Jesus2Me top graphics
I love you all. Always keep My Love locked within your hearts and I will always protect you from evil.

Kryengritjet Arabe do të ndezin trazira globale – Italia do të nxisë reperkusionet

e martë, 26 prill 2011 20:10

BijaIme fort e dashur, Lotët që Unë derdh për të gjithë fëmijët e Mi të dashur, tëtorturuar nëpër botë, të cilët janë viktimat e dhunës dhe abuzimit, janë pambarim. Fëmijët e Mi të shtrenjtë, të gjorë po vuajnë ngado, në mbarë botën dhesidomos në botën Arabe. Çfarë agonie Unë pësoj për vuajtjet e tyre, për këtashpirtra të gjorë, të pambrojtur. Të lutem, lutu për ata, bija Ime, duke i ofruarvuajtjet e tua për ta.

Mizoritëqë po kryhen në botën Arabe, për fat të keq, do të vazhdojnë, ndërsa më shumëkombe Arabe do të ngatërrohen në një varg konfliktesh. Koha për vrasjen e parëpër të cilën të fola në Shkurt do të ndodhë së shpejti. Kryengritja e BotësArabe do të ndezë trazira në mënyrë indirekte në çdo cep të botës.

Italiado të shërbejë si instrument në reperkusionet që do të nxisin përfshirjen efuqive globale në një luftë – të gjitha këto ngjarje janë të pashmangshme, porlutja mund të lehtësojë vuajtjen. Lutu, bija Ime, që njerëzit të kthehen tekUnë dhe të më kërkojnë Mua ndihmë dhe udhëzim përmes këtyre kohëve tëtrazirave.

Unënuk dua t’i shoh fëmijët e Mi të vuajnë. Por ata do të vuajnë, deri kur eVërteta të zbulohet gjatë Paralajmërimit. Lutuni tani për ata diktatorë tëgënjyer që vrasin shpirtra të pafajshëm.

Unëiu bëj thirrje shërbëtorëve të Mi të shenjtë në mbarë botën që të pranojnë seprofecitë e parashikuara në Librin e Zbulesës tani po shpalosen. Përhapeni tëVërtetën e Mësimeve të Mia dhe e shpëtojeni grigjën tuaj përpara se kohës t’ivijë fundi.

Shkonitani. Bëni detyrën tuaj ndaj Meje. Unë iu bëj thirrje atyre prej jush që i kanëndryshuar Mësimet e Mia që të ndalojnë tani. Shikoni në zemrat tuaja dhetregojani popullit Tim të Vërtetën se ata nuk mund, dhe nuk do të shpëtojnënëse nuk kërkojnë falje për mëkatet e tyre.

Ataduhet ta përulin veten e tyre në Sytë e Mi dhe të më kërkojnë Mua t’iu dhurojatyre Dhuratën e Shpengimit.

Ju,shërbëtorët e Mi të shenjtë, duhet të luani tani rolin për të cilin ishitzgjedhur. Jini të guximshëm. Predikoni të Vërtetën.

Shpëtimtari juaj idashur

Jezu Krishti


Ata që janë besnikë ndaj Meje do të merren, sa hap e mbyll sytë, pa vuajtur brenda Qiellit dhe Tokës së Re

e enjte, 26 prill 2012 20:30

Bija Ime fort e dashur, përsëri, Unë duhet t'iu them të gjithëfëmijëve të Hyjit që të mos ndjehen të shqetësuar apo të frikësuar për ngjarjetqë do të vijnë.

Gjithë njerëzimi do ta dëshmojë Mëshirën Time shpejt dhe kaqshumë njerëz, edhe pse me keqardhje për mëkatet e tyre, nuk do të kenë frikëprej Meje.

Përkundrazi shpirtrat e tyre do të mbushen me Dashurinë TimeHyjnore. Drita Ime do të ndriçojë përmes trupave të tyre dhe ata do të gëzojnë.

Koha për Epokën e Re të Paqes sjell kënaqësi dhe gëzim të pamasëpër ata që e pranojnë Dorën Time të Mëshirës.

Çdo mëkatar i vetëm është i ftuar për ta jetuar jetën epërjetshme dhe nuk duhet të largohet ngaqë është i paqartë.

Periudha Ime e Paqes dotë jetë një tokë e re ku 12 kombe do të sundojnë nën Drejtimin Tim.

Ju do të jetoni në paqe,dashuri dhe harmoni. Natyra rrethuese që ju shikoni sot mbi tokë do të bëhet epapërfillshme kur të krahasohet me botën që qëndron përpara.

Për ata që janë të shqetësuar apo të frikësuar për familjet apotë dashurit e tyre – sillini ata me ju drejt Parajsës Sime të mrekullueshme tëRe.

Lutuni për ta dhe Unë do t'iu jap atyre hire të veçanta, që tëmund të marrin dhuratën e njohjes së dashurisë Sime.

Kjo është dëshira më e madhe e Atit Tim; të shikojë që tëmrekulluarit, gëzimi dhe dashuria të shkëlqejnë përmes secilit prej fëmijëve tëTij të çmuar, kur Ai ta zbulojë Parajsën e Re.

Ju do të bashkoheni metë dashurit tuaj që kanë vdekur në hirin e Zotit dhe që do të ringjallen sëvdekuri.

Përse nuk do ta besonit një dhuratë të tillë? Kur ju të kenibesim në premtimin Tim se do të vij përsëri, atëherë do të ndjeni paqe.

Gjithçka që kërkoj ështëqë ju të përgatiteni përmes lutjes. Kur ju luteni për hire dhe për të tjerët,gjithçka do të bëhet mirë.

Mëshira Ime është kaq e madhe saqë fare pak njerëz do tëdështojnë për ta njohur Premtimin Tim Hyjnor për t'i mbledhur të gjithë fëmijëte Hyjit dhe për t'i sjellë ata në shtëpi dhe larg nga mbërthimi mevese nga Satani dhe engjëjt e tij demonë.

E vërteta e MbretërisëSime do të shikohet madje edhe nga ateistët, të cilët do të tronditen.Sidoqoftë, mosbesimi i tyre në të shumtën e rasteve do të shndërrohet nëdashuri të përulur dhe pranim.

Ndërkohë që shumë kohë të vështira qëndrojnë përpara, asnjëranga ato nuk do të jetë aq e vështirë sa ju të mos e kapërceni, përmes dashurisëdhe përkushtimit tuaj ndaj Meje, Jezusit tuaj.

Ju lutem moslejoni që frika t'ju pengojë ta pranoni, me gëzim, dhuratën e Parajsës Sime tëRe.

Ata që janë besnikë ndaj Meje do të merren, sa hap e mbyll sytë,pa vuajtje brenda Qiellit dhe Tokës së Re.

Ajo që duhet t'ju shqetësojë janë ata mëkatarë të ngurtësuar qënuk do të më kërkojnë Mua t'i fal, që do ta refuzojnë Dorën Time dhe që,përkundrazi, do të qëndrojnë në rrugët e tyre të liga.

Ata kanë nevojë për lutjet tuaja.

Lutuni fort për shpëtimin e shpirtrave të tyre.

Jezusi juaj i dashur


Antikrishti do të jetë nga lindja, jo nga perëndimi

e premte, 26 prill 2013 12:30

Bija Ime e dashur, bota po pregatitet për futjen eantikrishtit. Ai është pregatitur nga një numër forcash politike të fuqishme përtë bërë futjen e tij madhështore.

Antikrishti do të jetë nga lindja, jo nga perëndimi, por dotë p

ëlqehet

, nderohet dhe vlerësohet nga tëdy dhe në çdo cep të tokës. Kjo do të filloj si më poshtë.

Antikrishtishpejt do të shkaktoj, me ndihmën e armiqve të Zotit, një luftë mes dy shtetevetë udhëhequra nga dy lidera kokfortë dhe të fuqishëm.

Këto luftrado të shtohen dhe pastaj do të përhapen në vënde të tjera. Kur kërcënimi të bëhetaq serioz sa të filloj të ndikoj shtetet e fuqishme, atëherë negociatat e paqesdo të fillojnë.

