Jesus2Me top graphics
Remember I may condemn the sin but I love every sinner no matter what they have done.Never be afraid to come to Me, to talk to Me, for I love you too much to reject you when you show true remorse.

Shpjegojani tmerrin e Ferrit atyre që janë të verbër ndaj ekzistencës së Satanit

e shtunë, 24 shtator 2011 22:15

BijaIme e dashur, përse njeriu këmbëngul për ta mohuar ekzistencën e Ferrit?

Shumënga fëmijët e Mi, të cilët e konsiderojnë veten të jenë modernë në pikëpamjet etyre, publikisht e mohojnë ekzistencën e Ferrit, ndërsa e deklarojnë besimin etyre në Hyjin Atin e Përjetshëm. Ata i çorientojnë fëmijët e Mi kur përdorinjustifikimin se Hyji është Përherë Mëshirëplotë. Duke i bindur fëmijët e Mi setë gjithë do të shkojnë në Qiell, ata pa dashur bëhen përgjegjës për ata qëndjekin doktrinën e tyre të gabuar.

Hell - one of the pictures of Korean visionary

Sataniekziston po ashtu edhe Ferri. Ferri është një vend ku Satani i merr atashpirtra që tregojnë besnikëri ndaj tij mbi Tokë. Këta janë shpirtrat që ishtyjnë mënjanë të gjitha mendimet e Hyjit dhe inkurajojnë pranimin e vepravetë liga në botë. Në disa raste njerëzit mund edhe t’ia shesin shpirtrat e tyreSatanit, në shkëmbim për një jetë pasurie, fame dhe pushteti. Shumë njerëz nëindustrinë e muzikës e kanë bërë këtë ndër vite. Pak konsideratë i jepetmënyrës se si bëhet besnikëria e tyre, shumë shpesh përmes inaugurimeve në gruptë kryera përmes praktikave okulte.

Ngaana tjetër janë ata që jetojnë ato çfarë ata i konsiderojnë të jenë thjeshtjetë të shkujdesura, plot hare, ku ata vazhdimisht kërkojnë vet-kënaqje. Atajanë thjesht disa prej shpirtrave, të cilët, në mbërritjen tek portat e Ferrit,mbesin të tronditur dhe tundin kokat e tyre në mosbesim për fatin që i pretata. Ata nuk arrijnë ta pranojnë se ky terror që ata përballin është përgatiturnga ata vetë. Liria që iu pat dhënë atyre mbi Tokë qe abuzuar në favor të çdo gjëjeqë e fyen Hyjin.

Fëmijëte Mi, ju lutem t’ia shpjegoni tmerrin e Ferrit atyre që janë të verbër ndajekzistencës së Satanit. Nuk ka rëndësi nëse ata qeshin dhe hedhin abuzime mbiju. Është detyra juaj t’i paralajmëroni ata për fatin e tmerrshëm që e pretcilindo shpirt të gjorë që përfundon atje.

Ateistëve,të cilët në shtratin e vdekjes, besojnë se vuajtja e tyre do të përfundojë mefrymën e tyre të fundit, më dëgjoni Mua tani. Për ata prej jush që e mohojnëEkzistencën e Hyjit në këtë Tokë, megjithëse e Vërteta ju ka qenë zbuluar gjatëjetës suaj, vuajtja juaj në zjarret e Ferrit do të jetë vetëm fillimi imallkimit të përjetshëm. Ju, shpirtrat e Mi të gjorë që kryeni mëkat të rëndëpërmes vullnetit tuaj të lirë, po më refuzoni Mua. Përkundrazi, ju po zgjidhniSatanin. Ai ju pret ju pas vdekjes. Unë nuk do të gjendem askund. Sepse, në atëkohë do të jetë tepër vonë për t’ju treguar Mëshirën Time.

Lutuni, lutuni, të gjithë ju, që së bashku ne tëmund t’i shpëtojmë këta shpirtra. Satani nuk duhet lejuar që t’i vjedhëshpirtrat e tyre. Më ndihmoni Mua t’i shpëtoj ata ndërsa janë akoma gjallë mbiTokë.

Jezusijuaj i dashur


Jesusi: “Çdo njeri që e urren një tjetër, për arsye të fesë së tij, nuk e do Zotin me të vërtetë”

e hënë, 24 shtator 2012 15:55



Mesazhi origjinal ne anglisht:


Katër pjesët e botës që Unë i referohem janë katër fuqitë e mëdha – Shtetet e Bashkuara, Rusia, Evropa dhe Kina

e martë, 24 shtator 2013 11:18

Bija Ime e dashur, katër pjesët e botës që Unë ireferohem janë katër fuqi të mëdha – Shtetet e Bashkuara, Rusia, Evropa dheKina. Të gjitha profecitë e treguara më parë do të përfshijnë këto fuqi, rrethtë cilave do të ndodhin të gjitha trazirat në fushat fetare dhe politike.

Siria dhe Egjipti, përmes trazirave në vëndet etyre, do të bëhen nxitësit e një lufte më të madhe, e cila do të përfshij katërfuqi të mëdha. Secila nga këto fuqi do të jetë e lidhur me qëllim që të krijojnënjë regjim të përbashkët, që do të përdoret për të kontrolluar pasurinë globaledhe popullsinë.

Lufta fetare do të jetë kryesore në këtë kontroll dhe liderat e zgjedhurnë 

Kishat e Mia Kristjane do të rrëzohen dhe shkatërrohen duke u pregatitur përbishën, e cila do të kontrolloj të gjitha këto katër fuqi.

Asnjë prej sunduesve, qëe kundërshtojnë Fjalën e Zotit apo që përpiqen të shkatërrojnë fëmijët e Tij,nuk do t’ju jepet autoriteti nga Zoti të marrin me forcë ata, emrat e të cilëvejanë në Librin e të Gjallëve.

Dhe ndërsa Unë flas për Kristjanët dhe nevojën e tyre për të qëndruarbesnikë ndaj Meje,

Unë gjithashtu i referohem edhe Çifutëve sepsembrojtësi i tyre, Kryeëngjëlli Majkëll, do t’i ruaj ata dhe do t’i mbroj që t’ibëjnë ballë persekutimit që, si populli i zgjedhur i Zotit, do t’ju duhetgjithashtu të durojnë.

Plani i Zotit është krijuar dhe të gjithë ëngjëjtdhe shenjtorët në Qiell po pregatiten tani, për të më ndihmuar Mua në MisioninTim për t’i bashkuar të gjithë dhe për të mbrojtuar ata që më duan Mua ngamashtrimi i madh, që është krijuar për të gënjyer botën. Kurrë më parë nuk kaqënë ligësia kundër Zotit kaq e koordinuar nga rraca njerëzore si është sot. Kurrë më parë njeriu nuk ka qënë në gjëndjetë shkaktoj kaq shumë vuajtje, me anë të marrjes së pushtetit për tëkontrolluar, si është në këtë moment në histori. 


Persekutimi i madh kundërfëmijve të Zotit, i krijuar nga Satani me mbështetjen dashamirëse të burravedhe grave djallëzore dhe të etur për pushtet, në pozitat me fuqi të madhe, po shpaloset para syve tuaj. Prapë,shumë nga ju nuk mund të shikojnë sepse ju jeni gënjyer.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Sa shumë më kanë harruar Mua dhe në shumë raste më nënvlerësojnë

e martë, 24 shtator 2013 18:00

Bija Ime e dashur, sa i vetmuar Unë ndjehem kur kaqshumë, përfshi ata që janë besnikë ndaj Fjalës Sime të Shenjtë, kalojnë farepak nga koha e tyre në Shoqërinë Time. Sa e dëshiroj vëmëndjen e tyre, madjeedhe për një moment të ditës. Sa shumë më kanë harruar Mua dhe në shumë raste mënënvlerësojnë. A nuk e dini se duke folur pikërisht me Mua, vetëm për një kohëtë shkurtër, Unë do të hedh Hiret e Mia mbi ju? Ata që më ngushëllojnë Mua dukefolur me Mua – në çfarëdo mënyre është më e lehtë për ata – do të fitojnë njëpaqe të brëndshme që nuk mund të gjendet askund në botë.

Adoration

Nëndjekjet tuaja të kënaqësive, komoditeve dhe titujve, kënaqësitë tuaja janë jetëshkurtër. Asgjë, përfshi edhe thesaret më të mëdha të botës, nuk do t’ju përmbushinju.

Ështëpër shkakun Tim – të Mëshirës Sime të Madhe – që ju është dhënë thesari më imadh – Dhurata e një jete e mbushur me lavdinë e madhe, ambjente tëmbrekullueshme, një trup të bukur të përkryer dhe aftësia për të ndjerë njëdashuri të përhershme, e cila do t’ju pushtoj, por që do t’ju sjelli lumturi tëmadhe. Kjo është Jeta e Përjetshme dhe koha që Unë t’ju sjell në MbretërinëTime të Re në Tokë është afër.

Kur ju flisni me Mua dhe më kërkoni Mua t’jupregatis për këtë Ditë të Madhe, ju do të jeni gati, por do të duhet kohë për tëbërë ndryshimet që kërkohen nga ju për Ditën e Madhe të Zotit.

Ashtu si nusja dhe dhëndri, ju duhet të kenigjithçka gati para Ditës së Bekimit të Madh. Ju duhet të pregatisni familjen,miqtë, të afërmit tuaj më përpara. Pastaj në atë Ditë, kur Unë të vij për të dëshmuarkëtë Tranzicion të Lavdishëm, ju duhet të jeni të pregatitur në trup dhe nëshpirt, që të jeni të denjë të hyni në Parajsën e Re.

Për çdo ditë që ju kaloni, të ngarkuar me nevojat e të tjerëve, ju duhettë ruani të paktën 10 minuta të asaj ditë për shlyerjen e mëkateve tuaja. Kjo ështëshumë e rëndësishme, sepse Unë ju dua dhe ju mirëpres. Që të komunikoni me Muaashtu si duhet, ju gjithmonë duhet të vini para Meje si një shërbëtor i përulëtsi fillim.

Kur ju gjunjëzoheni para Meje apo thjesht komunikoni me Mua në zemrëntuaj, gjithmonë të filloni duke thënë:

“Jezus më fal, se kam mëkatuar.”

Pas kësaj,ju do ta ndjeni Praninë Time dhe Unë do të jetoj brënda shpirtit tuaj.

Sa më shpesh të kthehenitek Unë, aq më të afërt ju do të bëheni. Shpejt, Unë do të jem si një shok patë cilin ju nuk mund të jetoni. Pastaj ju do të vini tek Unë për çdo gjë tëvogël dhe Unë do të jem atje. Unë do të siguroj që ata prej jush që e kalojnëkohën në Shoqërinë Time do t’ju jepen favore të mëdha dhe bekimet e Mia do tëjapin qetësinë e shpirtit dhe paqen e mëndjes. Kujtoni se Unë i përgjigjem nëçast atyre që më kërkojnë Mua.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Mjerë ata Kristjanë që më kanë braktisur Mua në favor të paganizmit të epokës së re

e martë, 24 shtator 2013 22:44

Bija Ime e dashur, çdo shpirt i gjallë e kanjë instinkt të fuqishëm për të kërkuar Zotin në jetën e tyre. Ata që e gjejnëDashurinë e Zotit në formën e saj më të pastër ju jepet kjo Dhuratë për shkak tëpërulësisë së tyre dhe pranimit të faktit që e gjithë Lavdia i përket Zotit.

Paganët,nga ana tjetër, në kërkimet e tyre për paqe shpirtërore, kërkojnë më tepërKrijesën e Zotit të Vërtetë, sesa Krijuesin e tyre.

Në vënd që ta përulinveten para Hyjit, Atit Tim, Të Gjithpushtetshëm, Krijuesit të të gjitha gjërave,ata përulen para idhujve të rremë, përfshi këtu edhe mbrekullitë që Ai krijoi përbotën – Tokën, diellin, hënën dhe yjet. Ata i adhurojnë këto mbrekulli të mëdhadhe pastaj besojnë se duke bërë kështu, kjo ju jep atyre fuqi të mëdha. Çfarëata kërkojnë është një formë e ndriçimit shpirtëror, që shpresojnë t’ju sjelliatyre kënaqësi dhe paqe. Atëherë përmesmeditimit dhe jogës, shumë i hapin mëndjet dhe shpirtrat e tyre duke lejuarshpirtin e lig t’i korruptoj ata. Ata gabimisht besojnë se disa fuqi tëtjera, përveç asaj që vjen nga Hyji Më I Larti, mund t’ju sjelli atyre paqen qëata e dëshirojnë.

New Age symbols

Dijenitani se ka vetëm një Zot. Çdo formë tjetër adhurimi çon në paganizëm.

Nuk ka rëndësi se çfarëata thonë ose si i justifikojnë veprimet e tyre, ata e ftojnë Satanin t’ipushtoj shpirtrat e tyre dhe menjëherë sa të futet, ai dhe djajtë që ai dërgonnuk do t’i lënë ata shpirtra të qetë. Ata do t’i torturojnë këta shpirtra, do t’imbushin ata me gënjeshtra dhe do t’i bëjnë të besojnë se ata zotërojnë njëdhunti. Disa besojnë se mund t’i shërojnëtë tjerët, përmes praktikave të tilla si Reiki, kur ata në të kundërt iinfektojnë të tjerët duke përfshirë dhe të pafajshmit. Kur paganët këndojnëhimne, për të tërhequr dhuntitë shpirtërore, ata thonë se kjo ju sjell atyrepaqe. Ndërsa shumë e besojnë këtë, dijeni se brënda një kohe të shkurtër – menjëherësa i ligu të ketë hyrë në mëndjet e tyre – ata do të fillojnë të bëhen më tëshqetësuar dhe asnjë qetësim nuk do të gjejnë. Çdo kënaqësi e ndjenjave dotë kërkohet vazhdimisht nga ata dhe ajo që ata do të marrin si shpërblim do tëjetë një errësirë e shpirtit.

Paganizmi sjell një turbullim të tmerrshëm dhe, nëvëndet ku paganët thërrasin zotat e rremë, ata sjellin Zemërimin e Atit Tim.Shumë shpirtra të tillë nuk e kuptojnë se çfarë po bëjnë, por dallojini ata ngamënyrat se si i adhurojnë trupat e tyre, pasi ata e konsiderojnë veten e tyreenë të shenjta në sytë e idhujve të rremë që ata pohojnë se adhurojnë.Dashuria, përulësia dhe sakrifica personale për të mirën e të tjerëve, do tëmungoj, sepse ata adhurojnë vetëm ndjenjat. Ata nuk e kuptojnë se shpirtrat etyre janë një Dhuratë nga Zoti dhe prandaj i flakin tutje në ndjekje të përsosmërisë,që kurrë nuk mund të jetë e tyre.

Gjatë Paralajmërimit, Unë do të zgjoj nga brëndakëtyre shpirtrave të Vërtetën se Kujt ata i përkasin. Lutuni që ata ta pranojnëDorën Time të Mëshirës. Mjerë ata Krisjanë që më kanë braktisur Mua në favor tëpaganizmit të epokës së re. Janë ata që nuk do ta duan Mëshirën Time dhe do tëpreferonin të eksperimentonin në kotësira, sepse ajo ju ushqen egon e tyre kurata besojnë se e kanë fuqinë të kontrollojnë çështjet shpirtërore. Ndërsa atakërkojnë përsosmëri personale në këtë mënyrë, ata e shkëpusin veten e tyreplotësisht nga Zoti. Duke e bërë këtë, ata i hapin derën të ligut, që kërkon t’ijoshi dhe t’i hipnotizoj ata përmes joshjes së premtimeve supersticioze, që i çojnëshpirtrat e tyre të bëhen të padenja ku Dashuria e Zotit nuk mund të jetoj.

Jezusi juaj


Mesazhi origjinal ne anglisht:


Bukuria e njeriut, e krijuar në Imazhin e Gjallë të Zotit, është e papërshkruar

e mërkurë, 24 shtator 2014 15:05

Bija Ime e dashur,ashtu si Nëna Ime e Dashur u zgjodh nga Zoti për të lajmëruar Ardhjen e Mesias,po ashtu ajo është thirrur për ta pregatitur njerëzimin për Ardhjen Time të Dytë.

Ajo është ngritur nëHierarkinë më të lartë në Qiell dhe i janë akorduar fuqi të mëdha nga Ati Im IPërjetshëm. Megjithatë, ajo mbetet ashtu si ishte atëherë, dhe ashtu ështëtani, dhe gjithmonë do të jetë, një shërbëtore e devotshme dhe e përulur eZotit. Ajo i shërben Atij në Planin e Tij për ta ngritur njeriun në gjëndjen epërkryer në të cilën ai duhet të ishte.

Bukuria e njeriut, e krijuar në Imazhin e Gjallë tëZotit, është e papërshkruar. Asnjë burrë, grua apo fëmij mbi këtë tokë nuk mundt’i përshatet asaj, që u krijua kur Zoti solli Adamin dhe Evën.

Mëkati ishte rrënimi i tyre dhe Luciferri armiku ityre. Pastaj, kjo gjëndje e përkryer u shkatërrua. I njollosur nga mëkati,njeri kurrë nuk do ta rifitoj këtë gjëndje të përkryer përsëri deri kur gjarpëri,dhe të gjithë ata që e adhurojnë atë të jenë zhdukur. Deri kur ajo ditë të vijë,bukuria e trupit njerëzor dhe e shpirtit do të mbetet e njollosur.

Njeriu ështëdashuria më e madhe e Zotit. Ëngjëjt janë shërbëtorët e Tij në atë që, edhe ataduhet të tregojnë dashuri për Krijesat e Zotit. Dashuria e Zotit për familjen e Tij e tejkalon gjithçkaje që Ai krijoidhe, Ai kurrë nuk do të pushoj deri sa të rifitoj shpirtrat e fëmijve të Tij. Zotii lejon shumë vuajtje, poshtërime dhe tragjedi, ku të gjitha këto janëshkaktuar nga urrejtja e njërit që Ai e mbante në konsideratë më të lartë –Kryeëngjëlli i mëparshëm Liciferri, që u bë Satanai. I rrëzuar prej xhelozisë sëtij, krenarisë dhe vetë-pëlqimit, ai i shkaktoi Atit Tim dhimbjen më të madhe qëmund të imagjinohet. Dhe sot, ashtu si ishte atëherë, ai akoma vazhdon të bëj tënjëjtën.

Ëngjëjt besnikë të Atit Tim, të gjithë shenjtorët dheNëna Ime e dashur, kanë krijuar një lidhje, që kurrë nuk mund të thyhet. Çfarëdoqë Ati Im urdhëron kryhet nga Hierarkia e Tij Elite. Ai kurrë nuk vihet nëpyetje.

Çfarëdo që Ati Im dëshiron,është udha e saktë dhe më e fuqishme. Është udha në të cilën rraca njerëzoremund të shpëtohet nga mallkimi i të ligut. Ai është privilegji i Tij. Askushnuk do të guxonte ta dyshonte kurrë Atë. Në Planin e Tij Final, faza e fundit nëtë cilën Ai do të kryej Planin e Tij të Shpëtimit, Ai do të ndërhyj në shumë mënyra.

Titullii Nënës Sime ‘Nëna e Shpëtimit’, i fundit i dhënë asaj nga Ati I Përjetshëm,Hyji Më I Larti, nuk është rastësi. Ajo u dërgua për të paralajmëruar botën dheta pregatisi atë për sulmin e fundit kundër rracës njerëzore nga i ligu. Asaj iështë akorduar kjo detyrë dhe Unë kërkoj që ju ta pranoni këtë, dhe t’i përgjigjenithirrjes së saj për lutje gjatë gjithë kohës.

Trinia e Shenjtë dotë sjelli shumë Bekime tek ata që i përgjigjen këtij, misioni final, nga Qielli– Misioni i Shpëtimit. Pranojeni, me mirënjohje se favore të tilla i janëtreguar njerëzimit me dashuri dhe mirësinë e zemrës.

Jezusi juaj idashur

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share