Jesus2Me top graphics
I love you all. Please embrace Me properly, by respecting the Sacraments given to you as a Gift from God the Almighty Father.

Shirat, përmbytjet dhe shkatërrimet e të mbjellave që kanë për të ndodhur, do të jenë rezultat i një ndëshkimi nga Qielli

e shtunë, 11 gusht 2012 20:10

Bija Ime fort e dashur, shirat që do të bien në mbarë botënpërfaqësojnë shpërthimin e lotëve që bien nga Sytë e Mi, ndërsa i shikojfëmijët e Hyjit të largohen kaq larg nga udha e shpëtimit të përjetshëm.

Shirat, përmbytjet dhe shkatërrimet e të mbjellave që kanëpër të ndodhur, do të jenë rezultat i një ndëshkimi nga Qielli.

Luginat e lotëve do tëburojnë ngado dhe faji do t'i vihet ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale.Por nuk është kështu.

Kaq shumë njerëz në botë nuk besojnë në Hyjin. Ata nuk mënderojnë Mua, Birin e Tij të Dashur. Në të kundërt ata janë të konsumuar me njëpasion këmbëngulës për zotat e rremë.

Çfarë dua të them Unë me këtë?

Këta njerëz krijojnëheronj dhe idhuj në botën e televizionit, modës, muzikës dhe sportit.

Këta pastaj i lartësojnëata në idhuj njerëzorë dhe iu bëjnë nderime atyre.

Pastaj i adhurojnë ata në mënyra të cilat i bëjnë dëm jovetëm vetes së tyre, por edhe personit që ata e lartësojnë.

Ata besojnë se këta idhuj janë të shenjtë dhe bëjnë gjithçka qëmunden për t’ua kopjuar mënyrën e jetesës, mënyrën e të veshurit,personalitetin dhe madje edhe pamjen fizike.

Kjo rezulton nëpaganizëm.

E gjithë kjo ka qenë parathënë bija Ime.

Bota do të adhurojë zota të rremë.

Këta njerëz janë plot me dashuri për trupat e tyre, veten e tyredhe fare pak bujari apo dashuri të treguar për fqinjin e tyre në zemrat e tyretë ngurtësuara.

Zemrat e tyre janëkthyer në gur.

Ata nuk e duan Hyjin. Në të kundërt ata kanë rënë nën magjinë eSatanit, i cili i ka vendosur këto besime dhe mendime në mendjet etyre.

Nuk ka aspak respekt për trupin e njeriut.

Trupi është krijuar prej Hyjit dhe, si i tillë, është njëtempull i projektuar në të cilin prania e Hyjit duhet të banojë.

Kur Satani e tundon njeriun, ai përqendrohet tek trupi dhe nëkënaqësitë që ai kërkon përmes shqisave.

Ja se përse njerëzimi tani e do trupin e vet deri në atëshkallë, sa e vë atë në piedestal.

Kurrë i kënaqur me mënyrën në të cilën trupi qe krijuarprej Hyjit, ai vazhdimisht kërkon që ta përmirësojë, ta ndryshojë dhe tarregullojë trupin njerëzor për t'iu përshtatur interpretimit të tij tëpërsosmërisë.

Mënyra se si gratë, nëveçanti, i ndryshojnë trupat e tyre dhe ia paraqesin atë botës në mënyra tëpamoralshme, më sjell Mua neveri.

Ato gra që nuk kanë aspak turp të ekspozojnë trupat e tyre,kryejnë mëkat megjithëse ato nuk mund ta kuptojnë këtë. Ato mendojnë se është epranueshme që të abuzojnë me trupin me të cilin ato qenë lindur dhe taparaqesin veten në mënyra që mund të bëhen shkak për mëkat.

Dashuria e tyre për vetveten është një prej mëkateve më të mëdhatë krenarisë. Ato më tej i bindin vajzat e reja se është e pranueshme qët’i shfaqin trupat e tyre në publik në këtë mënyrë.

Kaq shumë mëkate të mishit tregohen nëpër botë dhe vlerësohen sitë pranueshme.

Megjithatë ato janë të gjitha të dënueshme pas vdekjes. Jo vetëmqë mëkati është duke u kryer, por edhe po paraqitet sikur të ishte një gjë emirë.

Tradhtia bashkëshortore është e pranuar sot dhe e duartrokitur.

Vrasja nuk trondit më dhe nuk ka më respekt për jetën e njeriut.

Imoraliteti seksual është jashtë kontrollit dhe ijustifikuar.

Ditët e të tilla sjelljeve mëkatare po shkojnë drejt fundit.

Deri që njerëzimi ta pranojë se mëkati do të jetë gjithmonëmëkat, ata e humbasin të drejtën për të hyrë në Portat e Parajsës.

Për çdo mëkat që ju jenifajtorë, pjesa e trupit e përdorur gjatë kryerjes së mëkatit, do të digjet dhepastrohet në Purgator.

Nëse jeni në mëkatmortor, ju do të ndjeni dhimbjen e zjarrit duke ua përshkuar atë pjesë tëtrupit të përdorur gjatë kryerjes së mëkatit, në përjetësi. Nuk do të ketëkurrë fund për këtë torturë.

Përse, përse ata nuk i dëgjojnë zemrat e tyre? Shumë njerëze dinë se çfarë ata bëjnë është e gabuar, por vazhdojnë të mëkatojnë prapë seprapë, sepse kjo është e pranueshme në sytë e botës.

Industritë e argëtimit dhe të medias kanë krijuar një pranim tërremë të një sjelljeje të tillë, saqë shumë shpirtra të pafajshëm janëkorruptuar nga gënjeshtrat.

Vetëm e vërteta mund t'i shpëtojë ata tani. Atyre po iu jepetLibri i së Vërtetës, por a do të dëgjojnë ata? Satani dhe engjëjt e tij të rënëdo të bëjnë gjithçka që ata të mos dëgjojnë.

Do të jetë vetëm kur ndëshkimet të vërshojnë nga qielli, që atado të duhet t’i hedhin tutje zakonet e tyre boshe, të padobishme e tëneveritshme. Sepse ata do të jenë tepër të zënë në përpjekjet për të mbijetuardhe për të vënë bukë në gojën e tyre.

Fatkeqësisht, do të jetë vetëm përmes të tilla ndëshkimeve qënjerëzimi mund të pastrohet në këtë tokë.

Me dhënien e dhuratës së pastrimit, ndërsa janë gjallë, atyre poiu jepet një mundësi për të shmangur liqenet e zjarrit.

Shpëtimtari juaj idashur


Jezu Krishti



Krishtërimi do të urrehet sepse do të shihet si një bllokim ndaj lirisë personale

e hënë, 11 gusht 2014 19:36

Bija Ime e dashurbota është e shpëlarë me një formë të re spiritualizmi e përbërë nga një besimnë një qënie superiore – atë që ata e quajnë krishti – por nuk jam Unë, JezuKrishti, që ata i referohen. Satanai, në formën e Luciferrit, i referuar siMbreti i Dritës, adhurohet jo si një qënie djallëzore por si një, që kryen njëdetyrë për Zotin. Kjo ideologji është e favorizuar nga sektet sekrete, që janëngritur për të shkatërruar Krishtërimin. Shumë do të fyten në kultet dhepraktikat e magjisë sepse ato krijojnë kënaqësi. Sa të futen ata do të bëhenpeng dhe, me kalimin e kohës, do të zaptohen nga i ligu.

Shumë njerëz janë të etur për kënaqësi shpirtërore dhe dëshirojnë paqe.Çdo ideologji, që pohon t’ju sjelli atyre përmbushjen e shpresave të tyre,paqe, qetësi dhe një kuptim i thellë i humanizmit të tyre do të ishte tërheqësepër ata. Megjithatë, shumë do të urrejnë të më ndjekin Mua, Jezu Krishtin,sepse shoqëria më ka dënuar Mua në zemër të tokës. Por, ata do të jenë të kënaqurkur t’ju ushqehet doktrina e rreme se të gjitha udhët të çojnë tek Zoti. Kjo ështënjë gënjeshtër sepse ju mund të vini tek Zoti vetëm nëpërmjet Meje, Birit tëTij të vetëm, Jezu Krishtit.


Unë Jam Një në Atëi Cili i krijoi të gjitha gjërat. Ka vetëm një Zot dhe Unë, Jezu Krishti, JamFjala e bërë njeri me qëllim që njerëzimi të bëhej i plotë përsëri. Pa Mua jukurrë nuk mund të bëheni të plotë, as në këtë jetë dhe as në tjetrën.

Botës do t’i thuhetse qëllimi më i rëndësishëm për të luftuar është liria – liria me çdo kusht.Por ta nderoni me të vërtetë Zotin do të thotë ta humbisni aftësinë t’ishërbeni vetëm interesit tuaj vetjak dhe, prandaj, Krishtërimi do të urrehetsepse do të shihet si një bllokim ndaj lirisë personale. T’i shërbehet Zotit,çdo Zoti, do të bëhet qëllimi i shumë njerëzve që kërkojnë të Vërtetën. Por kurSatanai konsiderohet nga njeriu të jetë hyjnor, Zoti – në Drejtësinë e Tijpafund – do t’i shkatërroj ata që nderojnë bishën. Bisha që fshihet mes elitësdhe të fuqishmëve i jep forcë atyre që përhapin gënjeshtrën se Unë, JezuKrishti, nuk egzistoj. Ky është mallkimi më i madh i hedhur mbi njerëzimin ngaSatanai dhe për shkak të dobësisë së njeriut ai e beson gënjeshtrën, që del nga gojët e tëliqve.

Kavetëm një Zot. Ka vetëm një udhë drejt Zotit. Asnjë udhë tjetër, pavarësisht sesa e shndritshme mund t’ju paraqitet, nuk mund t’ju çoj tek Ati vetëm ajo qëvjen përmes Meje, Jezu Krishtit, Shpëtimtari i Botës.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share