e martë, 30 gusht 2011 14:30
BijaIme fort e dashur, Zemra Ime po rëndohet me dëshpërim ndërsa Unë vështrojfëmijët e Mi të shtrenjtë, të cilët janë të pavetëdijshëm ndaj ndryshimeve qështrihen përpara.
Unëi dua ata kaq shumë sa lotoj me një trishtim të thellë kur i shoh ata të endenduke më kërkuar Mua, por të pamundur për ta bërë këtë. Ata e dinë se diçkamungon në jetën e tyre, por nuk mund ta përcaktojnë se çfarë është. Ajo mungesëështë dashuria. Unë Jam Dashuria. Unë Jam çfarë ata po kërkojnë, por nuk e dinëku të kërkojnë. Por, Unë Jam duke qëndruar atje duke pritur dhe pritur me durimqë ata të kthehen tek Unë.
Sashumë kohë është duke u harxhuar kot, bija Ime. Fëmijët e Mi kërkojnë në tëgjitha vendet e gabuara, duke kërkuar kënaqësitë dhe paqen që ata e dëshirojnë.Por ata nuk do të jenë në gjendje ta gjejnë atë nëse nuk e pranojnë se do tëjetë vetëm përmes përulësisë që ata do ta kenë këtë të mundur.
Derisafëmijët e Mi ta kuptojnë se ata nuk mund të ekzistojnë pa dashuri për Atin Tim,Hyjin Më të Lartin, ata do të vdesin pa dashuri dhe paqe në zemrat e tyre. UnëJam i lodhur, bija Ime. Sikur vetëm ata që më kanë braktisur Mua të mund tëktheheshin tek Unë. Sikur vetëm të ndalonin përpjekjet e tyre për pushtet, paradhe lavdi, nga zotërimet materiale atëherë ata do ta dinin të Vërtetën.
Unëdua që të gjithë ju, ndjekësit e Mi, të vazhdoni të luteni për shpirtrat everbër që janë të humbur. Kurrë mos u dorëzoni, sepse lutjet tuaja do të sillenpara Fronit të Atit Tim. Ju lutem të recitoni si më poshtë:
“Hyjimë i Larti, unë vij përpara Fronit Tënd, këtë javë, për t’u lutur për shpirtrate vëllezërve dhe motrave të mia që refuzojnë të njohin Ekzistencën Tënde. Unëtë kërkoj Ty t’i mbushësh ata me Hiret e Tua, që t’i hapin zemrat e tyre për tëdëgjuar Fjalën Tënde Më të Shenjtë.”
Julutem të zgjidhni ata shpirtra që janë të njohur për ju dhe që nuk duan tanjohin Hyjin Atë, dhe vendosini emrat e tyre përpara Atit Tim. Dhurata juaj elutjes do të shpërblehet me shpëtimin e tyre. Shkoni tani, ushtria Ime, dhepërgatituni për fazën tjetër në këtë luftë shpirtërore kundër të ligut.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti
e enjte, 30 gusht 2012 18:15
Fëmija im, përgatitja e shpirtrave tashmë ka filluar dhe Epoka ePaqes nuk është tepër larg.
Në një kohë kur të gjithë fëmijët e Hyjit po bekohen me Dhuratëne Fjalës së Birit tim të dashur dhe të shtrenjtë, përhapja e Shpirtit tëShenjtë vazhdon të ndodhë nëpër të gjitha kombet.
Nuk do të ketë asnjë ndalesë të Fjalës së Birit tim, sepse kjoështë sipas komandës së Atit Tim.
Konvertimi do t’i ndezë zemrat e njerëzve dhe shumë do tandjejnë Dashurinë e Hyjit, Atit të tyre të natyrshëm, që t'i rrëmbejë ata nënjë mënyrë të tillë që do t'i çudisë dhe do t’i tronditi.
Menjëherë sapo Dashuria Hyjnore t'i përshkojë, ata do të ndjejnënjë dëshirë të fortë që të bërtasin nga gëzimi, sepse ajo është si asnjëdashuri tjetër e njohur nga njeriu.
Zgjimi po vjen së shpejti.
Ndërsa Shpirti i Hyjit të vazhdojë të fryjë me FlakëLavdie, ligësia do të dobësohet dhe ushtria e Satanit do të mbetet eprivuar nga ushtarët e saj.
Ajo do të mbetet pa mbrojtje sepse shumë prej ndjekësve të tijdo të fitohen nga Mëshira e Hyjit, duke e lënë Satanin vetëm me gjysmën eushtrisë.
Të zhgënjyer me premtimet e tij boshe, ata do t'i përgjigjenDritës së Mëshirës Hyjnore të Birit tim.
Beteja jo vetëm që ka filluar, por shpirtrat tani po e ndjekinBirin tim në turma ndërsa ata kërkojnë të Vërtetën e Jetës së Përjetshme.
Unë të bekoj bija ime.
Qielli gëzon për shkak të kthimit në besim të shpirtrave dheshpëtimit të shpirtrave të errët, që është duke u arritur përmes lutjeve tëatyre që e duan Birin tim.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit
e shtunë, 30 gusht 2014 18:15
Bija Ime e dashur,këmbëngulja në vuajtje e sjell një shpirt më pranë Meje dhe Unë i shpërblejsprova të tilla për këtë arsye. Kurrë mos e nënvlerësoni se si Prania Ime teknjë shpirt kurrë nuk kalon pa u vënë re nga i ligu, i cili tërhiqet shpejtdrejt këtyre shpirtrave ku Prania Ime është më e fortë. Pranojeni vuajtjen në Emrin Tim dhe kuptojeni se arsyeja për të është përshkakun Tim. Po të mos isha Unë i pranishëm, i ligu do t’ju shpërfillte.
Hiret, që Unë hedhmbi ata që më duan Mua më shumë, dhe që kanë braktisur çdo aspekt të dashurisëpër veten dhe krenarinë, përfshijnë Dhuratën e dijes. Kjo është një Dhuratëshumë e veçantë nga Qielli dhe të bekuar janë ata që e kanë hirin e dijes së tëVërtetës sepse janë ata që kurrë nuk do të ndikohen nga fallcitetet. Ata prejjush që ju është dhënë kjo Dhuratë do të më sjellin Mua shpirtra. Por për çdoshpirt që ju më sillni Mua, dhe për arsye të lutjeve dhe vuajtes suaj, i ligudo të përpiqet t’ju ndaloj. Dijeni se Lavdia e Zotit që është e pranishme krahjush do të sjelli një vrer të tmerrshëm dhe ju do të mallkoheni në Emrin Timnga ata shpirtra të dobët, që janë si ushqim për Satanain dhe çdo djall që ai eka lëshuar për të shkatërruar shpirtrat në tokë.
Të jeni të qetë dhedijeni se kur ju e shpalosni të Vërtetën – Fjalën e Zotit – përballë vështirësive,e gjithë Fuqia Ime është ushtruar për të shpëtuar shpirtra. Për çdo shpirt qëju më sillni Mua Unë do t’ju hedh më shumë Hire mbi ju dhe kështu do tëvazhdoj. Mos i kushtoni vëmëndje ulërimavetë opozitës sepse opinioni njerëzor nuk do të thotë asgjë në Mbretërinë Time. Jugjithmonë duhet ta shikoni njëri tjetrin sikur përmes Syve të Mi. A nuk ja ukam thënë Unë këtë më parë? A nuk e kuptoni mësimin më të thjeshtë, që Unë ju mësovagjatë Kohës Sime në tokë? Ta doni njëri tjetrin ashtu si ju dua Unë. Nëse junuk mund t’i doni armiqtë tuaj atëherë ju do ta keni më të vështirë të afrohenime Mua. Nëse ju e vini veten tuaj para të tjerëve, atëherë ju nuk mund të thonise më doni Mua pa kushte, sepse po të ishte kështu ju do të më thoshit Mua:
“Jezus,unë nuk jam i denjë të qëndroj para Teje, por bëj me Mua çfarë Ti dëshironsepse unë do të bëj ashtu si Ti dëshiron.”
Shkoni të gjithë ju dhe kujtojeni veten se Kush Jam Unë. Vetëm kur ju ejetoni jetën sipas Mësimeve të Mia ju me të vërtetë mund të thoni se jeni ngaUnë. Ju nuk mund të merrni një pjesë të Fjalës Sime dhe ta shpallni atë fortëdhe pastaj të mohoni pjesë të tjera. Atyre që e deklarojnë superioritetin etyre mbi të tjerët, dhe që paraqesin versionet e tyre të shtrëmbëruara të FjalësSime, dhe kur kjo çon në largimin e shpirtrave nga Unë, Unë ju them këtë. Ditënkur Unë të largoj Praninë Time në botë, do të jetë kur i fuqishmi dhe krenarido të derdhin lotë zemërimi, dhe më pas dëshpërimi, sepse atëherë ata do ta dinëse si mashtrimi i tyre i shkaktoi shumë shpirtra të rrëzohen dhe zemërimi iZotit do t’i bëj ata të dridhen. Do të ketë klithma dhe kërcënim dhëmbësh. Poratëhërë, ata nuk do të kenë se nga të kthehen. Ata nuk do të kenë se kujt t’ipërgjigjen sepse ata kurrë nuk do ta shikojnë Fytyrën Time.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: