e premte, 1 korrik 2011 23:00
BijaIme e dashur, lutja dhe përkushtimi ndaj Meje është si uji që i jepet njënjeriu të etur. Kur ju mungon uji etja juaj do të vazhdojë kështu qëeventualisht pa ujë ju do të vdisni. Për ata që më njohin Mua, më duan Mua dhetregojnë përkushtim ndaj Meje, ju duhet të kuptoni një gjë. Nëse ju nukvazhdoni ta merrni Trupin Tim dhe të luteni tek Unë rregullisht, ju shumëshpejt do ta humbisni dëshirën tuaj për Mua. Pa këtë dëshirë ju do ta largoniveten nga Unë, deri kur kokat tuaja do të kthehen prej tundimit të mëkatit tëmbjellë në mendjet tuaja nga Satani. Pa Mua, me të Vërtetë të Pranishëm nëjetët tuaja, ju nuk jeni asgjë, fëmijët e Mi.
Qëndronivigjilentë në çdo kohë. Lutja ju mbron nga mëkati. Përkushtimi juaj ndaj Mejemund ta tërheqë mashtruesin, i cili do t'ju ngacmojë më shpesh. Sidoqoftë, papërkushtim të rregullt ndaj Meje, ju do të ecni pa drejtim në këtë botë.
Besimtarëkuptojeni se lutja mund të shmangë shumë mosmarrëveshje në botë. Tashmë, lutjete thëna përmes kësaj vizionareje dhe lajmëtarëve të tjerë, i kanëlehtësuar rreziqet e menjëhershme që dalin para Papa Benediktit, por jo përshumë gjatë. Lutja tek Nëna Ime e Bekuar mund të lëvizë male, të zbusë ndikimine mizorive të liga, duke përfshirë ato të parathëna dhe të kthejë mëkatarët.
Kujtojekëtë mësim, bija Ime, lutja vepron si mburoja jote kundër mashtruesit. Ti, mbitë gjitha, duhet të mësosh domosdoshmërinë e lutjes së rregullt në Misionintënd. Ti duhet të kalosh më shumë kohë në meditim të qetë me Mua. Sepse kur tinuk e bën këtë, njohja jote e Mesazheve të Mia dobësohet dhe mund të bëhengabime. Bëj kujdes, bija Ime, kur i referohesh datave të profecive që të janëdhënë nga Unë. Nëse Unë them muaj kjo mund të jetë çdo kohë brenda një viti.Kurrë mos e ngatërro interpretimin njerëzor me ato të kohëve të dhëna nga Unë.Unë nuk të kam dhënë ty ndonjë datë specifike për ngjarje vetëm udhëzime. Këtoprofeci do të ndodhin, por vetëm nga Dora e Atit Tim të Përjetshëm. Ki besimtek Unë më shumë. Lutjet tuaja dhe ato të ndjekësve të Mi mund të ndihmojnë qëtë vonojnë, apo në disa raste, të shmangin katastrofa. Gjithmonë kujtojenikëtë.
Lutuni,Lutuni, Lutuni. Sepse kur ju e bëni këtë nga zemra, lutjet tuaja dëgjohen.Lutuni sidomos për ata udhëheqës të botës jetët e të cilëve do të marrin fundsë shpejti përmes veprave të liga plot urrejtje. Këta dhe ata me zemra tëngurta, fajtorë për krimin e mungesës së humanizmit, kanë nevojë për lutjettuaja më shumë se të gjithë. Gjithmonë lutuni për mëkatarët sepse Unë i dua tëgjithë fëmijët e Mi dhe Unë kam nevojë për lutjet tuaja për t'i shpëtuar atanga flakët e Ferrit.
Jezu Krishti juaj i Përherë-Mëshirshëm
e diel, 1 korrik 2012 15:45
BijaIme fort e dashur sa më dërrmon Mua mëkati në këtë moment dhe sa e vuajtorturën e refuzimit.
KokaIme është duke u dërrmuar siç më dërrmuan gjembat në Kurorën Time, po ashtu siedhe Kreu i Kishës Sime, Zëdhënësi Im i Shenjtë në tokë, po e vuandhimbjen përmes persekutimit që ai po pëson në duart e armiqve të tij.
Kishaime mbi tokë, Trupi Im mbi tokë, është një. Kryqëzimi është duke u përgatitur.
Doktrinate Kishës Sime, porsi mësimet e Mia në tokë që qenë bërë copë-copë ngaFarisenjtë dhe nga ata që mendonin se e njihnin Fjalën e Atit Tim më shumë seUnë, së shpejti do të flaken mënjanë.
Ju tëgjithë duhet të luteni për Kishën Time në tokë. Ju gjithmonë duhet të kujtonise nuk ekziston asnjë doktrinë tjetër përveç asaj të shpallur nga Unë gjatëkohës Sime në tokë.
Gjithçkaqë është e Vërteta kurrë nuk duhet të ndryshohet, sepse po të ndodhë, ju do tëdetyroheni të përtypni një gënjeshtër.
BijaIme kurrë mos i lejo ata që vazhdojnë ta refuzojnë Fjalën Time në këtëkohë për të të dekurajuar ty, apo ndjekësit e Mi, që të më ndihmoni Mua nëshpëtimin e Kishës Sime në tokë.
Sepsekur armiku të sulmojë Kishën Time, ju duhet të bashkoheni për të bërë të sigurtqë Ungjilli të përhapet deri në fund të botës.
Sakramentete Rrëfimit të Shenjtë, Pagëzimit, Martesës dhe Eukaristisë së Shenjtë duhet tëruhen. Madje edhe këto do të bëhen të vështira që t'i merrni.
Shërbëtorëte Mi të shenjtë që më duan Mua duhet të fillojnë përgatitjet tani. Shumë shpejtju do të ndaloheni që t'u ofroni Dhurata të tilla fëmijëve të Hyjit.
Kohapër përgatitje ka filluar.
Mëlejoni Mua që t'ju udhëzoj, t’ju udhëheq dhe t’ju ndihmoj për ta sjellë KishënTime të Mbetur drejt portave të Parajsës.
Jezusi juaj i dashur
e martë, 1 korrik 2014 20:50
Bija Ime e dashur, dashuria që rrezaton nga dishepujt e Mi të cilët mëndjekin Mua në këtë kohë, është e gjithë përfshirë. Është Drita, e cilandriçon mes jush që e ruan Dashurinë Time, e cila ndjehet ngado që Unë Jam inderuar. Shpirti I Shenjtë vazhdon të bjer mbi Kishën Time në Tokë, ndërsaajo përpiqet kundrejt sprovave dhe vështirësive, që e ndeshin atë çdo ditë.
Megjithatë, shpirti i errësirës vazhdon të peshoj rëndë mbi kombet, pasiçdo përpjekje po bëhet nga agjentët e të ligut të zhdukin çdo gjurmë Timen,Fjalën Time dhe Kishën Time të Vërtetë, nga faqja e Dheut. Të jeni të bindur,se pavarësisht se sa e rëndë të jetë pesha juaj, Unë Jam me ju, duke ecur krahjush dhe duke ju ndihmuar të kapërceni vështirësi, në çdo hap të udhëtimittuaj. Besimi juaj do të vihet në provë si kurrë më parë; guximi do t’julër herë pas here; këmbngulja juaj do të vihet në provë deri në kufi dhepranimi juaj i të Vërtetës do të sfidohet. Ju do të ngacmoheni; do tëtalleni dhe përçmoheni, të gjitha këto do të shkaktohen nga veprat e liga tëatyre që Satanai i përdor për të më luftuar Mua, Jezu Krishtin. Por asgjë nukdo ta shkatërroj Kishën Time – ndjekësit e Mi të vërtetë.
Ata qëqëndrojnë besnikë ndaj Fjalës së Zotit, ashtu si ka egzistuar për kaq kohë, dotë vazhdojnë të më përfaqësojnë Mua në Tokë. Mbrojtja Ime do t’ju mbuloj si njëmburojë e padukshme dhe besimi juaj kurrë nuk do të dobësohet kur të luftoni meShpatën e Zotit.
Qëndroni besnikë ndaj Meje dhe Drita Ime do të vazhdoj të ndriçoj mbirracën njerëzore. Premtimi Im është se Kisha Ime do të mbetet e paprekur,edhe pse më e vogël nga sa është tani, deri kur Dita e Madhe e Zotit të agoj.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: