e shtunë, 16 qershor 2012 19:40
BijaIme fort e dashur, Fjala Ime po dëgjohet nga miliona njerëz në mbarë botënndërsa Unë i përgatis të gjithë fëmijët e Hyjit për Mëshirën Time Hyjnore.
Ata qëjanë të bekuar me Shpirtin e Shenjtë do ta kuptojnë menjëherë, kur t'i lexojnëMesazhet e Mia, se ato vijnë nga Buzët e Mia Hyjnore.
Ataqë thonë se më njohin Mua por që nuk arrijnë të më dallojnë Mua, prapë nuk mundt’i rezistojnë leximit të Fjalës Sime, edhe pse ata luftojnë kundër Meje.
Atamë refuzojnë Mua, e megjithatë janë akoma të tërhequr tek Mesazhet e Mia.
Anuk e kuptojnë ata se ky është Shpirti i Shenjtë, i cili edhe pse ifjetur në shpirtrat e tyre, akoma i tërheq ata drejt Meje?
Unë iuthem atyre këtë. Koha ka ardhur ku shumë shpejt fyerjet tuaja do t'ju tregohengjatë Paralajmërimit.
Urrejtjajuaj për Fjalën Time do t'ju zbulohet dhe atëherë ju do ta njihni tëVërtetën.
Kurkjo të ndodhë, ju duhet t’i bashkoheni vëllezërve dhe motrave tuaja dhe tëluftoni për të drejtën për ta mbrojtur Kishën Time mbi tokë.
Qiejtdo të çmbështillen sikur të hapej një çati për të zbuluar zjarrin dhe flakët eMëshirës Sime Hyjnore.
Tokado të tundet me një forcë të tillë saqë asnjë njeri nuk do t'i shpëtojë Syve tëMi, Shpirtit Tim apo Dhuratës Sime.
Shumëdo të dridhen nga frika sepse do të jetë vetëm atëherë që shumë do të bëhen tëvetëdijshëm për gjendjen e shpirtrave të tyre për të parën herë.
Ata dota kuptojnë se dashuria që ata kanë për trupat e tyre dhe të gjitha ndjenjat qëkërkojnë t’i ushqejnë nuk kanë kuptim.
Ata dota shikojnë çdo pjesë të shpirtit, por nuk do ta shikojnë atë përmes syve tëtyre. Ata do ta shikojnë shpirtin e tyre përmes Syve të Mi.
Atado të ndjehen keq dhe të neveritur ashtu si dhe Unë ndjehem kur e shikojshëmtinë e keq-bërjeve të tyre të mjerueshme.
Ata dotë shikojnë se sa e kalbur ishte sjellja e tyre ndaj të tjerëve dhe të keqen qëata kanë bërë përmbi njerëzit e tjerë, vëllezërit dhe motrat e tyre.
Pastajata do të shikojnë dashurinë e tyre për vetveten, kotësitë dhe dashurinë përidhujt e rremë dhe do ta kuptojnë se sa shumë kjo më fyen Mua.
Për ataqë i kanë mëkatet kaq të errëta, ata do të ndjehen të sëmurë, me dhimbjedhe nuk do të jenë në gjendje t’i bëjnë ballë tmerrit që kanë për të parë. Atado të kenë nevojë për çdo lloj force për të përballuar pastrimin që nevojitetpër t’i bërë ata të aftë të mbijetojnë dhe të ndjekin udhën e sëVërtetës.
Ështëe rëndësishme që të kuptoni se Paralajmërimi është pikërisht kjo. Unë vij përt’i paralajmëruar fëmijët e Hyjit se mëkatet e tyre mund dhe do të falen.
Unë vijpër t'iu treguar atyre se si do jetë Dita e Gjykimit. Kjo do të thotë se ata qëkërkojnë shpengim në këtë fazë, do të shpëtohen.
Atyreqë akoma më refuzojnë Mua, do t'iu jepet kohë për t’u penduar por jo shumë.Nëse ata akoma e çojnë dëm Dorën Time të Mëshirës, atëherë do të më duhet tëheq dorë.
PastajUnë do t’i ndaj të drejtët në njërën anë dhe të padrejtët në anën tjetër. Edhenjë tjetër mundësi do të ketë atëherë për të kërkuar shpengim dhe ata që erefuzojnë Dorën Time të Dashurisë dhe Mëshirës, do të flaken në Ferr.
Kjoprofeci ka qenë parathënë që prej fillimit.
Kushtojinivëmendje Paralajmërimit dhe shpëtojini shpirtrat tuaj ndërsa e kenimundësinë.
Jezusi juaj
e hënë, 16 qershor 2014 17:27
Bija Ime e dashur,ata mes jush që nuk dëshirojnë që Unë të komunikoj me ty, ta dinë pra këtë.Vullneti juaj i lirë do të thotë se ju jeni të lirë të zgjidhni nëse e pranoniapo jo çfarë Unë them dhe çfarë Unë dëshiroj. Nëse të besoni apo të mos besoni– kjo është zgjedhja juaj dhe, çfarë do që ju vendosni, Unë kurrë nuk do t’juGjykoj për shkak të kësaj.
Por ju kurrë nuk duhet t’i gjykoni të tjerët në EmrinTim.
Me këtë Unë dua të them të gjykoni ata që mërefuzojnë Mua, si dhe ata që e pranojnë Ndërhyrjen Time. Asnjë mes jush nuk e ka të drejtën të deklaroj një person tjetër të jetëi keq apo fajtor për keqbërje. Ata prej jush që gjykojnë ashpër – ata njerëzqë ju besoni ta kenë gabim, të jenë fajtor për keqbërje apo herezi – nuk e ka këtëtë drejtë. Ju duhet të qëndroni nëheshtje dhe të luteni për ata që ju besoni të jenë të lënduar. Vetëm Unë,Jezu Krishti, e kam Fuqinë ta Gjykoj njerëzimin.
Kur ju poshtëroni një person tjetër në Emrin Tim tëShenjtë, ju jeni fajtor për mëkatin
dhe Unëdo ta mbaj këtë kundër jush. Kur ju i lëndonitë tjerët me gjuhën tuaj, Unë do t’ju hesht. Kur ju dëmtoni emrin e njëpersoni tjetër, vetë emri juaj do të vihet në pyetje nga të tjerët. Hipokrizia më shkakton Mua neveri dhekur ju jeni fajtor për shpifje, e kryer kjo në Emrin Tim, atëherë ju sillni njëturp të madh, jo vetëm mbi veten tuaj, por edhe mbi Emrin Tim të Shenjtë.
Çdo njeri qëshkakton dhimbje mbi një person tjetër dhe pohon hapur se flet në Emrin eZotit, mashtron vetëm veten e tij. Ata që ndëshkojnë të tjerët dhe thonë se janëduke zbatuar thjeshtë urdhërin e tyre, për arsye të dedikimit dhe përkushtimittë tyre ndaj Zotit, nuk janë nga Unë. Turp të keni, sepse ju nuk më njihni Mua.Dhe ndërsa ju luftoni mes jush –Kristjani kundër Kristjanit – paganët mes jush janë duke e zabtuar Kishën Time.Armiku punon me shumë zgjuarsi. Plani i tij dinak është të krijoj grindjenga brënda Kishës Sime dhe ndërsa besnikëria e vërtetë ndaj Meje dobësohet, dyertjanë hapur për të lejuar paganët t’i njollosin Kishat e Mia dhe Eukaristinë eShenjtë.
Turp mbi ata prejjush që e dinë të Vërtetën – Fjalën Time të Shenjtë të dhënë juve në Shkrimet mëtë Shenjta. Çdo sakrificë u bë për ju;profetët e Zotit të dërguar tek ju u dhunuan, u persekutuan dhe u vranë;vizionarët, lajmëtarët dhe shenjtorët – të gjithë u nderuan, vetëm pas vdekjessë tyre, por u goditën nga ju kur përçonin Fjalën Time dhe më pas Vetë SakrificaIme – kur ju më kryqëzuat Mua. Tani çfarë bëni ju? Ju i lejoni ata që adhurojnëzota të rremë t’i bëjnë atyre nderime mbi Altarët e Mi, të cilat janë për të mënderuar Mua. A do t’ju lejonin juve këta paganë të bëni të njëjtën nëtempujt e tyre?
Historia përsëritet.Paganët e morën Kishën e Atit Tim dhe ata u flakën tutje. Kur ju e njollosni Kishën Time dhe Trupin Tim, ju nuk jeni më të denjëtë më shërbeni Mua dhe Unë do të flak tutje çdo shërbëtor të shenjtë Timin icili më tradhëton Mua në këtë mënyrë. Mëkatettuaja janë më të zeza se të atyre që ju i shërbeni në Emrin Tim, sepse ju do tëmerrni me vete shpirtrat që ju do t’i largoni nga Unë. Është koha për ju tëzgjidhni. Ju ose më pranoni Mua, Jezu Krishtin, ashtu si Unë Jam dhe jo çfarëju doni që Unë të jem ose më mohoni Mua. Nuk ka rrugë të mesme.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: