Jesus2Me top graphics
I love you and I will be with you now as you walk with Me the thorny road to Calvary so that Salvation can be achieved once more for all souls.

Kalojeni muajin e Qershorit në meditim të qetë ashtu siç ju ka udhëzuar Nëna Ime e Dashur

e diel, 3 qershor 2012 15:30

BijaIme fort e dashur, ndjekësit e Mi duhet ta kalojnë muajin e Qershoritnë meditim të qetë ashtu siç ju ka udhëzuar Nëna Ime e Dashur.

Quet adoration

Ky muajështë periudha kur, përmes Kryqëzatës së Kthimit në Besim, shumënjerëz mund të marrin hiret e një kthimi të menjëhershëm përmessakrificave të bëra nga ata prej jush që i përgjigjen Nënës Sime, Nënës sëShpëtimit. 

Juduhet të jeni të qetë këtë muaj. 

Julutem, Unë ju kërkoj që t’i frekuentoni kishat tuaja sa më shumë që të mundeni,për ta recituar Lutjen e Mëshirës Sime Hyjnore në orën 3. 

Katolikëveju lutem që ta marrin Eukaristinë Time të Shenjtë çdo ditë nëse është e mundurgjatë këtij muaji.

Sepseky muaj do të jetë periudha kur planet, që po kryhen në heshtje për t’i shtuartrazirat në Lindjen e Mesme, do të jenë drejt finalizimit.

Jini tëfortë. Jini të durueshëm. Jini të përulët në zemër.

Dorëzojenivullnetin tuaj tek Unë dhe ofrojini sprovat dhe sakrificat për kthimin e tëgjithë mëkatarëve. 

Shkoninë paqe ndjekësit e Mi të dashur.

ShpirtiIm i Shenjtë po ju mbulon të gjithëve në këtë kohë ndërsa Unë ju drejtoj drejtkëtij përkushtimi të veçantë. 

Jezusi juaj i dashur


Unë i premtova Atit Tim se Unë do të ndjek çdo shpirt për të cilin Unë sakrifikova Jetën Time. Dhe Unë do ta bëj

e martë, 3 qershor 2014 18:22

Bija Ime e dashur, është Qëllimi Im të sjell konvertimin tek çdoshtet në botë dhe ta bëj atë shpejt. Dashuria Ime për të gjithë ju ështëkaq e madhe sa, madje në rastet kur paqartësia mbretëron në zemrat e atyre qënuk më njohin Mua, Unë do të ndërhyj në mënyra, të panjohura deri tani nga njerëzimi.

Paqja Ime do t’i jepet çdo shpirti që e shikon Dritën e të Vërtetës. DashuriaIme do t’i sjelli atyre një qetësi të shpirtit, të cilën shpirtra të tillë kurrënuk e kanë njohur në të vërtetë. Shpirti i të Vërtetës do të jetë DhurataIme për botën dhe për njerëzimin, që nuk më pranojnë Mua. Vetëm atëherë, njeriumund të jetë i hapur ndaj Ndërhyrjes Hyjnore, e cila është sipas Urdhërit tëAtit Tim të dashur, me qëllim që Ai të mund të përqafoj secilin nga fëmijët eTij.

Dashuria e Zotit shpejt do të dëshmohet nga shpirtrat e shkretë –shpirtrat që mbeten vendosmërisht të mbyllur ndaj influencës së Shpirtit tëShenjtë. Flaka e Shpirtit të Shenjtë, si një shpatë, do t’i përshkoj zemrate tyre dhe do të hedhi mbi ato një kuptim të brëndshëm se sa i shtrenjtë është çdoshpirt në Sytë e Zotit.  

Shpirti i të Vërtetësdo t’i zgjoj shpirtrat e atyre që më mohojnë Mua, që hedhin baltë mbi ata qëbesojnë tek Unë, dhe ata që besojnë në pathyeshmërinë e tyre. Ajo do të prekizemrat e kryelartëve, krenarëve, arrogantëve, si të arrogantëve, ashtu edhe tëmëkatarëve të ngurtësuar që kanë urrejtje në zemrat e tyre, si dhe të ultëve. Asnjënuk do të përjashtohet nga kjo Mbrekulli e madhe. Unë i premtova Atit Tim se Unëdo të ndjek çdo shpirt për të cilin Unë sakrifikova Jetën Time. Dhe Unë do ta bëj.Sepse për çfarë të mire ishte vdekja Imenëse do të thoshte se as edhe një mëkatar nuk mund të shpëtonte? Unë vij sëshpejti për t’ju pregatitur të gjithëve ju për Shpëtimin Tim. Gëzohuni, sepseKoha Ime është afër.

Shkoni, ndjekësit eMi të dashur, dhe qëndroni në dashuri, shpresë dhe pritje për Mëshirën Time tëMadhe. Unë do ta përmbush Premtimin Tim tek secili prej jush dhe ju do të vilnishpërblimet e Mbretërisë Sime nëse ju do ta pranoni, me përulësi, derdhjen Timetë madhe të Dashurisë.  

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share