e shtunë, 30 prill 2011 20:45
Unëgëzohem sonte, bija Ime e dashur, për mënyrën në të cilën ti më bindesh Mua.Bindja jote për ndjekjen e Meshës ditore dhe marrjen e Eukaristisë Më tëShenjtë më kënaq Mua. Ti po bëhesh tani më e fortë në mendje dhe në shpirt përt’iu përgjigjur me shpejtësi Vullnetit Tim Më të Shenjtë. Ti ke akoma shumëpunë për të bërë për ta përgatitur shpirtin tënd, bija Ime, drejt përsosmërisëqë kërkohet nga ti. Kurrë mos ki frikë sepse Unë Jam duke të udhëzuar në çdohap të udhës.
BijaIme, sa i dua mëkatarët, sa dëshirë kam për besnikërinë e tyre ndaj Meje. Unëvështroj dhe shikoj njerëz me miq dhe familje, të lumtur, me buzëqeshje nështëpi, dhe Unë Jam i mbushur me gëzim sepse Shpirti Im është i pranishëm atje.Pastaj Unë vështroj brenda shtëpive të tjera dhe shikoj rrëmujë, trishtim,zemërim dhe në disa raste ligësi në formën e abuzimit. Dhe Unë qaj. Sepse Unë edi se Satani është i pranishëm në atë shtëpi. Pastaj Unë vështroj dhe shikojgrupe miqsh duke punuar së bashku për të mirën e të tjerëve në jetën e tyre tëpërditshme dhe Unë Jam i kënaqur. Më pas Unë shikoj grupet e tjera që punojnëme zell për të mirën e vetvetes me një arsye të vetme. Për të krijuar fuqi dhepasuri me përmasa të mëdha. Të gjitha veprimet e tyre kanë një qëllim – për t’ukujdesur për veten. Dhe kjo është zakonisht në kurriz të të tjerëve. Pastaj Unëderdh lot sepse Unë e di se ata janë në errësirë. Dhe pastaj Unë shoh me çudigrupet inteligjente dhe të edukuar të cilët duan ta bindin botën se Hyji, Ati Imi Përjetshëm, nuk Ekziston. Ata shfryjnë dhe paraqesin argumente tësofistikuara ndërsa me arrogancë më mohojnë edhe Mua gjithashtu. Kur dëshmojpastaj besimtarë, me besim të vakët, të tërhiqen në këtë strofull të errësirësma thyen Zemrën Time. Sa shumë, shumë grupe me interesa dhe qëllime tëndryshme. Për fat të keq, shumë pak e kalojnë kohën duke komunikuar me HyjinAtin e Përjetshëm.
Besimii ka braktisur shumë miliona njerëz në botën sot. Rezultati është se shumënjerëz ndjehen të çorientuar, nuk e dinë se çfarë qëllimesh të aspirojnë, dheas nuk kërkojnë udhëzim nga shërbëtorët e Mi të shenjtë.
Kjovorbull rrëmuje do të vazhdojë deri kur fëmijët e Mi të më thërrasin Mua t’indihmoj. Lutuni për fëmijët e Mi ngado. Hidhini sytë rreth jush dhe do të shikonise njerëzit në mbarë botën janë njësoj. Ata mund të jenë me kombësi tëndryshme, flasin në gjuhë të ndryshme dhe kanë ngjyrën e lëkurës të ndryshme.Megjithatë ata ndajnë të njëjtat veçori. Disa janë të lumtur, disa vuajnë, tëtjerë janë plot me dashuri, ndërsa të tjerë janë të zemëruar dhe të dhunshëm.Shumë njerëz e kanë një sens humori dhe e përjetojnë këtë në një fazë në jetëne tyre. Prandaj kur ju vështroni familjen dhe miqtë tuaj ju do t’i shikoni tënjëjtat ngjashmëri.
Prandajnëse ndjeni nevojën që të luteni për ata më të afërt me ju, atëherë Unë ju bëjthirrje të konsideroni vëllezërit dhe motrat tuaja në çdo cep të botës. Tëgjithë ju jeni fëmijët e Mi. Duke lutur Mëshirën Hyjnore për të gjithë fëmijëte Mi ngado, ju, ndjekësit e Mi, mund ta shpëtoni njerëzimin nga errësira eFerrit.
Fuqia e kësaj lutjeje do të garantojë që Mëshira Ime tambulojë çdonjërin nëpër botë.
Mëlejoni Mua që t’ju marr të gjithëve në Parajsën Time. Mos lejoni që Unë tëvuaj, duke evituar që Unë të detyrohem ta lë ndonjërin prej jush në duart eSatanit.
Lusni,lusni Mëshirën Time Hyjnore në 3:00 (pasdite) çdo ditë të vetme dhe ju mund tëshpëtoni botën.
Jezu Krishti juaj i Përherë-Mëshirshëm
e hënë, 30 prill 2012 17:45
Bija Ime tejet e dashur Unë duhet t’iu jap shpjegime atyre njerëzve që besojnë nëHyj, por që nuk shkojnë në Kishë, ose që nuk luten.
Shumë nuk e dinë se si të luten. Kjo është pak si mënyra në tëcilën ti, bija Ime, e gjen të vështirë.
Të lutesh do të thotë tëkërkosh.
Të lutesh do të thotë të komunikosh.
Të lutesh do të thotë të tregosh dashuri dhe të japëshfalënderime.
Shumë njerëz sot, dashamirës dhe me një zemër bujare nuk dinë sesi të luten. Disave do t’iu duket e pakëndshme dhe do të ndjehen në siklet.
Të tjerët ndjejnë sikur lutjet e tyre nuk do të quhen.
Oh sa i dua këta shpirtra të veçantë. Kaq shumë të larguardhe prapë sa shumë Unë dëshiroj t'ua tregoj atyre dashurinë Time të thellë.
Unë ju bëj thirrje të gjithë juve që nuk më njihni Mua. Nuk kaasnjë nevojë që të keni frikë nga Unë. Gjithçka që ju duhet të bëni është të mëkërkoni Mua që t'ju marr dhe t'ju jap ngushëllim.
Më lejoni t’jua tregoj dashurinë Time. Flisni me Mua me fjalëttuaja të thjeshta. Asgjë nuk më trondit Mua.
M'i besoni Mua shqetësimet tuaja ndërsa Unë do t'jua lehtësojzemrën. Më lejoni Mua t'ju ndihmoj që të ndjeni paqen e vërtetë.
Me kërkoni Mua t'jua zgjidh shqetësimet tuaja. Unë do t'jutregoj të vërtetën dhe kështu shqetësimet tuaja nuk do të duken më aq tëkëqija.
Si do ta kuptoni se Unë po ju dëgjoj? Si do të jeni të sigurt seUnë do t'ju përgjigjem?
Thjesht uluni me qetësi dhe më kërkoni Mua t’ju ndihmoj me anëtë kësaj lutjeje për t'ju ndihmuar që ta hapni zemrën ndaj Meje dhe të kërkonindihmën Time.
Lutja e Kryqëzatës (50)
O Jezus i dashur,më ndihmo të njoh se Kush je Ti.
Më fal që nuk kamfolur me Ty më parë.
Më ndihmo të gjejpaqe në këtë jetë dhe të më tregohet e Vërteta e Jetës së Përjetshme.
Zbute zemrën time.Lehtësoji shqetësimet e mia. Më jep paqe.
Hape zemrën timetani, që Ti ta mbushësh shpirtin tim me Dashurinë Tënde.
Amen.
Shumë prej jush nuk do të vijnë tek Unë në këtë kohë. Por kjoështë e pritshme.
Në kohë vështirësie, rrëmuje dhe frike ju do të vini.
Unë qëndroj me ju çdo ditë edhe pse ju nuk e kuptoni këtë akoma.
Por shumë shpejt ju dotë më shihni Mua dhe do ta njihni të vërtetën e premtimit Tim për t'ju dhuruarjetën e përjetshme në Trup, Mendje dhe Shpirt.
Unë e pres thirrjen tuaj. Pastaj Unë do të mund t'ju marr, kurtë jetë koha e duhur, drejt portave të Epokës së Re të Paqes dhe Parajsës Simetë Re mbi tokë.
Miku juaj
Jezusi juaj i dashur