Jesus2Me top graphics
I love you, children. I know that you love Me. Because of this, I ask you to show love to those who are blind to My Holy Spirit.

Për Ndjekësit e Mi që i dënojnë këto Mesazhe

e martë, 5 korrik 2011 14:30

BijaIme e dashur, sot është një ditë e veçantë, sepse gëzohem të të them se ata,besimi i të cilëve është forcuar nga Mesazhet e Mia, mund të jenë të sigurt serecitimi i tyre ditor i Mëshirës Hyjnore po shpëton shpirtra. Fëmijët eMi kurrë nuk duhet ta harrojnë se lutjet, kur thuhen me sinqeritet dhe nga zemra,gjithmonë do të dëgjohen. Lutjet gjithmonë dëgjohen dhe çdo qëllim i veçantëpërmbushet sipas Vullnetit Tim Më të Shenjtë. 

Fëmijëju lutem të vazhdoni me lutjet tuaja sepse ato do të ndihmojnë në lehtësimin eperiudhës së Ndëshkimit të Madh. Ati Im është tani gati që ta marrëMbretërinë e Tij të Shenjtë dhe të fillojë Mbretërimin e Tij përsëri,kur Parajsa e Re mbi Tokë të shfaqet. Ligësia në botë pikërisht tani nuk kaqenë kurrë kaq intensive. Për shkak të popullsisë së madhe të botës dhe punët etë ligut, lufta është ngado. Urrejtja e treguar nga njeriu tek njeriu është edukshme. Nëse kjo urrejtje shfaqet si lakmi politike, apo si kontroll mbivendet e tjera nga një tjetër, është e gjitha njëlloj. Satani ka shumë ndjekës.Ata, ndjekësit e tij, në shumë raste nuk janë të vetëdijshëm se si ai einfluencon çdo mendim dhe veprim në çdo kohë gjatë çdonjërës ditë.

Nësefëmijët e Mi vetëm të mund ta shikonin numrin e djajve të pranishëm nënjerëz të tillë ata do të bëheshin të sëmurë. Ata zotërojnë shumë nga fëmijëte Mi, ku shenjat e vetme që duken janë përmes veprimeve të tyre të liga.Lutuni, lutuni tani, ndjekësit e Mi, që ata shpirtra të gjorë, të humbur tëmund të shpëtohen gjatë Paralajmërimit.

Midistani dhe Paralajmërimit gjithçka që Unë kërkoj prej jush, fëmijë, janë lutjettuaja dhe në veçanti recitimi i Mëshirës Hyjnore. Ati Im do të shpëtojëshpirtra nëse ju e dedikoni veten për ta thënë këtë një herë në ditë, dhemundësisht në orën 3 të pasdites.

Përata prej ndjekësve të Mi që i dënojnë këto Mesazhe, Unë kërkoj që ju t'i luteniShpirtit të Shenjtë për të kërkuar Dhuratën e dijes përpara se ta shpërfillniFjalën Time të Shenjtë. Atyre prej jush që e fyejnë vizionaren dhemarrësen Time të këtyre Mesazheve ju duhet të bëni këtë pyetje. Nëse është Sataniai që ju besoni se i influencon këto Mesazhe atëherë përse do t'ju kërkonte aiqë të luteshit, të kërkonit falje, të merrnit Eukaristinë e Shenjtë? Atëherë judo ta dini se kjo është e pamundur.

Mashtruesido t'i influencojë ndjekësit e Mi fillimisht, për t'i inkurajuar ata që tamohojnë Fjalën Time sepse ai e di se do të jetë refuzimi i tyre i Fjalëve tëMia Më të Shenjta të Dashurisë që do të më lëndojë Mua më shumë.

RefuzojeniSatanin dhe udhët e tija të liga tani. Kthehunitek Unë. Unë ju lutem, sepse ju nuk duhet ta lejoni atë që t'ju influencojë nëkëtë mënyrë. Lutjet tuaja kërkohen tani për të shpëtuar fëmijët e Mi të gjorëqë nuk do t'i mbijetojnë Paralajmërimit.

Shpëtimtari juaj idashur

Jezu Krishti


Hyji Atë: Asnjë njeri nuk mund ta shpjegojë se si Unë e krijova universin apo njerëzimin, pavarësisht se sa ata përpiqen, sepse kjo është e pamundur

e enjte, 5 korrik 2012 15:30

Unë Jamfillimi. 

Unë Jamkrijuesi i gjithçka që është.

Unë jamAti i tyre, edhe pse ata më refuzojnë Mua. 

Sikurata vetëm të mund ta shikonin të Vërtetën. 

Sikurata vetëm të mund të më lejonin Mua t'ua prekja zemrat e tyre, që kështu Unë tëmund t'ua tregoja planet e Mia të mrekullueshme dhe të lavdishme tëcilat i presin. 

Shumëprej këtyre shpirtrave nuk më njohin Mua, megjithëse pa fajin e tyre. 

Këtyreshpirtrave do t'iu tregohet e Vërteta, që ata të zgjedhin Udhën Time. 

Pastaj,ata të cilëve iu qe dhënë e Vërteta, por që e kanë lejuar arsyen njerëzore dhelartësimin e inteligjencës njerëzore për t’i verbuar, janë tani të humbur përMua. 

Shumënga këta shpirtra do të kthehen në besim por shumë do ta refuzojnë Kupën eShpëtimit që do t'iu paraqitet nga Biri Im i Dashur. 

Fëmijëtë Zemrës Sime, Unë ju lutem. Më ndihmoni Mua t’i shpëtoj fëmijët e Mi tëçmuar. 

Lotët eMi vërshojnë në këtë kohë dhe Unë ju kërkoj që t’i sillni ata tek Unë përmesMëshirës Hyjnore të Birit Tim. 

Shumënga këta shpirtra përfshijnë fëmijë të rinj, të cilët më refuzojnë Mua memos-bindje dhe publikisht, për t'iu treguar të tjerëve se sa të zgjuar atajanë.

Njërespekt i ekzagjeruar për inteligjencën njerëzore është një tundim ifutur brenda shpirtrave të Fëmijëve të Mi nga armiku. 

Bisha ika gëlltitur shpirtrat e fëmijëve të Mi dhe ata nuk e kanë fare idenë se çfarëai po iu bën.

Kaqshumë engjëj të rënë e bindin njerëzimin se inteligjenca njerëzore është pa tëmeta. 

Kurnjerëzimi beson, apo e bind veten, se e njeh Ligjin Hyjnor të Krijimit, atëherëai ka rënë në një kurth mashtrimi. 

Asnjënjeri nuk mund ta shpjegojë se si Unë e krijova universin apo njerëzimin,pavarësisht se sa ata përpiqen, sepse kjo është e pamundur. 

Kur dotë mësojnë ata?

Kur dota shikojnë ata se ato fëmijë të Mitë, ato shpirtra të pastër, të thjeshtë e tëpërulët që më pranojnë Mua, e kanë kuptuar të vërtetën e thjeshtë? 

Ata nukkanë nevojë për provë sepse e ndjejnë Dashurinë Time në zemrat e tyre tëpastra, të cilat ata i lënë hapur që Unë të mund t'ua mbush shpirtrat etyre me Hire Hyjnore. 

Unë JamHyji juaj, Krijuesi juaj dhe Ati Juaj i Natyrshëm.

Fëmijëte Mi duhet të vijnë tek Unë përmes Birit Tim të Dashur dhe me anë të vullnetittë tyre të lirë. Unë nuk mund t’i detyroj ata. 

Juve,fëmijëve të Mi ju është dhënë fuqia për të ndihmuar që t’i shpëtonishpirtrat e tyre. 

Tëgjithëve ju, që i përgjigjeni thirrjes Sime për të shpëtuar vëllezërit dhemotrat tuaja përmes lutjes dhe sakrificës, do t'ju jepen hire të veçanta. 

FuqiaIme është e pafundme.

Mrekullitëe Mia, së bashku me vuajtjen dhe lutjet e fëmijëve të Mi, do të përdoren për tëshpëtuar shpirtrat e humbur nga vdekja e përjetshme. 

Unë judua, fëmijët e Mi të dashur. 

Ejanidhe më ndihmoni Mua ta bashkoj familjen Time të dashur dhe ndihmojeni Birin Timqë ta mposhtë bishën përpara se ajo të grabisë më shumë prej fëmijëve të Mi.

Ati juaj i Dashur
Hyji Më i Larti


Njeriu i përgjigjet dashurisë me dashuri, ashtu si urrejtja mbjell urrejtje

e shtunë, 5 korrik 2014 17:46

Bija Ime e dashur, më lejo Mua të sjell Bekime të mëdha në botë sot,ndërsa e dhuroj Shpirtin e Dashurisë, përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, mbiçdo komb.

Kjo Dhuratë e Dashurisë do të përfshij shumë, përfshiata që nuk më pranojnë Mua dhe bota do të dëshmoj vepra të mëdha bamirësie.

Kur të dëgjoni për mbrekulli të tilla kur kombet do t’indihmojnë kombet e tjera që janë në nevojë të madhe, atëherë dallojini këto sishenja nga Qielli.

Dashuria Ime do të tërheqi shumë ndërsa ajo përhapet përmeskësaj, ndërhyrjes Sime Speciale, në këtë kohë të veçantë.

Më dëgjoni Mua, dishepujt e Mi të dashur sepse Unë duaqë ju ta dini se kur ju luteni për paqe, paqen Time Unë ju jap. Kur ju luteni qëdashuria ta mposhti urrejtjen, Dashurinë Time Unë ju jap. Kur ju luteni për tashtuar besimin tuaj, Unë do t’ju hedh Dashurinë Time dhe besimi juaj do tërritet. Kur besimi juaj rritet, ju do ta përhapni Fjalën Time me anë të shëmbullit.Kur ju tregoni dashuri, pa kushte, tek të tjerët, ju ecni në Emrin Tim. Sipasveprave tuaja, të tjerët do të ndjekin shëmbullin tuaj.

Njeriu i përgjigjetdashurisë me dashuri, ashtu si urrejtja mbjell urrejtje. Për ta mposhtur urrejtjen ju gjithmonë duhet të përgjigjeni me dashuri,sepse dashuria e dobëson shpirtin e lig. Nëse mjaft njerëz tregojnë dashurindaj njëri tjetrit, në çdo aspekt të jetës së tyre, atëherë urrejtja nuk mund tëketë sukses.

Dashuria Ime porritet mes jush. Merreni atë me vete dhe shpërndajeni, sepse ajo do t’i japijetë të gjithëve, përfshi ata që kanë nevojë për atë më tepër.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share