Jesus2Me top graphics
Don’t you know you are of Me and that this is a natural birthright? Lean on Me, My beloved followers

Paganizmi është jashtë kontrollit dhe po inkurajohet një magjepsje për okultizmin

e enjte, 16 gusht 2012 3:15

Bija Ime fort e dashur, Unë i dua të gjithë fëmijët e Hyjitpor, në këtë kohë, niveli i errësirës që e ka përfshirë botën është itillë sa Unë lotoj me shqetësim për shkak të gjendjes së shpirtrave të tyre.

Kaq pak vetë e kuptojnëtë Vërtetën e jetës së tyre të ardhme që i pret ata në Epokën e Re tëPaqes, në botën që do të vijë. Botën pa mbarim.

Sikur vetëm ata ta shikonin atë, ta preknin atë, ta shijonin atëdhe të dëshmonin dashurinë dhe paqen që shtrihet përpara, ata do të më luteshinMua çdo sekondë të ditës duke më kërkuar Mua të drejtën për të hyrë në këtëBotë të Re, në Epokën e Re, Fillimin e Ri.

Ajo është gjendja e përkryer e bashkimit për familjet e tyre dhetë gjithë vëllezërit dhe motrat e tyre. Nuk është një premtim bosh. ËshtëParajsa e krijuar për të gjithë fëmijët e Hyjit.

Engjëjt e rënë, që e kanë përfshirë botën, po kërkojnë shpirtrangado për t'i joshur.

Ata përdorin dhunën, urrejtjen dhe tundime të tjera për tainkurajuar mëkatin e shumë përhapur që është i dukshëm ngado.

Pornografia tani po përhapet në mënyrat më djallëzore për tëjoshur dhe inkurajuar mëkatin.

Ligje po aprovohen për të siguruar që mëkati të jetë i pranuarkudo.

Madje dhe Kisha Ime po mbështet ligje, të cilat e fyejnë Hyjin.

Kjo do të vazhdojëkështu derisa njerëzimi të sillet si kafshë që nuk e kanë fare kuptimin emirësisë.

Paganizmi është jashtëkontrolli dhe po inkurajohet një magjepsje për okultizmin, me qëllim që përmesbotës së argëtimit të mund t’i tërheqë të rinjtë.

Zgjohuni tani përpara se të jetë tepër vonë për të shpëtuarshpirtrat tuaj.

Prindërit duhet të ngrihen në unison në përputhje me dëshirën eZemrës Sime për t'i mbrojtur të rinjtë, shpirtrat e të cilëve janë shënjestranumër një e të ligut.

Ai e di se sa të çmuar janë shpirtrat e rinj për Mua dhe ai dot'i kërkojë ata pa pushim.

Unë ju kërkoj që tëthoni këtë Lutje të Kryqëzatës (73) për shpirtrat e Rinj, Fëmijët e Rinj.

O Jezus, më ndihmo të shpëtoj shpirtrat e të rinjve në mbarëbotën. Përmes Hirit Tënd ndihmoji ata të shohin të Vërtetën e EkzistencësTënde.

Silli ata pranë Zemrës Tënde të Shenjtë dhe hapi sytë e tyrendaj Dashurisë dhe Mëshirës Tënde.

Shpëtoji ata nga flakët e Ferrit dhe përmes lutjeve të mia kiMëshirë për shpirtrat e tyre.

Amen.

Jezusi juaj



Nëna e Shpëtimit: Ju mund të mos e takoni Birin tim fizikisht por ju do ta njihni Atë në çdo mënyrë

e shtunë, 16 gusht 2014 20:15

Fëmijët e mi tëdashur shumë njerëz e kërkojnë Birin tim, Jezu Krishtin, ndonjëherë në jetën etyre. Kur një shpirt e zbulon Birin tim, ai është një udhëtim me udhë tëndryshme dhe në periudha të ndryshme ato duhen ecur. Kur ju afroheni me Birintim do të jetë e mundimshme dhe si të tillë  duhet ta prisni. Ndërsa ju afroheni më pranëAtij, ju do të bëheni më shumë si Ai dhe Tiparet e Tij do të bëhen të njohura përju. Ju mund të mos e takoni Birin tim fizikisht por ju do ta njihni Atë në çdomënyrë. Dashurinë e Tij ju do ta ndjeni. Dhimbja e Tij do të bëhet e juaja. Butësiae Tij do të ndahet me ju dhe gëzimin që Ai përjeton, për arsye të Dashurisë sëTij të pakushtëzuar për njerëzimin, do të bëhet e juaja. Durimi i Tij do tëfutet në shpirtin tuaj dhe Fjala e Tij do të gdhëndet brënda jush dhe me njëkuptim, që do t’ju jepet nga Shpirti I Shenjtë.

Kur ju e doni me të vërt

etë Birin tim ju do të bëhenitë përulur si Ai dhe me një dëshirë të zjarrtë për t’i shërbyer Atij, me çdokusht.

Disa shpirtra e arrijnë udhën shpirtërore të përsosmërisëme kalimin e kohës, por ata nuk do ta përfundojnë udhëtimin e tyre nëse nuk edorëzojnë gjithë besimin e tyre tek Zoti. Nëse një shpirt lëkundet në udhë esipër, atij do t’i jepen hiret për ta ngritur veten dhe për të vazhduar në udhëtimine tij. Por nëse një shpirt konkuron me Birin tim, dhe e konsideron veten tëvlefshëm për ta sfiduar Fjalën e bërë Njeri, atëherë ai do të ndahet nga Zoti.

Personi që e gjenJezusin në këtë jetë në tokë dhe që i shërben Atij me besnikëri do të ketëpaqe. Asgjë tjetër në këtë botë nuk do ta kënaqi atë përsëri. Nëse një shpirt,pasi është bërë i afërt me Birin tim, dhe pastaj ndahet prej Tij, ai do tëduroj një dhimbje të tmerrshme. Pasi eka njohur Atë dhe ka jetuar brënda Zemrës së Tij, kjo dhimbje e ndarjes ngaBiri im është dhimbja më e keqe e njohur për njeriun.


Kur ju tundoheni t’isfidoni Mësimet e Krishtit apo kur ju nxiteni ta refuzoni Atë në çfarë do llojmënyre, dijeni se asgjë nga kjo botë nuk do t’ju sjelli ndonjëherë paqe, dashuriapo gëzim që vijnë prej Tij.

Nëna juaj e dashur

Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share