Jesus2Me top graphics
Be strong now. I love you all.

M'i dorëzoni Mua shqetësimet tuaja dhe Unë do t’jua lehtësoj barrën

e hënë, 13 qershor 2011 18:00

BijaIme fort e dashur, lutja po shtohet tani me një ritëm më të fortë, për shkak tëDhuratës së Shpirtit të Shenjtë, që i ka depërtuar shpirtrat e të gjithëndjekësve të Mi në mbarë botën. Veshët e tyre tani janë të vëmendshëm ndajFjalës Sime Më të Shenjtë.

Christ walking on the waters - Virgilio Mattoni de la Fuente (before 1900)

Lutunipër të gjithë fëmijët e Mi të gjorë, të munduar të cilët po vuajnë vështirësitë mëdha në botë, si rezultat i tmerrit të akteve ndaj të cilave ata janëviktima, e gjitha për shkak të mëkateve të njerëzimit.

Mëlejoni Mua t’i kujtoj të gjithë fëmijët e Mi, ngado, që të recitojnë Kurorëzëne Mëshirës Sime Hyjnore, çdo ditë të vetme. Lusni gjithashtu, dhe Unëpërfshij të gjitha besimet e Krishtera, edhe Rruzaren e Shenjtë –ndaj Nënës Sime të dashur, sepse kjo lutje e fuqishme do ta dobësojë fuqinë eSatanit mbi fëmijët e Mi.

Gjithçkaqë Unë kërkoj, është që të gjithë ju që jeni të dëshpëruar prej sprovave dheshqetësimeve, të m’i dorëzoni Mua tani, të gjitha këto shqetësime, dhe të mëlejoni Mua që të merrem me to. Besoni tek Unë dhe barra juaj do të lehtësohet.Më lejoni Mua t’ju drejtoj drejt një gjendjeje më paqësore. Qetësohuni, fëmijëte Mi, dhe lejojeni Paqen Time që t’i vërshojë shpirtrat tuaj delikatë, e tëetur. Errësira që ju ndjeni buron nga frika. Frika buron nga mungesa e besimit.Kur ju e humbni besimin tek Unë, Satani mbjell dyshime në mendjet tuaja.

Kurrëmos e nënvlerësoni se çfarë ai bën kur vazhdimisht ai bën lojëra për t’jukthyer kundër fqinjit tuaj. Ky mashtrim gjithmonë është i drejtuar kryesishttek ndjekësit e Mi më të devotshëm. Ai ju urren nëse më doni Mua. Ai kurrë nukdo të pushojë derisa t’ju trazojë. Ai qesh kur ju lëkundeni. Mos ia jepni atijkëtë pushtet, sepse kur e bëni këtë besimi juaj tek Unë dobësohet.

Lutjae Shën Mikaelit dhe recitimi i Rruzares Më të Shenjtë janë armëttuaja më të fuqishme kundër Satanit.

Shkoni tani me më shumë besim dhe m’i dorëzoni Muaproblemet dhe shqetësimet tuaja sepse Unë Jam këtu duke pritur për ju gjatëgjithë kohës për t’ju sjellë në Dritë.

Unëju dua të gjithë, fëmijë. Besoni tek Unë më shumë.

Shpëtimtari juaj idashur

Jezu Krishti


Një Betim për besnikëri ndaj Vullnetit Hyjnor të Hyjit Atë

e mërkurë, 13 qershor 2012 16:00

BijaIme fort e dashur, ashtu si Ati Im i Përjetshëm i ka dhuruarnjerëzimit Dhuratën e Madhe të Vulës së Tij, po ashtu edhefëmijët e Tij duhet të betohen për besnikërinë e tyre ndaj Vullnetit të TijHyjnor. 

Unë iukërkoj të gjithë fëmijëve të Hyjit që do të marshojnë përpara në ushtrinë e Tijpër të ndihmuar të shpëtojnë shpirtrat e gjithë fëmijëve të Hyjit, përfshirëedhe mëkatarët e ngurtë, që të bëjnë këtë premtim. 

Lutjae Kryqëzatës (59) Një Betim përBesnikëri ndaj Vullnetit Hyjnor

OHyji Më i Larti, O Ati Qiellor, unë të betohem Ty për besnikërinë time të fortëpër të nderuar dhe për t’u bindur Ty në gjithçka që ka lidhje me Vullnetin TëndHyjnor në Tokë. Unë – përmes Gjakut të Shenjtë të Birit Tënd të vetëm-lindur –Mesisë së Vërtetë, – të ofroj Ty mendjen, trupin dhe shpirtin tim, në emër tëgjithë shpirtrave, që ne të bashkohemi si një në Mbretërinë Tënde Qiellore qëdo të vijë, në mënyrë që Vullneti Yt Hyjnor të kryhet në Tokë, ashtu si ështënë Qiell.

Amen.

Juduhet t’ia premtoni shpirtrat tuaj Atit Tim Qiellor si një shenjë eBesimit tuaj dhe në përkujtim të Vdekjes Sime në Kryq, me qëllim që seciliprej jush të mund të pijë nga Kupa e Shpëtimit.

Jezusi juaj


Ajo do të jetë Dita Më e Madhe që kur Zoti krijoi Adamin dhe Evën

e premte, 13 qershor 2014 22:20

Bija Ime e dashur, Koha Ime është shumë afër dhe për këtë arsye, ështëe rëndësishme që çdo person i vetëm në botë të pregatitet, sikur do të merrejnga kjo jetë në çdo moment. Mos e shpërfillni Thirrjen Time, sepse ata që nukarrijnë të pregatiten për Ditën e Madhe do të mbeten në dëshpërim të madh.

Në Ditën e Ardhjes Sime të Dytë, e cila do tëparaprihet nga Paralajmërimi, ku Unë do t’i vërtetoj botës se Kush Unë Jam, juduhet të jeni gati.

Unë vij për të gjithë ju përt’ju sjellë në Parajsën e përkryer të re dhe të lavdishme. Unë nuk dëshiroj tëpërjashtoj asnjë. Secili prej jush është një fëmij i dashur i Zotit. Ata që nukjanë të vetëdijshëm për atësinë e tyre do ta dinë, menjëherë, se Kush Unë Jam.Sepse ajo do të dali nga një instikt njerëzor i rrënjosur thellë, ashtu si njëfëmijë i ndarë nga prindi i tij i natyrshëm do ta njohi mishin dhe gjakun evet, edhe nëse do të duhet një jetë e tërë për t’i bashkuar me njëri tjetrin.Ajo do të ndjehet e natyrshme dhe, për ata që kanë një zemër të ngrohtë,momenti final do të mbushet me një dashuri gazmore. Ju nuk keni pse të kenifrikë.

Për ata që zgjedhintë besojnë në zotat e rremë dhe që nuk e njohin Zotin e Trinisë, ju nuk do të mëpranoni Mua me lehtësi, sepse ju gjithmonë më keni refuzuar Mua. Prapë, Unë dot’ju tërheq drejt Meje dhe do t’ju pushtoj. Fuqia e Zotit do të bjer mbi ju, përmesDhuratës së Shpirtit të Shenjtë, dhe ju do ta keni të vështirë të më ktheni Muashpinën. Prandaj të gjithë ata që më shikojnë Mua, përfshi ata që më refuzojnëMua në këtë jetë, shumë prej jush do ta kuptojnë të Vërtetën në atë moment. Judo të më lejoni Mua t’ju sjell në Krahët e Mi të Shenjtë.

Unë dot’ju ngre të gjithëve ju, në çast, sa hap e mbyll sytë, në Mbretërinë Time tëRe. Dhe pastaj do të nisfillimi dhe mbarimi. Ata shpirtra që e adhurojnë bishën dhe që e japin veten nëtrup, në mëndje dhe në shpirt tek Satanai, dhe që bëhen agjentët e tij tëvullnetshëm, nuk do të kenë se nga të kthehen, ku të fshihen dhe do të mbetenpa asnjë ndihmë, sepse Satanai do t’i ketë braktisur ata. Sepse deri atëherë,Satanai do të jetë hedhur në humnerë dhe fuqia e tij do të marri fund përfundimishtnë atë pikë. Tek ata shpirtra, Unë ju them këtë. Madje edhe në atë fazë Unë dot’ju tregoj Mëshirë.

Juduhet të më thërrisni Mua dhe të thoni:


“Jezus, më ndihmo. Jezus, më fal për të gjithamëkatet e mia.”

 

dhe Unëdo t’ju ngre, edhe ju gjithashtu, në Parajsën Time të Re.

Unë do të shpëtojçdo shpirt që më thërret Mua pikërisht para se qiejt të mbyllen; malet të rrëzohendhe deti ta vërshoj Tokën dhe pastaj Qiejt do të zhduken së bashku me Tokën evjetër. Lartë do të ngrihet Parajsa Ime e Re, Qielli dhe Toka e Re, ashtu si ukrijua për Adamin dhe Evën, dhe të gjithë do të gëzojnë. Sepse ajo do të jetëDita Më e Madhe që kur Zoti krijoi Adamin dhe Evën. Kurrë mos e humbisni shpresëndhe i kujtoni Fjalët e Mia për ju tani.

Mëshira Ime është kaq e Madhe sa edhe ata që i kanëshitur shpirtrat e tyre tek djalli do të shpëtojnë, nëse ata dëshirojnë, duke mëthirrur Mua në Ditën Finale.

Edheata gjithashtu mund të jetojnë Jetën e Përjetshme të lavdisë së madhe, me tëgjithë fëmijët e Zotit. Kjo Parajsë e Re është trashëgimia juaj e drejtë. Mos eçoni dëm për premtimet e rreme dhe boshe të Satanait.

Unë ju dua të gjithëveju. Gjithmonë mbajeni Dashurinë Time të kyçur brënda zemrave tuaja dhe Unëgjithmonë do t’ju mbroj nga i ligu.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share