Jesus2Me top graphics
I Love you, children. This great Act of My Mercy will prove this to you.

Sa e vështirë është për të ngjitur Shkallët drejt Parajsës

e shtunë, 3 shtator 2011 23:50

Bija Ime fort e dashur, të mos kesh asnjë iluzion, mashtruesi ta ka larguar kokën nga Unë për këto pak ditët e fundit. Ti ia ke vënë faktit që ishe e ngarkuar, por kjo nuk është krejtësisht e vërtetë. Kaq dinak është ai sa qëllimisht e ndërpreu çdo minutë të vetme të kohës tënde. Gjatë kësaj kohe ti ishe e vetëdijshme se nuk po më kushtoje kohë Mua. A nuk është kështu? Ti u ndjeve e shpërqendruar dhe e humbur dhe më pas e kuptove se ishe bosh përbrenda pa Mua. Pranë teje gjatë gjithë kohës, Unë prapë se prapë, të lejova ty që të ndjeheshe e braktisur nga Unë. Sepse tani ti ke përjetuar dëshpërimin e ndjerë nga shpirtrat të cilët Unë i refuzoj, për shkak të mëkatit. E gjithë kjo është e rëndësishme për zhvillimin tënd shpirtëror. Ndërsa mund të duket pa shkak që Unë ta lejoj këtë, kjo është një pjesë e përgatitjes tënde drejt shenjtërimit që Unë e dua dhe e kërkoj prej teje. Ti, bija Ime e shtrenjtë, do të vazhdosh të ndjesh një formë braktisjeje, herë pas here, ashtu siç do ta ndjejnë shumë shpirtra që janë në po të njëjtën udhë.
Shkalla drejt përsosmërisë shpirtërore është shumë e gjatë. Shpirtrat do të marrin një, dy e më shumë hapa mbrapsht, për çdo hap të vetëm që ata kryejnë drejt Meje. Unë të kërkoj ty, bija Ime, t’iu tregosh gjithë ndjekësve të Mi që të përgatiten me kujdes për këtë shkallë, e cila është thelbësore përpara se të jetë arritur maja.

Në 


Unë ju bëj thirrje të gjithëve që të ngritni qendra ku ju të mund të siguroni që Mesazhet e Mia të shpërndahen

e hënë, 3 shtator 2012 10:08

EHënë, 3 Shtator 2012, në 10:08

BijaIme fort e dashur, ushtria është formuar dhe radhët e saj do të përhapen nëpërvendet e Krishtera sikurse edhe në ato të drejtuara prej Komunistëve.

Asnjëvend nuk do të mbetet pa u prekur nga ushtria Ime, Ushtria Ime e Mbetur.

Do tëketë nivele të çdo lloji brenda ushtrisë Sime të krijuara për të bërë të sigurtqë Misioni Im për konvertimin e shpirtrave të dalë me sukses.

Tëgjithë ata në ushtrinë Time, pavarësisht nga roli që ata luajnë, do të kenëkëtë gjë të përbashkët me njëri-tjetrin.

Ata dotë më shërbejnë Mua me përulësi dhe dashuria e tyre për Mua, Jezusin e tyre, dotë qëndrojë e ndezur përgjatë Misionit.

Pishtarii Flakëve, i ndezur nga Shpirti i Shenjtë, nuk do të shuhet sepse kjoështë një Dhuratë e veçantë për t’i forcuar ushtarët e Mi.

Dijenise kjo do të jetë një luftë, një luftë për ta shpëtuar racën njerëzore. Njëluftë, që Ati Im do të garantojë që të fitohet në Emër të Hyjit.

Unë jubëj thirrje të gjithëve që të ngritni qendra ku ju të mund të siguroni qëMesazhet e Mia të shpërndahen në çfarëdo lloj mënyre që të mundeni.

Lutjaështë një pjesë e rëndësishme e të tilla qendrave, sepse kur ju ngritni grupelutjesh ju do ta forconi fuqinë e ushtrisë Sime.

Unë dota shtoj konvertimin, kur aq më shumë grupe lutjesh të ngrihen në Emrin Tim tëShenjtë.

Quajinikëto grupe lutjesh ‘Jezusi për Njerëzimin’ dhe ma lini Mua pjesën tjetër.

ShpirtiIm i Shenjtë do t'ju mbulojë në këto grupe dhe do t'ju udhëzojë në çdo hap tëudhës. Unë do t'ju jap udhëzime të tjera së shpejti.

Qëndroninë paqe. Unë jam i gëzuar që ju, dishepujt e Mi të dashur, i jenipërgjigjur Thirrjes Sime me kaq dashuri dhe besim.

Jezusi juaj



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share