Jesus2Me top graphics
Never fear. If you love Me and believe in Me what is there to fear? For love is not fearful. Love is joy, happiness and for all of you who believe in the eternal life in Heaven, there is nothing to fear. I love you all.

Ushtria Ime do të zgjerohet në një grup prej më se 20 milionë

e mërkurë, 31 gusht 2011 21:00

BijaIme fort e dashur, dashuria që Unë kam për ty dhe për ndjekësit e Mi vërshonpërmes Meje dhe më sjell Mua kaq gëzim. Sa ju dua Unë të gjithë ju. Dedikimi,përulësia, besimi dhe dashuria juaj e pastër për Mua, po bëhet më e fortë çdoditë. A nuk mund ta ndjeni këtë? Kjo është Dhurata Ime për secilin prej jush,shpirtrat e Mi të pastër, që jeni tërhequr nga jeta juaj e përditshme për të mëndjekur Mua në udhën drejt Parajsës.

Fëmijëte Mi të cilët janë zgjuar nga Shpirti i Shenjtë, i cili u derdh mbi botë nëMaj, do të ndjejnë tani një përkushtim ndaj Meje të panjohur nga shumë prejtyre më parë. Unë Jam duke e mbledhur ushtrinë Time shpejt tani dhe kjo do tëzgjerohet në një grup prej më se 20 milion shpirtrash së shpejti. Sa më e madheushtria, aq më i fuqishëm do të jetë Shpirti i Shenjtë në bashkimin e fëmijëvetë Mi në një për të luftuar mashtruesin. Udhëheqja Ime Hyjnore tani ështërrënjosur në shpirtrat tuaj nëse ju e kuptoni këtë apo jo. Është sikur të keninjë çelës të brendshëm. Kur Dashuria Ime ju thërret, ju do të përgjigjeninatyrshëm për t’i kthyer të tjerët në besim. Kjo është Fuqia e Shpirtit tëShenjtë dhe tani po ndjehet në çdo cep të Tokës.  

Tëgjitha fetë, të gjitha besimet, të gjitha racat dhe të gjitha kombet do tëpërgjigjen ndaj Dritës së të Vërtetës tani. Ata janë të gjithë kaq të shtrenjtëpër Atin Tim të Përjetshëm. Ai po afrohet tani tek çdo burrë, grua dhe fëmijë,që ata ta dëgjojnë thirrjen e Tij. Satani nuk do të jetë në gjendje për t’ibërë ballë lutjeve, që po recitohen nga ndjekësit e Mi. Mbërthimi i tij do tëdobësohet, dhe së shpejti. Lutjet, dhe besimi i ndjekësve të Mi, po e egërsojnëatë. Për arsyen se ai është i pafuqishëm në përpjekjet e tij për të hedhurdyshime në mendjen e besimtarëve të Mi, ai do ta kalojë vëmendjen e tij tekmëkatarët e dobët. Këta fëmijë janë tashmë kaq të ngatërruar, dhe tëshkatërruar nga mëkati mortor, saqë do të tërhiqen drejt tij. Për shkak tëerrësirës në shpirtrat e tyre, ata do të jenë të paaftë të mbrojnë veten.Lutuni fort që shpirtrat e tyre të mund të shpëtohen.

Kjoështë një epokë kur Kisha Ime, edhe pse po përballet me pengesa tëjashtëzakonshme të shkaktuara nga mëkati, do të rindërtohet tani nga ndjekësite Mi në Tokë. Kjo do të marrë kohë, por kur të ndodhë, Kisha Ime do të kthehetnë Lavdinë e saj të mëparshme dhe do të jetë e rilindur në forcë.

Ajo,së bashku me të gjithë njerëzit e Mi të zgjedhur, do të bashkohet në Mbretërinëe Lavdishme të Atit Tim. Ëmbëlsia e kësaj ngjarjeje, kur bota do të çlirohetnga Satani dhe të gjitha gjërat e liga, duhet të mirëpritet fëmijë. Kjo ështëEpoka e Re e Paqes që ju duhet ta prisni në Tokë. Kohët para jush mund të jenëtë vështira, fëmijë. Përqendrohuni tek Unë dhe ju do të mbijetoni. Pastaj do tëvijë paqja që ju po e prisni.

Shpëtimtari juaj idashur

Jezu Krishti


Asnjë njeri nuk e njeh të Vërtetën e përmbajtjes reale të Librit të Zbulesës. Vetëm Hyji e njeh

e premte, 31 gusht 2012 23:20

Bija Ime fort e dashur, ti je në buzë të një shpërthimi, i cilido ta shohë Mëshirën Time të zbrazet mbi botë në një ngjarje, e cila do tandryshojë faqen e tokës.

Ky mision ka qenë i shpejtë.

Ti ishe thirrur papritur dhe me nxitim ndërsa Unë veprova për tësiguruar që botës t'i jepej e Vërteta.

Fare pak njerëz e kuptojnë se kështu i thërret Hyjiprofetët, të pavetëdijshëm, duke mos lënë fare kohë për përgatitjen e profetit.

Four Horsemen of Apocalypse (1887).

Kjo do të thotë se fjalët rrjedhin pa hezitim.

Asnjë njeri nuk e ka aftësinë t’i shkruajë të tilla Mesazhe sikëto. Të thuhet që kjo ndodh, është një fyerje për Atin Tim dhe Shpirtin eShenjtë. 

Asnjë njeri, përmes fjalëve të njerëzve, nuk do mund ta ndizteFlakën e Dashurisë së Hyjit brenda shpirtrave të fëmijëve të Tij ashtu siç mundta bëjnë këto Mesazhe.

Vetëm Hyji mund ta sillte një rezultat të tillë.

Asnjë njeri nuk e njehtë Vërtetën e përmbajtjes reale të Librit të Zbulesës. Vetëm Hyji e njeh.

Vetëm Unë, Qengji iHyjit, e kam autoritetin për të zbuluar se çfarë ai përmban.

Unë e bëjkëtë tani, përmes lajmëtares Sime Maria e Mëshirës Hyjnore, e cila do t’ikomunikojë Fjalët e Mia, jo të sajat, tek një botë jobesimtare.

Dëgjojeni Fjalën Time tani, sepse ajo po ju jepet për t'jushpëtuar. Për t’ju paralajmëruar. Për t’ju përgatitur. Dhe për t’ju pastruar.

Të jeni gati kur koha të vijë.

Unë vij, përmes këtyre Mesazheve, për t'ju përgatitur. Ju nuk enjihni ditën apo orën; prandaj ju duhet ta përgatisni shpirtin tuaj sikur kohaIme për të ardhur të jetë ditën tjetër.

Gjithmonë të jeni gati. Unë ju kërkoj që të mbani një mendje tëkthjellët dhe të hapur kur t'i lexoni Mesazhet e Mia për herë të parë, sepsekjo ndoshta do të jetë e vetmja herë që ju do ta dëshmoni Zërin Tim nga Qielli,derisa dita që ju të gjithë keni qenë duke e pritur të mbërrijë.

Unë ju bekoj të gjithëve.

Unë ju bëj thirrje që të vini tek Unë.

Kur Unë ju kërkoj që të luteni, Unë thjesht ju kërkoj që ta besoniveten tek Unë, me fjalët tuaja të thjeshta.

Në mënyrën tuaj. Me mendimet tuaja private. Unë dëgjoj gjithçka.Unë shikoj gjithçka. Unë ndjej atë që ju ndjeni. Unë jam me secilin prej jushduke qëndruar krah jush, vetëm duke pritur për ditën kur ju përfundimisht dot'i dorëzoheni Thirrjes Sime.

Ju nuk keni aspak pse të frikësoheni nga Unë sepse Dashuria Imepër ju do ta kapërcejë çdo errësirë, që ju mban larg nga Unë.

Kthehuni tek Unë dhe Unë do ta hedh Dritën Time mbi ju.

Pastaj do t'ju jap paqen që e dëshironi. Unë po pres. Unë jam iduruar.

Ejani tek Unë kur të jeni gati.

Unë ju dua. Unë ju bekoj.

Shpëtimtari juaj


Jezu Krishti




Prapa

Përpara

Prayers for today

Share