e shtunë, 13 gusht 2011 17:00
Kthiminë besim, bija Ime, duhet të jetë një prioritet tani për fëmijët e Mi, ndërsaiu tregojnë të tjerëve për Mesazhet e Mia në botë. Edhe vetëm një shpirt në ditë më sjell Mua gëzim të madh, fëmijëte Mi, kur të tjerët fillojnë t'i hapin sytë ndaj të Vërtetës.
BijaIme e dashur, kur njeriu është kaq i ngarkuar çdo ditë, mbetet fare pak kohëpër lutje në jetën e tij. Lutja, fëmijët e Mi, mund të thotë një moment, njëorë, një fjalë, apo çdo lloj komunikimi me Mua. Nuk ka rëndësi se ku njeriu mëthërret Mua. Mund të jetë në shtëpi, në kopësht, në makinë, në punë, si dhe nëKishën Time. Ku ju flisni me Mua nuk është e rëndësishme, megjithëse ju mund tëmë kënaqni Mua më shumë kur flisni me Mua në Shtëpinë Time.
Shumënjerëz gabimisht besojnë se Unë nuk mund t'i dëgjoj mendimet e tyre, të ndjejdhimbjen e tyre, dëshpërimin apo gëzimin e tyre. A nuk e kuptojnë ata se ukrijuan nga Ati Im, Krijuesi i Gjithëpushtetshëm i të GJITHA gjërave? Ai i Cilidi gjithçka ju bën thirrje të gjithëve që të ndaloni vetëm për një moment nëditë. Kërkoni ndihmën Time për t'ju forcuar. Vetëm një moment është e gjitha qëUnë kërkoj, këtë moment të veçantë kur ju më thërrisni Mua për të më lejuar Muaqë t’ua përshkoj shpirtin tuaj me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë. Madje edhe njëpëshpërimë kur ju thërrisni për ndihmën Time do të dëgjohet. Nëse ju nuk mëthërrisni Mua, Unë nuk mund të përgjigjem sepse Unë kurrë nuk do të ndërhyja mevullnetin tuaj të lirë.
UnëJam si një baba që vështron një grup fëmijësh të luajnë, të gjithë të ngarkuar,duke vrapuar, duke biseduar me njëri tjetrin, disa qeshin dhe në raste të tjeraduke u zënë mes tyre. Shumë fëmijë reagojnë ndaj një të rrituri kur iu tërhiqetvëmendja. Por disa janë kokëfortë, e kthejnë shpinën dhe refuzojnë të bëjnë siçiu kërkohet. Disa fëmijë janë të dashur, disa nuk janë. Megjithatë pak do tëtregojnë urrejtje absolute, në një moshë kaq të vogël. Megjithatë kur Unë ivështroj ata fëmijë të Mi në botë sot, Unë shoh urrejtje dhe madje më keq, mospërfilljetë plotë ndaj Ekzistencës Sime, Jezu Krishtit, Shpëtimtarit të tyre të dashur.Për shumë, ata madje e urrejnë edhe tingullin e Emrit Tim.
Kohëtqë ju po i përjetoni, fëmijë, kanë parë një grup të pakontrolluar të fëmijëvetë Mi me pak disiplinë që besojnë se bota është e tyre për ta sunduar,kontrolluar, abuzuar, apo madje për ta dëmtuar, ashtu si ta shohin tëpërshtatshme. Pak nderim tregohet ndaj Atit, Krijuesit të të Gjitha Gjërave.Kaq arrogant është njeriu sot sa ai beson se ka dalë nga një hierarki akoma mëe lartë se ajo e Atit Tim të Përjetshëm. Kështu ai vazhdon të kërkojë më tepërpër origjinën e tij edhe pse e Vërteta ka qenë aty që ai ta shikonte gjatëgjithë kohës. Kaq shumë kohë po harxhohet për kërkime të kota. Ëndrra pa vlerë,të gjitha të krijuara nga mendjet e atyre shkencëtarëve krenaria e të cilëve nëinteligjencën e tyre, një Dhuratë nga Hyji Atë, do të thotë se ata besojnë sedo të gjejnë fakte të reja mbi origjinën e tyre.
Përsekëta fëmijë nuk e kuptojnë se Toka u krijua për njeriun? Asnjë planettjetër nuk mund të banohet nga njeriu, sepse kjo nuk është pjesë e planit tëAtit Tim. Sa i marrë mund të jetë njeriu kur përpiqet për ta plotësuarzbrazëtinë shpirtërore brenda shpirtit të tij. I gjithë ushqimi dhe plotësimimund të jenë të tijat nëse ai ulet dhe e pranon të Vërtetën. Të Vërtetën eEkzistencës së Hyjit Atit të Përjetshëm, Krijuesit të Universit.
Shpëtimtari juaj i dashur, Mësuesi dhe Gjykatësi i Drejtë
Jezu Krishti
e hënë, 13 gusht 2012 19:45
Fëmija im, së shpejti shumë nga profetët e botës, vizionarët dhelajmëtarët nuk do të marrin më mesazhe, me qëllim që të hapet udha për këto mesazhetepër të rëndësishme.
Shumë prej punës sime,përmes vizionarëve, do të ndalojë së shpejti për t'i lënë hapësirë Zërit tëShpirtit të Shenjtë që po të jepet ty, profetit të kohës së mbarimit.
Shumë profetë të rremë, që kanë dalë, akoma do të bërtasin nëkupë të qiellit dhe ata do të jenë zërat e vetëm të tjerë që do të konkurrojnëpër vëmendje me këto mesazhe të vërteta përfundimtare nga Qielli.
Mos ki frikë, bija ime, sepse ti dhe ky mision jeni të mbrojtur.
Nuk je vetëm ti ajo që punon për këtë mision. I gjithë Qiellidhe të gjithë engjëjt dhe shenjtorët po punojnë me ty. Prandaj ti kurrë nukduhet të ndjehesh e vetmuar madje edhe kur vuan.
Ti po bllokohesh çdoditë nga armiqtë e Hyjit.
Janë hartuar plane përta bllokuar botimin e Librit të së Vërtetës, por ky persekutim është pothuajsedrejt fundit.
Qëndro pranë meje, Nënës tënde, gjatë gjithë kohës që unë tëmund ta vendos Mantelin tim të Shenjtë rreth teje për të të mbrojtur nga iligu.
Ti sa vjen e bëhesh më e fortë dhe më trime, megjithëse ndjeheshe lodhur. Kjo do të kalojë dhe bota do ta mirëpresë Librin e së Vërtetës që iuështë premtuar atyre aq gjatë.
Shko tani dhe falënderoje Hyjin për këtë mision madhështor.
I gjithë Qielli të bekon.
Ne e mbajmë dorën tënde çdo ditë dhe të gjithë shenjtorët tëmbrojnë.
Beteja fillon në momentin që libri i parë të shitet. Ai dotë përhapet në të gjithë botën, prandaj ti duhet të përgatitesh ashtu si duhet.
Kërko ndihmë dhe do ta marrësh.
Shko në paqe dhe në dashuri.
Nëna jote e dashur
Nëna e Shpëtimit
e mërkurë, 13 gusht 2014 14:39
Fëmijët e mi tëdashur, koha që profecitë e La Salette dhe
Beteja për rracënnjerëzore dhe për shpëtimin e të gjithë fëmijve të Zotit është duke u luftuartani dhe dëm i madh është duke u shkaktuar mbi të gjithë ata që i rezistojnë tëVërtetës për të gjitha që Biri im i ka treguar botës. Ju kurrë nuk mund të merrni një pjesë të Fjalës së Tij apo Biblën eShenjtë dhe pastaj ta hidhni atë poshtë në favor të diçkaje, që mund t’ju bëj tëndjeheni më rehat.
Frika ndaj të Vërtetës mund të çoj në pakënaqësi sepse ajo mund të jetëshumë e vështirë për t’u gëlltitur. Pakënaqësia çon në zemërim dhe zemërimi çonnë urrejtje. Urrejtja kundër këtij misioni, dhe çdo misioni tjetër para tij, dotë rritet dhe ata që më duan mua, Nënën e Zotit, do të inkurajohen ta dënojnëatë. Sa më trishton kur emri im përdoret për të fyer Fjalën e Jezu Krishtit,Shpëtimtari i vetëm i njerëzimit. Ngatërresa do të krijohen mbi grupet e miaMariane sa ata do të fillojnë të dyshojnë paralajmërimet që unë isha udhëzuar t’iparaqesja botës në La Salette dhe në
Ndërsa të gjithatrazirat shpërthejnë dhe kur Doktrina e përmbajtur në Librin e Atit tim ështëri-shkruar dhe e paraqitur botës sikur të jetë e vërtetë, vetëm ata me dijen evërtetë do ta kuptojnë të Vërtetën. Ju duhet të luteni fortë për mbijetesën eKishës së Birit tim, Trupi i Tij në tokë, me qëllim që Ai të mos flaket tutjedhe t’ju hidhet qënëve. Kur ajo ditë të ndodhi, Drejtësia e Zotit do të ndërhyjdhe njerëzimi do ta kuptoj, më në fund, se si është të zhytet në errësirë. Dita që Drita e Zotit të jetë shuar ështëkoha kur të gjitha gjërat do të përmbushen ashtu si u profetizuan.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit
Mesazhi origjinal në anglisht:
e mërkurë, 13 gusht 2014 16:03
Bija Ime e dashur,zemërimi i Satanait kurrë nuk ka qënë kaq intensiv sa ka shkaktuar vuajtje tëçdo lloji mbi fëmijët e Zotit, në çdo cep të botës. Sa më e madhe është përçarjaaq më e madhe është prania dhe influenca e tij. Por ai është i pafuqishëm i vetëmdhe është vetëm përmes influencës, që ai ushtron mbi ata që janë të hapur ndajtij, që ai mund të shkaktoj persekutime të tilla djallëzore. Sa më shumë shpirtraai të kapi aq më i keq është persekutimi dhe më shumë ai torturon. Kur njerëzitqë janë besnikë ndaj Meje, e lejojnë atë të krijoj rrëmujë dhe dëshpërim nëzemrat e tyre, helmi që derdhet është i llojit më të keq. Është atëherë kur atakthehen kundër njëri tjetrit, luftojnë dhe përçahen deri sa e shkatërrojnë njëritjetrin.
Gjithmonë të bënikujdes ndaj përçarjeve që dëshmoni në botë, qofshin ato në politikë, në fe apomes miqve tuaj, sepse ato i kanë gjithmonë rrënjët në strehën e bishës, sundimii të cilit mbi njerëzimin i ka ardhur fundi. Megjithatë, ai nuk do të ndaloj përasnjë sekondë në planin e tij për të shkatërruar të gjithë besimtarët e Mi,Jezu Krishtit.
Është vetëm kur jue pranoni Fjalën Time, ndërsa Unë ju jap tani, që ju do të gjeni hirin për të mëkërkuar Mua t’ju drejtoj përmes kësaj fushe të minuar djallëzore. Asnjë nga junuk është mjaft i fortë në besimin tuaj për të luftuar influencën e djallit. Palutje ditore, ku ju lypni për Ndihmën Time, ju nuk do të jeni në gjëndje të qëndroninë Krahun Tim. Por kur Unë hedh hire të tilla mbi ju, ju do të bëheni tëguximshëm dhe do ta keni forcën për të qëndruar besnikë ndaj Meje. Vetëm atëherëe Vërteta do t’ju mbroj.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: