Jesus2Me top graphics
Love one another as I love you.

Ngrihuni kundër sulmeve të Satanit

e mërkurë, 20 prill 2011 17:45

BijaIme, besimi yt po testohet vazhdimisht çdo orë të ditës kur ti detyrohesh ngatë tjerët që t’i lësh këto Mesazhe. Kjo gjithmonë do të ndodhë. Është koha qëtë mësohesh me këtë mundim. Ti mund të jesh e sigurt tani, më shumë se kurrë,se këto Mesazhe janë të vërteta dhe vijnë nga Unë, Shpëtimtari Hyjnor iNjerëzimit, Jezu Krishti.

Unëtrishtohem kur shikoj besimtarët, në veçanti, kaq të influencuar nga mashtruesipër ta shpërfillur Fjalën Time Më të Shenjtë kur po jepet për t’u dëshmuar ngabota.

BijaIme, ti je më shumë se në gjendje t’i shpërfillësh tani të gjithë zërat qëpohojnë të flasin me autoritetin, e dhënë atyre nga burime Hyjnore. Shumëprofetë të rremë janë të pranishëm në botë sot dhe nuk janë ata që deklarojnëtë jenë. Dëgjo vetëm Zërin Tim, ashtu si të kam thënë më parë. Ti nukke nevojë për aprovimin e të tjerëve për të vazhduar me këtë Punë të Shenjtë.Këto volume të Mesazheve të Shenjta do të shihen, për çfarë ato janë me kalimine kohës. Ti kurrë nuk duhet të tundohesh, nga shpirtrat e gënjyer, se ata janëme frymëzim Hyjnor, sepse nuk është kështu. Bllokoji gënjeshtrat që do t’isulmojnë veshët nga mashtruesi, Satani; ai, bija Ime, kërkon ta ndalojë këtëPunë dhe do të bëjë gjithçka për të penguar ty që ta përmbushësh këtë Mision.

Ngrihutani dhe fol me autoritetin e Shpirtit të Shenjtë, që të është dhuruar ty, bijaIme e shtrenjtë. Ti je një lajmëtare e zgjedhur për të shpërndarë, ashtu si kamthënë, Mesazhet më të rëndësishme për njerëzimin në këto kohë. Ti më bën Muakaq të lumtur me forcën dhe kurajon që ke treguar, përballë sulmeve që të ështëdashur të durosh në duart e Satanit. Megjithatë ta kujtosh se ti duhet ta pranoshkëtë Punë me përulësinë që pritet nga ti.

Mëmerr Mua në shpirtin tënd tani, për çdo ditë, për hire të mëtejshme. Unë të duaty, bija Ime. Qielli gëzon me shpejtësinë e përgjigjes tënde ndaj Vullnetit TimMë të Shenjtë.

Shpëtimtari juaj

Jezu Krishti


Madje dhe ata që kryejnë mëkat të tmerrshëm janë të dashur prej Hyjit Atë

e premte, 20 prill 2012 15:45

Bija Ime tejet e dashur, fëmijëve të Mi duhet t’iu tregohet përdashurinë e thellë që Unë e mbaj në Zemrën Time të Shenjtë për çdo fëmijë tëlindur në këtë tokë.

Madje dhe ata që kryejnëmëkat të tmerrshëm janë të dashur prej Hyjit Atë.

Secili prej jush është një fëmijë i Hyjit.

Për këtë arsye juabuzoheni, mundoheni dhe lëndoheni nga Satani dhe djajtë e tij.

Ata mëkatarë të ngurtësuar, pjesëtarë të ushtrisë së Satanit, qëe dinë se Hyji ekziston por që zgjedhin të adhurojnë bishën, ta dinë këtë.

Pavarësisht se sa shumëadhurime ju i bëni Satanit, dijeni se ai nuk ju do.

Ai ju urren dhe do t’jushkatërrojë.

Premtimet e tij për t'ju ofruar një parajsë, si në tokë ashtuedhe përtej, janë gënjeshtra boshe.

Shumë shpejt dot’ju jepet prova e dashurisë Sime për ju

. Nuk do të ketë asnjë dyshim në zemrën tuajse Unë, Jezusi juaj i dashur, dëshiroj t’ju përqafoj, t’ju fal dhe t’jusjell paqen e përjetshme, dashurinë, gëzimin dhe lumturinë në Mbretërinë Timetë Re, Parajsën e Re.

Kurrë mos kini frikë t'i ktheni shpinën jetës që udhëhiqni, nëtë cilën i adhuroni të gjitha dhuratat e perceptuara të pasurisë, seksit dherehative të tjera materiale të ofruara nga Satani, mbretëria e të cilit në këtëtokë do të përfundojë së shpejti.

Vetëm Unë, Jezusi juaj i dashur, mund t’ju shpëtoj.

Mëshira Ime është kaq e madhe saqë Unë do t’ju fal çdo gjë kurju të ndjeni pendesë. Nxitoni, ejani tek Unë tani.

Mos e çoni dëm as edhe një sekondë, sepse lumturia e të ardhmessuaj është në rrezik.

Unë ju premtoj jetën epërjetshme, paqen, dashurinë, gëzimin dhe një Parajsë të bukur ku ju do tëmerrni dashuri e kujdes dhe ku nuk do të keni nevojë për asgjë.

Nëse nuk mund ta pranoni Dorën Time të Mëshirës tani, atëherëkur të vijë koha në ditën e fundit, do t’ju jepet edhe një mundësi tjetër që tëmë kërkoni Mua Mëshirë.

Kur kjo ditë të vijë, shumë prej jush do ta kuptojnë gabimin qëkanë bërë.

Unë akoma do t'ju përqafoj përsëri, si një fëmijë iHyjit i humbur prej kohësh dhe shumë i dashur, pavarësisht se sashumë keni vuajtur nga dora e të ligut.

Gjithçka që do ju duhet të bëni do të jetë të më thërrisni Muadhe të kërkoni Mëshirën Time.

Nëse jeni të përfshirë, në këtë periudhë, në ndonjë rrjetëmashtrimi dhe ligësie prej të cilës nuk arrini të shpëtoni, atëherë Unë jukërkoj që të më thërrisni duke bërë këtë lutje.

Lutja e Kryqëzatës(46) Më liro nga prangat e Satanit

OJezus, unë jam i humbur.

Jami ngatërruar dhe ndjehem si një i burgosur i kapur në një rrjetë nga e cila nukmund të shpëtoj.

Unëkam besim tek Ti, Jezus, që të më vish në ndihmë dhe të më lirosh nga prangat eSatanit dhe djajve e tij.

Mëndihmo, sepse unë jam i humbur.

Unëkam nevojë për dashurinë Tënde që të më japë forcën për të besuar në Ty dhe përtë shpresuar në Ty, që të shpëtohem nga kjo e ligë dhe të më tregohet Drita,për të gjetur më në fund paqen, dashurinë dhe lumturinë.

Amen.

Jezusi juaj i dashur


Kur njeriu nuk beson në Zot, ai nuk e pranon ndryshimin midis të drejtës dhe të gabuarës

e shtunë, 20 prill 2013 16:45

Bija Ime e dashur, Qielli është plot me trishtim për shkak tëdhimbjes që ndjekësit e Mi të dashur do të duhet të durojnë në Tokë. Të gjithë ëngjëjtdhe shenjtët bashkohen në një për t’u lutur për njerëzimin, ndërsa ai duron njësulm të tillë të ligë nga Satani dhe të gjithë shpirtrat e tij djallëzor. Ndërsalutjet e tyre pranohen nga Unë dhe zbatohen, Unë i kërkoj të gjithë atyre që e deklarojnëveten të jenë Kristjanë të luten si kurrë më parë.

Lutjet e ofruara çdo ditë për mbrojtjen kundër forcave djallëzore,që e kanë pllakosur Tokën, do të ndihmojnë për pastrimin e saj nga shpirtrat eliqë. Ju duhet të qëndroni me shpresë dhe kur ju mbeteni besnik ndaj Meje, judo të bëheni akoma më të fortë.

Forca e Kristjanëve, të bashkuar në të Vërtetën e Zotit, do tëparaqesi një mur mbrojtës të fuqishëm kundër bishës, planet e të cilës të lëndojfëmijët e Zotit sa vjen e po shfaqen në këtë kohë. Ju duhet të qëndroni paraMeje, të deklaroni dashurinë tuaj të pafund për Mua dhe Unë do t’ju udhëheq nëushtrinë Time, e cila kurrë nuk do të mposhtet. Ndërsa ushtria Ime shtohet nënumër dhe kur biljona më shumë konvertohen dhe më pranojnë Mua, kjo do të ndihmojnë vrasjen e bishës.

Detyra juaj, ndjekësit e Mi të dashur, është të përqëndroheni mbiata që do ta refuzojnë Dorën Time të Mëshirës. Pavarësisht se ju talleni nëEmrin Tim, e gjitha që ju duhet të bëni është të luteni për shpëtimin eshpirtrave. Dijeni se ushtrisë së Zotit në Tokë do t’i dhurohen hire të veçantapër ta bërë të aftë të sjelli me vete shpirtrat e atyre që e dyshojnë FjalënTime të Shenjtë.

Dyshimet, kur lejohen të keqësohen, e ndajnë njeriun nga Zoti.Dyshimet vihen në zemrat e njerëzve nga Satani me qëllim që t’i mashtroj fëmijëte Zotit të besojnë se Ai, Zoti, nuk Egziston.

Kur njeriu nuk beson në Zot, ai nuk e pranon ndryshiminmidis të drejtës dhe të gabuarës. Pa udhëzim nga Zoti, ai do të bier në çdokurth të ngritur para tij nga Satani. Aq shumë urrejtje pastaj shfaqet nëzemrat e njerëzve, sepse menjëherë sa ata ta lënë veten të ekspozuar ndaj tëligut, zemrat e tyre do të mbushen me zemërim. Zemërimi më i madh do tëdrejtohet tek Kristjanët dhe prapë këta njerëz nuk do ta kuptojnë përse ndjehennë këtë mënyrë. Prandaj dhe ata që pohojnë se nuk besojnë në Zot kalojnë mëshumë kohë duke i kritikuar ata që besojnë.

Lutuni, lutuni, lutuni për shpirtrat e tyre.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Hyji Atë: Shumë pak nga ju do ta refuzojnë kishën e re për një botë dhe prandaj Ndërhyrja Ime do të jetë e shpejtë

e diel, 20 prill 2014 17:40

Bija Ime e dashur,kur Unë e dërgova Birin Tim për të shpenguar njerëzimin, bota e refuzoi Atë,ashtu si ata bënë me profetët që Unë dërgova para Tij.

Ndërsa Unë tanipregatitem të dërgoj Birin Tim, herën e dytë dhe të fundit, për të mbledhur fëmijëte Mi dhe për t’ju dhënë atyre Jetën e Përjetshme, ata gjithashtu do ta refuzojnëkëtë Vepër të Madhe të Mëshirës. Unë, përmes Fjalës Sime, i kam dhënë njeriut tëVërtetën dhe ai prapë e refuzon atë. Sa lehtë harrojnë ata. Sa të verbuar janë,sepse Unë i tregova botës se Unë do t’ju sillja atyre Mbretërinë Time – një Botëtë Re, pa fund – por ata nuk e kuptojnë në të vërtetë se çfarë do të thotëtrashëgimia e tyre. Mëshira e Birit Tim nuk do të pranohet nga të gjithë dheprandaj Unë e kujtoj  botën për çfarë dotë vij, me qëllim që ata të vijnë dhe ta pranojnë Mbretërinë Time.

Do të ketërezistencë të madhe nga fëmijët e Mi ndaj shumë mbrekullive që Unë do t’itregoj botës, para Ardhjes së Birit Tim. Do të flitet shumë, por armiqtë e Mido të sigurojnë që fëmijët e Mi të mashtrohen, me qëllim që të mos i pregatisinshpirtrat e tyre për Jetën e Lavdishme që Unë e kam pregatitur për secilin prejjush.

Ashtu si Biri Im ungjall së vdekuri në ditën e tretë, po ashtu Ai do ta zbuloj Veten në ditën etretë, pas tre ditëve të errësirës, në Ardhjen e Tij të Dytë. Unë dëshiroj qëju të jeni të vetëdijshëm për këto tre ditët e errësirës, që të mos keni frikëprej tyre. Qirinjtë e bekuar do t’ju japin dritën e vetme e lejuar nga Unë, përtë mundësuar ata që më duan Mua të shikojnë dhe të presin, me gëzim, Arritjen eBirit Tim.

Mos kini frikë ngaDashuria Ime për ju apo nga Fuqia që Unë zotëroj, pasi është për të mirën tuajqë Unë i lejoj të gjitha ngjarjet të ndodhin në ditët që çojnë drejt Ditës sëMadhe. Unë i lejoj armiqtë e Mi të enden nëpër Tokë. Unë i lejoj shkatërruesitta mashtrojnë njeriun, sepse kështu Unë e vë në provë besimin e atyre që janë tëbekuar me të Vërtetën. Por dijeni këtë. Ata që e tradhëtojnë Fjalën e Zotit dotë flaken në humnerë. Ata që shpifin dhe që i ndëshkojnë shërbëtorët e Mi tëshenjtë, të cilët e duan Birin Tim, do të ndëshkohen ashpër. Unë do ta lejoj tëdobëtin dhe ata që mashtrohen lehtë, me qëllim që ata – kur Profecitë e Mia, tëdhëna ty, bija Ime, të ndodhin – të pendohen dhe të më kërkojnë Mua.

Fëmijë, Unë Jamduke ju pregatitur ju, me qëllim që Vullneti Im të kryhet dhe që ju të jetoni,brënda Mbretërisë Sime, për të cilën keni lindur. Bota në të cilën jetoni ështëe ndotur, për shkak të të ligut dhe influencës së tij. Toka është e rrënuar ngamëkati, në këtë kohë më shumë se ndonjëherë më parë dhe mëkati tani do tështohet, ku çdo njëri prej jush, me besim të vërtetë, do ta shikoj. Ju duhet t’jutregohet e Vërteta çdo ditë duke filluar që sot – të Djelën e Pashkës – sepsepa atë, ju do të endeni kot dhe do të humbisni.

Shumë pak nga ju dota refuzojnë kishën e re për një botë dhe prandaj Ndërhyrja Ime do të jetë eshpejtë. Unë do t’ju tërheq drejt Meje, do t’ju ngre lart, kur dhimbja ebraktisjes të bëhet e padurueshme, dhe Unë do t’i shpëtoj shpirtrat tuaj meçfarëdo mënyre që Unë zgjedh, sesa t’ju humbas tek armiqtë e Mi. Unë dëshiroj qëju t’i trajtoni me mirësi ata që luftojnë kundër Birit Tim për shkak të këtij,Misionit të Tij për ta pregatitur botën për Ardhjen e Tij të Dytë. Unë ju ftojqë të më kërkoni Mua, Atin tuaj të Përjetshëm, të tregoj Mëshirë tek të gjithaata që përpiqen të pengojnë Dorën Time, Bujarinë Time, Fuqinë Time dhe HyjninëTime, me anë të kësaj Fushate Lutje të veçantë:

Fushatae Lutjes (147) Hyji Atë, trego Mëshirë mbi ata që e mohojnë Birin Tënd

O Zot,Ati im I Përjetshëm, unë të kërkoj Ty të tregosh Mëshirë mbi ata që e mohojnëBirin Tënd. Unë të lutem për shpirtrat e atyre që përpiqen të shkatërrojnëprofetët e Tu. Unë të lutem për kthimin e shpirtrave, që janë të humbur për Tydhe të kërkoj Ty t’i ndihmosh të gjithë fëmijët e Tu për t’i pregatiturshpirtrat e tyre dhe për ta përmirsuar jetën e tyre, sipas Vullnetit TëndHyjnor, në pritje të Ardhjes së Dytë të Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit.Amin.

Shkoni, fëmijët eMi, dhe pregatisni të gjithë ata që janë të njohur për ju, duke i ofruar lutjete veçanta tek Unë, Ati juaj I Përjetshëm, për Mëshirën Time të Madhe.

Unë ju dua të gjithëveju. Unë kam Gjithë-Dashurinë, Gjithë-Durimin dhe Unë pres përgjigjen tuaj. Kurrëmos mendoni se Unë nuk do t’i dëgjoj lutjet tuaja, sepse zërat tuaj janë ëmbëlsipër Veshët e Mi dhe dashuria juaj për Mua më sjell Mua gëzim të madh. Nuk kaasgjë që Unë nuk do të bëj për fëmijët e Mi. Asgjë.

Shkoni në dashuridhe gëzim, sepse ju mund të jeni të sigurtë se Unë Jam I Gjithë-Mëshirshëm.

Ati juaj i dashur


Hyji Më I Larti

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share