e mërkurë, 6 prill 2011 0:05
Monday, 3 August 2015
EMërkurë, 6 Prill 2011, në 00:05
BijaIme e dashur, mundimi që ti po duron është për shkak se mashtruesi vazhdimishtpo përpiqet të të tundojë që të heqësh dorë nga kjo Punë më e Shenjtë. Ai po tëshkatërron. Pranoje këtë. Kurrë mos e dysho Fjalën Time Hyjnore, pavarësisht sesa e vështirë kjo mund të jetë për ty. Ti do të shpërblehesh me shpirtin epaqes kur ti me të vërtetë të dorëzohesh tek Unë. Vazhdo të ma thuash këtë çdoditë. Gjatë gjithë ditës dhe më kërko Mua hiret për të të mbushur me gëzim saherë që mashtruesi të sulmon. Qëndro e fortë, bija Ime. Kurrë mos u dorëzo.Çliroje mendjen nga gjërat e kota dhe përqendrohu tek Mesazhet e Mia për botën.Ato janë Mesazhet më të rëndësishme për njerëzimin sot. Ato po jepen për taudhëzuar njerëzimin që të gjejë edhe një herë udhën e drejtë drejt Meje.
Njerëzit janë tëpaqartë me Mësimet e Mia
Shumë njerëz janë tëhumbur tani. Ata janë të paqartë me Mësimet e Mia dhe prej mënyrave të shumtame të cilat ato janë interpretuar. Të shpëlara. Të ndryshuara. Me pjesë tështuara. Me pjesë të hequra. Fëmijët e Mi kanë nevojë për drejtim tani, meqëllim që ata të arrijnë të kërkojnë hiret që iu duhen atyre për t’u bërëpërsëri të fortë dhe të lehtë në shpirt. Kjo mund të ndodhë vetëm nga lutja dheduke iu përmbajtur Mësimeve të Mia.
Unë nuk përjashtoj asedhe një shpirt të vetëm në botë
Fëmijët e Mi që janëtë konvertuar e dinë këtë dhe afrohen më pranë Zemrës Sime përmes Sakramenteve.Megjithatë, për ata fëmijë të humbur, që enden, ata duhet të fillojnë që ngafillimi dhe ta kujtojnë veten për 10 Urdhërimet e dhëna botës përmesMoisiut. Shumë, shumë fëmijë sot janë të pavetëdijshëm për këto. Unë nukpërjashtoj as edhe një shpirt të vetëm në botë, pavarësisht se cilën fe atapraktikojnë.
Paralajmërim përbesimtarët që i përçmojnë besimet e tjera
Nësebesimtarët e Mi e diferencojnë veten dhe e vendosin apo e lartësojnë veten, nëkurriz të atyre që janë të pavetëdijshëm për Mësimet e Mia, atëherë ata posillen ashtu si bënë Farizenjtë. Turp për ata që e konsiderojnë veten mbi atashpirtra që kanë nevojë për ndriçim. Turp për ata, që, edhe pse janë tëvetëdijshëm për të Vërtetën, përbuzin ata me fe të ndryshme; për ata që besojnëse – duke qenë pranë së Vërtetës, dhe duke përfituar nga Sakramentet Më tëShenjta, ata janë më të rëndësishëm në Sytë e Mi. Po, Unë marr kënaqësi dhegëzim të madh në Zemrën Time nga ata ndjekës të përkushtuar. Por kur ata idënojnë apo i gjykojnë të tjerët për shkak të besimit të tyre, ata më fyejnëMua shumë.
Ndjekësite Mi, hapini sytë ndaj të Vërtetës së Mësimeve të Mia, në nivelin më tëthjeshtë. Mos i gjykoni të tjerët. Mos i përçmoni ata që ju besoni të jenëmëkatarë dhe që i refuzojnë Mësimet e Mia, sepse ata janë të barabartë me ju nëSytë e Mi, edhe pse juve ju është dhënë Dhurata e së Vërtetës. Më sjelldëshpërim të madh kur ata ndjekës, edhe pse kanë qëllim të mirë, i urdhërojnëato shpirtra të gjorë, të humbur se si t’i jetojnë jetët e tyre. Ata e bëjnëkëtë në mënyrë të gabuar.
Kurrë mos iu thoniatyre me besim apo preferencë seksuale të ndryshme se janë të dënuar
Të shtyni Mësimet eMia në një mënyrë ku ju i thoni atyre që nuk janë ndjekës se ata do të dënohenapo do të lëndohen duke i quajtur udhët e tyre si ‘të liga’ thjesht do t’i bëjëata më të dobët se më parë. Thjesht do t’jua kthejnë shpinën. Atëherë ju do tëkeni dështuar. Në vend që të bëni leksion, tregoni dhembshuri. Mësojini përmesshembullit. Kurrë mos thoni apo të përpiqeni t’iu thoni këtyre njerëzve se atajanë të dënuar në Sytë e Mi, sepse ata nuk janë.
Unëe dua çdonjërin shpirt, të të gjitha feve, të të gjitha bindjeve, të të gjithabesimeve, të të gjitha preferencave seksuale. Secili është një fëmijë ishtrenjtë, asnjëri më i mirë se tjetri. Ndërsa mëkati gjithmonë do të jetë atje– ju jeni të gjithë mëkatarë mbajeni mend këtë – do të varet nga secili prejjush për t’i ndjekur Mësimet e Mia dhe për ta përhapur Fjalën Time.
Përqafojeninjëri tjetrin. Tregoni dhembshuri ndaj njëri tjetrit. Mos e përjashtoniasnjërin, pavarësisht nëse janë Katolikë, të grupeve të tjera të Krishtera,Islamikë, Hindu, Hebrenj, Budistë – madje edhe ato kulte të reja, që kanë dalëtë cilat nuk besojnë në Hyjin Atin e Përjetshëm. Lutuni për ta. Mësojuni atyrerëndësinë e hapjes së zemrës së tyre ndaj të Vërtetës. Mësojini përmesshembullit. Përhapni kthimin në besim. Por kurrë, mos hidhni gjykime mbi tëtjerët, apo të përpiqeni ta diferenconi veten nga ata që nuk e kuptojnë tëVërtetën.
Kurrëmos besoni, se juve ju janë dhënë hiret nga Qielli, prej besnikërisë suaj ndajMeje, se ju jeni më të mirë se vëllezërit apo motrat tuaja. Po, ju i sillnigëzim Zemrës Sime të Shenjtë, por ju duhet të silleni me të tjerët në njëmënyrë të dashur dhe jo diktatoriale.
Asnjë nga ju nuk ështëi denjë të gjykojë të tjerët
Mbajeni mend këtëmësim. Asnjë nga ju nuk është i denjë të gjykojë apo të përcaktojë të tjerët.Asnjë nuk e ka fuqinë apo Dijen Hyjnore të bëjë ndonjë vlerësim moral për tëtjerët. Mbani një mendje të hapur gjithmonë dhe kujtojeni, dita që ju të besonise jeni më të rëndësishëm në Sytë e Mi nga ata që ju i konsideroni të jenëmëkatarë, është dita që ju bëheni të humbur për Mua.
Unë nuk do tëpërjashtoj asnjë besim nga këto Mesazhe
Fjala Ime tani po ijepet si një Dhuratë njerëzimit, secilit dhe çdonjërit prej jush. Përmes këtyrekomunikimeve, Unë nuk do të përqendrohem vetëm në një grup të ndjekësve tëdevotshëm. Për ata prej jush që e kuptojnë të Vërtetën më lejoni Mua t’juakujtoj. Të gjithë fëmijët e Mi në mbarë botën, sidomos mëkatarët më të ngurtëdhe ata që nuk besojnë në Ekzistencën e Atit Tim të Përjetshëm, Hyjit Krijuesitdhe Bërësit të të gjitha gjërave, janë tani një prioritet. Do të varet nga jundjekësit e Mi për t’u lutur shumë fort dhe për të treguar dashuri ndaj atyreqë janë të verbër. Por bëjeni këtë në mënyrën që Unë Jam duke jua udhëzuar.Kujtojeni përfundimisht, Unë ju dua të gjithëve.
Shpëtimtari juaj idashur
Jezu Krishti
Mbreti i gjithë Njerëzimit
e premte, 6 prill 2012 22:20
Bija Ime e dashur sa më ngushëllon në kohën Time të pikëllimit.Sa shumë më jep dashurinë dhe ngushëllimin që kaq shumë e dëshiroj ngashpirtrat. Oh sikur të gjithë shpirtrat të bashkonin dhe të gërshetonin zemrate tyre me Timen, Familja e Shenjtë e Hyjit do të ishte plotësisht e kompletuar.Vetëm kur të gjithë shpirtrat të jenë shpëtuar atëherë do të bëhet VullnetiHyjnor i Atit Tim.
Pashkët janë një kohë kur vdekja Ime në Kryq meditohet ashtu siduhet dhe Ringjallja Ime nga të vdekurit pranohet plotësisht për lirinë që ajoi sjell njerëzimit.
Ringjallja Ime do tëthotë se të gjithë ju që më doni Mua dhe e shpallni Fjalën Time të Shenjtë mundtë ringjalleni gjithashtu nga të vdekurit.
Të gjithë ata që kanëvdekur në gjendjen e hirit dhe të favorizuar prej Atit Tim, do të ringjallengjithashtu në lavdi nga të vdekurit në ditën që Unë do të vij për të gjykuar.
Ata do të bashkohen me ata që janë gjallë jo vetëm në trup, pordhe në Shpirtin e Zotit dhe do të shpërblehen me jetën e përjetshme.
Shumë njerëz nuk e kuptojnë premtimin Tim.
Të gjithë ata që i kanëemrat të shkruar në Librin e Jetës do të ringjallen në trup, mendje dhe shpirt,të çliruar nga prishja e trupit dhe në bashkim të plotë me Mua.
Të gjithë këta të zgjedhur do të jetojnë sipas Vullnetit Hyjnortë Atit Tim.
Ju do të jetoni në dashuri, paqe dhe harmoni gjatë MbretërimitTim të Lavdishëm në tokë për 1000 vjet.
Ju do të bashkoheni në lavdi me ringjalljen e parë të tëvdekurve. Këta shpirtra përfshijnë edhe familjen dhe miqtë tuaj të dashur qëjanë përcaktuar si të përshtatshëm për të hyrë në Parajsën Time të Re në Tokë.
Kjo është jeta që ju të gjithë duhet të kërkoni. Le të mos ketëasnjë dyshim.
Për ata shpirtra të gjorë që nuk arrijnë ta pranojnë të vërtetëne ekzistencës Sime apo të premtimit Tim për të gjykuar të gjallët e tëvdekurit, ata do t’i shkulin flokët kur të përballen me fatin e tmerrshëm që ipret përpara, kur e vërteta të zbulohet.
Për këta besimtarë ju duhet gjithashtu të keni kujdes.
Shumë prej jush, që nuk më duan Mua aq sa duhet, apo që mënënvlerësojnë Mua, bëjnë gabimin e të besuarit se mëshira Ime i shpërfill atomëkate ku nuk ekziston fare keqardhje.
Mëshira Ime është e bollshme, Unë dua t’i jap pa masë hiret eMia mbi çdo mëkatar. Por ka nga ata, qëjanë të vetëkënaqur me përshtypjen e rreme se njohuritë e tyre për mësimet eMia janë të mjaftueshme për t'i shpëtuar.
Ata janë indiferentë ndaj dashurisë Sime. Ata nuk kanë një zemërtë butë, kanë fare pak përulësi në shpirtrat e tyre dhe besojnë se për një sërëmëkatesh nuk ia vlen të pendohesh.
