e hënë, 22 gusht 2011 20:10
Kurnjeriu e vë në pyetje besimin e tij ai ka nevojë të mendohet. Nëse ai është nëdyshim, atëherë duhet të më kërkojë Mua t’ia hap sytë. Nëse e ka të vështirë tëlutet, duhet të më kërkojë Mua t’ia hap gojën. Por nëse ai nuk do ta dëgjojë tëVërtetën, atëherë ai ka nevojë për lutjet e të tjerëve.
Fëmijëte Mi, Unë Jam thellësisht i shqetësuar me mënyrën në të cilën ligësia poparaqitet sikur të jetë e mirë, ndërsa e mira po paraqitet si e ligë. Gjithçkanë botën tuaj është përmbys. Për ata prej jush pa një përkushtim të thellë ndajMeje, ju nuk do ta merrni vesh këtë fare.
Veprimepo kryhen tani në botë në çdo nivel qeverie, kishe dhe shteti në emrin tuaj dheju jeni të pavetëdijshëm për këtë.
Ligjetë këqija po futen dhe po i paraqiten njerëzimit sikur të jenë në interesin etyre më të mirë. Kjo përfshin regjime të reja, mjekësinë, ndihmën e huaj,vaksinime dhe predikime fesh të reja dhe doktrinash të tjera. Kurrë nuk kapasur kaq shumë çorientim mes fëmijëve të Mi.
Nësipërfaqe, gjithçka duket të jetë e kontrolluar dhe në rregull dhe në një faremënyre ashtu është. Por rregulli i vetëm i vërtetë që ekziston është nga dora eatyre që kontrollojnë ngjarje botërore, të fshehur në rehatinë e mënyrave tëtyre të liga, prapa dyerve të mbyllura.
Mosu mashtroni, fëmijë. Ju duhet të ktheheni tek Unë për ndihmë me qëllim qëngjarjet e liga të planifikuara nga fuqitë sekrete globale të mund tëdobësohen. Udha juaj e vetme drejt lirisë së vërtetë është kur e ringjallnibesimin tuaj tek Unë. Kjo do të ndodhë së shpejti, fëmijët e Mi të shtrenjtë,kur Unë ta shfaq Veten tek bota gjatë Paralajmërimit, që sa vjen e afrohet.
Unëju bëj thirrje që të luteni për ata që e kanë shikimin, por që janë të verbërndaj Fjalës Sime Më të Shenjtë. Lutuni për ata që vazhdojnë t’i shtrembërojnëMësimet e Mia dhe për shërbëtorët e Mi të shenjtë, të cilët, përmes frikës, podorëzohen ndaj kërkesave të bëra atyre nga qeveritë.
Kavetëm një drejtues tani që është në kontroll të së ardhmes dhe ai është Ati Imi Përjetshëm, Hyji Krijuesi dhe Bërësi i çdo gjëje. Nderojeni Atë përmbigjithçka dhe ju do të ecni me hap të sigurt përpara në udhën e së Vërtetës.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti
e mërkurë, 22 gusht 2012 9:18
Fëmija im, vetmia në të cilën fëmijët e mi e gjejnë veten nëbotën sot, është sepse ata nuk e dinë se si mund t'iu jepet Dhurata e Shpirtittë Shenjtë.
Ashtu siç të kam mësuarty, duhet një kohë e gjatë për ta marrë Dhuratën.
Ajo konsiston në një udhëtim shumë të vështirë, përpara sendonjëri prej fëmijëve të Hyjit të mund të bëhet i denjë për ta marrë këtëDhuratë të veçantë.
Kur unë prisja meapostujt në Dhomën e Darkës së Fundit për zbritjen e Shpirtit të Shenjtë, udeshën 10 ditë përgatitje.
Megjithëse atyreshërbëtorëve të shenjtë, të përkushtuar dhe besnikë të Birit tim të dashur iuishte premtuar Dhurata, ata nuk ishin plotësisht të përgatitur shpirtërisht përt’iu dhënë Dhurata.
Unë, Nëna e tyre e dashur, duhej t’i ndihmoja që t’i përgatisninshpirtrat e tyre.
Kjo do të thoshte t’iu mësoja atyre rëndësinë e dorëzimit tëplotë të vullnetit të tyre të lirë. Për t’u bërë të denjë, ata duhej ta kuptoninthellësinë e përulësisë, në të cilën ata duhej të binin, përpara se të ishingati.
Disa prej tyre kujtonin se ata kishin mësuar çdo gjë nga BiriIm.
Megjithatë, kjo ishtenjë shenjë krenarie dhe kur krenaria gjendet brenda jush, ju nuk mund të merrniDhuratën e Shenjtë të Shpirti të Shenjtë.
Për ta marrë Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë ju duhet të bëhenitë vegjël para Birit tim, si një fëmijë i vogël.
Nuk mund të ketë vend për krenari apo arrogancë. Prapë, njerëzitsot që pohojnë se flasim me autoritet rreth mënyrës me të cilën flet Biri im,bien në një kurth.
Ata, kur pohojnë se kanë njohuri mbi çështjet shpirtërore,flasin me një arrogancë që nuk i reflekton hiret që iu jepen atyre, që me tëvërtetë e zotërojnë këtë Dhuratë të madhe nga Qielli.
Ata që janë të pajisur me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë iunënshtrohen dëshirave të Birit tim.
Ata nuk janë mburravecë.
Ata nuk janë agresivë.
Ata nuk e kritikojnë tjetrin duke përdorur Emrin e Birit tim përta bërë këtë.
Ata nuk i tallin të tjerët, kur shpallin interpretimin etyre të Fjalës së Tij të Shenjtë.
Ata nuk predikojnë urrejtje.
Kur dishepujt e Birittim qenë përgatitur prej meje, ndodhën shumë debate.
U deshën disa kohë përpara se ata më në fund ta pranonin atëçfarë pritej prej tyre.
Vetëm më pas, kur e kuptuan se si vetëm përulësia e shpirtitmund ta lejojë Shpirtin e Shenjtë të hyjë, ata qenë përgatitur përfundimisht.
Unë iu bëj thirrje të gjithë fëmijëve të Hyjit, veçanërishtatyre të cilët besojnë në Birin tim, që të më kërkojnë mua, Nënën e tyre, përtë më lejuar mua që t'i përgatis ata për këtë Dhuratë të madhe.
Fëmija im, m’u desh një vit i plotë për të të përgatiturdhe kjo nuk ishte fare një punë e lehtë. A të kujtohet se sa vështirë e kishepër ta thënë Rruzaren time të Shenjtë? Sa vështirë e kishe që ta dorëzojevullnetin tënd dhe ta vërtetoje përulësinë tënde?
Tani që ti e ke marrë Dhuratën, kjo nuk do të thotë se mund takonsiderosh si të garantuar.
Ti duhet të vazhdosh që të lutesh, të mbetesh e përulët në zemërdhe të kërkosh shpengim çdo ditë. Sepse ashtu siç ai jepet, po ashtu edhe mundtë merret.
Unë iu kërkoj të gjithë atyre që i ndjekin këtoMesazhe për t’u lutur për Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë.
Nuk është e mjaftueshme që të luteni vetëm një herë dhe të thonise e keni marrë dijen që kërkuat dhe pastaj të hidhni baltë mbi këto MesazheHyjnore. Nëse ju e bëni këtë, atëherë nuk ju është dhënë Dhurata.
Ju lutem më thërrisni mua, Nënën tuaj të Bekuar, që t'ju ndihmojtë përgatiteni përmes kësaj Lutjeje të Kryqëzatës.
Lutja e Kryqëzatës (74)për Dhuratën e Dijes
O Nëna e Hyjit, më ndihmo ta përgatis shpirtin tim për Dhuratëne Shpirtit të Shenjtë.
Më merr si një fëmijë, për dore, dhe më drejto në udhën drejtDhuratës së Dijes, përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë.
Hape zemrën time dhe më mëso të dorëzohem në trup, mendje dheshpirt.
Më çliro nga mëkati i krenarisë dhe lutu që të më falen tëgjitha mëkatet e mia të shkuara, që shpirti të më pastrohet dhe që të bëhem iplotë, për të marrë Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë.
Unë të falënderoj ty, Nëna e Shpëtimit, për ndërhyrjen tënde dhee pres me dashuri në zemër këtë Dhuratë, të cilën e dëshiroj me gëzim.
Amen.
Kujtoni fëmijë, ejani tek unë, Nëna juaj, për t'ju ndihmuar qëta hapni shpirtin tuaj për ta marrë këtë Dhuratë të mrekullueshme.
Kur ta merrni këtë Dhuratë, unë do t'ju shpie para Birit tim.
Sepse vetëm atëherë ju do të jeni me të vërtetë gati për hapinpasardhës në shkallën drejt përsosmërisë shpirtërore.
Nëna e Shpëtimit
e mërkurë, 22 gusht 2012 20:10
Bija Ime fort e dashur, ti nuk duhet të ndjehesh e izoluar ngaUnë për shkak të madhësisë së kësaj pune.
Sepse megjithëse mund të duket sikur është e një madhësie tëtillë, saqë ti ndjen se nuk do të jesh në gjendje ta përballosh, dije se Unëkërkoj prej teje atë që ti je e aftë të bësh.
Gëzohu që Fjala Ime po kërkohet në gjithë botën sepse kjo ështëdëshira e Zemrës Sime.
Unë dëshiroj që të gjithë dishepujt e Mi t'i përgjigjenmenjëherë Thirrjes Sime, sepse Unë kam nevojë që ata të më ndihmojnë nëMisionin Tim për të shpëtuar njerëzimin.
Ky është vetëm fillimi i një konvertimi të shpejtë, kurGjaku dhe Uji do të derdhen mbi çdo shpirt njerëzor.
Gjaku dhe Uji Im do t’ikonvertojnë madje edhe shpirtrat e nxirë. Ashtu si ushtari që e shpoi AnënTime, qe konvertuar menjëherë, po kështu do të konvertohen miliona shpirtra që,në këtë kohë, nuk e besojnë se Unë ekzistoj.
A nuk ju kam thënë se Mëshira Ime është e pafund?
A nuk kam premtuar se mrekulli, të lejuara prej Atit Tim, do tëndodhin për ta bashkuar botën dhe të gjithë shpirtrat për në trashëgiminë etyre legjitime?
Kaq shumë njerëz po i përgjigjen tani Thirrjes Sime. Lutjete tyre në veçanti do të shumëfishohen dhe miliona më shumë do të shpëtohen. Tëgjithë shpirtrat duhet të përfshihen në përpjekjet tuaja për ta shpëtuar tëgjithë njerëzimin.
Synimi juaj, dishepujt eMi të dashur, duhet të jetë që të mos lejoni as edhe një shpirt të vetëm tërrëshqasë nga rrjeta. Kjo rrjetë do të hidhet jashtë dhe të zhytet ndër ujërapër të kapur shpirtrat dhe për t'i shpëtuar ata. Ju dishepujt e Mi jenipeshkatarët. Unë ju jap rrjetën përmes hireve që Unë tani i dërgoj mbi ju.
Ju do të më ndihmoni Mua që të shpëtoj çdo shpirt të gjallë dheas edhe një përpjekje nuk do të lihet pa u bërë – as edhe një gur nuk do mbetetpa u kthyer – ndërsa Unë përpiqem ta shpëtoj njerëzimin edhe një herë.
Prandaj, në vend që të strukeni nga frika, të merakosur përpërgjegjësinë e madhe ndaj Thirrjes Sime, bija Ime, ju duhet të gëzoheni. Sepsemë në fund Vullneti Im i Shenjtë është duke u përmbushur. Megjithatë ne akomakemi një udhë të gjatë për të bërë.
Jezusi juaj