e mërkurë, 15 qershor 2011 10:00
Sot,bija Ime, Unë dëshiroj t’i paralajmëroj ata ndjekës të Mi të devotshëm, tëcilët e shpallin publikisht Emrin Tim, që ta ndjekin të Vërtetën e Mësimeve tëMia dhe të ecin me kujdes.
Unëi dua të gjithë ndjekësit e Mi dhe në veçanti ata që tregojnë përulësi gjatëgjithë kohës. Megjithatë, Unë shqetësohem kur të Krishterë seriozë dhe tëdedikuar, të cilët e flasin Fjalën Time, përpiqen t’i analizojnë Mësimet e Mianë një mënyrë të lartë dhe diktatoriale. Pa u mjaftuar që ta përhapin FjalënTime, ata ndjejnë se duhet t’i sjellin Mësimet e Mia brenda një debatiintelektual njerëzor, i cili i shërben vetëm një qëllimi. Për t’ua vërtetuar tëtjerëve se ata janë më të kualifikuar për ta kuptuar Fjalën Time Më të Shenjtë.Kaq të vendosur janë ata për të vërtetuar se kanë të drejtë në dijen e tyre,saqë ata i përçajnë ndjekësit e Mi të vërtetë. Përkushtimi i tyre solemn dhe idedikuar ndaj Meje shpesh mund t’i bëjë ata të pafuqishëm në dashurinë e tyretë vërtetë për Mua, e cila gjithmonë duhet të burojë nga përulësia.
Ataduhet t’i heshtin zërat e tyre të lartë, plot me kritika intelektuale. Ataduhet të ndalojnë, ta dëgjojnë Zërin Tim dhe t’i rezistojnë dëshirës për t’iaprovuar të tjerëve njohuritë e tyre mbi çështjet shpirtërore. Kur ata e bëjnëkëtë janë fajtorë për mëkatin e krenarisë. Ata nuk më njohin Mua aspak. Sepseata nuk kalojnë kohë në qetësi dhe ta përulin veten para Syve të Mi, që shohingjithçka. Derisa këta ndjekës të Mi të betuar nuk bëhen të vegjël para Syve tëMi dhe ta ulin veten para Meje, Unë nuk do të jem në gjendje t’i sjell atadrejt Meje.
Mëlavdëroni Mua. Nderojeni Fjalën Time. Ndiqni shembullin Tim. Kurrë mos ipersekutoni të tjerët në Emrin Tim, sidomos miqtë tuaj të Krishterë.
Mësuesi dheShpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti
e mërkurë, 15 qershor 2011 23:00
Komunikoji njëshoqërie të re, materialiste dhe të paqëndrueshme
BijaIme, ti duhet të përdorësh metoda që do t’ia komunikojnë Fjalën Time një shoqërietë re, materialiste dhe të paqëndrueshme. Sigurohu që ti të komunikosh në një mënyrë që ata të kuptojnë, tëkushtojnë vëmendje dhe të bisedojnë. Sepse çfarë të mire ka kjo Punë nëse ajothjesht ia përforcon Fjalën Time të Shenjtë vetëm besimtarëve? Po, është erëndësishme që ndjekësit e Mi të kujtohen për premtimet që Unë bëra kur thashëse Unë do të vija përsëri, por janë ata shpirtra pa asnjë njohuri, pa asnjëkuptim apo interes në Dhembshurinë Time për njerëzimin që Unë duhet t’i arrijme çdo kusht.
Ju,bija Ime, dhe ndjekësit e Mi e keni për detyrë që t’i informoni agnostikët,ateistët dhe një brez të tërë të ri për të Vërtetën, tani. Ju flisni atyreme ton të butë. Mos jini kurrë agresivë. Përdorni fjalëinkurajimi. Bëjeni Fjalën Time interesante.
Jo fundi i botës
Iuflisni atyre për premtimin që Unë bëra për Parajsën e Re mbiTokë. Ajo nuk do të thotë se bota do të marrë fund, por se një Epokë eRe e Paqes, gëzimit dhe lumturisë do të zhvillohet tani. Ata nuk mund, dhe nukduhet t’ia kthejnë shpinën kësaj lavdie. Lutuni për ta. Sillini ata tek Unë dheju do të merrni udhëzime dhe hire të veçanta.
Thjeshtësia dhe eVërteta duhet të jenë armët tuaja të zgjedhura
Udhëhiqnisipas shembullit. Bija Ime, ti tani duhet të planifikosh që të përdorësh metodatë ndryshme dhe të reja për ta komunikuar Fjalën Time. Do të dërgohet ndihmë qëti ta arrish këtë.
Përhapeni Fjalën Timeduke përdorur komunikimet moderne
Metodate komunikimit modern duhet të përdoren për të siguruar që Fjala Ime të përhapetshpejt. Lutu tani. Kërkoji botuesve në sa më shumë vende të mundesh, që tëbotojnë vëllime në sa më shumë gjuhë të jetë e mundur. Përdor audio, video dhemetoda të tjera për ta përhapur shpejt Fjalën Time. Thirrvullnetarë për t’i përhapur Mesazhet e Mia tek shumica.
Sepsekjo, bija Ime, do të shpëtojë shpirtra. Unë të dua. Forca dhe vendosmëria jotepër të arritur sukses në këtë Punë, të cilat burojnë nga dashuria e pastër qëti ke për Mua dhe për Nënën Time të dashur, do të sjellë shpirtrat – qëpërndryshe do të kishin shkuar në Ferr – në Krahët e Mi dhe në shpëtimin e përjetshëm.
Shpërfilli ata që nuktregojnë respekt për Emrin Tim
Tëjesh e guximshme. Shpërfille abuzimin. Mos iu përgjigj atyre që nuk tregojnërespekt për Emrin Tim. Do të jenë ndjekësit e Mi ata që do të lëndojnë ty mëtepër. Sepse shumë dishepuj të Mi të vërtetë e mirëdashës bien në gabim herëpas here. Njohuritë e tyre mbi Mësimet e Mia mund të krijojnë një ndjenjëkrenarie, e cila çon në arrogancë. Pastaj krenariaintelektuale fillon të shfaqet. Këta shpirtra të Mi të gjorë, tëdashur dhe të betuar, dashuria e të cilëve për Mua nuk vihet në pyetje, kurrënuk duhet të shohin me përçmim ndaj atyre që ata ndjejnë se janë në udhë tëgabuar. Ata nuk duhet të bien në kurthin e Satanit duke marrë një pozitëlartësie dhe rreptësie solemne. Kjo pastaj kthehet në një betejëintelektuale për të parë, në terma njerëzorë, se kush është më i ditur setjetri apo se kush e njeh më mirë të Vërtetën e Mësimeve të Mia.
Kujtonise çfarë Unë ju mësova të gjithëve. E Vërteta është e thjeshtë. EVërteta është Dashuri. Në përpjekjet tuaja për të vërtetuarinterpretimin tuaj të Fjalës Sime të Shenjtë, nëse ju nuk tregoni dashuri dhedurim atëherë versioni juaj i së Vërtetës nuk është nga Unë.
Tadoni njëri tjetrin. Ju jeni të gjithë të barabartë në Sytë e Mi. Por për ataprej jush që bëni të pamundurën për të ndihmuar që të ktheni shpirtrat e Mi tëhumbur tek Unë, atëherë ju do të ngriheni në Sytë e Mi.
Shpëtimtari juajHyjnor
Mbreti i gjithë Njerëzimit, Jezu Krishti
e diel, 15 qershor 2014 9:30
Bija Ime e dashur,shkalla në të cilën Unë Jam shpërfillur, refuzuar dhe urryer është përtejimagjinatës së shumë njerëzve.
Ka grupe dhe sekteqë janë të dedikuar të adhurojnë Satanain dhe që kryejnë vrasje të tmerrshme nëndrejtimin e atij që më urren Mua. Mëkatarëte gjorë që janë të përfshirë i kanë shitur shpirtrat e tyre tek djalli dhe ngajashtë ato janë një burim argëtimi, por më dëgjoni Mua tani. Ata kanë vetëm njëzotëri dhe ky zotëri ka fuqi të madhe mbi ata sepse ata i kanë dhënë atijdhuratën e vullnetit të tyre të lirë. Dhe ashtu si Satanai e përçmon rracënnjerëzore, ai i përdor këta shpirtra, edhe pse ata nuk e kuptojnë në të vërtetëkëtë fakt. Urrejtja e tyre për Mua është po aq intensive sa është edhe kundrejtatyre që më shërbejnë Mua, Jezu Krishtin.
Betejafinale për shpirtrat do të luftohet në çdo pjesë të botës dhe do të jenë këtogrupe, që do të luftojnë shumë fort për t’i larguar njerëzit nga Unë dhe ngaShpëtimi final që Unë i sjell fëmijve të Zotit. Për arsyen se Unë i dua tëgjithë – përfshi ata që kanë sakrifikuar jetën e tyre dhe të drejtën e tyre tëShpëtimit të Përjetshëm për premtimet boshe të mbretit të gënjeshtrave, detyraIme është të kapërcej të gjitha pengesat për t’i arritur ata, që Unë të mund t’ishpëtoj ata.
Unë do t’i shëmb tempujt e këtyre sekteve dhe do t’i ndaloj veprat e tyretë turpshme kundër fëmijve të Zotit. Ata që janë çliruar nga këto burgje tëurrejtjes, Unë ju premtoj, se do të më gjejnë Mua duke pritur. Sepse çdoshpirt i vetëm, nga këto grupet, që vjen tek Unë duke kërkuar paqe – Unë do tëkonvertoj, dhjetë fishin e numrit të tyre. Unë do ta mund djallin dhe Unë do t’ikthej fëmijët e Zotit, pavarësisht se çfarë kanë bërë, nga pragu i humnerës sëFerrit.
Kurrë mos kini frikënga fuqia e shpirtit të lig, kur besoni tek Unë plotësisht. Fuqia Ime, Fuqia eZotit, Fillimi dhe Mbarimi, kurrë nuk do të shkatërrohen. Por, nëse ndonjënjeri që përpiqet të shkatërroj Fuqinë e Zotit, duke i ditur pasojat, dhe që irefuzon të gjitha përpjekjet nga Unë për ta shpëtuar shpirtin e tij – ai do tëvuaj përjetësisht.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht:
e diel, 15 qershor 2014 14:25
Bija Ime e dashur, Plani Im për të shpenguar njerëzimin dhe përtë shfaqur Mbretërinë Time të Re po ecën me sukses, ashtu si është parashikuar.Unë do t’i sjell botës një Dhuratë të madhe dhe për ata që do ta kenë këtëtë pakapërcyeshme dhe të frikshme, ta dinë këtë.
Unë Jam I Butë, I Dashur dhe I Duruar dhe gjithçka do të kryhet sipasVullnetit të Shenjtë të Atit Tim, I Cili nuk dëshiron të sjelli dhimbje dhevuajtje tek ndonjë nga fëmijët e Tij, pavarësisht se sa të errët janë shpirtrate tyre. Po të ishte kështu, Ai do ta kishte shkatërruar botën dhe do të merrtevetëm të zgjedhurit në Parajsën e Re. Dhe prandaj Ati Im priti dhe priti, derikur popullsia e botës të ishte në numrin e vet më të madh. Ai e ka filluar pjesënfinale të Planit të Tij për të shpëtuar njerëzimin, me qëllim që një numër imadh të mund të shpëtojnë menjëherë.
Ky Plan nuk duhet patur frikë apo të kundërshtohet,sepse çmimi final është ai që do t’ju sjelli të gjithëve ju lavdinë më tëmadhe.
Ju nuk duhet ta kundërshtoni atë; ju nuk duhetta tallni apo ta shpërfillni atë, sepse ju do të pendoheni për këtë vendim përjetësisht.Le të mos ndërhyj asnjë njeri me Vullnetin e Zotit. Me qëllim që të shpëtoj shumicën, Ati Im nuk do të hezitoj të ndëshkojata që qëndrojnë në Udhën e Tij për të shpëtuar biljona shpirtra. Dhe ndërsaçdo shpirt është i shtrenjtë për Atë dhe ndërsa Ai do të ndërhyj në çdo mënyrëpër t’i bërë shpirtrat të kuptojnë, Aido t’i shkatërroj ata që janë përgjegjës për mohimin e miljona shpirtrave ndajTij. Të mos keni asnjë dyshim se ata do të vuajnë për këtë dhe le të dihet se judo t’i njihni këta shpirtra prej veprimeve të tyre dhe pastaj prej ndëshkimit tëtyre. Ndëshkimi i tyre do të filloj në Tokë në këtë kohë, me shpresën se ata dota shikojnë të Vërtetën. Nëse ata nuk e arrijnë këtë, Ati Im do t’i heqi.
Fuqia e Zotit poshfaqet në Tokë në këtë kohë dhe ju do ta shikoni se si këto anë do të duken nëbetejën për shpirtrat. Ato do të përfshijnë ata që me të vërtetë më shërbejnëMua; ata që nuk më njohin Mua dhe ata që më njohin, por që zgjedhin t’i shërbejnënjë zotërie të ndryshëm jo nga Unë. Të vetmit fitues do të jenë ata që, prej Mëshirëssë Zotit, do t’ju jepen Çelësat e Mbretërisë së Zotit.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: