Jesus2Me top graphics
How I love you children and how you ease My suffering.

Ditëlindja ime është një Ditë Feste shumë e veçantë

e enjte, 4 gusht 2011 20:30

Nesër,fëmija im, është një Festë shumë e veçantë për mua, Nënën tuaj të dashur, sepseështë ditëlindja ime.

Zemraime është e rënduar me hidhërim për shkak të abuzimit, që Biri im i dashur povuan për mëkatet e njeriut. Unë buzëqesh tek shikoj fëmijët e mi të devotshëmqë bëjnë gjithçka të munden për të shpëtuar shpirtra, por lotët e mi akomavërshojnë sepse unë nuk mund të duroj ta shoh vuajtjen në botën tuaj.

Fëmijaim, mos e kthe shpinën për as edhe një moment kur shpërndan Mesazhet nga Biriim, Jezu Krishti dhe Hyji Më i Larti, sepse koha po mbaron. Përkushtoi sa mëshumë kohë të mundesh kësaj Pune. Vazhdo bija ime. Unë do të mbuloj me Mantelintim të Shenjtë gjatë gjithë kohës.

Nëna juaj e dashur

Mbretëresha e Qiellit


Koha e pritjes – tregoju të tjerëve që ta dinë se çfarë të presin

e enjte, 4 gusht 2011 21:40

BijaIme fort e dashur, bota çdo ditë bie në rrënim të mëtejshëm. Mes fëmijëve të Mika një përzierje shprese, shqetësimi, zemërimi dhe dëshpërimi për shkak tëluftës dhe mungesës së parasë për të ushqyer dhe veshur familjet tuaja ashtu siduhet. Por dëgjoni këtë. Nuk do t'ju duhet të përpiqeni për veten tuaj mëgjatë, sepse shumë shpejt tani, pas Paralajmërimit, do të ketë një ndjenjë mëpozitive të Dritës dhe Dashurisë në botë. Nuk është humbur gjithçka, bija Ime.

Lutuniqë ata që do të kthehen gjatë Paralajmërimit të qëndrojnë në udhën e sëVërtetës. Lutuni që dashuria për Mua dhe Atin Tim të Përjetshëm të bëhet më efortë midis atyre ndjekësve që tashmë e njohin të Vërtetën.

Përsa kohë që fëmijët e Mi e pranojnë Dhuratën e Paralajmërimit atëherë nuk kaasgjë për të pasur frikë.

Përata që nuk qëndrojnë në udhë dhe që kthehen në udhët mëkatare, ata kanë shumëpër të pasur frikë. Ati Im nuk do t'i lejojë ata t'i infektojnë të tjerëtpërmes mënyrave të tyre të mbrapshta dhe të liga. Ata do të ndalohen. Për fattë keq, shumë do të largohen nga e Vërteta dhe do të përpiqen që të vazhdojnëtë ushtrojnë pushtet dhe kontroll mbi fëmijët e Mi të tjerë.

Lutuniqë Ndëshkimi të zbutet. Lutjet tuaja do të ndihmojnë për të kthyer në besim dhepër të shmangur situata të tilla. Kjo tani është koha e pritjes, e lutjes, epërgatitjes dhe e të siguruarit, që sa më shumë njerëz të jetë e mundur ta dinëse çfarë të presin.

Ky muaj i Gushtit, “Muaji i Shpëtimit tëShpirtrave”, është kaq i rëndësishëm, fëmijë. Ju lutem këmbëngulni nëpërkushtimin tuaj këtë muaj, sepse shpirtrat që do të shpëtoni do të jenë meshumicë. 

Qielli gëzon për dashurinë dhe bujarinë e zemrës dhe tëshpirtit të të gjithë ndjekësve të Mi që e kanë marrë këtë angazhim, njëdhuratë e çmuar për Mua, që njerëzit të shpëtohen gjatë Paralajmërimit.

Shkotani, bija Ime, dhe përhape Fjalën Time. Shko tani në paqe dhe dashuri.

Shpëtimtari juaj idashur

Jezu Krishti


Kur ata qëllimisht iu dhanë ryshfet gënjeshtarëve për ta mohuar Ringjalljen Time, Farisenjtë ua mohuan brezave të Hebrenjve të drejtën ndaj të Vërtetës

e shtunë, 4 gusht 2012 10:35

Bija Ime fort e dashur, njerëzimi duhet ta kuptojë dobësinë enatyrës njerëzore përpara se ta besojnë me të vërtetë veten në krahët e Hyjit.

Për ata besimtarë midis jush, besimi dhe dashuria juaj për Mua,Shpëtimtarin tuaj, më sjell Mua gëzim të madh.

Por kur ju thoni se mëdoni Mua, kjo sjell me vete një përgjegjësi të madhe.

Kurrë mos e harroni dobësinë në natyrën tuaj, edhe pse kjo nukështë për fajin tuaj pasi keni lindur me mëkatin origjinal, sepse mund t'jubëjë që të mëkatoni atëherë kur ju më pak e prisni.

Kur shpirtrat e atyre që thonë se më duan Mua arrijnë një fazëku ata janë të konsumuar me dashuri për Mua, ky është edhe momenti kur ataduhet të jenë të kujdesshëm. Nganjëherë kjo i bën ata të ndjehen tëlartësuar në Sytë e Mi, që është e vërtetë sepse ashtu janë.

Por pastaj vjen tundimi për t'i parë të tjerët në një dritë mëpak se të këndshme.

Ata mund të tundohen, jo vetëm për të pasur dhembshuri për këtashpirtra të shkretë që janë në errësirë apo të paqartë, por edhe për t'ipërçmuar ata.

Nganjëherë besimi i tyre i fortë dhe njohuria eshkrimit të shenjtë iu jep atyre një ndjenjë të rreme sigurie.

Ata besojnë se dinë gjithçka në lidhje me mësimet e Kishës,Kishës Sime, Trupit Tim në tokë.

Kjo është çfarë iundodhi edhe Farisenjve.

Ata mendonin se diningjithçka rreth Ligjeve të Hyjit. Dashurisë së Hyjit.

Ajo që ata dështuan të kuptonin ishin profecitë, të parathëna aqqartë, rreth ardhjes së Mesia-s. Kjo do të thotë se ata e refuzuan Krishtin,Birin e Hyjit të Gjallë, kur Ai erdhi ashtu siç qe premtuar.

Mizoria që ata treguan ndaj Meje, Jezu Krishtit Birit tëNjeriut, ishte në kundërshtim të plotë me dashurinë që ata pohonin se kishinpër Hyjin.

Nëse ata me të vërtetë e donin Hyjin, ata kurrë nuk do ta kishintrajtuar ndonjë fëmijë të Hyjit ashtu si ata bënë.

Mendjet e tyre ishin tëmbyllura ndaj profecive të dhëna botës përmes profetëve, të cilat shpallnin tëVërtetën.

E Vërteta është se të gjitha profecitë do të përmbushen ashtu siështë premtuar nga Hyji.

Ata e refuzuan Mesia-n e premtuar për të siguruar shpëtimin eardhshëm për të gjithë njerëzimin.

Më tej, përmesgënjeshtrave të tyre, kur ata qëllimisht iu dhanë ryshfet gënjeshtarëve për tamohuar Ringjalljen Time, Farisenjtë ua mohuan brezave të Hebrenjve të drejtënndaj të Vërtetës.

Vdekja Ime në Kryq nuk ishte e mjaftueshme për ta. Ata donin tësiguronin që asnjë shenjtë të mos ekzistonte për Mua, Shpëtimtarin e botës, mëpas.

Pastaj ata u kthyen dhe i drejtuan fëmijët e Hyjit në njëbesim të rremë në të cilin e Vërteta u bë një gënjeshtër.

Mbajeni mend seprofecitë nga Hyji gjithmonë përmbushen.

Ardhja Ime e Dytë tani do të përmbushet. Këtë herë udhëheqësitnë Kishat e Krishtera do të më mohojnë Mua ashtu siç bënë Farisenjtë.

Ata do të më mundojnë Mua, profetët e Mi, njerëzit e Mi dheçdonjërin që guxon të përhapë të Vërtetën e Ardhjes Sime.

Mos më mohoni Mua këtë herë.

Hapini zemrat tuaja.

Më dëgjoni Mua me kujdes ndërsa Unë ju përgatis për kapitullinfinal në shpëtimin e botës.

Jezusi juaj



Profecitë e Mia, që zbulojnë ardhjen e antikrishtit, do të kuptohen së shpejti

e diel, 4 gusht 2013 23:16

Bija Ime e dashur, Profecitë e Mia, që zbulojnëardhjen e antikrishtit, do të kuptohen së shpejti.

Dita që të gjithë ju të pregatisni shtëpitëtuaja dhe rutinën e lutjeve është pranë dhe të gjithë që më ndjekin Mua duhet tëpranojnë të bëjnë sakrifica, për të më ndihmuar Mua të hap sytë e fëmijve tëZotit ngado ndaj kësaj ligësie, e cila do ta kthej botën përmbys.

Ashtu si çdo profet i vërtetë përbuzet dhetrajtohet si i mërzitshëm, ju, ndjekësit e Mi të dashur, do të shiheni si të mërzitshëmkur të zbuloni të Vërtetën. Prisni tallje, nënqeshje dhe përbuzje, ngado qëktheheni. Njerëzit që ju rrethojnë do t’ju ngacmojnë, kritikojnë dhe do tëgjejnë gabime, madje edhe kur ju nuk flisni me ata rreth Fjalës Sime.

Çdo ëngjëll i rënë dhe djall, që ka hyrë nëTokë në këtë kohë, përmes shpirtrave të dobët, do të tërhiqen menjëherë ndajjush, për t’ju dekurajuar ndaj kësaj Pune.

Pranojeni këtë trishtim në Emrin Tim, sepse kur jue bëni, ju i jepni Zotit lavdi të madhe dhe kjo është një nga dhuratat më të mëdhaqë ju mund të më jepni Mua. Pastaj Unë i përdor këto sprovat tuaja për tëmundur Satanin duke deklaruar shpirtrat, që mund të bëhen të tij.

Fare pak i kuptojnë Ligjet Hyjnore të Qiellit dherolin e Kryqit në jetën tuaj. Një ditë, të gjithë fëmijët e Zotit do ta kuptojnëpërse këto vepra mizore duhet të durohen, Vazhdoni me detyrën për të përhapur tëVërtetën, shpërfilleni urrejtjen që do të dëshmoni dhe mos pranoni udhëzime ngaata që më mohojnë Mua – asnjëherë.

Marshimi juajdrejt Parajsës së Re do të jetë i vështirë. Por vetëm me një ushtri të vogël,ju mund ta mundni egërsinë e ndëshkimeve, që do të dërgohen mbi botën ngaantikrishti.

Detyra juaj është që të paralajmëroni të tjerët mbi rreziqet e pranimittë ligjeve të Satanit si një zëvëndësim për Ligjet e Zotit.

Vetëm me Urdhërin e Atit Tim mundem Unë të marr meVete të gjithë ata emrat e të cilëve janë në Librin e të Gjallëve, por që do talidhin besën e tyre me profetin e rremë dhe, me një pranim të heshtur do të tërhiqenpas joshjes tunduese të antikrishtit.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share