e shtunë, 28 prill 2012 15:40
Bija ime këto muaj kanë qenë një kohë e vështirë, jo vetëm përty, por për të gjithë fëmijët e Mi të dashur.
Unë jam Ati i Krijimit dhe i dashurisë, me një pasion tëthellë për secilin fëmijë Timin, pavarësisht se sa ata më fyejnë Mua.
Kërkohet kaq shumëpërgatitje për të ndihmuar në përgatitjen e shpirtrave për ardhjen e Birit Timtë dashur Jezu Krishtit.
Një pjesë e madhe e njerëzimit po vuan në këtë periudhë përshkak të persekutimit. Ky persekutim nuk ka të bëjë vetëm me varfërinë dhemungesën e parave por edhe me urinë e shpirtit.
Si Ati i gjithënjerëzimit Unë jam gati për ta dërguar Birin Tim të kthehet që të rivendosëfronin e Tij legjitim.
Vetëm Unë e njoh atë kohë. Madje as Biri Im nuk është në dijenitë datës.
Unë mund t’ju them se dotë jetë së shpejti dhe se shumica e këtij brezi, që janë gjallë sot në botë, dotë jetojnë për ditën e kthimit të Birit Tim në lavdi të madhe.
Unë tani përgatitem që t’i mbledh të gjithë fëmijët e Mi ndërsai largoj ata nga humnera e tmerrshme e vuajtjeve që iu është dashur të duroninnë shkretëtirë.
Kjo shkretëtirë qe krijuar nga dora e Luciferit dhe e të gjithëengjëjve të tij të rënë, të cilët janë endur nëpër tokë që nga rënia e Adamitdhe Evës.
Sot shumë nga fëmijët e Mi e kanë të pamundur për të besuar tekUnë, Hyji, Krijuesi dhe Ati i tyre.
Unë i kam bekuar fëmijët e Mi me inteligjencën dhe me njëvullnet të lirë të pavarur, ku mund të zgjedhin cilëndo mënyrë që ata vendosinpër t’i jetuar jetët e tyre.
Për t'i udhëzuar ata drejt Mbretërisë Sime Unë iu dhashë atyre10 Urdhërimet që janë të gdhendura në gur.
Ato kurrë nuk kanë ndryshuar, por fëmijët e Mi e ndjenin seishin më të zgjuar nga sa janë dhe krijuan kuptime të reja të cilat janë tëpapranueshme për Mua.
Kjo periudhë e mbarimit të pushtetit të të gjithë demonëve tëdëbuar, të cilët kanë vërshuar nëpër tokë, është pothuajse drejt fundit.
Unë iu bëj thirrje tëgjithë fëmijëve të Mi që të dëgjojnë. Koha juaj mbi tokë, ashtu si ju e njihni,po shkon drejt fundit.
Por është një tokëe re, një Parajsë e Re që po ju pret.
Ajo do të tejkalojë çdo gjë që ju mund ta imagjinonit ndonjëherëdhe ka qenë përgatitur prej kaq kohësh me dashuri për çdo burrë, grua dhefëmijë.
Më në fund Unë do ta bashkoj të gjithë familjen Time të çmuardhe ne do të jetojmë të gjithë në harmoni, paqe, dashuri dhe gëzim nëpërjetësi.
Për ata që refuzojnë të hyjnë në Parajsën e Re, Unë do të bëjçdo gjë në Fuqinë Time për t'ju ndaluar që t'i ktheni kurrizin trashëgimisë ecila është e juaja me të drejtë.
Për shkak të dhuratës së vullnetit tuaj të lirë, të cilën Unëkurrë nuk do ta heq prej jush, zgjedhja është e juaja.
Gjithçka që kërkohet është një kthim i kokës suaj dhe hapja ezemrës tuaj.
Pastaj ju duhet të vraponi në krahët e Mi në mënyrë që Unë tëmund t'ju marr në shtëpi.
Kjo është dëshira Ime më e dashur dhe më e çmuar, që t’i marr tëgjithë fëmijët e Mi të dashur në shtëpi drejt vendit legjitim, të cilit ata ipërkasin.
Ati juaj i Dashur
Hyji Më i Larti
e diel, 28 prill 2013 17:40
Bija Ime e dashur, Unë vij në këtë orë për tëparalajmëruar ty për tradhëtinë e atyre që të rrethojnë në këtë mision. Shumëdo të detyrohen t’i kthejnë shpinën kësaj pune dhe ti kurrë nuk duhet tëvraposh pas tyre. Unë kurrë nuk vrapova pas atyre që më persekutuan Mua. Në tëkundërt, Unë e ofrova Veten si një qengj në thertore, për të shpëtuarshpirtrat.
Shikoni tani ndërsa ataprofetët e rremë të zgjedhur, të pregatitur nga Satani, shpejt do të merren nëgjirin e atyre që thonë se janë shërbëtorët e Zotit.
Profecitë e tyre, tëgjitha prej të cilave e mohojnë të Vërtetën, do të përdoren për të turpëruarty. Mos lër asnjë njeri të mendoj se, as edhe për një sekondë Mesazhet e Mia edhëna botës, për të pregatitur njerëzimin për
Ardhjen Time të Dytë, nuk do tëcopëtohen më dysh.
Bija Ime, këto pengesa duhet të shpërfillen nga ty.Me anë të bindjes tënde Unë do të bëj ty më të fortë, sepse koha nuk është nëfavorin tënd për të siguruar që Hiret, që Unë hedh mbi njerëzimin, të merrennga të gjithë.
Profetët e Mi të vërtetë, për pjesën më të madhe,janë të paditur mbi Shkrimin e Shenjtë apo profecitë e dhëna botës prej MëshirësSime. Ata nuk kanë nevojë të citojnë pjesë nga Bibla e Shenjtë sepse Unë nuk jukërkoj atyre të bëjnë këtë. Fjala Ime jepet ashtu si është. Bibla Ime e Shenjtëështë e bekuar. Të nxirrni pjesë prej saj, me qëllim që të vërtetoni çdo zbulimhyjnor, nuk është e autorizuar. Kur një mesazh jepet nga Unë, profetja shkruanatë që Unë i diktoj, dhe kurrë nuk i kërkohet të përsërisi pjesë të dhëna botësnga apostujt e Mi.
Unë Jam më i madh se tëgjithë ata që më shërbejnë Mua. Fjala Ime është e shenjtë.
Dhuratat e Mia, për ju,po jepen për të pregatitur shpirtrat tuaj dhe prandaj të gjithë profetëve të vërtetëpo ju jepen lutje për të ndezur dëshirën për tu bashkuar me Zemrën Time.
Persekutimi që ti do të durosh do të vazhdoj dhe dotë keqësohet. Dhe pikërisht atëherë kur ti të mendosh se nuk mund të durosh më,Unë do t’i vërtetoj botës, Praninë Time Hyjnore. Vuaj fëmija Ime me dinjitet.Mos e mbro Fjalën Time, pavarësisht se sa tunduese është, madje dhe kur tëtregohen gënjeshtra të liga.
Ata që më njohin Mua do të dinë gjithashtu kur fjalëtnuk vijnë nga Unë sepse Unë banoj në zemrat e tyre. Prapë, Satani është kaqdinak sa ai mund të më imitoj Mua me një përjashtim. Ai kurrë nuk mund tapranoj se Unë erdha me trup apo se Trupi Im është i pranishëm në Eukaristinë eShenjtë.
Shpirti Im rritet tani dhe do të vazhdoj të ngrihetkundër forcave të liga. Çdo djall do të vritet nga Ëngjëjt e Mi deri sa asnjë tëmos mbetet në ditën finale.
Fjalët e Mia të dhëna ty tani do të dëgjohen edhenjëherë në Ditën e Fundit. Mbajini mënd ato.
Unë Jam fillimi dhe mbarimi. Unë vij, ashtu sipremtova për t’ju sjellë jetën e përjetshme. Ngrihuni, të gjithë ju që besonitek Unë dhe pranoni të Vërtetën. Ejani tek Unë. Le të mbretëroj Vullneti I AtitTim mbi Qiellin e Ri dhe Tokën e Re. Gëzohuni sepse Unë sjell paqe dhe bashkimpër të gjithë ata emrat e të cilëve janë në Librin e të Gjallëve. Premtimi Imfinal është përmbushur. Mbretëria Ime ka ardhur. Ngrihuni dhe pranoni Dorën eZotit.
Dita kur ju të dëgjoni këto fjalë do të jetë dita qëju do të njihni të Vërtetën.
Mos u gënjeni sepse vetëm Zoti dhe Dhuratat ezbulesës hyjnore mund t’ju sjellin dashurinë, paqen, gëzimin dhe konvertimin qëe përfshin botën përmes këtyre Mesazheve. Ato janë një Dhuratë. Ato kanë për qëllimt’ju tregojnë udhën e vërtetë drejt trashëgimisë suaj të drejtë. Pranojini atome kënaqësi dhe mirënjohje në shpirtin tuaj.
Jezusi juaj i Dashur
Shpëtimtari i Njerëzimit
Mesazhi origjinal ne anglisht: