Jesus2Me top graphics
Please, let Me show you how much I love you, once more. Take My Hand now, place your head on My Shoulder and your gentle soul will be set aflame with a love you have forgotten.

Thuaju atyre se Unë i dua ata por Unë dua që ata të flasim me Mua

e martë, 31 maj 2011 10:00

BijaIme e dashur, ky ka qenë një udhëtim shumë i jashtëzakonshëm për ty në një kohëkaq të shkurtër. Unë e kuptoj se ti je e lodhur tani. Shpejtësia me të cilënkëto Mesazhe janë marrë nga ti dhe janë publikuar në aq shumë gjuhë, kaqshpejt, të tregon ty urgjencën që ato përfaqësojnë. Kjo gjithashtu të tregondrejtimin Hyjnor në veprim në formën e vet më të përkryer.

KëtoMesazhe, ndërsa janë të mbushura me Mësimet e Mia, në të vërtetë po jepen përtë shpjeguar rëndësinë për t’u kujdesur për shpirtrat tuaj, në këtë jetë, sa ekeni mundësinë. Shumë njerëz, kur t’i lexojnë këto Mesazhe, sidomos ata me pakbesim në Hyjin Atin e Përjetshëm, do të shqetësohen prej tyre. Shumë do tëkthehen në besim. Disa do të frikësohen për të ardhmen e tyre mbi këtë Tokë dhetë familjeve dhe miqve të tyre.

Ju lutem t’iu tregoshatyre se unë i dua ata

 

Nëse i hapin mendjet e tyre së parindaj faktit se Hyji me të vërtetë Ekziston, atëherë ata do të jenë gati përfazën e dytë. Ajo është kur ata do të fillojnë të pyesin veten përse po ndodhnjë komunikim i tillë – përse Jezu Krishti, Biri i vetëm i Hyjit Atit tëPërjetshëm, do të ndërmerrte hapa kaq të jashtëzakonshëm – ata do të arrijnë nëkonkluzionin e qartë.

Ështëpër shkak se Unë e dua secilin prej jush që Unë dua t’ju shpëtoj. Unë ju duafort të gjithëve dhe Unë duhet të bëj të pamundurën për t’ju sjellë më pranëZemrës Sime.

Unëdua t’ju prek në zemrat tuaja, me qëllim që një dritë të ndizet në shpirtintuaj. Nuk ka asgjë për të pasur frikë në këtë botë nëse ju do të besoniplotësisht tek Unë. Unë kam plane të mrekullueshme për të gjithë ju që afrohenimë pranë Zemrës Sime të Shenjtë. Dhuratat më të jashtëzakonshme ju presin. Moskini aspak frikë nga trazirat në botë, sepse Unë do t’i mbroj të gjithë ata qëbesojnë tek Unë dhe do t’jua plotësoj nevojat e trupit. Besoni tek Unë, Zoti iNjerëzimit, i dërguar përsëri, për t’ju shpëtuar nga errësira e përjetshme.

Kthehunitek Unë si fëmijë të pafajshëm

 

Nukështë nevoja të mësoni lutjet nëse jeni të paditur. Po, ato janë të dobishme,por e gjitha që Unë ju kërkoj të bëni është të flisni me Mua. Në mënyrën me tëcilën ju normalisht bisedoni me një mik, qetësohuni, kini besim tek Unë. Mëkërkoni Mua për ndihmën Time. Mëshira Ime është e mbushur dhe po derdhet nëpritje për t’u vërshuar mbi ju. Vetëm po ta njihnit Dhembshurinë që Unë e kampër secilin në Tokë. Madje dhe për mëkatarët. Fëmijët e Mi janë fëmijët e Mimadje dhe kur mëkati i njollos shpirtrat e tyre. Unë e urrej mëkatin por e duamëkatarin.

Sashumë prej jush kanë frikë të kërkojnë falje rregullisht. Ju kurrë nuk duhet tëshqetësoheni – asnjëherë. Nëse jeni penduar me të vërtetë ju do të faleni.

Mëkati,fëmijët e Mi, do të jetë një problem i vazhdueshëm. Madje dhe ndjekësit e Mi mëtë devotshëm mëkatojnë, dhe mëkatojnë herë pas here. Ky është fakt. Me t’ulëshuar Satani, mëkati u përhap. Shumë janë tepër të turpëruar që të kthehentek Unë. Ata i ulin kokat dhe e bëjnë një sy të verbër kur janë sjellë keq.Tepër krenar dhe të turpëruar, ata vazhdojnë sikur ajo do të harrohet. Çfarëata nuk kuptojnë është se errësira tërheq errësirë. Kështu që kur ju mëkatoninjë herë, është shumë më e lehtë të mëkatoni përsëri. Duke e bllokuarndërgjegjen tuaj, cikli atëherë vjen vërdallë e vërdallë. Kështu mëkatari do tëjapë çdo justifikim për ta injoruar keqbërjen. Ata do të vazhdojnë të biengjithnjë e më poshtë në një spirale. Kjo është sepse ata nuk e dinë se si tëkërkojnë falje. Për arsyen se ata nuk e kanë kuptuar rëndësinë e përulësisë,ata e kanë të pamundur që të kthehen tek Unë. Dijeni se nuk është ekomplikuar të më kërkoni Mua falje. Kurrë të mos kini frikë nga Unë. Unë e pressecilin prej jush që e ka guximin t’i dënojë mëkatet e veta. Kur ju hyni nëkëtë praktikë, disa Hire të jashtëzakonshme do t’ju dhurohen. Pasi t‘i kenirrëfyer mëkatet tuaja, ju do të jeni në një gjendje hiri. Pastaj kur ju tamerrni Sakramentin e Eukaristisë ju do të ndjeni një energji vërshuese që do t’juhabisë. Atëherë dhe vetëm atëherë ju do të gjeni paqen e vërtetë.

Asgjënuk do t’ju trazojë. Ju do të jeni të fortë, jo vetëm në shpirt, – mendja juajdo të jetë më e qetë dhe më në kontroll. Ju do ta shikoni jetën me njëkëndvështrim të ndryshëm dhe më pozitiv. Kush nuk do ta donte një jetë tëtillë?

Kthehuni,fëmijë, tek Unë, gjatë këtyre kohëve të dëshpërimit në botë. Më lejoni Mua t’jutregoj gëzimin që është i juaji kur ju ktheheni tek Unë.

Mbajenimend se Unë dhashë Jetën Time për ju një herë. Dashuria Ime nuk njeh kufi. Unëdo t’i përgjigjem thirrjes suaj. Gjithçka që ju duhet të bëni është të kërkoni.

Shpëtimtari juaj ishtrenjtë i dashur

Jezu Krishti


Profecia në Garabandal do të bëhet tani një realitetet

e martë, 31 maj 2011 15:30

BijaIme e dashur, ne kemi arritur shumë në një kohë kaq të shkurtër. Kjo ishte përnjë arsye. Sepse ishte e gjithë koha e duhur për ta përhapur Fjalën Time Më tëShenjtë në një botë që ka etje për Dashurinë Time. Prapë ata nuk dëgjojnë,sepse nuk duan t’ia dinë. Ndërsa shumë nga ndjekësit e Mi besnikë janëvigjilentë tani, ndaj ndryshimeve që vijnë, sa shumë nuk kanë aspak interes nëparalajmërimet e dhëna botës nga Nëna Ime e dashur deri tani. Profecitë e dhënanë Garabandal do të bëhen tani një realitet. Përgatituni tani për këtë ngjarje,sepse ju keni vetëm pak muaj të mbetur për t’i përgatitur shpirtrat tuaj.

Tëlutem të mos kesh frikë, bija Ime, sepse Unë e di se këto ngjarje të kanëtrishtuar sepse ti po mendon për të ardhmen e fëmijëve të tu. Paralajmërimi dotë ndryshojë çdo gjë. Por ai do të paraqesë një degëzim në rrugë. Njerëzimi,kur të jetë zgjuar ndaj të Vërtetës së Ekzistencës së Hyjit, atëherë, përmesvullnetit të tij të lirë, do të zgjedhë njërën prej dy udhëve, udhën eshpëtimit, ose udhën e mallkimit.

Ndëshkimido të fshijë një pjesë të madhe të botës 

Lutuni fort që njeriu të zgjedhë të parën.Sepse nëse ai nuk e zgjedh, bota do të vuajë ndëshkimin më të ashpër ku shumëprej saj do të fshihet.

Përsefëmijët e Mi do ta dëshironin këtë? Por, për shkak të mëkatit, njeriu për fattë keq do të vendosë ta shpërfillë premtimin Tim dhe të ndjekë udhën emashtruesit. Unë jua kam thënë, Unë nuk do t’ju jap një datë përParalajmërimin, sepse ajo dihet vetëm nga pak shpirtra të zgjedhur. Sepse nësekjo datë do të bëhej publike, njerëzit do të ishin të tunduar për të kërkuarfalje prej ndjenjës së përulësisë së rreme. Kini besim në Mua. Gjithçka do tëjetë mirë, fëmijë. Ju jeni të bekuar që po ju jepet kjo Dhuratë Zbulese emrekullueshme. Bota tani do të duket të bëhet më e qetë dhe disi e çuditshme nëmuajt që vijnë, që çojnë drejt Paralajmërimit. Sepse kur të ndodhë, edhe pse dotë jetë me pamje spektakulare në qiell, kaq e qetë do të jetë kjo eksperiencë mistike,sa ju do të jeni më të përgatitur për këtë takim të heshtur me ndërgjegjentuaj.

Kujtonise sa më shumë njerëz të jenë paralajmëruar për këtë ngjarje, aq më shumëshpirtra do të shpëtojnë. Lusni, lusni 

Virgjëra Mari: Qershori, Muaji i Kryqëzatës së Kthimit në Besim

e enjte, 31 maj 2012 21:00

Fëmijaim çdo përpjekje po bëhet nga Satani dhe ata shpirtra që ai i ka infektuarpër ta minuar Fjalën Më të Shenjtë të Birit tim.

Gjithmonëkujtoni se Satani i mbjell farat e para të dyshimeve brenda zemrave tëshpirtrave të zgjedhur. 

Dënimimë i rëndë do të hidhet mbi këto Mesazhe të Shenjta nga ata që janë tëlidhur në mënyrë intime me Birin Tim të Shtrenjtë. 

KurSatani e bën këtë, ai i fiton shpirtrat. 

Mos elejoni atë ta bëjë këtë bija Ime. Largohuni dhe mos u përzieni me të.

Biri im kurrë nuk e mbrojtiFjalën e Tij të Shenjtë dhe as ju nuk duhet të bini në këtë tundim. 

Shkallae influencës satanike po rritet dhe po përhapet në mbarë botën. 

Fëmijëte Mi të gjorë po vuajnë dhe Unë derdh lot trishtimi kur e shikoj zhgënjimin dhetrishtimin e tyre. 

Lutuni,fëmijët e mi për paqe në këtë kohë, në mënyrë që fëmijët e Hyjit ngado që janëtë kthehen tek Biri im për forcë.

Vetëmndërhyrja hyjnore, e dhënë përmes hireve të siguruara nëpërmjet lutjeve tuaja,mund ta lehtësojnë dhimbjen dhe vuajtjen tuaj.

Biri imdëshiron që shpirtrat të kthehen tek Ai sepse vetëm Ai mund t'iu japë atyrengushëllimin që ata kanë nevojë. Asgjë tjetër nuk do të sjellë lehtësim ngamundimi që po duroni tani.

Unë ju bëj thirrje fëmijë që tadedikoni muajin e Qershorit për kthimin e njerëzimit në besim dhe të siguroniqë ata të kërkojnë shpëtim. 

Quajeni këtë muaj, muajine Kryqëzatës së Kthimit në Besim dhe lutuni si një trup i vetëmpërmes grupeve të lutjes anembanë botës. 

Këtuështë Lutja e Kryqëzatës për Kryqëzatën e Kthimit në Besim.

Lutja e Kryqëzatës (58) Lutja eKryqëzatës së Kthimit në Besim

O Jezus i dashur, unë të thërrasTy që t’i pushtosh të gjithë fëmijët e Hyjit dhe t'i mbulosh ata me Gjakun Tëndtë Çmuar. Që çdo pikë e Gjakut Tënd të mbulojë çdo shpirt për t’i mbrojtur atanga i ligu.

Hapi zemrat e të gjithëve,sidomos të shpirtrave të ngurtë dhe të atyre që të njohin Ty – por që janë tënjollosur me mëkatin e krenarisë – të bien në gjunjë dhe të luten që Drita eDashurisë Tënde të vërshojë në shpirtrat e tyre.

Hapi sytë e tyre të shohin tëVërtetën, që agimi i Mëshirës Tënde Hyjnore të vërshojë përmbi ta – për t’imbuluar ata me Rrezet e Mëshirës Tënde.

Ktheji të gjithë shpirtratpërmes Hireve që unë të kërkoj Ty tani, Jezus i dashur, (thuaj qëllimin tëndkëtu).

Unë të lutem Ty për Mëshirë dhetë ofroj Ty këtë dhuratë të agjërimit për një ditë çdo javë (për këtë muajQershor), në shpërblim për të gjitha mëkatet.

Amen.

Fëmijë ju duhet të agjëroni përnjë ditë në secilën javë të muajit të Qershorit.

Juduhet të recitoni Rruzaren Time dhe Kurorëzën e Mëshirës Hyjnore çdoditë.

Duke e bërë këtë, fëmijë, ju dotë shpëtoni shpirtrat e miliona njerëzve përmes Mëshirës së Birit Tim JezuKrishtit.

Nënajuaj e dashur
Nëna e Shpëtimit




Dashuria Ime kurrë nuk zbehet; kurrë nuk dobësohet; kurrë nuk vdes. Pavarësisht se çfarë ju keni bërë

e shtunë, 31 maj 2014 8:20

Bija Ime e dashur, Dashuria Ime ndizet si një furrë për secilin nga ju.Ajo është ndezur në një masë madje edhe më të madhe për shkak të influencës sëtë ligut, që është shkaktuar mbi njerëzimin. Çdo lloj mashtrimi i errësonshpirtrat në këtë kohë në histori, për shkak të influencës së djallit në botë,ndërsa beteja finale për shpirtrat vazhdon.

Çdo burrë, grua dhe fëmij mbi moshën shtatë vjeç do taketë të vështirë të dalloj midis të drejtës dhe të gabuarës.

Shumë do t’i shpërfillin veprat e liga dhe do të thonëse janë të justifikuar të bëjnë kështu. Ata që i dinë fjalët, punët dhe veprate liga, të mbjella brënda zemrave të tyre nga mashtruesi, sikur të jenë tëmira, nuk do të ndjejnë aspak pendesë.

Çdo shpirt, pavarësisht nga besimi, rraca, ngjyra aporrethanat e tyre, do të jenë të çorjentuar ndaj çfarë është e drejtë në Sytë eZotit dhe çfarë deklarohet të jetë e gabuar.

Dhe,ndërsa masat, të gabuara, do ta pranojnë mëkatin në çdo lloj maske, asnjë farëkënaqësie nuk do të kenë në shpirtrat e tyre ata që më tradhëtojnë Mua. Ata qënuk devijojnë nga e Vërteta e gjithçkaje që vjen nga Unë do të quhen të djallëzuar.Por kur ata kalojnë kohë në Shoqërinë Time, nuk do të merakosen, sepse Unë do tëfus brënda tyre një paqe të brëndshme, e cila nuk do të lëkundet.

Unë ju premtoj të gjithëve ju, përfshi ata që janë të dobët dhe që dorëzohenndaj gënjeshtrave të mbjella brënda tyre nga Satanai, se Unë kurrë nuk do tëheq dorë për ju. Unë do t’ju tërheq; do t’ju mbush me Dashurinë Time, kurdoherëqë ju më lejoni Mua t’ju tërheq drejt Meje. Dashuria Ime kurrë nuk zbehet; kurrënuk dobësohet; kurrë nuk vdes. Pavarësisht se çfarë ju keni bërë. Por, bënikujdes, është shpirti juaj, që është çmimi final dhe i ligu kurrë nuk do tëheqi dorë nga përpjekjet e tij për t’ju fituar.

Dashuria Ime ështëkaq e fuqishme sa madje dhe kur ju më tradhëtoni Mua, brënda ndërgjegjes suaj,Unë do të siguroj që ju të jeni të vetëdijshëm për gabimin tuaj. Prandaj dhe dotë ndjeni një ndjenjë humbje sepse kur ajo që keni bërë në emër të drejtësisë,që ju e dini në zemrën tuaj është e gabuar – ju nuk do të ndjeni veç dëshpërim.Është atëherë kur ju duhet të më thërrisni Mua, Jezusin tuaj, me këtë Lutje përt’ju ndihmuar në orën tuaj të dëshpërimit.

Fushatae Lutjes (152) Më ndihmo në orën time të dëshpërimit

Idashur Jezus, më ndihmo në orën time të dëshpërimit.

Mëçliro nga mëkati dhe hapi sytë e mi, zemrën dhe shpirtin tim ndaj mashtrimit tëdjallit dhe mënyrave të tij djallëzore.

Mëmbush me Dashurinë Tënde kur unë ndjej urrejtje në zemrën time.

Mëmbush me Paqen Tënde kur unë ndjej hidhërim.

Mëmbush me Forcën Tënde kur unë jam i dobët.

Më shpëtonga burgu në të cilin gjendem, që të jem i lirë dhe i palënduar i mbajtur nëKrahët e Tu të Shenjtë. Amin.

Dashuria Ime ështëe përjetshme. Shpirti juaj është i përjetshëm. Mbretëria Ime është e përjetshmedhe e tillë është edhe mbretëria e të ligut.

Kur ju jeni fajtorëpër mëkatin e tmerrshëm, ju duhet të luftoni në çdo sekondë të vetme për talarguar veten nga rreziku dhe të përpiqeni për të qëndruar besnikë ndaj Mejegjatë gjithë kohës. Mënyra më e lehtë për ta bërë këtë është ta doni njëritjetrin ashtu si Unë ju dua juve. Gjithçka që ju largon nga dashuria për njëritjetrin nuk vjen nga Unë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Nëna e Shpëtimit: Kjo Dhuratë e Mbrojtjes për fëmijët është urdhëruar nga Ati im i dashur

e shtunë, 31 maj 2014 16:20

Bija ime e dashur, unë dëshiroj t’i bëj thirrje prindërve të fëmijvedhe të të rinjve, në gjithë botën, t’i dedikojnë ata tek Zemra ime e Papërlyme.

Biri imi Shtrenjtë, Jezu Krishti, dëshiron që unë ta bëj këtë, sepse Ai do t’i mbulojata me Gjakun e Tij të Çmuar dhe kështu do t’i shpëtoj.

Ai kërkon nga ju, fëmij tëdashur, ta bëni këtë sepse Ai do të dhuroj Hire të mëdha mbi ata. Kjo Dhuratëe Mbrojtjes për fëmijët është urdhëruar nga Ati im i dashur. Përmes Birit tëTij, Jezu Krishtit, Ai premton Hire të mëdha dhe ata fëmijë që janë paraqiturtek unë do të mbrohen nga influenca e shpirtit të keq.

Biri im do të bëjgjithçka që kërkohet për t’i bashkuar të gjitha familjet në Parajsën e Tij tëRe dhe duke i dedikuar fëmijët tuaj tek unë, Nëna e Shpëtimit, Mbrojtja e madhedo t’i jepet çdo familje emrat e fëmijve të cilët më janë ofruar mua.

Dashuria ime për fëmijëte Zotit është shumë e veçantë, sepse unë jam Nëna e të gjithë fëmijve të Zotit.Do të jetë përmes meje, Nënës së Shpëtimit,që shpirtrat e dedikuar tek unë, do të shpëtojnë nëpërmjet Mëshirës së Birittim. Këta shpirtra nuk do të tundohen nga mashtruesi, që do të shfaqet nëbotë nga antikrishti.

Juduhet ta recitoni këtë Lutje një herë në javë, para fotografisë sime, Nënëssuaj të dashur, dhe ta bekoni veten me Ujë të Bekuar para se ta recitoni atë.

Fushatae Lutjes (153) Dhurata e Mbrojtjes për fëmijët:

O Nënae Zotit, Nëna e Shpëtimit,

Unë tëkërkoj që të shenjtërosh shpirtrat e këtyre fëmijve (vendosi ata këtu….) dheparaqiti ata tek Biri yt i dashur.

Lutu qëJezusi, me Fuqinë e Gjakut të Tij të Çmuar, t’i mbuloj dhe t’i mbroj këtashpirtra të vegjël me çdo lloj mbrojtje nga i ligu.

Unë tëkërkoj, Nënë e dashur, ta mbrosh familjen time në kohët e vështirësive të mëdhadhe që Biri yt do ta konsideroj me favoritet kërkesën time për të bashkuarfamiljen time në një me Krishtin dhe të na dhuroj Shpëtimin e Përjetshëm. Amin.

Shkoni dhe të jenimirënjohës për Dashurinë që Zoti e ka për fëmijët e Tij. Mëshirë e madhe dheBekime do të përcaktohen për çdo fëmij apo të ri emrin e të cilit ju eparaqesni tek unë për t’u shenjtëruar tek Biri im.

Nëna juaj e dashur

Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share