Jesus2Me top graphics
I love you all. The next time you feel a stab of love in your heart for another fellow being, remember that this Gift comes from Me. Without love there is no life.

E Premtja e Madhe është dita që Unë dëshiroj, dhe në veçanti këtë vit, që të kujtohet për çfarë ajo me të vërtetë do të thotë

e enjte, 5 prill 2012 8:00

E Premtja e Madhe është dita që Unë dëshiroj, dhe në veçantikëtë vit, që të kujtohet për çfarë ajo me të vërtetë do të thotë.

Ati Im më dërgoi Mua në botë dhe më ofroi Mua si një shpërblesëpër ta shpëtuar botën nga Zjarret e Ferrit.

Unë erdha për t’ju shërbyer fëmijë dhe jo për t’ju dënuar.Vdekja Ime ishte një hir i veçantë, pa asnjë detyrim tjetër nga ana juajpërveçse të pranonit dorën e Mëshirës, të dhënë juve nga Ati Im i Përjetshëm.

Kjo dhuratë u ofrua për ta lejuar njerëzimin të merrte dhuratëne faljes së mëkateve, që të mund të bëhen të denjë për të hyrë në Mbretërinë eAtit Tim.

Përpara se të kryqëzohesha, Unë kreva një Darkë Pashke shumë tërëndësishme me Apostujt e Mi, natën përpara Vdekjes Sime në Kryq.

Kjo Darkë e Fundit siguron një tjetër dhuratë të veçantë.Dhurata e celebrimit të Eukaristisë së Shenjtë është një sakrament dashurie përt'ju pajisur me një dhuratë unike ku ju me të vërtetë mund të më merrni Mua nëKungimin e Shenjtë.

Prania Ime e vërtetë, që gjendet në Eukaristinë e Shenjtë sot nëbotë, gjatë celebrimit të Meshës së Shenjtë, iu siguron hire shumë të veçantaatyre që janë në një gjendje hiri, që më duan Mua, e që më marrin Mua.

Prania Ime mund të ndjehet në një mënyrë të tillë që do t’juaforcojë besimin tuaj, kur ju e pranoni se Unë Jam me të vërtetë i pranishëm nëEukaristinë e Shenjtë.

Nëse ju e refuzoni praninë Time në Eukaristinë e Shenjtë, jurefuzoni një nga dhuratat më domethënëse që Unë e lashë pas, kur erdha në tokëpër të shlyer mëkatet tuaja.

Unë vdiqa për t'ju shpëtuar dhe kjo është, në vetvete, njëdhuratë e madhe.

Por unë ju lashë një dhuratë shumë të veçantë ku ju mund të mëmerrni Mua në mendje, trup dhe shpirt.

Pranojeni praninë Time dhe shpirti juaj do të afrohet në bashkimtë vërtetë me Mua.

Më pranoni Mua.

Mos më braktisni Mua.

Mos më mohoni Mua.

Besojeni, pa asnjë dyshim në zemrat tuaja, se ishte për shkak tëdashurisë së Hyjit Atë që këto dhurata u dërguan tek ju.

Reflektoni tani mbi të vërtetën reale të mësimeve të Mia.

Mos e pranoni Kryqëzimin Tim pa i pranuar dhuratat qëgjithashtu u ofruan për ju, në Darkën Time të Fundit. Nëse e bëni, ju do t'iamohoni shpirtit tuaj ushqimin e jetës.

Jezusi juaj i dashur

Shpenguesi i Njerëzimit




Askujt nga ju nuk do t’i jepej ndonjëherë autoriteti të gjykoj një tjetër në Emrin Tim, sepse kjo nuk është e mundur

e premte, 5 prill 2013 12:50

Bija Ime e dashur, sipas betimit tënd të bindjes ndaj Meje,ti kurrë nuk duhet t’i mbrosh Mesazhet e Mia. As nuk e ke autoritetin të dënosh apo të kritikosh ndonjë vizionar tjetër,apo të vetë-shpallur profetë, të vërtetë apo të rremë, në Emrin Tim.

Ata që deklarojnë se flasin në Emrin Tim dhe që i dënojnë këtoMesazhe për botën, dijeni këtë. Ju nuk ekeni, as edhe nuk e keni kërkuar, lejën Time të refuzoni, publikisht, këdo qëdeklaron se është një shpirt i zgjedhur. Kur ju i deklaroni këto Mesazhe të jenëtë pavërteta, ju po thoni se ata janë gënjeshtarë. Gënjeshtrat mund të vijnëvetëm nga Satani. Këto, Mesazhet e Mia të Shenjta për botën, ju paralajmërojnëpër gënjeshtrat e tmerrshme, që ai Satani, i ushqen në shpirtrat e të gjithë fëmijvetë Zotit. Sa jeni mashtruar të më refuzoni Mua, Jesusin tuaj të dashur, I Ciliderdh lotë të hidhur prej trishtimit nga mënyra me të cilën Unë po refuzohem.

Ata që thonë se çdo njeri mund t’i shkruaj këto Mesazhe ngaQielli më fyejnë Mua. Si mundet një njeri të shkruaj Fjalët nga Buzët e Mia,kur ato vijnë nga Unë? A besoni se Fjalë të Shenjta të tilla mund të krijoheshinnga dora e njeriut mortor? A besoni se çdo njeri, i njollosur me mëkat, mund tëprodhonte Fjalën Time të Shenjtë, pa asnjë ndërhyrje nga Mbretëria ImeQiellore? Nëse besoni këto, atëherë ju i jepni besushmëri aftësisë së njeriut tëkrijoj një udhë për konvertim në këtë mënyrë. Njeriu nuk është asgjë pa Zotin.Ju nuk jeni të denjë të flisni me autoritet kur shpallni Fjalën e Zotit. Nëse eshpallni Fjalën e Zotit nga buzët tuaja, pa asnjë udhëzim nga Unë, atëherë jujeni fajtor për gabime të rënda.

Bija ime, Unë duhet të të kujtoj ty,dhe të gjithë ata shpirtrat e zgjedhur, se asnjërit nga ju nuk do t’i jepejautoriteti të gjykoj një tjetër në Emrin Tim, sepse kjo nuk është e mundur.

Unë i bëj thirrje të gjithë atyre shpirtrave të Mi tëzgjedhur tani. Kujtoni Premtimin Tim për ju se Unë do të vij përsëri. Dijenitani, se të gjithëve ju u është dhënë një mision për të pregatitur zemrat enjerëzve për Ardhjen Time të Dytë. Dijeni tani, se ky është Misioni i fundit, idiktuar nga Trinia e Shenjtë. Asnjë nga ju nuk e ka Lejën Time të dënoj këtë,apo ndonjë mision tjetër. Bëheni këtë dhe ju do të hidheni tutje nga Unë.

O si mëkatet e shpirtrave të zgjedhurmë copëtojnë Mua më thellë se ato të të tjerëve. Ata që janë pranë Meje, dhepastaj më tradhëtojnë Mua, janë ata që më lëndojnë Mua më shumë. Kur atangrihen kundër Meje, ata shkaktojnë përçarje të tmerrshme dhe i pengojnëshpirtrat të ndjekin udhën e shpëtimit të përjetshëm.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Plani Im final për të mbledhur Kishën Time në Strehën Time është gati për t’u zbuluar

e shtunë, 5 prill 2014 18:15

Bija Ime e dashur, Unë dëshiroj t’i jap kurajo dheforcë secilit prej jush, që i është dhënë Dhurata e dijes për ta njohur ZërinTim, kur Unë i flas botës përmes këtyre Mesazheve

Ndërsa ju, Ushtria Ime e Mbetur, marshoni përpara,të bashkuar me Kishën Time në Tokë, ju shpejt do të shikoni shumë njerëz do tëtërhiqen nga Sakramentet e Shenjta.

Kjo do të jetë shqetësuese për ju dhe më pas do tëkthehet në torturë, sepse ato shumë shpejt do të dhunohen dhe nuk do të jenë mëtë njëjtat Sakramente, që Unë i dhashë botës.

Ju kurrë nuk duhet tëharxhoni kohë, nëse besoni në të vërtetë se Unë Jam duke folur me ju. Shkoni –mblidhuni priftërinjtë e Mi dhe ata që i përgjigjen Thirrjes Sime. Atëherëpregatituni për vitet që do të vijnë, që të mund të ushqeni tufën Time meUshqimin e Jetës, kur nuk do të ketë mbetur asnjë shenjë e Pranisë Sime.

Kur gjithçka që është nga Unë dhe nga Kush Unë Jamtë hiqet nga Kishat e Mia, e gjitha që do të mbetet do të vij nga gjithçka qëUnë nuk jam. Djalli i mishëruar do tëhyj në Kishën Time dhe ai do ta infektoj këdo që përulet para tij dhe e adhuronatë. Ai do t’i pushtoj shpirtrat përjetësisht dhe ju duhet të qëndroni nëgadishmëri gjatë gjithë kohës, për ato kohë që do të vijojnë. Mos e lini vetentë ekspozuar ndaj herezisë, që do ta pushtoj Kishën Time si nga brënda dhe ngajashtë saj. Ju jeni duke u pregatitur tani, prandaj ju duhet të ndiqni gjithçkaqë Unë ju tregoj, që të mund ta shpëtoni Kishën Time, me aq sa të mundeni, ngaarmiqtë e Mi.

Plani Im final për ta mbledhur Kishën Time në StrehënTime është gati për t’u zbuluar. Kur Unët’ju udhëzoj, ju do të keni nevojë për forcë dhe këmbngulje të madhe, sepse armikujuaj do të jetë antikrishti – dhe ushtria e tij, për fat të keq, do të jetë mëe madhe se e Imja në numër. Dhe prandaj, kjo do të jetë e frikshme për ju –por dijeni këtë. Ajo nuk do të ketë Fuqinë e Zotit nga prapa dhe kurrë nuk do t’jumundi, ndërsa qëndroni besnikë ndaj Fjalës Sime.

Shkoni në paqe dhe prisni udhëzimet e Mia.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share