e enjte, 14 prill 2011 11:00
BijaIme e dashur, faleminderit që po përkushton më shumë kohë ndaj kësaj Pune Më tëShenjtë. Koha ka ardhur që të gjithë ju t’i hapni zemrat tuaja ndaj Meje, vetëmpër një ditë, për të më dhënë Mua mundësinë t’ju mbush me hire të veçanta. Këtohire do të hidhen tani mbi ata prej jush që e kanë harruar se Unë Ekzistoj,ndërsa koha po afron për Të Premten e Madhe.
Ndërsakoha për Novenën e fuqishme të Mëshirës Hyjnore po afron, kjo kohë do tëpërdoret për t’i vërshuar shpirtrat tuaj me një Dhuratë të veçantë nga Unë.Bëni tani ashtu si them Unë, dhe lutuni me fjalët tuaja, tek Unë sot. Hiret qëUnë do t’ju jap jo vetëm që do t’ju sjellin më pranë Zemrës Sime të Shenjtë,por do t’ju mbushin me Shpirtin e Shenjtë. Bëni lutjen e Novenës (Nëntë-ditëshit)nga e Premtja e Madhe dhe përfshini sa më shumë shpirtra të mundeni dhe Unë dota shpëtoj gjithsecilin.
Përata prej jush që mbeten prapa, madje edhe pas përkushtimit ndaj Meje, Unë dot’ju ngre përsëri. Kurrë mos kini frikë të ktheheni tek Unë nëse largoheni. Unëkurrë nuk do t’i braktis ata që vazhdojnë të kthehen tek Unë. Si mëkatarë, kjodo të tentojë të ndodhë. Kurrë mos kini frikë, Unë Jam duke qëndruar përkrahjush gati për t’ju përqafuar çdo herë. Mëkati mund të falet. Kurrë mos u ndjenifajtorë për mëkatin nëse ju duhet të ktheheni tek Unë për të kërkuar falje. UnëJam gjithmonë atje.
Fëmijëte Mi, përdoreni Javën e Shenjtë për t’i kujtuar të gjithë për Sakrificën që Unëbëra për mëkatarët. Dhembshuria Ime është akoma e fortë. Ajo kurrë nuk ështëdobësuar për shpirtrat, madje edhe për ata mëkatet e të cilëve më shkaktojnëMua fyerje të thellë. Nëse një shpirt kërkon falje, atëherë ai mëkat do tëhiqet.
NovenaIme e Mëshirës Hyjnore do të japë hiret më të fuqishme kur të recitohet nga ePremtja e Madhe deri në Festën e Mëshirës nëntë ditë më vonë. Duke e recituarkëtë ju jo vetëm që do të shpëtoni shpirtrat tuaj por miliona të të tjerëve.Bëjeni këtë për Mua.
Shpëtimtari juajHyjnor përherë i dashur dhe besnik
Jezu Krishti
e enjte, 14 prill 2011 0:05
BijaIme fort e dashur, mos u shqetëso. Ti po përmirëson në mënyrën se si po ecakton kohën për t’u lutur tek Unë. Tani është e rëndësishme që njeriu takuptojë se për t’u afruar më pranë Zemrës Sime, ai duhet ta kuptojë nevojën përtë marrë Sakramentin e Eukaristisë Më të Shenjtë.
Shumënjerëz, përfshirë grupet e tjera të Krishtera, e mohojnë Praninë Time tëVërtetë në Eukaristi. Se përse ata kanë vendosur t’i mohojnë premtimet që Unëbëra në Darkën Time të Fundit, ku Unë premtova se do të jepja Trupin dhe GjakunTim si Bukë dhe Ushqim për shpirtrat tuaj, është e paqartë. Çfarë ështëe qartë është se Mrekullia e Eukaristisë së Shenjtë, e Pranishme në të gjithëTabernakujt në mbarë botën, Ekziston sot, dhe është atje për t’i mbushurshpirtrat tuaj të gjorë, të paushqyer dhe të zbrazët me Praninë Time. KjoPrani do t’ju forcojë në mënyra të tilla që, po të mos më merrnit Mua një herëe mirë që ju të jeni mësuar me të, ju do të ndjeheni të humbur.
Shumëtë Krishterë e shpërfillin një nga premtimet më themelore që Unë bëra gjatëKryqëzimit Tim, ku Unë do të isha i Pranishëm në Bukë dhe Verë dhe do të linjanjë shenjë të përhershme për të ndihmuar në ushqimin e shpirtrave. Arsyetimi itepruar njerëzor ka bërë që Unë të jem i refuzuar madje edhe nga të Krishterëtdashamirës. Të njëjtët të Krishterë nuk mund ta marrin Eukaristinë e Shenjtë nëFormën e saj të Vërtetë. Eukaristia Më e Shenjtë ju qe dhënë të gjithëve si njëDhuratë e madhe për shpengimin dhe shpëtimin tuaj. Duke e refuzuar faktin seUnë Jam i Pranishëm, do të thotë se ju po humbisni hire të veçanta, që janëpjesë e një pakti për të më sjellë Mua edhe më pranë në zemrat tuaja. Dijeni,kur Unë vdiqa për ju, ishte për t’ju çuar drejt jetës së përjetshme dheshpëtimit. Më merrni Mua si Prania e Gjallë dhe shpirtrat tuaj do të ndriçohennë mënyra që nuk do ta besonit se do të ishte e mundur. Kthehuni të merrniTrupin dhe Gjakun Tim. Më lejoni Mua t’jua heq dyshimet. Ky është një ngagabimet më të mëdha që kanë bërë Krishterët, duke më mohuar Mua të hyj nëshpirtrat e tyre në këtë mënyrë. Kjo e fyen shumë Atin Tim të Përjetshëm përarsye të Sakrificës së bërë për të shpëtuar shpirtrat tuaj. Më lejoni Mua tësjell Dritë dhe ushqim në jetët tuaja. Ju do të jeni më të prirur për tapranuar të Vërtetën e Mësimeve të Mia pasi të ndodhë Paralajmërimi.
Mbajenimend çfarë Unë premtova gjatë Darkës Sime të Fundit se kur ju merrni bukën dheverën ato do të bëhen Trupi Im dhe Gjaku Im.* Çdo interpretim tjetër ështështrembëruar nga logjika dhe arsyeja njerëzore. Tani kuptojeni dhe pranojeni tëVërtetën.
Shpëtimtarijuaj i dashur, Jezu Krishti
*Për t’u sqaruar mbi Doktrinën e Transubstansacionit ju lutemreferojuni
e shtunë, 14 prill 2012 15:27
Bija Ime tejet e dashur, pavarësisht se sa e vështirë ështëvuajtja jote fizike, ti duhet ta kuptosh se ndërsa ajo vazhdon tëintensifikohet, po kështu e ndjej edhe Unë.
Vuajtja jote reflekton vetëm një copëz të vetë vuajtjeve të Mia.
Duke qenë e bashkuar me Mua, do ta kuptosh se për çdo dhimbjedhe errësirë të brendshme të shpirtit që ti e përjeton, do të njohësh torturënqë Unë e duroj për shkak të mëkateve të njerëzimit.
Shumë njerëz gabimishtbesojnë se vuajtja Ime filloi dhe mbaroi në Kryq.
Vuajtja Ime nuk do të mbarojë derisa të gjithë fëmijët e Hyjittë jenë të bashkuar në dashuri dhe harmoni, ku asnjë mëkat nuk do tëekzistojë, në Parajsën e Re të Atit Tim.
Pavarësisht se sa shumë njerëzimit i është treguar përekzistencën Time, Unë prapë jam i urryer.
Ndër besimtarë, edhe pse jam i pranuar, mësimet e Mia tolerohenprej tyre vetëm sipas kushteve të tyre.
Shumë do t’i trajtojnëtë tjerët me dashuri dhe mirësi, por vetëm nëse ata të cilëve jua ofrojnë këtëdhuratë, do t’i pranojnë ideologjitë e tyre.
Për shembull, shumë do t'i dënojnë mëkatarët në vend që tëtregojnë mirësi dhe të luten për ta. Ata duhet të udhëheqin me shembullin etyre.
Disa do të hedhin përbuzje mbi të tjerët në vend që të tregojnëdashurinë që pritet prej tyre si të Krishterë.
Kurrë mos i dënonitë tjerët edhe kur të mos jeni dakord me ta, sepse kjo nuk është e drejta juaj.Askush, përveç Hyjit, nuk e ka autoritetin për ta gjykuar tjetrin.
Edhe pse shumë besimtarëvazhdojnë të Më bëjnë nderime, kjo bëhet sipas vetë kushteve të tyre.
Disa ndjejnë nevojën që ta veçojnë veten nga motrat dhevëllezërit e tyre për t'i treguar botës se sa të ditur janë ata në çështjetshpirtërore. Pastaj ata përdorin interpretimet e tyre se çfarë do të thotë metë vërtetë Mëshira Ime.
Sa herë e keni dëgjuar se Hyji është i gjithë-mëshirshëm?
Se Ai është kaq i mëshirshëm sa, ngaqë Ai i do të gjithë, Ai kurrë nuk do t’idënojë ata?
Se Ai nuk do ta çonte kurrë një shpirt në Ferr?
E pra kjo është një gënjeshtër. Kaq shumë gënjeshtra, kuekzistenca e Ferrit mohohet, do të çojnë në rënien e të Krishterëve.
Njerëzit e dënojnë vetene tyre në Ferr. Unë nuk i vendos ata atje. Ata e zgjedhin vetë atë, dukerefuzuar që t'ia kthejnë shpinën mëkatit mortor.
Ata as edhe nuk kërkojnë falje dhe as nuk tregojnëpendesë. Ky lloj tëmenduari është i rrezikshëm dhe është detyra e të gjithë të Krishterëve që t’iparalajmërojnë të tjerët mbi rreziqet e Ferrit.
Kaq shumë, përfshirë edhe ata që ua refuzojnë fëmijëve të tyreSakramentin e Pagëzimit, flasin sikur mëkati të mos ketë më rëndësi.
Ata besojnë se i gjithë mëkati ‘do’ të falet. Kjo nuk është e saktë.
I gjithë mëkati ‘mund’të falet, pavarësisht se sa i zi është, por vetëm nëse mëkatari kërkonfalje.
Tani Unë ju flas nga Qielli për t’i përgatitur të gjithë fëmijëte Hyjit për Ardhjen Time të Dytë dhe çfarë gjej Unë?
Unë ju flas nga prapa mureve të burgut dhe nga një qeli në tëcilën ju më keni hedhur Mua, sepse ju refuzoni të besoni se Unë mund t’juflisja në këtë mënyrë.
Oh sa më ofendoni Mua!
Juve që i keni shpenzuarjetët tuaja të përkushtuara ndaj Meje dhe jeni në dijeni rreth Shkrimeve të Miatë Shenjta, por që tani më refuzoni, Unë ju them këtë.
Refuzimet tuaja ndajMeje tani, do t’ju lënë të shqetësuar dhe në trishtim të madh, kur e vërteta t'juzbulohet.
Sepse atëherë ju do t'injihni shpirtrat që ju i hodhët mënjanë, kur Mua më duhej ndihma juaj përt'i shpëtuar ata.
Sa më bëni të lotoj me trishtim për verbimin tuaj tëshkaktuar nga mungesa juaj e përulësisë.
Ju e vini në dyshim Fjalën Time të Shenjtë kur ju duhet tapërqafonit atë, ta mbërthenit fort atë, sepse ju jeni shpirtra duke umbytur dhe ju mungon bujaria e zemrës.
Ju lutem që t’i përgjigjeni thirrjes Sime.
Jezusi juaj i dashur
Shpenguesi i Njerëzimit
e diel, 14 prill 2013 14:00
Bija ime e dashur, më lejo të sjell ty ngushëllim në këtëkohë. Më lejo të mbaj ty pranë meje, që të mund të jap forcë ndërsa vazhdon tëpërhapësh Fjalën e Shenjtë të Zotit në këto kohë të vështira.
Kur ata që e persekutuan Birin tim, dhe pastaj e vranë Atë, u pyetën – “Përsee bëtë ju këtë?”- ata u përgjigjën – “Për të mbrojtur Fjalën e Zotit.” Kur atau pyetën nëse Zoti do ta falte vrasjen e një njeriu tjetër, ata argumentuan sekjo ishte në përputhje me Mësimet e Kishës. Dhe po kështu do të jetë edhe nëditët e fundit.
Njerëzit do t’i shtrëmbërojnë Mësimet eZotit me qëllim që të justifikojnë refuzimin e tyre ndaj Fjalës së Tij tëShenjtë.
Biri im ijep botës këto Mesazhe që ju t’i mbështesni Mësimet e Tij.
Ai e bën këtëqë asnjë njeri të mos e refuzoj Fjalën e Tij të Shenjtë gabimisht, kur Mësimete Kishës së Tij të Shenjtë në tokë të shtrëmbërohen dhe të bëhen mëkatare.Fjala e Zotit kurrë nuk duhet të ndryshoj, dhe prapë profecitë i kanë treguarpikërisht këto ditë kur kjo të ndodhi, kur ajo të kryhet nga Kisha e themeluarmbi Shkëmbin e Piterit.
Biri im është Fjala. Fjala e Zotit duhet të nderohet nga çdofëmij i Zotit. Kur fëmijët e Zotit të mashtrohen nga gënjeshtrat, ata do tëndahen prej Atij. Kur ju pranoni gjithçka përveç se të Vërtetës së Zotit, kurju pranoni mëkatin, dhe pastaj bëheni pjestar në të, ju do të krijoni njëhendek midis jush dhe Birit tim.
Dijeni se unë, Nëna e Zotit, i mbroj të gjithë ata që më thërrasinmua. Mbrojtja ime është për të gjithë njerëzit, të gjitha fetë. Kur ju thoni Rozaren time të Shenjtë përditë, ju jepet çdo lloj mbrojtje dhe ju do të jeni të aftë të mbështesni tëVërtetën, Fjalën e Shenjtë të Zotit.
Kushdo në Kishën e Birit tim në tokë, qëdrejton njerëzit, dhe që nuk mund të thotë Rozaren e Shenjtë parakongregacionit të tij, nuk vjen nga Zoti.
Nëna juaj
Nëna e Zotit
Nëna e Shpëtimit
Mesazhi origjinal ne anglisht: