Jesus2Me top graphics
I love you so much, My children, that when you turn your hearts towards Me, no matter how much isolation you feel, you will never be turned away.

Njerëzit nuk e dinë se çfarë është shpirti i tyre – përgjigja është e thjeshtë

e shtunë, 25 qershor 2011 1:30

Çfarë është shpirtijuaj?

Shumënjerëz nuk e dinë se çfarë është shpirti i tyre. Se si ndjehet, apo si tanjohin atë. A është mendja juaj, ndërgjegjja juaj? Përgjigjja është e thjeshtë. Shpirtijuaj jeni ju. Ai është kush ju jeni, ndërgjegjja juaj, besimet tuaja,të kuptuarit tuaj, nëse e përfaqëson të Vërtetën, për çfarë ajo është, apo tëvërtetën për atë që ju doni ta besoni se është. Ai nuk është një pjesë e ndarënga ju, fëmijë të dashur, diçka që i përket një bote tjetër. Ai është ipranishëm brenda çdo qenieje njerëzore.

Përshpirtin tuaj mund të kujdeseni duke ndjekur Mësimet e Mia. Ai mund tëneglizhohet përmes mëkatit, që është shumë i vështirë për t’u shmangur, por qëmund të plotësohet duke u rrëfyer apo duke shprehur pendesë dhe duke filluarpërsëri. Ose ai mund të shkatërrohet. Disa qëllimisht e shkatërrojnë shpirtin etyre duke mëkatuar, për kënaqësitë apo veset e kësaj bote, në dije të plotë përçfarë janë duke bërë. Të tjerët e mohojnë se e kanë një shpirt. Arrogancae tyre i bind se ata i dinë të gjitha. Se jeta fillon dhe mbaron në këtë Tokë.

Ascent of the Blessed (detail) - Hieronymus Bosch

Dhepastaj janë ata shpirtra të rinj që, edhe pse jo për fajin e tyre, qenë mësuarnga prindërit e tyre në kohë bollëku ku ata nuk kishin nevojë për asgjë nëkuptimin material. Besimi i tyre është i bazuar në fitiminmaterial. Duke u përpjekur për më shumë stimuj, ambiciet e tyrevazhdojnë të rriten derisa, eventualisht, nuk ka më asgjë tjetër për ta që tëmund të përpiqen deri kur vdekja të përballet me ta. Atëherë ata janë tëhumbur. Të habitur. Të hutuar. Me një ndjenjë të thellë, konsumuese tëbrendshme, ata e dinë se diçka është gabim. Shpirti po iu flet atyre, por atanuk dinë se si të përgjigjen. Këta janë ata të cilët ju duhet t’i shpëtoni.

Unëiu bëj thirrje të gjithë ndjekësve të Mi ngado që të më ndihmojnë Muat’i shpëtoj të gjithë fëmijët e Mi të gjorë. Unë e di se Jam duke kërkuarpër një vepër të jashtëzakonshme bamirësie nga ana juaj. Kjo është njëpërgjegjësi e madhështore. Por duke iu bindur Vullnetit Tim Më të Shenjtë ju dotë më ndihmoni Mua të shpëtoj shumicën e botës prej mbërthimit të Satanit dheterrorit që ai ushtron.

Shkonipërpara tani, ndjekësit e Mi, të gjithë ju dhe përhapeni Fjalën Time tek njëbotë e munduar, e keq-drejtuar dhe e zhgënjyer. Hiret e Mia do të hidhen mbisecilin prej jush, për edhe një kthim të vetëm në besim – një shpirt që mundt’i shpëtojë tmerrit të Ferrit.

Unëju dua të gjithëve. Unë ju përqafoj, ndjekësit e Mi, fëmijët e Mi të shtrenjtë,kudo. Sa shumë më sillni Mua ngushëllim të përditshëm. Sa shumë më lehtësoniMua. Tani sillmëni Mua më shumë shpirtra.

Shpenguesi juaj Hyjnor

Shpëtimtari i gjithë Njerëzimit, Jezu Krishti


Maria: Satani e humbet fuqinë e tij kur Rruzarja Ime recitohet

e shtunë, 25 qershor 2011 15:00

Fëmijaim, gjithmonë të jesh e përqendruar tek Biri im sepse Ai ka nevojë përvëmendjen tënde. Ti duhet ta vësh gjithë besimin tënd tek Ai dhe kurrë mos lejonjeri të t'i largojë sytë prej Tij.

Fatima, Portugal - John Paul II

Ai, bija ime, të ka zgjedhur ty sinjë nga lajmëtaret e rëndësishme për këto kohë me qëllim që shpirtrat e humburtë shpëtohen. Thuaju njerëzve që të lusin 


Mesazhi i parë nga Hyji Atë: Koha ka ardhur tani që Unë ta rivendos Mbretërinë Time të Lavdishme – Parajsa e Re mbi Tokë do të zgjasë 1,000 vjet

e shtunë, 25 qershor 2011 16:00

Shënimnga vizionarja: Pikërisht përpara se të merrja këtë Mesazh, unë sapo kishambaruar së recituari Mëshirën Hyjnore kur papritur Shpirti i Shenjtë më njoftoise do të merrja një Mesazh nga Hyji Atë. Unë po dridhesha nga emocionet. Pastajunë bëra pyetjen “Në Emër të kujt vjen?” Kjo ishte përgjigja:

Unëvij në Emër të Birit Tim të dashur, Jezu Krishtit, Shpëtimtarit tënjerëzimit. Unë Jam Hyji Atë dhe Unë Jam duke të folur ty përherë të parë. Bija Ime e zgjedhur, Unë të flas ty sot që të mund ta informojnjerëzimin për Dashurinë që Unë kam për të gjithë.

Shumënuk më njohin Mua. Ata mendojnë se po, por për miliona nga fëmijët e Mi UnëJam kryesisht një entitet pa fytyrë. Sa pak e njohin ata dëshirën Timepër t'iu lejuar atyre që të më lënë Mua t'i Dua ata në mënyrën që duhej tëishte.

EmriIm përdoret lirshëm në botë, 

nga shumë që nuk e pranojnë se ishte prej Dorës Simeqë bota dhe krijesat e saj u krijuan. Për ata që e pranojnë, ata janë tëpaqartë se Kush Unë Jam dhe janë disi të frikësuar nga Unë. Unë nuk Jam për t'upasur frikë sepse Dashuria Ime është e Pastër për të gjithë fëmijët e Mi. Kaqshumë Unë ju dua sa Unë bëra Sakrificën më të madhe nga tëgjitha për t'ju kthyer në Krahët e Mi dhe për t'ju dhënë mundësinë që tëshpëtoni nga mashtruesi. Unë dërgova Birin Tim të dashur, Jezu Krishtin, nëbotë me qëllim që ju të mund ta kuptonit të Vërtetën e Dashurisë. Kjo Dashuri,kur ju e pranoni atë, do t'ju shpëtojë të gjithëve.

ZemraIme thyhet nga mënyra se si kaq shumë prej jush nuk duan të kthehen tek Unë dhetë më tregojnë Mua dashurinë tuaj. Unë kam dëshirë që ju thjesht të kthehenidhe të më kërkoni Mua ndihmë. Nuk duhet të keni frikë nga DashuriaIme sepse është prej Dashurisë Sime që ju është dhënë fryma eparë. Unë e krijova secilin prej jush në Ngjashmërinë Time që të mundtë kisha një familje. Unë e krijova botën prej Dashurisë së Pastër qëju, fëmijët e Mi, të mund ta ndanit këtë Parajsë me Mua. Me kaq dashuri ukrijua kjo saqë çdo hollësi e vetme u ndërtua me kaq kujdes. Kaq i lumtur ishaUnë kur Parajsa mbi Tokë u krijua sa engjëjt gëzonin dhe Qielli undriçua me flakët e dashurisë, saqë asnjë qenie njerëzore nuk mund ta imagjinontendonjëherë. Dhe më pas ajo u shkatërrua nga mëkati, i shkaktuar prej gjarprit.

Fëmijëte Mi, më lejoni Mua t’jua shpjegoj. Koha ka ardhur që Unë ta rivendosParajsën të cilën Unë e krijova me dashuri që ne, përsëri, të mund tëbëhemi një familje.

Njëfamilje që do të bëhet e ngushtë prej lidhjeve të fuqishme të dashurisë që dota bashkojnë atë.

KjoParajsë e Re mbi Tokë tani është duke u planifikuar për të gjithë fëmijët eMi. 

Ajodo të zgjasë 1,000 vjet mbi Tokë

dhe askush nuk duhet përjashtuar, sepse kjo do tacopëtonte Zemrën Time. Biri Im i dashur, Jezu Krishti dhe Shpirti i Shenjtë popërpiqen fort për t'ju kthyer në përqafimin Tim të dashur që Parajsa, e krijuarnë fillim, të mund të shfaqet edhe një herë si Dhurata më e madhe nga të gjithapër t’i gëzuar fëmijët e Mi.

KjoParajsë do të jetë një vend i dashurisë, bukurisë, lavdisë dhe do të jetështëpi për të gjithë ata që janë të pastër në zemër dhe shpirt. Ajo është përçdo shpirt të vetëm mbi Tokë dhe është qëllimi që përmbahet brenda çdo shpirtitë vetëm mbi Tokë, përfshirë ata që nuk e kuptojnë këtë.

BiriIm i flet botës dhe përgatitet për ta treguar Mëshirën e Tij të madhe gjatëParalajmërimit, për t'iu dhënë të gjithë mëkatarëve një mundësi për ta shijuarParajsën e Re mbi Tokë.

Juduhet ta dëgjoni Zërin Tim. Unë ju bëj thirrje të gjithëve që të kushtonivëmendje. Kthehuni tek Unë. Pranojeni që Unë Ekzistoj, që Unë Jam Burimi igjithë jetës, i gjithë Krijimit, i gjithë lavdisë. Kur ju ta pranoni, ju do tëjeni të mirëpritur në Parajsën Time mbi Tokë e cila ju ofron gjithçka që jumund të keni ëndërruar ndonjëherë. Dëgjojeni Birin Tim dhe Mesazhin që Ai i jepbotës për t'ju kthyer të gjithë ju. Për ata që nuk do të dëgjojnë edhe atëherë,apo që do të vazhdojnë në udhën e keqe të mëkatit, asnjë Mëshirë nuk dotë tregohet.

UnëJam Hyji i gjithë Krijimit. Unë Jam Hyji i Dashurisë, i Dhembshurisë. Unë Jamgjithashtu Hyji i Drejtësisë. Dora Ime do të bjerë mbi njerëzimin, që përmesbesnikërisë djallëzore ndaj të ligut, refuzon të ndjekë udhën e Dashurisë dhetë së Vërtetës.

Sepsekoha ka ardhur tani që Unë ta rivendos Mbretërinë Time të Lavdishme, të cilënasnjë njeri, përmes mëkatit, nuk do ta ndalojë. Po ta provonin ata do të ishintë humbur përgjithmonë.

UnëJam Hyji juaj, Krijuesi juaj. Dashuria Ime kurrë nuk vdes. Ajo është e ndezurdhe e mbushur me butësi të thellë për ju për t'u kthyer tek Unë, tektrashëgimia që Unë me kaq dashuri e krijova. Për shkak të mëkatit shumë ngafëmijët e Mi do të duhet ta humbasin të drejtën e tyre ndaj kësaj trashëgimiedhe të largohen për të lejuar që ata, të cilët me të vërtetë më duan Mua, tëhyjnë pa pengesë tek portat.

Julutem, fëmijë, mos e shpërfillni Thirrjen Time ndaj njerëzimit. PranojeniMëshirën që tani po ju ofrohet nga Biri Im i dashur.

Pranojeniatë me krahë hapur.

Hyji Atë

Krijuesi dhe Bërësi i të Gjitha Gjërave


Unë i njoh të Mitë dhe ata më njohin Mua

e hënë, 25 qershor 2012 11:50

BijaIme fort e dashur ti kurrë nuk duhet ta harrosh madhështinë e këtij misioni.

Shumëherë do të tërhiqesh drejt kurtheve të ngritura nga mashtruesi për të tëpenguar. 

Mizorisht,ai dhe të gjithë ata që me lehtësi udhëhiqen prej tij do të bëjnë gjithçka tëmunden për ta diskretituar Fjalën Time të dhënë ty.

Tiduhet të ngrihesh dhe t'i shpërfillësh këto akuza.

Meqenëseti e ke dorëzuar vullnetin tënd të lirë, gjithçka që ka rëndësi tani ështëbindja jote e plotë ndaj Meje.

Më lejoMua, me Urtësinë Time Hyjnore, që ta shtroj përpara teje udhën Time të përkryerdrejt Parajsës në Tokë.

Ndjekësite Mi, gjithashtu, duhet t'i kushtojnë vëmendje paralajmërimit Tim. Ju do të sulmoheniashpër, secili dhe çdonjëri prej jush, për shpalljen e Fjalës Sime. 

Kyështë një mision si asnjë tjetër.

Ju,ushtria ime, do të udhëhiqni grigjën e Kishës Sime të Mbetur drejt portave tëParajsës. 

Kjodo t'ju shkaktojë shumë persekutim personal dhe nuk do të jetë njëudhëtim i lehtë.

Juduhet të bashkoheni së bashku dhe t'i jepni forcë njëri-tjetrit sepse tëbashkuar në numër, ju do të gjeni ngushëllim tek njëri-tjetri.

Në tëgjithë skajet e tokës ushtria Ime mblidhet tani. 

Tëgjithë vizionarët të cilëve iu komunikohet e Vërteta Hyjnore përmes Nënës Sime,do të ndezin flakën e Shpirtit të Shenjtë së bashku me profetët e Mi, me qëllimqë ushtria e mbetur të jetë e përgatitur siç duhet për betejën përpara. 

Kurrëmos e dyshoni Dashurinë Time. Mbajeni mend se vetëm ata që më ndjekin Mua, mundtë hyjnë në Parajsën e Re.

Përata që vijnë tek ju dhe ju mundojnë, kujtohuni se detyra juaj është që t'ifalni ata dhe të luteni për shpirtrat e tyre.

Tregonidashuri ndaj atyre që ju mundojnë në Emrin Tim. Në këtë mënyrë ju mund tamposhtni Satanin dhe ai e humbet fuqinë mbi ju.

Unë dot'ju udhëzoj në çdo hap të udhëtimit tuaj.

Unë ecime ju gjithmonë.

Unë injoh të Mitë dhe ata më njohin Mua.

Jezusi juaj


Mos i shkëpusni lidhjet me ata që ju urrejnë për shkakun Tim

e mërkurë, 25 qershor 2014 23:37

Bija Ime e dashur, nuk është aspak nevoja për njerëzit t’indalojnë gjithë aktivitetet e tyre ditore normale kur ata premtojnë besnikërindaj Meje. Unë nuk Jam një Zot që ju urdhëroj të bini tek Këmbët e Mia, nëdëm të përgjegjësive tuaja ditore. Unë nuk krekosem; të qëndroj me madhështi,me një qëndrim krenar, për të sunduar rracën njerëzore, as dhe nuk komandoj çdolëvizje tuajën apo të përpiqem t’ju shtyj të më serviloseni Mua. Unë nuk jam itillë, sepse Unë vij si një shërbëtor i përulur për ta çliruar njeriun ngaprangat e djallit.

Breton Brother and Sister (Detail)
William Adolphe Bouguereau 1871

Unë erdha për t’ju shpëtuar dhe Unë vij përsëri për të kompletuar PlaninTim të Shpëtimit. Unë Jam këtu për t’ju shërbyer. Unë vij për t’ju tërhequr tekUnë dhe ndërsa Unë kënaqem në dashurinë tuaj për Mua dhe në kohën që ju më përkushtoniMua, qëllimi Im është që ta bëj këtë në një mënyrë që nuk ju shkakton ju shqetësimtë panevojshëm. Ndërsa Unë e mirëpres kohën që ju më jepni Mua dhe lutjete qëju ofroni, ju prapë duhet ta jetoni jetën juaj me qëllim që të ushqeni dhe tëmbathni veten dhe familjen tuaj. Gjithçka që Unë kërkoj është që ju ta jetonijetën ashtu si është e nevojshme me qëllim që të më shërbeni Mua. Dhe ndërsalidhja juaj me Mua thellohet, ju do të ndjeni një dëshirë shtytëse për të folurme Mua përmes mendimeve dhe fjalëve tuaja.

Unë kërkoj që ju t’i trajtoni të tjerët me respektin që më tregoni Mua.Mos argumentoni apo të nevrikoseni me të tjerët për Mua. Megjithatë, kurrëmos i justifikoni veprimet apo fjalët e atyre që më fyejnë Mua – thjesht lutunipër ata. Ndërsa dashuria juaj për Mua rritet, lidhja juaj me Mua do të bëhet mëintime. Kur kjo të ndodhi, ajo do të jetë koha kur ju do të tërhiqni mbi vetentuaj zemërimin e atyre besimi i të cilëve është i dobët. Priteni këtë tëndodhi dhe mos u alarmoni apo të shqetësoheni, sepse kur jeni të bashkuar meMua, atëherë ju do të urreheni për këtë. Kini durim me këta njerëz. Të jenitë dashur. Të jeni të sjellshëm. Mos u mundoni të argumentoni, sepse asgjëqë ju thoni nuk do të sjelli ndonjë ndryshim. Përkundrazi, tregojuni atyrekuptimin e Krishtërimit duke ju përgjigjur urrejtjes me dashuri.

Mos i shkëpusni lidhjet me ata që ju urrejnë për shkakun Tim. Përkundrazi,ju lutem të luteni për ata. Ju duhet të përpiqeni të ruani një balancë nëjetën tuaj kur ju jeni të bashkuar me Mua. Ndërsa Unë e dëshiroj shoqërinëtuaj, Unë gjithashtu dëshiroj që ju t’i doni ata që kanë nevojë për Mua, por qënuk mund të më shikojnë Mua; të cilët nuk mund ta gjejnë në zemrat e tyre të mëpranojnë Mua apo që nuk kanë asnjë koncept se çfarë do të thotë Jeta e Përjetshme.  Detyra juaj është ndaj Meje dhe Dëshira Ime ështëqë ju ta përdorni kohën tuaj me mënçuri për t’i dashur këta shpirtra. Përmesfjalëve, punëve, veprave dhe lutjeve tuaja, ju mund dhe do të m’i sillni Mua këtashpirtra.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share