Jesus2Me top graphics
Allow your hearts to welcome Me. Allow My Love for you to infiltrate the hearts of all God’s children including those who persecute you in My Holy Name.

Përulësia e nevojshme për të hyrë në Parajsë

e premte, 29 prill 2011 15:15

BijaIme fort e dashur, përulësia është një mësim, që të gjithë ata që dëshirojnë tëhyjnë në Mbretërinë Time duhet ta mësojnë.

Përulësiae deklaron vogëlsinë tuaj në Sytë e Mi aty ku ju më nderoni Mua, Shpëtimtarintuaj, Birin e Hyjit të bërë njeri. Pa të, krenaria del si pengesë. Ajo nuk kaasnjë vlerë nëse doni ta deklaroni veten të denjë për Mbretërinë Time.

Nëbotën e sotme përulësia nuk është e pranueshme, në një epokë ku këmbëngulja dhenjë dëshirë për t’ia kaluar të tjerëve, konsiderohet një veçori e admirueshme.Ata që nuk e lartësojnë veten apo nuk shtyjnë përpara me vetëbesim dhearrogancë në botë janë të shpërfillur. Tipari i tyre i përulësisë dhe bujarisëkundrejt të tjerëve konsiderohet një dobësi – ata nuk janë të rëndësishëm përt’u shqetësuar për t’i përfshirë në shoqërinë e tyre. Megjithatë virtyti ikundërt ndaj krenarisë është çelësi për të hyrë në Mbretërinë e Qiellit. Kështuçfarë konsiderohet të jetë një metodë e suksesshme për të gjetur çelësin emirëqenies dhe pasurive në këtë jetë është pikërisht formula që do t’ju çojëdrejt errësirës pas vdekjes.

Përulësia,ku ju e pranoni se duhet t’i shërbeni Bërësit dhe Krijuesit tuaj më së pari,është ajo që me të vërtetë ka rëndësi. Duke deklaruar pa-vlefshmërinë tuaj jushpallni Lavdinë e Hyjit.

Përulësiaështë një virtyt, që është jo vetëm i çmuar në Sytë e Mi, por që është njëpjesë e rëndësishme e zhvillimit tuaj shpirtëror. Ajo do të thotë t’i vendosnitë tjerët përpara vetes suaj për Lavdinë e Hyjit. Por është shumë e lehtë që tëbini në një gjendje krenarie shumë shpejt. 

Paralajmërim përshpirtrat e zgjedhur

Merrni ata që kanëpunuar fort për t’i zhvilluar jetët e tyre shpirtërore për të më kënaqur Mua.Pastaj konsideroni ata shpirtra fatlumë të cilëve iu janë dhënë Hire, ku,përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, veprojnë si vizionarë në botë. Shumëshpesh, pasi i kanë marrë këto hire, ata në mënyrë të hollë fillojnë takonsiderojnë veten më të veçantë se vëllezërit apo motrat e tyre. Ata mburrenpër Hiret që zotërojnë. Pastaj ata fillojnë të përzgjedhin se si t’i ndajnëkëto Hire. Vetë-pëlqimi i tyre pastaj ndikon mbi aftësinë e tyre për tëkomunikuar të Vërtetën. Çfarë ata kanë harruar është se të gjitha Hiret që iujanë dhënë atyre vijnë nga Unë. Unë e dua çdonjërin. Atyre iu janë dhënë këtoHire për t’i ndarë me të tjerët. Ashtu si Unë ua jap këto Hire shpirtrave tëtillë të zgjedhur për të mirën e të tjerëve, po ashtu Unë mund edhe t’ua heqato.

Vetë-pëlqimiju pengon të ndiqni me të vërtetë hapat e Mia. Mësoni që të jeni të përulur, tëduruar dhe pa krenari. Nëse punoni drejt përulësisë, do t’ju jepet një vend iveçantë në Zemrën Time. Ndërsa Unë i zgjedh disa njerëz si shpirtra tëzgjedhur, ata duhet ta konsiderojnë këtë një Dhuratë. Ata kurrë nuk duhet tëmendojnë se janë më të rëndësishëm në Sytë e Mi, sepse Unë e dua gjithsecilin.Sidoqoftë Unë do ta shpërblej punën e mirë kur të tregohet përulësi ndaj Mejedhe ndaj vëllezërve dhe motrave tuaja.

Shpëtimtari juaj idashur

Jezu Krishti


Virgjëra Mari: Fëmija im, nuk do të ketë vdekje për ata që e duan Birin Tim

e diel, 29 prill 2012 10:00

Fëmija im ti kurrë nuk duhet të mendosh se, për shkak të vetmisëqë sjell kjo thirrje e veçantë, kthimi në besim nuk po ndodh.

Misioni yt, i miratuar nga Ati Im i Përjetshëm, është që tëpërhapësh të vërtetën mbi Ardhjen e Dytë të Birit tim tek të gjithë fëmijët eHyjit.

Është e rëndësishme që atyre fëmijëve që nuk shpenzojnë aspakkohë në nderim dhe përkushtim ndaj Birit Tim t'iu tregohet se çfarë do të vijë.

Të gjithë fëmijët e Hyjit duhet të përfshihen në të gjithalutjet tuaja sepse Ai, Ati Im, i do të gjithë.

Edhe atyre që e kanë ngurtësuar zemrën e tyre kundrejt Atit Timdhe nuk duan ta njohin Birin Tim, duhet t'iu jepet jeta e përjetshme.

Kur dhurata e Paralajmërimit të ndodhë, shumë mëkatarë dotë ndriçohen dhe do të kthehen tek Biri im duke e kërkuar Mëshirën e Tij.

Vetëm atëherë njerëzimi do të dëshirojë t’i dëgjojë mesazhet erëndësishme që janë dhënë nga Biri im përmes teje.

Kur ata do ta kuptojnëtë vërtetën se koha për Mbretërinë e Tij të Re është gati që të fillojë, ata dota rrëmbejnë Fjalën e Tij të Shenjtë.

Shumë nga fëmijët eHyjit janë të paqartë rreth ekzistencës së Qiellit dhe tokës. Shumë vetë kanëtepër frikë që të mendojnë për jetën pas vdekjes.

Bija ime nuk do të ketëvdekje për ata që e duan Birin Tim.

Por do të çohen në Epokën e Re të Paqes dhe Parajsën e premtuarnga Ati Im për të gjithë fëmijët e Tij.

Ju duhet të luteni që të gjithë ata shpirtra që sillen tëpashpresë dhe të humbur, ta gjejnë udhën e kthimit në krahët e dashur të BiritTim të çmuar, ose përndryshe ata nuk do të jenë të aftë për të hyrë në portat eParajsës së Re. 

Nëna juaj e dashur


Nëna e Shpëtimit


Sekreti i Parë në Librin e së Vërtetës zbulon komplotin kundër Kishës nga Grupet Masonike

e diel, 29 prill 2012 15:33

Bija Ime fort e dashur, ty të është dhënë një dhuratë, të cilënshumë do ta refuzonin nga frika.

Për shkak të hireve që të janë dhënë, forcës që të është dhënëdhe zjarrit të Shpirtit të Shenjtë, ti je plotësisht e armatosur për t’ishpallur profecitë e premtuara botës, kaq kohë më parë.

Profecisë së dhënëDanielit, kur atij iu tha që ta vuloste Librin e së Vërtetës deri në kohën embarimit, kur përmbajtja do të zbulohej, tani i ka ardhur koha.

Zbulesat e dhënagjithashtu Gjon Ungjilltarit qenë treguar vetëm pjesërisht, por disa sekrete iuqenë treguar atij në Librin e Shtatë Vulave.

Atij nuk iu dha autoriteti që ta zbulontepërmbajtjen. Por iu dha udhëzim që ta merrte librin dhe ta hante atë, me qëllimqë vulat të mos hapeshin dhe as përmbajtja e tyre të mos zbulohej, deri në këtëperiudhë.

Me ngrënien elibrit, njerëzimit iu dhe një shenjë treguese.

E hidhur për t’u ngrënë,e vërteta shkakton frikë.

Ajo gjithashtu mund t’i fyejë ata që pohojnë se e njohin tëgjithë planin e Hyjit për njerëzimin. Megjithatë e vërteta, Dashuria e fuqishmeqë Hyji e ka, për çdo person të vetëm mbi këtë tokë, është e ëmbël për ata që epranojnë të Vërtetën.

E vërteta është se vetëmUnë, Jezu Krishti, mund t’i zbuloj sekretet e dhëna Gjon Ungjilltarit. Evërteta e ëmbël do të mirëpritet, me dashuri, nga ata që i ndjekin Mësimete Hyjit.

Ajo mund të shkaktojëfrikë, por Fuqia e Hyjit do ta mposhtë të gjithë ligësinë dhe persekutimin,sepse Ai mund të bëjë çdo gjë.

Sekreti i parë qëndronnë faktin se kundër Hyjit dhe gjithë Veprave të Tij janë thurur komplote, ngagrupe Masonike, të krijuara që në Mesjetë.

Besnikëria e tyre është kundrejt të ligut. Ai,Satani, është perëndia i tyre dhe

ata janë krenarë që e nderojnë atë, përmes meshave tëzeza.

Pastaj, është Selia eShenjtë, e cila ka qenë nën sulm të ashpër nga ky grup, që nga viti 1967.

Dalëngadalë, ata janë infiltruar brenda Kishës Sime, jo vetëmbrenda Vatikanit, por edhe brenda radhëve më poshtë, në çdo shtet.

Ndotja e tyre e qëllimshme e Kishës Sime ka çuar në mizoridjallëzore të shkaktuara mbi viktima të pafajshme.

Dëshira e tyre për para dhe fuqi nuk është asgjë nëkrahasim me përkushtimin e sëmurë që ata tregojnë ndaj mbretit të gënjeshtrave,Satanit vetë. Ai adhurohet haptas ndër grupe dhe në fshehtësi. Priftërinj dheshërbëtorë të tjerë të shenjtë, përfshirë peshkopë dhe kardinalë janë radhitur

në qarqe të caktuara, bashkë me këtë grup.

Veprat djallëzore në tëcilat ata marrin pjesë janë tepër serioze për t’jua treguar, por dijeni se atai ofrojnë sakrifica njerëzore të ligut, nëpër kisha të ngritura për të ofruarEukaristinë e Shenjtë të Meshës së Shenjtë.

Ky grup, që në njërënanë është kaq i kujdesshëm për ta fshehur veprimtarinë e tij të vërtetëprej atyre priftërinjve të mirëfilltë dhe të shenjtë, peshkopëve të shenjtë, kardinalëvetë shenjtë dhe shërbëtorëve të tjerë të shenjtë, në anën tjetër kryen vepra tëndyra.

Ata e urrejnë Hyjin me një egërsi që do t’ju trondiste. Fuqitë edhëna atyre, nga Satani, kanë çuar që ligësia, lakmia, epshi dhe shmangiet etyre seksuale, të jenë të mirëpritura nga ndjekësit e tyre, në çdo vend.

Ata e përshëndesin njëri-tjetrin me shenjta private, të krijuarapër të treguar besnikëri ndaj njëri-tjetrit.

Një gjë është e sigurt. Veprave të tyre djallëzore do t'iu vijëfundi dhe, nëse ata nuk kthehen tek Unë, gjatë Paralajmërimit, ata do të kenëfare pak kohë të mbetur përpara se të hidhen në liqenin e zjarrit, ku do tëvuajnë një persekutim të tmerrshëm, në përjetësi.

Ata e kanë krijuar dhepërhapur apostazinë – braktisjen e besimit, që ekziston sot në mbarë botën.

Ata e arritën këtë duke u infiltruar në Kishën Time.

Jezusi juaj i dashur


Qengji i Hyjit


Këtë herë Unë vij për ta ripërtërirë Tokën, për të ri-vendosur Mbretërinë Time në Tokë

e martë, 29 prill 2014 9:00

Bija Ime e dashur,shumë mund të pyesin veten se si Hyji, Ati I Gjithëpushtetshëm Krijuesi igjithçkaje që Është dhe që do të Jetë përherë, të mund të vuaj. E Vërteta është se Ati Im, i përkryer në gjithçka që mundtë jetë, është i mbushur me Dashuri. Për arsyen se Ai është Krijuesi i Dashurisë,kur kundërshtohet, ajo shkakton Trishtim në Zemrën e Tij.

Fëmijët e Zotit e refuzuan Dhuratën e Tij të Madhe tëParajsës, përmes mëkatit të Adamit dhe Evës, kur ata u rrëzuan nga Favori iTij. Në të kundërt, ata e lejuan veten të joshen nga mashtrimi dinak, ivendosur para tyre, nga i ligu. Sa u lëndua Ati Im, për shkak të kësaj tradhëtieatëherë dhe sa vuan Ai akoma për shkak të mëkatit të tradhëtisë në botën esotme.

Asgjë nuk ka ndryshuar, përveç Mbrekullisë sëShpengimit, të cilën Ai ja dhuroi botës, përmes Sakrificës Sime për njerëzimin.

Dashuriae Atit Tim për të gjithë ju është kaq e Madhe sa Dhimbja e Tij, që ështëshkaktuar nga verbimi i njeriut dhe nga refuzimi i Mëshirës së Tij të Madhe, ështëgjithashtu Dhurata e Tij ndaj njerëzimit. Për shkak të Dhimbjes së Tij, Ai i dëshironshpirtrat dhe, prandaj do të arrij dhe të kapi madje edhe jobesimtarin mëngurrues.

Atyreqë nuk besojnë në Zot, por që dëshirojnë provë dhe ndonjë shenjë që do t’jusjelli atyre ngushëllim në mjerimin e tyre, Unë ju them këtë. Unë, JezuKrishti, erdha herën e parë, jo vetëm për të shpëtuar ata që e pranuan të Vërtetën– Unë erdha për të shpëtuar ata që ishin të paaftë të besonin në Zot. Unë bëj tënjëjtën tani. Ndërsa besimtarët do të zihen mes tyre, duke debatuar se nëse jamapo jo Unë, Jezu Krishti, Ai që komunikon me botën, në këtë kohë, Unë jupremtoj këtë. Unë, prej Dashurisë Sime që kam për ju, do t’ju vërtetoj se nëtë vërtetë jam Unë, Ai që flas tani dhe që, edhe një herë, jam dërguar nga AtiIm për t’ju shpëtuar ju.

Këtë herë Unë vij përta ripërtërirë Tokën, për të ri-vendosur Mbretërinë Time në Tokë – Parajsën ekrijuar nga Ati Im, për Adamin dhe Evën. AjoDitë do të agoj së shpejti dhe para se të vij koha, Unë do ta ndriçoj mëndjen,trupin dhe shpirtin tuaj. Unë do t’ju trondis me Fuqinë Time – Hyjninë Time,por ju do të ndjeni një vërshim të tillë të dashurisë sa do të ngeleni pa asnjëdyshim se kjo mund të vinte vetëm nga Unë. Ai është Premtimi Im. Janë fëmijëte Zotit, që nuk e njohin Atë, apo që nuk besojnë në Të, ata që Unë do të arrijsi fillim. Shumë prej tyre do të vijnë duke vrapuar tek Unë, sepse ata nuk do tëkenë asnjë ide të krijuar më parë që mund ta dalin nga shumë njohuri mbi çështjetshpirtërore. Në të njëjtën kohë, Unë do të arrij tek ata shpirtra që janë nëerrësirë të madhe, që janë të dëshpëruar, të humbur dhe të rënduar me hidhërimtë madh në zëmrat e tyre. Prandaj kur ju të lexoni, Fjalën Time, e përmbajtur këtu,dijeni se Mesazhet e Mia nuk ju drejtohen vetëm atyre që më duan Mua – ato jujanë dhënë për të arritur tek ju.

Unë ju jap paqe. Unëju sjell lajme të mëdha, sepse Unë e kam ndërtuar një të ardhme të lavdishme përju, ku vdekja nuk do të ketë aspak fuqi mbi ju. Unë e pres atë Ditë, me gëzim tëmadh. Ju lutem të prisni, me durim dhe besim, sepse kur Unë ta hap zëmrën tuaj,shqetësimet tuaja nuk do të jenë më.

Jezusi juaj idashur

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share