Papritur, dotë futet bisha. Dhe me një aftësi që do të lërë përshtypje në botë, ai do tësjelli fundin e luftrave.

Ai do të ketë një zë të fuqishëm. Ai dotë jetë tepër inteligjent dhe do të krijoj një imazh tërheqës të jashtëzakonshëm.Paraqitja e tij e pamshme, tërheqja dhe sensi i humorit, do të jenë si njëmagnet hipnotizues i fuqishëm. Ai do të marri lavdërime të mëdha nga liderat emirënjohur të botës dhe media, dhe ai do të bëhet një njeri i famshëm. Sjella etij do të tërheqi lidera biznesi, të cilët do ta shikojnë atë si instrument nëkrijimin e pasurisë, ndërsa ekonomia të filloj të rritet.

Kaq i veçantëdo të shfaqet antikrtishti, sa shtetet do të bërtasin ndaj njëra tjetrës për tainkurajuar atë të vizitoj vëndet e tyre.

Ai do të pëlqehet dhe do tëkopjoj deri në detajet e fundit, çdo moment të Misionit Tim, kur Unë erdha nëtokë. Duke predikuar mbi rëndësinë e dashurisë, paqes dhe rëndësinë e bashkimitmes kombeve, ai do të shihet të kryej mbrekulli të mëdha, kudo që shkon. Ky nukështë një njeri si të tjerët. Ky nuk është një njeri si kokat e tjera tërheqëse.Ylli i tij do të shkëlqej dhe ndriçoj, si askush tjetër para tij. Ai do tëshihet si një kokë e fesë humanitare për një botë. I ashtu-quajturi sukses i këtijturpi do t’i bashkangjitet atij. Gjithsecili do të bier në këmbët e tij.Imazhet e fytyrës së tij do të jenë ngado. Ai do të shihet me kokat e shumëbesimeve fetare. Shpejt do të thuhet se njerëzit do të shërohen spontanisht nëpraninë e tij. Përmes fuqisë së Satanit, ai do të jetë i aftë të kryej vepra, qëdo të trondisin shumë dhe që do të besohen se janë mbrekulli.

Në atë kohë, tek të paditurit, ai do të shihet si Mesia. Ai pastajdo të hedhë fjalë se është dërguar nga Zoti për të shpëtuar botën. Shumë, përfshiata në botë që nuk e pranojnë Egzistencën Time, do të binden se ky njeri ështëBiri i njeriut, Jezu Krishti. Ata që e nderojnë, i binden çfarë ai ju kërkon,dhe që e adhurojnë atë, do të infektohen me djajë të tillë sa shpirtrat e tyredo të zhyten në një boshllëk, nga e cila do ta kenë të pamundur të shpëtojnë.

Ata që enjohin të Vërtetën e Mësimeve të Mia do ta njohin mashtruesin, që ështëvendosur para rracës njerëzore dhe ata do ta durojnë këtë turp.

Ata që thonëse e njohin Zotin, dhe janë Kristjanë të devotshëm, do të dështojnë të kuptojnëPremtimin Tim për t’u kthyer. Kur Unë të vij përsëri, do të jetë për tëgjykuar. Unë kurrë nuk do të eci në tokë herën e dytë. Për gjithë njohurinë etyre ndaj Mësimeve të Mia, ata nuk e kuptojnë atë që Unë ju them. Unë tani po ikujtoj ata. Unë nuk do të vij me trup. Çdo njeri që thotë se ai jam Unë, ështënjë gënjeshtar.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Hyji Atë: Është më mirë që ju të duroni këtë dhimbje shpirtërore tani, se në flakët e përjetshme

e shtunë, 26 prill 2014 13:42

Bija Ime më edashur, forcat e liga po forcohen dita ditës, ndërsa ora e Mëshirës së Madhe tëBirit Tim do të bjer pa paralajmërim.

Ata njerëz, mes jush, që nuk e pranojnë Birin Tim, dotë mbështillen në çdo Rreze të Mëshirës së Tij, kaq papritur, sa pak nga ju dota kuptojnë se çfarë është hedhur mbi ju, e tillë do të jetë Forca e Pranisë sëTij Hyjnore.

Ata prej jush, me urrejtjenë zemrat tuaja, do të ndjejnë dhimbje të madhe dhe ankth. Ju do ta përjetoni,mbi trefish, të njëjtën dhimbje që ju shkaktoni mbi fëmijët e Mi, sepse të jenitë bindur, Paralajmërimi është një formë Gjykimi. Ju do të dëshmoni dhimbjen dhe vuajtjen intensive, që do të duroni, potë hidheshit në zjarret e Ferrit. Shumë nga ju do t’ju duket Paralajmërimitë jetë jashtëzakonisht i dhimbshëm. Por, ju duhet ta mirëprisni Dhuratën Time,sepse është më mirë që ta duroni këtë dhimbje shpirtërore tani, se në flakët epërjetshme.

Unë përpiqem t’ju pregatis, përmes Misionit Tim të Bekuar, me qëllim që tëmos humbas asnjë shpirt. Misioni Im i fundit në Tokë – ku Unë e dhashëautoritetin, në formën e Trinisë më të Shenjtë dhe më të Bekuar – do të kundërshtohetashpër, ndërsa ai vazhdon në udhëtimin e vet për të shpëtuar shpirtra, përparaDitës së Madhe. Asnjë mision tjetër, që nga Kryqëzimi i Birit Tim, nuk do tëurrehet aq shumë sa ky. Mjerë ata prej jush që më kundërshtojnë Mua, Atintuaj të Përjetshëm, sepse nëse ju pështyni në Fytyrën Time, me një gjuhë të fëlliqur,Unë do t’ju ndëshkoj.

Unë nuk do tëlejoj, për kohë të gjatë, urrejtjen dhe blasfemitë, që ju mëkatarët e gënjyer ihidhni tek Unë. Kur ju përpiqeni të mëndaloni Mua, në Përpjekjen Time për t’ju shpëtuar të gjithëve ju nga i ligu, judo të vuani së tepërmi, për shpirtrat që do të humbasin për Mua për shkakuntuaj.

Hyjnia Ime nuk do tështypet, as edhe ardhja e Birit Tim nuk do të ndalohet. Askush nuk e ka fuqinëta bëj këtë. Njeriu që përpiqet ta vendosi veten e vet mes mëkatarit dhe Meje,Atit të Përjetshëm, me qëllimin për ta gënjyer atë shpirt të mohoj Fjalën Time,do të ndalohet.

Unë Jam e Vërteta.Unë Jam Fillimi dhe Unë Jam Mbarimi. Dashuria Ime për të gjithë fëmijët e Mi ështëe madhe, dhe mjerë mëkatari që nxit ZemëriminTim kur përpiqet ta ngreh veten e tij para Meje. Unë do t’i shtyp kokat krenare të shërbëtorëve të shenjtë që i vjedhinshpirtrat nga Unë, përmes herezisë. Unë do t’i shkatërroj ata veprimet e të cilëvedo t’i çojnë shpirtrat në gabim të rëndë. As edhe për një sekondë ju nuk duhetta keqkuptoni Paralajmërimin Tim, sepse kur Unë të Jem shtyrë të ndërhyj bë shpëtimine shpirtrave, ata armiqtë e Mi do të shtypen përtokë.

Ndërhyrjete Mia të fuqishme kanë filluar dhe së shpejti, pak nga ju, që e dëgjojnë ZërinTim, përmes këtyre Mesazheve, do të dyshojnë përsëri, sepse ju do të dëshmoniçdo profeci të përmbajtur në Librin Tim të së Vërtetës.

Shkoni dhe të jenimirënjohës për Mëshirën Time të Madhe. Pranojini Ndërhyrjet e Mia, sepse ato dotë ndihmojnë ta bëjnë botën të kuptoj. Vetëm pas pastrimit njeriu do të jetë nëgjëndje të dëgjoj me të vërtetë Zërin Tim.

Ati juaj I Përjetshëm

Hyji Më I Larti

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share