e shtunë, 27 gusht 2011 0:10
BijaIme, sikur vetëm më shumë priftërinj dhe pjesëtarë të Kishës së Krishterë t’ihapnin mendjet e tyre dhe ta pranonin se Unë Jam duke i folur botëstani përmes këtyre Mesazheve, atëherë Zemra Ime do të ishte më elehtë.
Janëndjekësit e Mi të devotshëm që e mbajnë qiririn e dritës ndërsa ata çajnëpërpara për të përhapur paralajmërimet e Mia në botë, për t’i inkurajuarfëmijët e Mi që ta shpengojnë veten e tyre në Sytë e Mi. O sa trishtohem tekshikoj se sa të mbyllura janë mendjet e atyre shërbëtorëve të shenjtë qëpohojnë të komunikojnë Fjalën Time, Mësimet e Mia, në botë. Ata e thyejnëZemrën Time, kaq të ngurta janë bërë zemrat e tyre.
Mësimete Mia mbështesin faktin se zbulesat Hyjnore ndodhin dhe kanë ndodhur që ngafillimi i kohës. A menduan ata se Nëna Ime apo Unë, nuk do të komunikonim mefëmijët e Mi ndër shekuj? Ata janë të kënaqur që t’i kushtojnë vëmendje fjalëssë shenjtorëve që kanë kaluar, shumë kohë pasi që mesazhet e tyre iu qenë dhënëbotës, por jo kështu sot. Ndryshimi gjatë kësaj kohe është se atyre nuk do t’iuofrohet aspak kohë, për t’iu dhënë mundësinë që t’i përvetësojnë këto Mesazhepas ngjarjes. Sepse koha nuk do të jetë më ashtu si ju e njihni atë.
Unëju bëj thirrje, shërbëtorët e Mi të shenjtë dhe Zëdhënësi Im i Shenjtë, që t’ilexoni Fjalët e Mia për njerëzimin tani. Kurrë më parë ju nuk keni pasur nevojëpër ndërhyrjen Time në ngjarjet e botës ashtu si tani. Mos harroni, se Unë uringjalla së vdekuri dhe premtova se do të kthehem. Sa të përgatitur jeni jutani? Sa shpesh i kujtoni fëmijët e Mi për nevojën për ta shpenguar veten etyre në Sytë e Mi? Sa shpesh dëshironi t’i dëgjoni mëkatet e fëmijëve të Mi kurju jeni kaq të ngarkuar? Koha nuk po përballohet për dëgjesën e Rrëfimeve. Jumë keni lënë Mua mënjanë, shërbëtorët e Mi të shenjtë, dhe për këtë ju më fyeniMua së tepërmi. T’ua mohoni fëmijëve të Mi të drejtën ndaj Sakramenteve është epafalshme. Zgjohuni tani dhe ndiqni udhëzimin Tim. Bëni detyrën tuaj ndajfëmijëve të Mi ashtu si më premtuat Mua përmes betimeve tuaja të shenjta. Julutem të mos i ktheni shpinën Mësimeve të Mia.
Besimi,dhe sidomos ai i shërbëtorëve të Mi të shenjtë të dashur, po dobësohet nëmënyrë të konsiderueshme. Kjo është shkaktuar nga mallkimi i Satanit, i cili kaecur midis jush për disa kohë, duke shkaktuar rrëmujë brenda dhe jashtë KishësSime. Kujtojeni këtë, shërbëtorët e Mi të shenjtë. Ky është Satani në veprim.Ju kurrë nuk duhet të dorëzoheni ndaj torturave të tij që ju të largoheni ngadetyra juaj ndaj Meje.
Medëgjoni Mua tani. I kushtoni vëmendje paralajmërimeve të Mia dhe përgatitenigrigjën time, që ata të mund të kërkojnë shpengim për mëkatet e tyre tani.Lëvizni atëherë, që Kisha Ime të vazhdojë të luftojë për të Vërtetën e Mësimevetë Mia dhe mos lejoni që ngacmimet nga shoqëritë laike t’ju shtyjnë në qoshe tëtrembur nga frika. Sepse nëse e bëni këtë, ju do të jeni duke iu dorëzuartundimeve të të ligut, gënjeshtrat e të cilit kanë shkatërruar shumë nga KishaIme.
Jujeni jeta Ime, shërbëtorët e Mi të shenjtë, dhe Unë kam nevojë për ju tani qëtë më ndihmoni Mua për t’i shpëtuar fëmijët e Mi të shtrenjtë, ndërsa ata hasintorturat që ia ngatërrojnë mendjen ndaj të Vërtetës së Mësimeve të Mia dheEkzistencës së Atit Tim të Përjetshëm.
Unëju bëj thirrje tani që të më dëgjoni Mua kur ju thërras.
Mësuesi juaj i dashur
Jezu Krishti
e hënë, 27 gusht 2012 19:20
Bija Ime fort e dashur, Dashuria Ime për dishepujt e Mi, tëcilët i janë përgjigjur Mesazheve të Mia, e ka zmadhuar Zemrën Time tëShenjtë në përmasa të tilla saqë ajo tani do të shpërthejë me një bollëkHiresh.
Hiret e Mia zbrazen mbi ju, ndjekësit e Mi të dashur në këtëkohë.
Ato po ju jepen për ta forcuar vendosmërinë tuaj për të përhapurFjalën Time të Shenjtë.
Mesazhet e Mia nga Qielli do t'i ushqejnë shpirtrat, përfshirëedhe ato më të nxirat, me oksigjenin që iu nevojitet për t’i mbijetuarerrësirës së hedhur mbi botë nga Satani.
Influenca e tij e padukshme por e fuqishme, i dobëson madje edhebesimtarët më të fortë të cilët fillojnë që ta vënë në dyshim besimin e tyre.
Kur Unë ju jap këtoHire, Unë e bëj këtë për një arsye.
Ju, dishepujt e Mi, jeni spiranca nga e cila do të tërhiqen tëgjithë shpirtrat që enden të hutuar dhe pa një qëllim. Edhe nëse ata nuk dot'ju dëgjojnë në fillim, ju duhet të këmbëngulni.
Jepuni atyre kopje të Mesazheve të Mia dhe të Lutjeve të Mia tëKryqëzatës dhe largohuni në heshtje.
Ata do të preken në një farë mënyre nga Shpirti i Shenjtë. Nëseata nuk i pranojnë ato, ata do ta kenë të vështirë që thjesht të largohendhe t'i harrojnë. Jo, ata do të kthehen për Mua.
Disa do të kthehen pa shumë qejf. Kurioziteti do t’i shtyjë mëtepër.
Disa të tjerë do të kthehen me pikëpamjen për të provuar që t'imënjanojnë këto Mesazhe dhe për t'ju bindur juve që të bëni të njëjtën gjë.
Të tjerë do të kthehen që të debatojnë me ju, të tallen me judhe t'ju sfidojnë.
Të tjerë do t'ju thonë se këto Fjalë nuk vijnë nga Unë dhe kjodo t'jua thyejë zemrat.
Por më pas do të jenë të konvertuarit. Ata që do të vijnë dukevrapuar drejt jush me gëzim të pastër në zemrat e tyre duke u lutur për mëshumë.
Do të jenë këta shpirtra ata të cilët do e bëjnë të tërë punëntë vlefshme.
Megjithatë janëshpirtrat e errët për të cilët ju duhet të luteni më së tepërmi dhe është përshkak të tyre që Unë i hedh Hiret e Mia përmbi ju, me qëllim që ju të mundtë ndihmoni të shpëtoni shpirtrat e tyre. Sepse pa ndihmën tuaj, nuk ka asnjëshpresë për ta.
Kjo është përgjegjësia që Unë ju jap juve, Dishepujve të Mi, qëtë ktheni në besim shpirtrat për të cilët Unë kam më shumë etje.
Jezusi juaj