Jesus2Me top graphics
For each day you spend, busy with the needs of others, you must save at least ten minutes of that day atoning for your sins. This is very important, for I love you and welcome you.

Jesusi: “Martesa nuk është e pranueshme para Altarit Tim nëse është mes dy njerëzve me të njëjtin seks”

e premte, 15 shkurt 2013 22:10

Bija Ime e dashur, kyMision duhet të eci përpara, tani, për të sjellë dhe përfshirë ata që nukbesojnë në Mësimet e Mia dhe ata që e konsiderojnë veten të jenë Kristjanë, porqë më pranojnë Mua në mënyra të vogla.

Kjo mospërfillje është shqetësuese. Interpretimi i tyre mbi Mësimet e Mia, të cilat janë manipuluar për t'ju përshtatur jetës së tyrejofetare, është forma më e keqe e tradhëtisë ndaj Meje, Jesusit të tyre.

Të rinjtë, mosha e mesme dhe të moshuarit, të gjithë tëashtu-quajturit ndjekës të Krishtërimit, më fyejnë Mua me versionin e tyre tëvakët, që ata besojnë se është e pranueshme nga Zoti. Ata kanë krijuar njëdoktrinë të re, të bërë nga vetë ata, që t'i përshtatet jetës së tyre. Pastaj,ata besojnë se akoma mund të vazhdojnë ta kënaqin Zotin dhe se doktrina e tyre ështëe pranueshme prej Tij.

Dijeni se vetëm e Vërteta është epranueshme ndaj Zotit. Përpjekjet për ta kënaqur Atë do të bien në vesh tëshurdhët. Zoti kurrë nuk do t'i pranoj gënjeshtrat. Asgjë, pavarësisht se samirë është zbukuruar dhe e shprehur në një gjuhë të bukur, e cila përkrahkoncepte te reja në Fenë Kristjane, dhe pranimi dhe toleranca e mëkatit, nuk dotë pranohen në Sytë e Zotit që sheh gjithçka. Ai kurrë nuk do t'i pranoj ligjete reja, të cilat i nënvlerësojnë Sakramentet, të dhëna nga Unë, Jesu Krishti,Shpëtimtari I Botës.

Unë ju shpëtova për t'ju ndihmuar të çliroheni nga mbërthimiqë Satani mban mbi zemrat e njerëzve. Unë dhashë Jetën Time, me vullnet të lirë,për t'ju shpëtuar dhe çliruar nga zinxhirët, me të cilat ishit lidhur, ngaSatani dhe zjarret e Ferrit. Kjo do të thotë se Ferri nuk ka më fuqi mbi ju,pasi ju është dhënë liria për të zgjedhur jetën në Mbretërinë Time, apo vdekjennë humnerën e Ferrit.

Por, çfarë bën njeriu në botën e sotme për të më shpërblyerMua për këtë Dhuratë të jashtëzakonshme? Ata përpiqen ta justifikojnë mëkatin nëSytë e Mi. Ata paraqesin mëkate fyese para Meje dhe më luten Mua të pranoj gënjeshtradhe të pavërteta. Më keq akoma, ata duan të ndryshojnë Sakramentet e Mia tëShenjta në mënyra të ndryshme për t'ju përshtatur nevojave të tyre dhe pastaj i paraqesin ato para Meje me një paturpësi. Martesa nuk është e pranueshme paraAltarit Tim nëse është mes dy njerëzve me të njëjtin seks. Prapë, ata e bëjnë këtëdhe më fyejnë Mua. Ata më luten Mua ta fal mëkatin, duke justifikuar fyerjetkundër Urdhërimeve të Atit Tim. Ata përpiqen ta bindin vetveten se kjo është epranueshme, para Zotit, kur kjo gjë kurrë nuk mund të jetë.

Të gjitha Ligjet e Zotit janë krijuar në Qiell. Mëkati ështënjë mëkat, në Sytë e Zotit, dhe kurrë nuk mund të justifikohet nga interpretiminjerëzor.

Është mëndja e dobët e atyre përfaqësuesve Kristjanë moderë,të cilët përpiqen, në çdo hap, të ndryshojnë dhe manipulojnë Mësimet e Krishtërimit,të cilat po e dëmtojnë Kishën Time. Kjo shkakton ngatërresa të tmerrshme.

Ata tallen me Zotin dhe vdekjen Time në Kryq.

Në këtë mënyrëKrishterët rikthehen tek paganizmi dhe ky ndërrim mund të jetë i shpejtë. Zotate rremë, tempujt e rremë, fetë e rreme, të gjitha kanë një gjë të përbashkët.Ndjekësit e tyre nderojnë një zot, që është krijuar nga duart e njeriut.

Fe të tillajanë fyese ndaj Zotit dhe në një kishë,tempujt masonikë, ata nuk i bëjnë aspak nderime Zotit, por bishës.

Ky është çmimi i lirisë, i dhënë botës, me anë të vdekjesSime në kryq. Prandaj dhe bota duhet të pranojë të Vërtetën dhe jo të bier prehe mashtrimit, që do të mbillet, mes jush, nga bisha ndërsa koha kalon.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Nëna e Shpëtimit: Antikrishti do të përdori të ashtuquajturën stigmata të tij si një mjet për ta bindur botën se ai është Jezu Krishti

e shtunë, 15 shkurt 2014 17:14

Bija ime, kur mashtrimi t’i mbërthej shpirtrat nëninfluencën e antikrishtit, njerëzit do të gënjehen nga shumë veprime, punë dhefjalë që do të dalin prej tij. I ëmbël dhe ngushëllues dhe me një sjellje tëqetë, ai do të justifikoj me konfidencë çdo mëkat kundër Zotit. Madje dhe mëkatimë i shëmtuar kundër njerëzimit do të justifikohet me lehtësi sikur të moskishte fare pasoja. Ai do të bindi shumë se marrja e jetës është për të mirën etë tjerëve dhe një pjesë e rëndësishme e të drejtave të njeriut. Blasfemitë, qëdo të dalin prej gojës së tij, do të duken të drejta dhe të përshtatshme. Ai dotë justifikoj gjithçka duke cituar nga Shkrimi I Shenjtë, mbrapsh. Ata që do tëvaren pas çdo fjale të tij nuk do të dinë mjaftueshëm rreth Fjalës së Zotit përtë qënë të aftë ta kundërshtojnë atë. Pastaj ai do të japi përshtypjen se ailutet vazhdimisht dhe do të deklaroj se ka dhunti shpirtërore.

Antikrishti do të kërkoj shoqërinë e atyre qëshihen të bëjnë vepra të mëdha bamirësie dhe do të ftoj ata që duken të jenë tëshenjtë në Sytë e Zotit.

Me kalimin e kohës, njerëzit do të kthehen tek çfarë ata besojnë të jetënjë fe e vërtetë tolerante për një botë, në të cilën antikrishti do të luaj njërol të madh. Pastaj

ai do të përdori çdo fuqi djallëzore, e dhënë atijprej Satanait, për të bindur botën se ai e ka stigmatën, e shoqëruar kjo meshenjtorët.

Antikrishtido ta përdori të ashtuquajturën stigmata të tij si një mjet për të bindur botënse ai është Jezu Krishti dhe se ai ka ardhur për të shpëtuar botën. Pastaj

ai do të thotë se polajmëron Ardhjen e Dytë dhe ata që bien në këmbët e tij, për ta adhuruar, do tëpërfshihen së bashku me atë nga Ëngjëlli i Zotit, i cili do t’i flaki ata nëliqenin e zjarrit.

Nëna juaj

Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share