Jesus2Me top graphics
Never lose hope, children. Believe Me when I tell you that I love you. I bring you this Gift out of this Love.

Fëmijë, mos u dekurajoni nga tregimet për dëshpërimin që e pret njerëzimin

e hënë, 8 gusht 2011 19:45

Fëmijë,mos u dekurajoni nga thashethemet apo nga tregimet për dëshpërimin që e pretnjerëzimin, përkundrazi, më shikoni Mua tani dhe ma besoni Mua frikën tuaj.Njerëzimit do t'i jepet një Dhuratë kaq e mrekullueshme. Jo vetëm që njeriu dotë më takojë Mua, ballë për ballë por ata do të jenë të gëzuar të mësojnë dheta shikojnë të Vërtetën e paraqitur para vetë syve të tyre.

Kjoka për të qenë një ditë madhështore në histori kur shpresa dhe dashuria do t'jutregohet të gjithëve. Madje dhe mëkatarët më të rëndë do të bien në tokë dhe dotë derdhin lot pendimi. Ky është lajm i mirë, fëmijë, sepse të gjithë mund tëshpëtohen nëse e braktisin krenarinë dhe egoizmin e tyre. Të gjithë, përmesvullnetit të tyre të lirë, kanë për t’u bashkuar për të më lejuar Mua të hyj nëzemrat e tyre që ata të mund të udhëhiqen drejt Dritës.

Përshumë mëkatarë në mëkat mortor, kjo Dritë do t'ia djegë sytë dhe shpirtin etyre. Do të jetë e dhimbshme. Nëse ata vetëm ia arrijnë që ta durojnë frikënndërsa e shohin se si më fyejnë Mua, ata do të bëhen të fortë dhe do tëkthehen.

Prandaj,bijtë e ushtrisë Sime, Unë ju them tani. Qeshni, sepse ngjarja do të jetë më ejashtëzakonshmja në jetën tuaj dhe dashuria juaj ekzistuese për Mua dhe AtinTim të Përjetshëm do ta mbushë shpirtin tuaj. Kaq shumë dashuri do ta depërtojëmendjen, trupin dhe shpirtin tuaj saqë ju do të ripërtëriheni në shpirtpërgjithmonë. Lutuni tani, për të gjithë ju, sepse koha është e shkurtër. Botaështë duke u përgatitur tani për Paralajmërimin që gjithçka të jetë gati për DhuratënTime të madhe.

Vazhdoni,fëmijët e Mi, me përkushtim, këtë Muaj të Shpëtimit të Shpirtrave, sepse nëpërfundim të Gushtit miliona shpirtra do të jenë shpëtuar përmes përpjekjevetuaja.

Kujtojeni,fëmijë, Unë Jam i pranishëm në jetën tuaj çdo ditë. Duke ju vëzhguar. Duke juudhëhequr. Unë ju dua të gjithëve. Qëndroni besnikë ndaj dëshirave të Mia përtë shpëtuar shpirtrat e torturuar.

Jezu Krishti


Duke e deklaruar Zërin e Shpirtit të Shenjtë si djallëzor, ju bëheni fajtorë për një blasfemi të përmasave tepër të mëdha

e mërkurë, 8 gusht 2012 23:20

Bija Ime fort e dashur, kur njerëzit pyesin se çfarë Unë dua tëthem me Fjalën e Hyjit, më lejo Mua ta shpjegoj.

Fjala e Hyjit, ashtu siç përmbahet në Biblën e Shenjtë, në të dyTestamentet i Vjetri dhe i Riu, Fjala e Hyjit, e Vërteta, po ijepet botës përmes këtyre mesazheve nëpërmjet Dhuratës së Shpirtit tëShenjtë. 

Këto mesazhe poparaqiten nga Trinia e Shenjtë dhe janë të vetmet e këtij lloji që i janëdhënë ndonjëherë njerëzimit nga një profet.

Arsyeja është se ky është misioni i fundit, formapërfundimtare e komunikimit dhe e ndërhyrjes Hyjnore që po i paraqitetbotës për shkak të Ardhjes Sime të Dytë.

Kurrë mos ndërhyni me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë sepse kyështë një mëkat shumë serioz.

Në këto mesazhe Zëri i Shpirtit të Shenjtë po derdhet për tashpëtuar njerëzimin nga mallkimi i përjetshëm.

Ju mund të më mohoniMua, Jezusin tuaj, apo mesazhet Hyjnore që po ju jepen prej Nënës Sime tëDashur dhe ju do të faleni.

Sepse të gjithë ju ekeni të drejtën që t’i shqyrtoni këto Mesazhe Hyjnore për shkak të dhuratëssuaj të vullnetit të lirë.

Sidoqoftë, kur ju e refuzoni Shpirtin e Shenjtë dheblasfemoni publikisht kundër tij, ky është një mëkat i përjetshëm dhevetëm një mrekulli, e miratuar nga Hyji Atë, mund t’ua shpëtojë shpirtin.

Ju duhet të qëndroni të heshtur nëse keni dyshime rreth ndonjëmesazhi Hyjnor të dhënë botës dhe lutuni për lajmëtarin. Lutuni dhe ndiqni besimintuaj dhe vazhdoni në mënyrat tuaja të nderimit të Hyjit. Është shumë erëndësishme që ju ta bëni këtë.

Duke e deklaruar Zërin eShpirtit të Shenjtë si djallëzor, ju bëheni fajtorë për një blasfemi tëpërmasave tepër të mëdha, saqë do të konsiderohet si një mëkat ipafalshëm.

Ju keni nevojë që t'i kërkoni Hyjit t’ju falë tani, sepse nësevazhdoni t'i shtoni fushatat e qëllimshme për ta bllokuar Zërin e Shpirtit tëShenjtë, Zërin e Trinisë së Shenjtë dhe ta deklaroni atë si një shpirtdjallëzor, ju nuk mund dhe nuk do të faleni, sepse ky është një mëkat irëndë.

Shumë të Krishterë dashamirës e mënjanojnë këtë punë. Mesazhet,thonë ata, nuk përkojnë me Shkrimin e Shenjtë.

Kur ata e thonë këtë, ata nuk e njohin të Vërtetën, e cilapërmbahet në Biblën e Shenjtë.

Ata, ose i sulmojnë këto mesazhe duke u bazuar nëthashethemet e të tjerëve, të cilët pohojnë se e njohin të Vërtetën, ose ideklarojnë ato të jenë të pavërteta duke u bazuar në interpretimin e tyre tëgabuar të së Vërtetës.

Akoma edhe më keq, ata e shtrembërojnë të vërtetën dhe ikrahasojnë këto mesazhe me interpretime të reja dhe qesharake të Biblës sëShenjtë.

Më dëgjoni Mua tani,Jezusin tuaj, ndërsa ju them këtë.

Priftërinjtë e lartë në kohën Time në tokë u përpoqën tashtrembëronin të Vërtetën e Ligjeve të Hyjit me qëllim që të justifikoninrefuzimin që më bënë Mua.

Ata përdorën gënjeshtra për t'i ndaluar njerëzit që ta dëgjoninZërin Tim.

Ata më shpallën Mua një gënjeshtar, një profet të rremë dhe mëakuzuan Mua për Herezi.

Unë blasfemoja kundër Ligjeve të Kishës, thonin ata, dhe se etheva Sabbat-in (Ditën e Shtunë) duke e kryer Darkën e Pashkës në një ditë tëndryshme nga ajo që ata e mbanin si të duhur.

Ata jo vetëm që më keqkuptuan Mua, por edhe më refuzuan Muamenjëherë, sepse ata nuk ishin tëpërgatitur që ta mirëprisnin Mesia-n e Vërtetë në atë kohë.

Ata nuk ishin gati.

Ata kurrë nuk mendonin se do ta dëshmonin ardhjen e Mesia-s sëVërtetë në kohën e jetës së tyre.

Kaq të përqendruar ishin ata në ceremonitë e tyre, rregullat hierarkiketë tyre – të cilat në atë kohë i lartësonin udhëheqësit e tyre dhe ivendosnin në piedestal si mbretërit e vërtetë të kishave të tyre – saqë ata nukkishin aspak vend në zemrat e tyre për Mua, Shpenguesin e Njerëzimit.

E njëjta gjë do të ndodhë përsëri ndërsa Unë e përgatis botënpër Ardhjen Time të Dytë.

Farisenjtë nuk mund ta kuptonin rëndësinë e përulësisë.

Ata nuk mund ta pranonin se si Hyji vepron në atë që Ai nuk ilartëson të fuqishmit apo krerët fetarë me më shumë përvojë në Kishën e Tij,për t’i zbuluar planet e Tij apo për t’i paralajmëruar fëmijët e Tij.

Hyji zgjodhi të paditurit, të përulurit dhe bujarët në zemër përt’i shpërndarë paralajmërimet e Tij tek njerëzimi.

Ai i ngre të dobëtit dhe i lartëson ata, përmes vuajtjeve, përt'u bërë të pastër në zemër, në mënyrë që Ai të mund të vendosë se si tëkomunikojë me ta. Në këtë mënyrë, krenaria njerëzore, nga ana e profetit, nukka mundësi të ndërhyjë me të Vërtetën.

Ata e refuzuan Gjon Pagëzuesin dhe e vranë atë. Ata i vranëprofetët e vjetër. Ata i torturuan shpirtrat e zgjedhur, përmes të cilëveHyji komunikonte.

Në botën tuaj të sotme, a mendoni se do të jetë ndryshe?

Ju, ndjekësit e Mi të devotshëm dhe ata që thonë se janëekspertë në kishat e Mia të Krishtera apo në kisha të tjera që besojnë në AtinTim të Përjetshëm, a do ta pranoni Fjalën e Hyjit sot?

Jo. Ju do të bëni të njëjtën gjë ndaj profetëve, profetëve tëvërtetë, ashtu si iu është bërë atyre që nga fillimi. Ju do t'i përbuzni ata nëEmër të Atit Tim.

Por kujtojeni këtë. Kure Vërteta përfundimisht t'ju jetë zbuluar, nuk do të ketë më kthim prapa nëseju do të gjendeni fajtorë për mëkatin e vetëm të përjetshëm. Dhe k

yështë nëse ju blasfemoni kundër Shpirtit të Shenjtë.

Nëse ju blasfemonikundër Meje, Jezu Krishtit, ju do të faleni.

Nëse ju e mohonidhuratën e profecisë, ju gjithashtu, do të faleni.

Por nëse ju e bllokoni planin përfundimtar të shpëtimitduke e përqeshur haptas dhe duke mbledhur besimtarë të Kishës Sime për ta shpallur vazhdimisht Zërin e Shpirtit tëShenjtë si të rremë dhe djallëzor, ju do të vuani ndëshkimin e përjetshëm.

Jezusi juaj



Nëna e Shpëtimit: Humanizmi do të bëhet zëvëndësuesi për Krishtërimin ku asnjë fjalë për Zotin nuk do të shqiptohet

e premte, 8 gusht 2014 21:15

Bija ime, ndërsaKristjanët nëpër botë vazhdojnë të persekutohen, tallen dhe përçmohen, ta dinigjithashtu se ata do të ndahen mes tyre. Secili për vete; secili sipas vetë dëshirëssë tij dhe secili sipas vetë interpretimit të tij se çfarë do të thotë në të vërtetët’i shërbesh Birit tim të dashur.

Ndërsa njerëzit janëtë trëmbur nga terrori me të cilin Kristjanët duhet ta jetojnë jetën e tyre tëpërditshme në duart e njerëzve të liq, ata duhet ta dinë se kjo është veç njëformë e fshikullimit, që duhet të durojnë ata që shpallin Fjalën e Jezusit. Çdopërpjekje për të nënvlerësuar Krishtërimin është duke u bërë nga qeveritë,organizatat e të drejtave të njeriut dhe fuqi të tjera që pohojnë të deklarojnëmirëqënien e humanizmit. Humanizmi do të bëhet zëvendësuesi për Krishtërimin kuasnjë fjalë për Zotin nuk do të shqiptohet.

Humanizmi, racionalizmi i përdorur nga i ligu për t’iinkurajuar njerëzit të përdorin shkencën për të nënvlerësuar Hyjninë e Atit timtë Përjetshëm, do ta pushtoj botën.

Ngajashtë toni i saj zbutës do të bindi çdo njeri, që nuk ka dashuri në zemrën etij për Zotin, se ajo është më e dëshirueshme se e Vërteta. Të bindet njeriu sehumanizmi është superior ndaj Fjalës së Zotit është qëllimi përfundimatar iarmiqve të Birit tim. Humanizmi krijon një mbulesë dinake për tradhëtarët brëndaKishës së Birit tim të cilët dëshirojnë të shihen si të dashur, të dhembshurdhe të shprehen për nevojat e të tjerëve. Ata do të predikojnë humanizëm dhe tëgjitha premtimet e saj boshe nga katedrat në Kishat Kristjane deri kur,pothuajse, asnjë fjalë nuk do të përmëndet për rëndësinë e shpëtimit tëshpirtrave tuaj. Mëkati do të shpërfillet sikur të jetë një mënyrë për tëshmangur konfliktin në botë por nuk do të njihet të jetë një gjë e vërtetë.

Mashtrimi më i madhi të gjitha kohërave ka zbritur dhe së shpejti të gjithë ju do ta keni të vështirëtë qëndroni besnikë ndaj të Vërtetës. E Vërtetasjell kuptimin dhe një vetëdije se çfarë kërkohet për të arritur paqen e vërtetëdhe dashuri në shpirtin tuaj. Do të thotë se ju do ta njihni Dashurinë, ashtusi dhe Drejtësinë e Zotit. Do të thotë gjithashtu se do të jeni të vetëdijshëmpër Mëshirën e Zotit.

Kur egjithë përmëndja e mëkatit të jetë hequr dhe kur Kisha e Birit tim të mos ireferohet më rëndësisë së shpëtimit të shpirtit tuaj, ju do ta dini atëherë sekohët kanë ardhur dhe se Koha e Birit tim është afër.

Nëna juaj e dashur

Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share