e shtunë, 1 shtator 2012 10:25
Bija Ime fort e dashur, shpejtësia me të cilën Mesazhet e Miapo i jepen njerëzimit është treguese për urgjencën e këtij Misioni.
Kaq shumë njerëz në botë janë të humbur.
Kaq shumë shpirtra të gjorë nuk e njohin se kush është Hyji, AtiIm.
Kaq shumë vetë nuk më pranojnë Mua, Birin e Tij të dashur, siMesia i Vërtetë.
Ky Mision është Dhurata e fundit e Profecisë, e miratuar nga AtiIm për të shpëtuar shpirtrat.
Këto Mesazhe janë për të Krishterët, Judenjtë, Myslimanët,ateistët, agnostikët dhe të gjithë ata që kërkojnë ngushëllim në besime fetaretë krijuara nga njeriu.
Të gjithë njerëzit, të gjithë shpirtrat, kanë të njëjtën dëshirëpër të gjetur kuptimin e jetëve të tyre.
Për shumë prej tyre të thyhet zemra që nuk besojnë në Hyjin,sepse ata besojnë se gjithçka përfundon kur jeta e tyre në tokë mbaron.
Vetëm po ta shikonin se çfarë ndodh kur shpirtrat e tyre vijnëpara Meje. Ata më shohin Mua dhe mbeten pa fjalë sepse ata nuk mund ta besojnëse Unë jam i vërtetë. Gëzimi në shumë shpirtra të tillë, përputhet vetëm melehtësimin, nëse ata vdesin në Gjendjen e Hirit të Zotit.
Megjithatë, gëzimi i atyre shpirtrave në errësirë, kur atamë shohin Mua, ndërpritet dhe ata largohen nga Unë, drejt thellësive të Ferritnë një gjendje tronditjeje dhe dëshpërimi.
Ata shpirtra që i njohin Mësimet e Hyjit, përmes profetëve tëTij dhe si rezultat i Misionit Tim në tokë, dhe që më refuzojnë Mua, ta dinëkëtë.
Ju keni zgjedhur që t’ia ktheni shpinën të Vërtetës. Për shkaktë Dashurisë Sime për ju, Unë do të bëj gjithçka të mundem për t’jua hapursytë.
Unë do të sjell dhurata dhe për shkak të Mëshirës Sime të Madhe,Unë do t'ju shpëtoj. Unë ju bëj thirrje të gjithëve, pavarësisht se cilin besimfetar ju ndiqni, që t'i dëgjoni këto Fjalë tani.
Ju të gjithë e dini se si është kur jeni pjesë e një familjeje.
Disa prej jush janë mjaft fatlumë për të qenë të lindur brendanjë familjeje plot me dashuri.
Të tjerë nuk janë kaq të bekuar dhe mund të kenë vuajtur përmesvështirësive dhe errësirës brenda njësisë familjare. Të tjerë janë të humbur,të lënduar, të zemëruar dhe nuk mund të ndjejnë dashuri të vërtetë për familjete tyre.
Disa janë të flakur në shkretëtirë që t'i dalin zot vetes paasnjë mbështetje.
Shumë vetë, thjesht kanë nevojë për një ndihmë të çfarëdo llojiku të mund të mbështeten, me qëllim që të ndjejnë shpresë. Kjo është edhearsyeja që shumë shpirtra të gjorë përpiqen të gjejnë besime fetare,për t’ua siguruar lidhjen munguese.
Për fat të keq kjo thjesht i çon ata drejt një dëshpërimitë mëtejshëm. Sepse këto besime fetare janë të bazuara në një gënjeshtër.
Gënjeshtrat ju lëndojnë fëmijë. Ato ju japin një ndjenjë tërreme sigurie. Këto besime fetare nuk kanë aspak substancë sepse ato nukndjekin të Vërtetën, udhën e Zotit.
Thjesht dijeni se Ne, Trinia e Shenjtë, jemifamilja juaj. Qielli dhe Toka e Re do të jenë shtëpia juaj e vërtetë.
Më ndiqni Mua në udhën e së Vërtetës, që Unë t'ju çoj tekshtëpia juaj legjitime.
Një shtëpi e mbushur plot me dashuri dhe gëzim, që ështëgjithçka që ju duhet të dëshironi.
Ju lutem hapini sytë, sepse ka ardhur koha që botëspërfundimisht t’i paraqitet Besëlidhja e së Vërtetës.
Vdekja Ime në Kryq ishte një Besëlidhje për t'ju sjellëshpëtimin.
Ardhja Ime e Dytë është gjithashtu një Besëlidhje, Besëlidhjapërfundimtare, për t'ju sjellë në shtëpi tek Hyji, Krijuesi i të gjithagjërave.
Ati Im, Hyji Më i Larti, tani po më dërgon Mua që së shpejtit’iu sjell Shpëtimin të gjithë fëmijëve të Tij.
Unë mund ta bëj këtë dhe ta përmbush Premtimin e Atit Tim, vetëmnëse arrij ta shpëtoj çdo shpirt.
Mos e bllokoni Udhën Time për shkak të dyshimeve.
Mos i refuzoni përpjekjet e Mia për t’ia sjellë shpëtiminçdo shpirti.
Mos e humbisni rastin për të jetuar një jetë të përmbushur dheplot me dashuri, gëzim dhe mrekulli, në paqe dhe harmoni, në Epokën e Re tëPaqes.
Jezusi juaj
e diel, 1 shtator 2013 11:08
Bija Ime e dashur, kur Unë eca në Tokë dhe hyra nëTempujt e Zotit, për të zbuluar të Vërtetën, u trajtova në fillim me durim.Shumë priftërinj u habitën me Mua dhe me ato që Unë dija, si Biri i thjeshtë injë marangozi. Prandaj ata dëgjuan me vëmëndje, kur Unë shpjegoja më shumë seçfarë pritej prej tyre, ashtu si ishin treguar në Librin e Atit Tim.
Unë e dija që në moshën 12 vjeçare se çfarë ishteMisioni Im dhe fillova ngadalë, duke mos treguar shumë, para se të ishte koha eduhur. Unë e dija se duhej të pregatisja botën për Ardhjen e Mesias. Unëgjithashtu e dija, brënda një kohe të shkurtër, se Kisha e Atit Tim në Tokë, dotë më mohonte Mua dhe do të thoshte se Unë isha një mashtrim.
Unëzgjodha 12 njerëz të thjeshtë, të pa-arsimuar dhe të paditur mbi Shkrimin eShenjtë, të cilët ishin peshkatarë të varfër.
Përse e bëra Unë këtë?Unë e dija se informacioni që Unë do t’ju jepja atyre do të pranohej ashtu siishte. Pa asnjë njohuri të mëparshme të Shkrimit të Shenjtë, ata nuk do t’ikrahasonin Mësimet e Mia me Shkrimin e Shenjtë dhe të përpiqeshin të gjeningabime duke i shqyrtuar ato me kujdes. Kjo do të thoshte se shumë prej tyre nukdo të kishin durimin ta përhapnin të Vërtetën. Ata talleshin nga ata në vëndet e larta në Kishë, që deklaronin se njerëzite paditur nuk ishin të denjë të zgjidheshin nga Zoti, për të përhapur Fjalën eTij të Shenjtë, përmbi vetë ata. Sigurisht, me edukimin e tyre në çështjetshpirtërore dhe pozitën në Kishën e Zotit, Zoti do të zgjidhte vetëm Kishën eTij për të profetizuar Fjalën e Mirë. Ata nuk arritën të kuptojnë se Zotizgjedh vetëm të përulurit dhe të paditurit, në këtë mënyrë, sepse ata nukargumentojnë. Ata nuk kundërshtojnë dhe nuk kanë frikë të refuzohen, sepse atanuk dinë ndryshe. Zoti, dijeni, nuk zgjedh ata që e lartësojnë veten e tyrepara të tjerëve. Kjo kurrë nuk mund të ndodhi.
Prandaj dhe ti, bija Ime, po urrehesh mes KishësSime në Tokë. Prandaj ata i copëtojnë Mesazhet e Mia dhe tallen me ato. Prandajata të tallin ty, sepse ti nuk konsiderohesh e denjë për të përhapur FjalënTime të Shenjtë. Sa më trishtojnë ata Mua. Urrejtjaqë ti do të shikosh do të jetë e influencuar kryesisht nga Kisha Katolike. Atakurrë nuk do ta pranojnë që një profet, që nuk ka asnjë dijeni për Biblën Më TëShenjtë apo Mësimet e Mia, mund të dërgohet. Ata do të thonë se ti përhapherezi. Ata e thonë këtë sepse ata janë aq të larguar nga Mësimet e Mia sa kanëfilluar të besojnë në gënjeshtrat e tyre. Dijeni se profetja Ime për ditët efundit është dërguar dhe jo zgjedhur, sepse kjo nuk mund të ndodhi, pasi ky,Misioni i Fundit, është krijuar nga Ati Im I Cili dërgon vetëm të Vetët.
Unë i paralajmërojata mes jush që më tallin Mua, duke i bërë këto Mesazhe të parëndësishme –Fjalën Time të Shenjtë, ju duhet të vini tek Unë, tani, në Adhurim të Shenjtë,menjëherë, çdo ditë të vetme, deri kur të dëgjoni Zërin Tim.
Vetëm atëherë Unë mund t’jumarr dhe t’ju tregoj se çfarë kërkoj nga ju në këtë kohë kritike në shërbimintuaj tek Zoti.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht:
e diel, 1 shtator 2013 17:05
Bija Ime e dashur, më në fund, ti më ofron Muafalenderime për këtë Mision shumë të vështirë. Unë e di se sa shumë dhimbje tëshkakton ty të shpallësh fjalën e Zotit, sepse ajo nxit shumë zemërim mes atyreqë besojnë se jane elita.
Bija Ime, dije se ndërsa Unë të dhuroj ty favore,ti gjithmonë do të ecësh e vetme dhe do të përfundosh në shkretëtirë, ashtu siprofetët para teje. Unë do të dërgoj ty dikë të të ndihmoj, por ti gjithmonë dotë jesh e izoluar. Por Unë gjithmonë do të bëj shoqëri, kur ujqërit të tëgjurmojnë.
Atyre që e quajnë veten dishepujt e Mi të vërtetë,priftërinj dhe shërbëtorë të shenjtë, mes jush, t’ju thuash këtë. Unë gjithmonëdo t’i dëgjoj zërat e të vegjëlve, të dobtëve, të përulurve dhe atyre me zemërtë pastër. Madje edhe nëse janë të frikësuar nga Mesazhet e Mia, Unë gjithmonëdo t’i favorizoj ata që me të vërtetë më duan Mua.
Unë e dëgjoj të përulurin. Unë i bekoj ata që izbatojnë udhëzimet e Mia të qarta ndaj jush, që ta doni njëri tjetrin, pavarësishtse sa ju mundojnë. Ata prej jush që më refuzojnë Mua, përmes këtyre Mesazheve,kurrë nuk duhet të përhapin urrejtje kundër dikujt tjetër në Emrin Tim, përshkak të dyshimeve të tyre. Unë, Jezu Krishti, po ju them tani se djalli kaardhur për të deklaruar këtë sulm final mbi të gjithë fëmijët e Zotit. Ata prejjush që refuzojnë të më dëgjojnë Mua, do të joshen nga shërbëtorët e tij tëdevotshëm.
A nuk e dini se Kisha Ime do të sulmohet nga Satanidhe se kjo është thënë më parë? Armiqtë e Mi do të ecin mes jush dhe, prapë, junuk e pranoni se Unë do ta lejoja këtë. Dijeni se Beteja e Armagedonit përbëhetnga dy krahë. Ata që besojnë në Zot dhe që ndjekin Fjalën e Zotit si dhe iligu, ushtria e tij dhe të gjithë ata që ai mashtron. Satani do të mashtrojshumë në Kishën Time dhe vetëm ata që mbeten vigjëlentë dhe që vënë re gabime tëdoktrinës, do të jenë në gjëndje t’i bëjnë ballë joshjes. Joshja është mjeti mëi fuqishëm i përdorur nga mashtruesi. Ai mashtron duke u shfaqur të shpalli tëVërtetën.
Unë i bëj thirrjeshpirtrave të varfër, ata që më duan Mua dhe që mbeten besnikë ndaj Kishës Simenë Tokë, të dëgjojnë. Ju duhet të qëndroni besnikë ndaj Kishës Sime dhe tëpranoni disiplinë, kur superiorët tuaj mbeten besnikë ndaj asaj që Unë i dhashëbotës, përmes vdekjes Sime në Kryq. Koha për zgjedhjen tuaj është afër. Ligësianuk ka ndodhur akoma, por kur të shikoni gabime, të cilat shkojnë në kundërshtimme Mësimet e Mia dhe Dhuratën Time të Sakramenteve, largohuni. Ajo ditë ështëafër. Pastaj ju duhet të mblidheni dhe të vazhdoni të ndiqni Rregullat e KishësSime, ashtu si janë krijuar nga Piteri.
Ju që më tallni Mua tani, ngaqë i refuzoni Mesazhete Mia, me të vërtetë besoni se Unë do ta ndaja Kishën Time dhe t’ju kërkoja jut’i mohonit Mësimet e Mia? Prisni deri në ditën, kur t’ju kërkohet të betohenipër besnikëri ndaj gënjeshtrave, në Emrin e Kishës Sime të Shenjtë në Tokë,para se ta shpërfillni profeten Time. Vetëm Dashuria Ime për ju është kaq efortë sa Unë nuk ju flak tutje dhe t’ju lejoj të gllabëroheni nga demonët.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht:
e hënë, 1 shtator 2014 20:05
Bija Ime e dashur,Shpirti Im është shumë i pranishëm në Kishën Time në tokë në këtë kohë, ndërsaarmiqtë e Mi ngrihen egërsisht kundër saj. Ata mund ta godasin Trupin Tim që ështëKisha Ime; ata mund të hedhin fyerje mbi Fjalën e Vërtetë të Zotit; ata mund tëtallen me Udhët e Zotit, por ata kurrë nuk do ta mposhtin Kishën Time. Kisha Ime përbëhet nga ata që e shpallinFjalën e Vërtetë të Zotit dhe që japin Sakramentet tek njerëzit e Zotit, ashtusi u përcaktua nga Apostujt e Mi. Vetëm ata që qëndrojnë Besnikë ndaj Mësimevetë Mia, Fjalës Sime, Trupit Tim dhe Sakrificës së Shenjtë të Meshës, ashtu si uudhëzua nga Unë, mund të thonë që janë nga Kisha Ime. Kisha Ime, ashtu si qëndrontani, do të shtypet – ndërtesat e saj do të rrëzohen dhe do të merren, shërbëtorëte Mi të shenjtë do të flaken në rrugë, ku do t’ju duhet të lypin, dhe praktikae Sakrificës së Meshës së Shenjtë do të hiqet. Prapë, Kisha Ime do të qëndroj epalëkundur, edhe pse ajo do të bëhet një pjesë e mbetur shumë e vogël nga ajo qëishte më parë.
Shpirti I Shenjtë iZotit do ta udhëheqi Kishën Time përmes trazirave që do t’i duhet të hasi, dhekështu e Vërteta do të mbijetoj. Çdoarmik i Imi do të përpiqet ta shkatërroj Kishën Time të Vërtetë. Pastaj ata dota zëvendësojnë atë më një të rreme. Ata do të krijojnë shkrime të reja,sakramente të reja, dhe shumë blasfemi të tjera në Emrin Tim të Shenjtë. Por,Kisha Ime që është Trupi Im dhe ndjekësit e Mi të vërtetë do të qëndrojnë në njënë Bashkim të Shenjtë me Mua. Më pas, kur ajo do të duket të jetë shkatërruar,e djegur në themel, thëngjinjtë e Kishës Sime akoma do të vazhdojnë të jenë tëndezura deri në ditën që Unë të vij përsëri. Në atë ditë, kur Kisha Ime, erilindur dhe e ndriçuar në lavdi të madhe, të jetë ngritur dhe kur e mbarë botae deklaron atë të jetë Kisha e vetme e Vërtetë – Jeruzalemi i Ri – çdo njeri imirë do të pij nga kupa e saj. Gjithçka që ishte në fillim do të jetë në fund.E gjithë jeta e krijuar nga Zoti do të rilindi ashtu si ajo ishte kur Parajsa ukrijua për rracën njerëzore.
Shpirti Im është igjallë dhe ai kurrë nuk mund të vdesi sepse Unë Jam Jeta e Përjetshme –dhuruesi i gjithçkaje që njeriut i nevojitet, për të bërë një jetë ku vdekja nukka asnjë vënd. Gjithmonë besoni në Fuqinë e Zotit kur gjithçka që ju shikoni nëbotë mund të duket e padrejtë, mizore, e gabuar dhe, disa herë, e tmerrshme.Fuqia Ime do ta pushtoj botën dhe Dashuria Ime do t’i bashkoj të gjithë ata medashuri në zemrat e tyre. Unë do ta zhduk gjithë ligësinë dhe kur Durimi Im tëketë mbaruar, Unë do t’i zhduk të gjithë armiqtë e Mi. Unë Jam këtu. Unë nukjam larguar. Unë ju udhëheq tani në këtë udhë me gjëmba drejt Mbretërisë Sime tëLavdishme. Kur ajo ditë të vij, kur Unëtë deklaroj Ardhjen Time të Dytë, të gjithë lotët do të fshihen. I gjithë dëshpërimido të ketë një fund të papritur dhe, në vënd të tij do të jetë dashuria, paqjadhe gëzimi që vetëm Unë, Jezu Krishti, mund ta sjell tek ju.
Ngulmoni tëvegjëlit e Mi. Lutuni, lutuni, lutuni që dashuria të mund të mbijetoj në botëdhe që paqja të sillet tek të gjithë ata të pafajshëm të gjorë që vuajnë, tëcilët janë shpërndarë nëpër botë në vëndet e dërrmuara nga lufta. Të gjithëfëmijët e Zotit më përkasin Mua dhe Unë e dua çdo shpirt, çdo komb dhe çdomëkatar. Unë ju sjell Dhuratën e Fushatës së Lutjeve që duke i recituar ato judo të më ndihmoni Mua të shpëtoj sa më shumë shpirtra të mundem.
Shkoni në paqe dhenë dashuri.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: