Jesus2Me top graphics
I love you, My precious daughter. I rejoice in your heartfelt love for Me and My beloved Mother.

Çfarë është që i shtyn të rinjtë të kenë kaq turp prej Meje?

e premte, 19 gusht 2011 23:00

BijaIme fort e dashur, Dashuria Ime për të rinjtë, sidomos ata në adoleshencë dhepjekuri të hershme, është shumë e thellë. Ashtu si prindërit e tyre, Unë ndjejdashuri, lumturi, shqetësim dhe ndonjëherë zemërim tek i shikoj ata të rriten.Oh sa thyhet Zemra Ime, kur Unë i dëgjoj të thonë se nuk besojnë në Hyjin, AtinTim të Përjetshëm. Ata, fëmijët e Mi të vegjël, janë kushtëzuar për ta mohuarAtë, me qëllim që të shihen se përshtaten me miqtë e tyre, që të mos dukenndryshe nga ata.

Teenagers in Moscow

Faktiështë se nuk është më e lehtë për një të ri që ta deklarojë dashurinë e tij përMua, madje edhe kur e pranon Ekzistencën Time. Ky pranim mund t’i sjelli atijturp kur një besim tek Unë, Jezu Krishti apo Ati Im i Përjetshëm, përbuzet nëfavor të të ashtu-quajturës ‘qenie më e lartë’. Çfarë është që i shtyn ata tëkenë kaq turp për Mua? Përse ndjehen se duhet t’i përshtaten një bote tëzbrazët nga shpirt apo nga interesi për shpirtin?

Muzikadhe artet kanë një ndikim të madh mbi këta shpirtra të shtrenjtë, të vegjël tëcilëve nuk iu është treguar mbi të Vërtetën e Qiellit apo të Ferrit. Ata, ashtusi gjithë fëmijët e Mi të tjerë, që ngulmojnë të shmangin çdo përmendje Timen,të Mësimeve të Mia, apo të Ekzistencës së Atit Tim të Përjetshëm, në të njëjtënmënyrë mund të humbasin në shkretëtirë.

Prindër,Unë ju bëj thirrje t’jua tregoni fëmijëve tuaj të Vërtetën e ekzistencës sëtyre mbi këtë Tokë; prej nga erdhën ata si dhe fatin që i pret pas kësaj jete.Është detyra juaj t’i ndihmoni ata që t’i hapin zemrat ndaj Dashurisë Sime. Isillni ata tek Unë me butësi, por përdorni çfarëdo lloj mënyre të mundur për tëndihmuar në shpëtimin e shpirtrave të tyre. Bëjeni këtë prej dashurisë për ata.Ju mund t’i keni shmangur detyrat tuaja këto vite, por tani është koha që tëbëni përmirësime. Duke lutur Mëshirën Hyjnore për shpirtrat e tyre, ju mund t’indihmoni ata. Është më mirë nëse ata ecin drejt Meje me duart e zgjatura tekUnë në këtë jetë, me dëshirën e tyre.

Tërinjve, Unë ju them këtë. Nëse ju besoni tek Unë, mos kini frikë ta pranonikëtë në publik. Mos më mohoni Mua sepse Unë Jam jeta juaj, pa të Cilin nuk kajetë. Kur të tjerët ta shohin se sa i fortë është besimi juaj, ata do të jenëmë të prirur për t’i hapur zemrat e tyre ndaj Meje. Kjo kërkon shumë guxim ngaana juaj, por hiret që ju do të merrni nga Unë do ta tejkalojnë frikën tuaj.Kur ju i tregoni njerëzve se Unë Ekzistoj, kur ju i tregoni atyre respekt dhedashuri dhe i tërhiqni ata drejt vetes, ata do t’ju respektojnë që flisni përMua. Mund të duket e çuditshme që të flisni për Mua nga njëra anë dhe përçështjet e botës nga ana tjetër, por ju do të bëheni më të fortë në besimintuaj kur ta bëni këtë. Jo vetëm që do të përjetoni një pasurim të dashurisë nëzemrën tuaj për Mua, por kjo do të shpëtojë shpirtrat e miqve tuaj.

PërdoreniInternetin për ta përhapur Mesazhin Tim. Flisni për to. Nuk ka rëndësi se kushju tall. Sepse kur ta bëni këtë, shumë, shumë të rinj në botë do të kenë jetëne përjetshme për shkak të kthimit në besim të krijuar si rezultat i kësaj.

Marshonitani, ushtria Ime e re, e shtrenjtë. Është koha për ju tani që të merrniguximin për t’i përhapur Mesazhet e Mia, që po i jepen këtij brezi në botë përt’i kujtuar ata se Kush Jam Unë, përse Unë ju shpëtova të gjithëve ngathellësitë e Ferrit dhe përse Unë tani Jam duke u përpjekur për t’ju shpëtuaredhe një herë.

Kjo është koha që Unë të arrij t’i bashkoj duart tuaja me tëMiat.

Unë ju dua.

Shpëtimtari dhe Mikujuaj i dashur

Jezu Krishti


Kjo periudhë i ngjason qetësisë përpara stuhisë. Përdoreni atë për të përgatitur sa më shumë njerëz të jetë e mundur

e diel, 19 gusht 2012 22:56

Bija Ime fort e dashur, kur ti vuan për shkakun Tim, dhe kurndjehesh e izoluar dhe larg Meje, dije se kjo ndodh kur ti je më pranëZemrës Sime të Shenjtë.

Edhe pse ky, LibriIm i së Vërtetës, është një Dhuratë për botën nga Unë dhe është imbrojtur nga Qielli, kjo nuk do të thotë se ky udhëtim do të jetë pa dhimbjepër ty.

Ti do të përjetosh një kritikë dhe një lloj të ri sulmi tani qëFjala Ime e Shenjtë po shtypet për t’ju dhënë botës.

Ti kurrë nuk duhet t’iupërgjigjesh atyre që të urdhërojnë të shpjegosh se përse ky libër ishte inevojshëm. Qëndro në heshtje dhe vazhdo me Punën Time.

Mos lejo që asnjëri ta ndalojë apo ta vonojë shpërndarjen eLibrit Tim, sepse çdo ditë llogaritet, pasi ka një kohë të kufizuar në të cilënshpirtrave të mund t’iu sigurohet koha për ta shpenguar veten në Sytë e Mi.

Më lejo të siguroj ty, bija Ime, dhe të gjithë ndjekësit e Mi,se ju jeni tani duke u nisur në një udhëtim, një pelegrinazh, si asnjë tjetër.

Kjo kohë është e ngjashme me qetësinë përpara stuhisë.

Përdoreni atë për tëpërgatitur sa më shumë njerëz të jetë e mundur. Shpërndajini mesazhet e Mia,Lutjet e Mia të Kryqëzatës, dhe lutuni për vëllezërit dhe motrat tuaja, që pasParalajmërimit ata të pranojnë Mëshirën Time.

Mblidheni së bashkuKishën Time dhe lutuni për forcë pasi Profeti i Rremë po përgatitet dhe ështëtashmë i pranishëm në Vatikan. Por ai e fsheh fytyrën e tij të vërtetë me shumëkujdes. Zëdhënësi Im i dashur është duke u izoluar dhe koha është eshkurtër.

Unë dëshiroj që të gjithë ju të filloni një Litani të re Lutjeshpër mbrojtje kundër Profetit të Rremë dhe t’i recitoni ato një herë në ditëprej tani e tutje.

Lutjet e Kryqëzatës mund të seleksionohen në grupe të ndryshmedhe të recitohen ashtu si të mundeni.

Këtu është Lutja Litani(1) e ‘Jezusit për Njerëzimin’: Mbrojtje kundër Profetit të Rremë.

Më i dashuri Jezus, na shpëto nga mashtrimi i profetit të rremë.

Jezus, ki Mëshirë për ne. Jezus, na shpëto nga persekutimi.

Jezus, na ruaj nga antikrishti. Zot, ki Mëshirë. Krisht, kiMëshirë.

Më i dashuri Jezus, na mbulo me Gjakun Tënd të Çmuar. Më idashuri Jezus, hapi sytë tanë ndaj gënjeshtrave të profetit të rremë.

Më i dashuri Jezus, bashkoje Kishën Tënde. Jezus, mbrojiSakramentet tona.

Jezus mos e lejo profetin e rremë ta përçajë Kishën Tënde.

Më i dashuri Jezus, na ndihmo të refuzojmë gënjeshtrat eparaqitura tek ne si e Vërteta.

Jezus, na jep forcë. Jezus, na jep shpresë.

Jezus, vërshoi shpirtrat tanë me Shpirtin e Shenjtë. Jezus, nambro nga bisha.

Jezus, na jep Dhuratën e Dijes që ne të mund të ndjekim udhën eKishës Tënde të Vërtetë në çdo kohë, në shekuj të shekujve.

Amen.

Bija Ime, të lutem mos u ndje e rënduar me këtë Mision, sepseUnë do të dërgoj ndihmë së shpejti. Ti duhet të pranosh gjithçka që Unë tëkërkoj dhe të mbetesh e fortë me bindjen se gjithçka është në rregull.

Konvertimi tashmë po ndodh përmes këtyre mesazheve dhe kaarritur tashmë në qindra-mijëra shpirtra. Prandaj mos u ndje e pa shpresë apo eshqetësuar. Unë jam i kënaqur me besnikërinë dhe përkushtimin e atyre qëmë duan Mua pa kushte.

Unë po të dërgoj ata që janë të Mitë me zemra të pastra përtë ofruar ty mbrojtje.

Ata do të të ngritin dhe do të të ndihmojnë që t’i udhëheqëshndjekësit e Mi në të gjithë udhëtimin drejt Portave të Parajsës së Re.

Unë ju dua ndjekësit e Mi të dashur. Ngulmoni me Mua në këtëudhë me gjemba. Pranojeni talljen që do t’ju duhet të ndeshni ndërsa vazhdonitë përhapni Fjalën Time të Shenjtë.

Dijeni se Unë jam gjithmonë me secilin prej jush. Unë injoh të Mitë dhe ata më njohin Mua. Asgjë nuk mund të na ndajë.

Jezusi juaj




Prapa

Përpara

Prayers for today

Share