Kjo mënyrë e të menduarit është e rrezikshme dhe shërben vetëmpër t’i larguar më tej këta shpirtra nga Unë.
Nuk ka as edhe një mëkat aq të vogël sa të mund tëshpërfillet. Shfajësimimund të jepet vetëm kur ju pendoheni. Ju mund të pendoheni vetëm nëse jeni tëçliruar nga krenaria dhe të përulët në zemër.
Gëzoni fëmijët e Mi këtë Pashkë. Ashtu si Vdekja Ime në Kryq judha dhuratën e shpëtimit, ishte të Ringjallja Ime nga të vdekurit ajo qëgjithashtu do t'ju japë edhe Jetën e Përjetshme, e cila ka qenë planifikuar ngaAti Im i Përjetshëm për aq gjatë.
Ju keni shumë se çfarëtë prisni përpara. Sepse jeta e përjetshme e premtuar do të thotë pikërishtkëtë. Jetë e Përjetshme në trup, mendje dhe shpirt.
Është e rëndësishme që ju të përpiqeni për këtë jetë të re dheqë t’i përgatisni shpirtrat tuaj.
Çdo përpjekje do tëbëhet nga Satani dhe djajtë e tij për t'ju bindur se jeta e përjetshme nëParajsën Time të Re nuk ekziston. Se Ardhja Ime e Dytë është një gënjeshtër.
Priftërinjtë, pjesëtarët e klerit dhe të Krishterët e devotshëmdo të jenë shënjestra e parë.
Lutuni, lutuni, lutuni tek Ati Im i Përjetshëm që t'ju mbrojë megjakun Tim të çmuar që as edhe një nga ju të mos devijojë nga e vërteta.
Jezu Krishti juaj i dashur Shpenguesii Njerëzimit
e shtunë, 6 prill 2013 16:30
Bija Ime, pavarësisht se sa i vetmuar dhe i vështirë ështëky Mision, ti gjithmonë duhet të vazhdosh t’i bindesh Birit tim. Ti duhet tërespektosh çdo kërkesë që të bëhet. Ti duhet të përgjigjesh ndaj çdo detyre qëpritet nga ty, madje edhe kur kjo të thotë se do të nxitësh zemërimin e të tjerëve.
Secili nga vizionarët, të cilëve unë ju shfaqja, vuajtën ngaduart e atyrë që i refuzonin ata mizorisht. Edhe pse shumë prej tyre me kalimine kohës besuan, ti, bija ime, do të vuash më shumë sepse ti je një profete eZotit. Profetët e Zotit gjithmonë kanë nxitur urrejtje mes fëmijve të Tij,sepse Satani ushtron goditjet e tij më të tmerrshme kundër atyre që flasin Fjalëne Zotit.
Si profete editëve të fundit, armiqtë e tu do të konsistojnë, jo vetëm në ata që e refuzojnëdhe e urrejnë Birin tim, por edhe ata që e duan Atë.
Armiqtë e tudo t’ja kalojnë në numër atyre që erdhën para teje. Prandaj dhe ti duhet t’ibindesh Birit tim gjatë gjithë kohës dhe t’i përgjigjesh Atij shpejt, sepse Ai ibën këto gjëra dhe të kërkon të ndjekësh udhëzimet e Tij, për të mbrojtur ty.
Ti je dërguarpër të pregatitur udhën për Ardhjen e Tij të Dytë dhe me këtë përgjegjësi do tëvij shumë hidhërim.
Ndërsa gënjeshtrat, urrejtja dhe kundërshtimi i ashpër ndajkëtyre Mesazheve vazhdon, ti duhet ta ngushëllosh veten, sepse pa këtë Misionshumë më tepër shpirtra nuk do ta pranonin Mëshirën e Birit Tim.
Lutuni për çdo person të vetëm që hedh abuzime mbi ju, sepsekur ju luteni për ata, Biri im do t’i ndriçoj ata dhe shpejt ata do t’i hapinsytë ndaj të Vërtetës,
Unë, Nëna juaj e dashur, ju mbuloj me Mantelin tim më tëShenjtë dhe unë e shtyp kokën e gjarprit sa herë që ai përpiqet t’ju lëndoj ju.Prandaj shko tani, bija ime, në paqe. Ki besim tek unë, Nëna e Shpëtimit, gjatëgjithë kohës kur unë e mbroj këtë Mision të veçantë. Ki besim në Birin tim,sepse Ai e di se çfarë po bën. Lëre gjithçka në Duart e Tij të Shenjta.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Zotit
Nëna e Shpëtimit
Mesazhi origjinal ne anglisht:
e shtunë, 6 prill 2013 17:00
Bija Ime e dashur, yjetshpejt do të ndryshojnë dhe koha për shfaqjen e kometës, për të cilën Unëfola, kur njerëzit do të besojnë se ka diell të dytë, është afër. Së shpejtispektakli i mbrekullueshëm do të shikohet nga njeriu, dhe do të dëgjohet zhurmae bubëllimës, dhe do të duket sikur dy diej do të përplasen.
Rrezet e Miatë Mëshirës do të bien mbi çdo shpirt njerëzor,
përfshiedhe ata që do të verbohen nga Drita, kaq të errët janë shpirtrat e tyre. Kur tëdëgjohet zhurma e bubëllimës, një qetësi e plotë do të bier pastaj mbi tokë dheqetësia do të jetë zhurdhuese. Asnjë tingull nuk do të dëgjohet – vetëm tingullii Zërit Tim i gdhëndur në shpirtrat fatkeqe.
Unë do të jem si një rreze dielli, që do ta bëj çdo gabim tëvetëm, çdo mëkat dhe çdo thirrje dëshpërimi, të duket qartë në sytë e mëkatarit.
Do të ketë vajtime dhe një ndjenjë e thellë trishtimi do tëndjehet brenda zemrave të njerëzve, kur të vijnë ballë për ballë me gjëndjen eshpirtrave të tyre. Gjithçka do tëmbetet palëvizur për 15 minuta, dhe pastaj jeta do të bëhet si më parë,sikur kjo mbrekulli nuk ka ndodhur. Tek ata, shpirtrat e të cilëve u prekën ngae Vërteta, jeta nuk mund, dhe as nuk do të jetë e njëjtë përsëri. Ata atëherëdo të më ndjekin Mua, Mësimet e Mia dhe ata do të konvertohen në biljona.
Mesazhet eMia do të bëhen ushqimi i tyre i përditshëm dhe së bashku me Eukaristinë Time MëTë Shenjtë, ata nuk do të kenë nevojë për më tepër.
Kaq të fortëdo të bëhen ata sa asgjë nuk i pengon, asgjë nuk do t’i trëmbi, apo t’i ngadalësoj,ndërsa marshojnë në ushtrinë Time të mbetur drejt Parajsës Sime të Re.
Të tjerëve do t’ju thuhet se Paralajmërimi u shkaktua nga njëndërhyrje në atmosferën e tokës dhe ajo do të shpjegohet lehtë. Por ajo do tëjetë një gënjeshtër, sepse ata nuk duan ta njohin Egzistencën e Zotit. Nëse dota bënin këtë, ata nuk do të ishin në gjëndje të kryenin planin e tyre për tëmashtruar botën të pranoj premtimet boshe të antikrishtit.
Kur mbrekullitë e Zotit dëshmohen në një shkallë të tillëmadhështore, dijeni se plani Im për të sjellë njerëzimin në mbretërinë e shpëtimitështë në fazat finale.
Shkoni, ndjekësit e Mi besnik, dhe gjithmonë besoni nëpremtimin Tim për të shpëtuar të gjithë shpirtrat. Mëshira Ime është e madhedhe Fuqia Ime e gjithpushtetshme.
Jesusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht: