Jesus2Me top graphics
I love you all with a deep tenderness and I rejoice when you respond with love in your heart to My Call.

Asnjë mëkat nuk është aq i rëndë sa nuk mund të falet

e martë, 23 gusht 2011 23:45

Jezu Krishti juaj idashur

Shpenguesi i Njerëzimit


Virgjëra Mari: Kthimi në besim mund ta dobësojë ndikimin e antikrishtit

e enjte, 23 gusht 2012 12:40

Fëmija im, le ta dinë të gjithë fëmijët e Hyjit se sa mëshumë kundërshtime të ketë ndaj Fjalës së Shenjtë të Birit tim, në këtë kohë,aq më të shumta do të jenë hiret e derdhura mbi dishepujt e Birit tim tëDashur.

Të gjitha profecitë eparathëna mund të dobësohen në shumë mënyra, nëse të gjithë fëmijët e Hyjit dota pranonin hirin e kthimit në besim.

Kthimi në besim mund ta dobësojë ndikimin e antikrishtit. Lutjettuaja ditore, duke përfshirë recitimin e Lutjeve të Kryqëzatës, do të ndihmojnëpër ta sjellë këtë.

Për ata që ekundërshtojnë Misionin e Birit tim në tokë, unë kërkoj që ju të luteni përshpirtrat e tyre.

Kjo betejë për shpirtratështë intensive dhe ju duhet të ngriheni përmbi mundimet dhe fshikullimet përtë më kërkuar mua që të lutem për shpirtrat e gjorë e të gënjyer, të cilëtbesojnë se flasin në Emër të Birit tim, por që në të kundërt, janë duke umashtruar nga i ligu.

Biri im kurrë nuk do të heqë dorë nga kërkimi i Tij përshpirtra, sidomos për ata që e refuzojnë Atë, e tallin Fjalën e Tij të Shenjtëdhe që shpirtrat i kanë të nxirë nga mëkati.

Ju duhet të qëndroni të fortë, fëmijë, të gjithë ju dhe tëmbeteni të vendosur në qëllimin tuaj për të bërë Vullnetin e Shenjtë të Birittim.

Kjo nuk do të jetë e lehtë, por që të fitohet hyrja drejtParajsës së Re nuk është e lehtë.

Ajo kërkon shumë durim, shumë lutje, shumë dashuri përnjëri-tjetrin dhe aftësinë për t’i falur të gjithë ata që ju shkaktojnëhidhërim dhe që e njollosin Fjalën e Birit tim.

Faleminderit që ju përgjigjët thirrjes sime.

Nëna e Shpëtimit



Unë do t’i armatos Ëngjëjt e Mi dhe të zgjedhurit të bëjnë betejë me ata që më dënojnë Mua

e shtunë, 23 gusht 2014 20:00

Bija Ime e dashurdy shenja do të bëhen të dukshme ndërkohë kur shumica e shpirtrave të zgjedhurngrihen për të më ndihmuar Mua në rivendosjen e Mbretërisë Sime në tokë. Shenjae parë ka lidhje me kryelartësinë e shpirtrave në Kishën Time në tokë, kuarsyeja njerëzore, inteligjenca dhe ambicja do ta shkatërrojnë besimin e vërtetëtë shërbëtorëve të Mi të shenjtë. Krenaria dhe arroganca, e shoqëruar me  një dëshirë të lindur për të përjetuar njëbesim më të thellë, e cila gjithmonë do të jetë përtej aftësive të tyre, do tërezultoj në një kishë të rreme të errësirës. Ajo do të nxjerri një hierarkikryelartë, e cila do të ngjalli gënjeshtra dhe një besim të kotë.

Shenja e dytë kalidhje me trupat e përulët kur trupi njerëzor – një Dhuratë e shenjtë nga Zoti– do të reduktohet në një mjet të thjeshtë i përdorur për zbukurime tëndryshme, ku asnjë respekt nuk do të tregohet ndaj tij. Mungesa e moralitetitdo të rezultoj në mungesën e respektit për trupin njerëzor duke përfshirëabuzimin e trupit ku ai përdoret si një mjet për të marrë pjesë në vepra të rëndatë mëkatit të trupit. Mungesa e respektit për jetën njerëzore do të thotëgjithashtu se vrasja do të bëhet kaq e zakonshme sa shumë, gradualisht, nuk dotë ndikohen aspak ndaj tmerrit të vrasjes fizike në duart e njerëzve të liq.

Pastrimi i njeriutvazhdon sepse pa vuajtjen e shpirtrave të gadshëm, shumë njerëz do të ishin tëhumbur. Vetëm atëherë, kur gjithçka do të duket e padurueshme, atyre me Vulën eZotit të Gjallë do t’ju jepet lehtësim nga vuajtjet e tyre të cilat do ta dëmtojnënjerëzimin duke përfshirë mëkatin, luftrat, uria dhe sëmundja. Ju kurrë nukduhet t’i shpërfillni luftrat – sado të vogla të jenë ato – sepse ato do të përhapen.Kurrë mos e shpërfillni mungesën e besimit të vërtetë në Kishën Time sepse edhekjo do të përhapet gjithashtu. Kurrë mos e shpërfillni urrejtjen mes kombeve, qëe përdorin fenë si një mjet për të shkaktuar terror mes armiqve të tyre, sepseedhe kjo gjithashtu do të përhapet për të pushtuar shpirtrat e atyre që më duanMua. Kurrë mos e shpërfillni urrejtjen ndaj vizionarëve të Zotit apo të profetëvetë zgjedhur sepse nëse ata i urrejnë këta shpirtra atëherë ata më urrejnë Mua.Ju nuk duhet t’i lejoni gjuhët e tyre të liga t’ju tundojnë të bëshkoheni meata në përpjekjet e tyre të turpshme për të mbytur tingullin e Zërit Tim. Nëseju e bëni këtë, atëherë edhe ju gjithashtu do të bëheni po aq të infektuar saedhe ata.

Dhe, ndërsa tëgjitha këto trazira të ndodhin, Unë do t’i armatos Ëngjëjt e Mi dhe të zgjedhurittë bëjnë betejë me ata që më dënojnë Mua. Më pas atëherë kur bota e humbet çdogrimcë të dinjitetit të njohur për njerëzimin, bisha do të hapi humnerën dhe atëherëçdo armik i Zotit do të futet në Kishën Time. Por do të jetë sipas vullnetit tënjeriut, nëse do të jetë apo jo i pregatitur të duroj padrejtësi të tilla.

Ata që ngrihen dhembrojnë Vullnetin e Zotit do të mbushen me Hire të mëdha dhe, sipas besimit tëtyre, do të shlyejnë mëkatet e atyre tepër kokfortë apo tepër të trëmbur për t’irezistuar gjithçkaje që e kundërshton Fjalën e Zotit. Kur të gjitha mizoritëdjallëzore të shtohen dhe kur njeriu e kupton se nuk e ka aftësinë ta luftoj apota kontrolloj ligësi të tillë, ai duhet të kthehet tek Unë dhe të thotë:

“Jezus, na çliro ne mëkatarët e pashpresë ngaarmiqtë e Tu.”


Vetëm atëherë Unëmund të ndërhyj për të dobësuar efektin e dhunës, vrasjes, urrejtjes dheluftrat e shkaktuara nga mëkati i njeriut. Kthehuni tek Unë çdo ditë dhe kërkoniMëshirën Time. Unë kurrë nuk i braktis ata që zgjaten drejt Meje.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share