Jesus2Me top graphics
I Am Patient. I Am Love. I Am your Salvation. I Am waiting. Please come to Me soon, for I love you with an unfathomable passion. I will not rest until I have saved all of you.

Shumë nga Misteret e Mbretërisë Sime janë të panjohura për njeriun

e diel, 27 prill 2014 18:00

Bija Ime e dashur, Plani Im për të shpëtuar mbarë botën dhe për tësjellë çdo njërin nga ju në Strehën e Zemrës Sime ka përfunduar dhe të gjithapjesët janë vendosur në vëndin e duhur, me qëllim që përsosmëria e PremtimitTim të sjelli fryte.

Ka shumë Mistere të shoqëruara me Hyjninë Time, që njeriu, pavarësisht sesa i ditur është në çështjet shpirtërore, kurrë nuk mund t’i kuptoj me të vërtetë.Shumë nga Misteret e Mbretërisë Sime janë të panjohura për njeriun dhe Ati Im izbuloi njerëzimit vetëm aq sa Ai dëshironte. Njeriut ju dha njohuria dhe e Vërteta,që ata të mund ta adhuronin Zotin dhe t’i shërbenin Atij, sa mirë të mundeshin.Njeriu u informua nga profetët, se si duhej t’i përmbahej 10 Urdhërimeve, për tësiguruar që ai nuk do të binte në gabim. Më pas për të vërtetuar Dashurinë eTij për botën, Ai u bë njeri dhe përmes Meje, Birit të Tij të vetëm, JezuKrishtit, i tregoi njeriut pikërisht se çfarë krijon e mira dhe çfarë përbën eliga. Unë e zbulova të Vërtetën, edhe pse vetëm një copë të asaj që dëshironteAti Im, për nevojat e njeriut. Por njeriu ishte kaq krenar, arrogant dheambicjoz, sa nuk donte t’ja dinte për të Vërtetën, sepse ajo nuk i përshtatejatij.

Farizenjtë i mbyllën sytë, panë nga ana tjetër dhe më deklaruan Mua tëisha një njeri, I Cili e kishte humbur mëndjen dhe fliste përçart. Ata nuk ekishin aftësinë të dëgjonin të Vërtetën, edhe pse Mësimet e Mia thjeshtë përsërisninFjalët, Mësimet dhe Urdhërimet e përmbajtura në Librin e Atit Tim.  Nëpër udhën e ngushtë ata ecën, duke parë asmajtas dhe as djathtas, ndërsa ndiqnin versionin e tyre në shërbim të Zotit.Ata e bënin këtë me një pamje të jashtme prej besimtari, duke e shpërfillur tëdobëtin, të varfërin dhe të paditurin, ndërsa ata e adhuronin Zotin. Ata mëdëbuan Mua dhe homologët e tyre sot do ta bëjnë këtë, përsëri, ndërsa vazhdojnëme doktinën e tyre të rreme në vitet që vijojnë.

Prandaj ju tani e shikoni, për gjithçka që njeriu pohon se di, ai në të vërtetëdi fare pak rreth Udhës së Zotit. Ajo, që ju dha atij u pranua, por vetëm pjesëtë së Vërtetës që i përshtaten atij. Për shëmbull, Unë gjithmonë i kam udhëzuarfëmijët e Zotit ta duan njëri tjetrin, por ata dështojnë ta bëjnë këtë. Sashumë nga ju shtrihen para Meje dhe më mbulojnë Mua me adhurime në mirënjohjedhe pastaj fyejnë vëllezërit dhe motrat tuaja? Disa nga ju shkojnë deri aty samë tregojnë Mua se sa njerëz të liq ata janë, në vënd që të tregojnë dashuridhe falje.

Njeriu gjithmonë dotë jetë i dobët, sepse është e pamundur për njeriun të jetë i përsosur. Por përsei pranoni Mësimet e Mia nga njëra anë dhe pastaj i mohoni ato nga ana tjetër? Kurrë mos u dorëzoni ndaj tundimit për tëndëshkuar një tjetër në Emrin Tim, sepse ju nuk e keni autoritetin ta bëni këtë.Kurrë mos e lartësoni veten para Meje, kur ju e fyeni apo e poshtëroni një tjetërqënie njerëzore, në të njëjtën kohë. Kjo është fyese për Mua. Për tëpranuar të Vërtetën, ju duhet të jeni pa ligësi, krenari, vetë-pëlqim apo egoizëm.Ju duhet ta hiqni petkun tuaj të arrogancës, sepse ai është një tipar i djallitdhe Unë e shoh atë të neveritshme.

Ju lutem t’ikujtoni Mësimet e Mia dhe ta jetoni jetën sipas asaj që Unë ju tregova. Kur t’igjeni zemrat tuaja të trazuara, të mbushura me ankth apo urrejtje, ju gjithmonëduhet të kërkoni ndihmën Time. Sepse nëse nuk e kërkoni, atëherë ndjenja juaj edëshpërimit dhe e urrejtjes do t’ju pushtoj. Ju duhet ta pranoni faktin që jugjithmonë do bini në mëkat, por gjithashtu dijeni se ju duhet të tregoni pendesëtë vërtetë, para se të ndjeni ndonjë lloj paqeje apo qetësie në shpirtin tuaj.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht: 


Nëna e Shpëtimit: Ditët që çojnë në ardhjen e antikrishtit do të jenë ditë të festimeve të mëdha

e diel, 27 prill 2014 23:20

Fëmijët e mi tëdashur, pranojeni Dritën e Zotit të bjermbi ju, ndërsa planet për të pregatitur botën për Ardhjen e Dytë të Birit tim,Jezu Krishtit, të kenë përfunduar. Të gjitha gjërat tani do të jenë sipasVullnetit të Shenjtë të Zotit dhe unë kërkoj që ju ta përdorni lutjen si mburojëntuaj më të madhe, ndërsa beteja për fëmijët e Zotit do të intensifikohet. Ndryshenga luftrat e mëparshme, beteja për shpirtrat do të jetë shumë e ngatërruar,sepse armiku do të merret si mik, ndërsa Kisha e vërtetë e Krishtit do tëdeklarohet të jetë armiku.

Sa të fortë do t’ju duhet të jeni, nëse ju do të bëheni një ushtar i vërtetëKristjan. Ju kurrë nuk duhet të përuleni ndaj presionit për të shprehurblasfemitë, në të cilat do t’ju kërkohet të merrni pjesë, në publik dhe paraaltarëve të Birit tim. Kur të shikoni njerëz të lartësohen në pozita me fuqi, nëTempujt e Birit tim, dhe që ju kërkojnë t’u përuleni me nderim para tyre, por qënuk gjendet asnjë shenjë e Kryqit, atëherë mbathjani, sepse do të çoheni nëgabim. Ju do ta dini se koha që antikrishti të hyj në Kishën e Birit tim kaardhur, kur tabernakullat janë ndryshuar dhe, në shumë raste, të zëvendësuarame llojin prej druri.

Fëmijë, ju lutem tëjeni të vetëdijshëm se shumë nga ju do t’i kthejnë shpinën të Vërtetës, sepseju do ta keni pothuajse të pamundur ta pranoni të Vërtetën. Ditët që çojnë nëardhjen e antikrishtit do të jenë ditë të festimeve të mëdha, në shumë kisha, tëgjitha besimeve Kristjane dhe të tjera. Tëgjitha rregullat do të kenë ndryshuar; Liturgjia do të jetë rikrijuar;Sakramentet do të jenë përpunuar; deri kur përfundimisht, Mesha nuk do tëfestohet më sipas Doktrinës së Shenjtë. Atëherë dhe në ditën kurantikrishti të ulet me krenari në fronit e tij, Prania e Birit tim nuk do tëjetë më. Që nga ajo ditë, do të jetë e vështirë për ata që e duan Birin tim tëqëndrojnë besnikë ndaj Tij, ashtu si duhet, sepse çdo ligësi do të tregohetpara jush. Kur mjaft çmënduri t’ju rrethoj dhe kur të kthehet në fyerje dyshimiqë ju keni për hierarkinë e re, ju do të tundoheni të hiqni dorë dhe ta pranonifenë e një bote, nga frika se mos humbisni miqtë dhe familjen.

Ushtria e Zotit – Ushtria e Mbetur – do të rritet dhedo të përhapet dhe Fushata e Lutjeve do t’ju japi forcë të madhe të gjithëve.

Biri im do të ndërhyj dhe do t’ju kaloj përmessfidave, që do të dalin përpara dhe ju do ta dini se do të jetë Fuqia e Tij qëdo t’ju japi guximin dhe këmbnguljen. Sepse vetëm më të fortët mes jush do të qëndrojnëbesnikë ndaj Fjalës së Shenjtë të Zotit, por edhe nëse Ushtria e Mbetur është veçse një një pjesë e vogël nëkrahasim me ushtrinë e bishës, Zoti do ta mbushi atë me fuqinë e luanit. Aido të forcoj të dobëtin dhe do t’ju japi atyre Hire të mëdha. Ai do ta dobësojfuqinë e atyre që do t’i përkushtohen antikrishtit. Të gjitha këto ngjarje do tëduken të frikshme, por, në të vërtetë, këto ngjarje do të duken tek shumë si njëepokë e re e bashkimit dhe e paqes në botë. Njerëzit do ta aprovojnë kishën ere për një botë dhe do të thonë: “çfarë mbrekullie e madhe është krijuar ngaZoti.” Ata do të kenë admirim të madh për njerëzit, si nga brënda kishës dhenga jashtë saj, që e kanë sjellë këtë bashkim të tillë. Lavdërime dhe nderime tëmëdha do të hidhen me bollëk mbi këta njerëz dhe më pas ata do të salutohen me himne të larta, si dhe me një shenjë të veçantëvlerësimi, në çdo mbledhje publike.

Do të ketë dëfrime,festime dhe ceremoni nderi, ku heretikët do të nderohen me tituj të lartë. Judo të shikoni pasuri të mëdha, bashkim mes besimeve të ndryshme dhe njerëzit enderuar do të trajtohen si shenjtorë të gjallë – të gjithë përveç njërit. Atijqë unë i referohem është antikrishti dhe ata do të besojnë se ai është JezuKrishti.

Nëna juaj e dashur

Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share