija im që iu përgjigje thirrjes sime.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit