Jesus2Me top graphics
How I love you all and how I yearn for your souls.

Zbulime të reja për Përmbytje në Francë këtë Verë (2011)

e diel, 22 maj 2011 14:30

BijaIme e dashur, zbulesa që t’u dha më 18 Mars 2011 në mesnatë, se shpërthimivullkanik në Islandë do të ndodhte në Maj ka ndodhur tani. Ti mund të pyesëshveten përse ishe kaq e tronditur kur kjo ndodhi ashtu siç qe parathënë. PrandajUnë do ta shpjegoj. Megjithëse shumë nga dyshimet e tua janë larguar në lidhjeme vërtetësinë e komunikimeve të Mia me ty, gjendej akoma një frikë nga anajote se ti nuk po i kuptoje këto profeci me saktësi. Ti duhet të ngrihesh tanime mirëbesim dhe të më lejosh Mua të ta largoj frikën. Vazhdo tani dhe publiko,pa hezitim, ngjarje të tjera që Unë t’i kam zbuluar. Duke e bërë këtë, më shumënjerëz do ta kuptojnë se jam Unë, Jezu Krishti, i Cili tani kërkon vëmendjen qëkërkohet për të ndihmuar në shpëtimin e shpirtrave.

Kurkëto profeci të konfirmohen, do të ketë fare pak dyshim në zemrat e ndjekësve tëMi për vërtetësinë e tyre. Por shpirtrat e ngurtë, që refuzojnë të besojnë dheqë gjithmonë do të gjejnë një përgjigje logjike kur ata dëshmojnë të Vërtetën,akoma nuk do të jenë të bindur.

Përmbytjenë Francë, valë të Nxehti në Turqi

 

Më dëgjoni Mua tani. Përmbytje do të ndodhinnë jug të Francës këtë verë. Një valë të nxehti do të ndodhë në Turqi. Ngjarjetë tjera ekologjike, që do të shkaktojnë rrëmujë, përfshijnë një tërmet nëAngli (por jo menjëherë) disa prej të cilave do të ndikojnë mbi shtete të tjeraEvropiane. Priteni një ngritje në nivelet e detit në Mesdhe, që do ta tronditëkëdo. Tërmete do të ndjehen gjithashtu në Norvegji dhe në Amerikën e Jugut.Bija Ime, Unë do të zbuloj ty ngjarje të tjera, por vetëm me një arsye nëmendje. Ajo është për të kthyer në besim fëmijët e Mi. Kur dhe nëse ata do tapranojnë së Unë u flas atyre përmes teje, atëherë kjo do të më japë Mua gëzim.Unë nuk kam asnjë dëshirë t’i tremb fëmijët e Mi, por këto ngjarje do tëvazhdojnë të përshkallëzohen nëpër botë si pjesë e Ndëshkimit të Madh që do tëvijë. Ato janë një pjesë e nevojshme në betejën kundër mashtruesit.

Lutunitani, fëmijët e Mi, për t’i dobësuar dhe shmangur këto ngjarje, sepse lutjaështë tepër e fuqishme si një mjet faljeje.

Shkonitani në paqe. Mos kini frikë t’i publikoni këto profeci, sepse ato do tëndodhin.

Shpëtimtari juaj

Jezu Krishti


Libri Im i së Vërtetës, ashtu si një flakë, do të përhapet shpejt mbi mbarë botën

e martë, 22 maj 2012 15:20

Uriapër Praninë Time do të shuhet kur Unë do t'iu sjell këtyre shpirtrave ushqiminqë ata kaq shumë kanë nevojë.

Kur kjotë ndodhë fare pak shpirtra në botë do të ngelen të panjohur ndaj Mëshirës Simetë Madhe.

MerreniDhuratën Time, Fjalën Time të Shenjtë, Librin Tim të së Vërtetës dhegllabërojeni atë. Sepse pa atë ju do të jeni si një trup pa shpirt.

Kur ju t’i gëlltisni Fjalët eMia të Urtësisë ju do të bëheni të plotë përsëri.

Kur ju të bëheni të plotëpërsëri, ju do të jeni gati të vini me Mua brenda Epokës së Re të Paqes mbitokë.

Prisnitani, ndjekësit e Mi të dashur, sepse Fjala Ime e Shkruar do të jetë me jushumë shpejt dhe ju do të gëzoni me dashuri dhe paqe në shpirtrat tuaj.

Ecnipërpara të gjithë ju ndjekësit e Mi.

Ju, të dashurit tuaj dhe tëgjithë besimtarët le të profetizojnë në Emrin Tim.

Ecni meMua ndërsa Unë ju çoj drejt Jetës së Përjetshme.

Jezusijuaj i dashur
Shpenguesi i gjithë Njerëzimit


Nëna e Shpëtimit: Si Kristjanë, ju duhet të pregatiteni për të luftuar për Besimin tuaj

e enjte, 22 maj 2014 15:26

Fëmijët e mi tëdashur, vuajtja që Biri im duron, për shkak të mëkateve të njeriut, ështëintensive në këtë kohë. Urrejtja kundër Tij dhe Fjalës së Tij Më Të Shenjtë –ashtu si përmbahet në Biblën Më të Shenjtë – po shfaqet brënda zemrave të shumënjerëzve dhe kjo përfshin fetë e rreme, ku ato nuk e njohin Zotin e Trinisë, sidhe ata që pohojnë të jenë Kristjanë.

Çdo mëkat që kryhet e lëndon Birin tim dhe çdo mëkatmortor ndjehet si një goditje e ashpër e shkaktuar mbi Trupin e Tij. Për çdovepër të kryer të herezisë, është sikur një tjetër gjëmb i është ngulur nëKurorën e Dhimbjes, të cilën Ai tashmë po e duron.

Ndërsa vuajtja e Birit tim shtohet, në një kohë kurçdo mëkat kundër Zotit do të mohohet, po ashtu dhe vuajtja e Kristjanëve të vërtetëdo të rritet.

Kur vuajtja ështënjë gjë e tmerrshme dhe ndërsa dhimbja e atyre që e mbrojnë Fjalën e Tij ështëe padurueshme, ajo mund të jetë mënyra për t’u bërë më të afërt me Birin tim. Nëseju e pranoni vuajtjen si një bekim, dhe jo si një mallkim, ju do ta kuptoni sesi Biri im e përdor atë për të mposhtur fuqinë e të ligut. Kur ju e pranoni dhimbjen e abuzimit dhe të talljes, të cilat ju gjithmonëdo t’i prisni kur ecni të bashkuar me Birin tim, shumë Hire do t’ju jepen. Jovetëm që një dhimbje e tillë do t’ju bëj më të fortë, por Biri im do t’jushfaqi Dhembshurinë e Tij për të tjerët, mëkatet e të cilëve Ai mund t’ishlyej, me anë të sakrificës suaj për Atë.

Sa shumë njerëz nuk e kuptojnë se kur ju krijoni një afrimitet me Birintim, dhe kur Ai banon tek disa shpirtra, kjo do të çoj gjithmonë në dhimbje përata që pranojnë ta marrin Kryqin e Tij. Biri im mund të depërtoj thellë në tëvërtetë vetëm tek shpirtrat, që janë të hapur ndaj Tij dhe që janë pa krenari, paligësi apo vetë-pëlqim. Por menjëherë sa Ai banon plotësisht tek shpirtra tëtillë, Drita e Pranisë së Tij do të ndjehet nga shumë me të cilët ata vijnë nëkontakt. Ata do të tërheqin të tjerë të bëhen dishepujt e Birit tim. Ata dotë bëhen gjithashtu shënjestër për të ligun, i cili do të luftoj fort përt’i larguar ata nga Biri im. Kur i ligu dështon t’i tundoj këta shpirtra,lufta e tij kundër tyre do të bëhet më e egër dhe ai do të infektoj të tjerët përt’i sulmuar ata; për t’i abuzuar dhe për t’i fyer ata.

Është e rëndësishme që të gjithë Kristjanët të qëndrojnëvigjëlentë ndaj planeve që janë përpiluar nga Satanai, për të pushtuarshpirtrat e atyre që e duan dhe i shërbejnë Birit tim.

Ai i dëshiron këta shpirtra më shumë se ndonjë tjetërdhe kurrë nuk do të jetë i kënaqur deri kur ata të dorëzohen ndaj tundimeve tëtij.

Si Kristjanë, ju duhet të pregatiteni për të lufruar për Besimin tuaj,sepse gjithçka që ju e mbani të shtrenjtë në zemrat tuaja do t’ju hiqet, pjesëpjesë. Ju duhet të kërkoni Sakramentin e Rrëfimit si kurrë më parë, sepse paatë, ju do ta keni të pamundur t’i bëni ballë infektimit që është duke uushtruar në botë në këtë kohë kundër Kristjanizmit.

Kujtoheni veten, fëmij të dashur, për gjithçka që Biriim ju mësoi, sepse Fjala e Tij do të sfidohet deri kur të bëhet e padallueshme.

Ejani dhe më kërkoni mua, Nënën tuaj të dashur,Nënën e Shpëtimit, të lutem për secilin prej jush, që të mund të qëndronibesnik ndaj të Vërtetës, duke e recituar këtë Lutje për të mbrojtur Besimintuaj.

Fushatae Lutjes (151) Për të Mbrojtur Besimin:

O Nëna e Zotit, Zemra e Papërlyme e Marisë, Nëna e Shpëtimit, Lutu qëtë mbetemi besnikë ndaj Fjalës së Vërtetë të Zotit gjatë gjithë kohës. Napregatit për të mbrojtur Besimin, për të mbështetur të Vërtetën dhe për tërefuzuar herezinë.

Mbrojitë gjithë fëmijët e tu në kohët e vështirësive dhe dhurona secilit prej neshHiret për të qënë të guximshëm kur të na detyrojnë të refuzojmë të Vërtetën dhetë mohojmë Birin tënd.

Lutu, Nënae Shenjtë e Zotit, që të na dhurohet Ndërhyrja Hyjnore për të qëndruar Kristjanë,në përputhje me Fjalën e Shenjtë të Zotit. Amin.

Secili prej jush është i bekuar me kurajo të madhe kure recitoni këtë Fushatë Lutje.

Shkoninë paqe, fëmijët e mi, për ta dashur dhe për t’i shërbyer Birit tim, JezuKrishtit.

Nëna juaj e dashur

Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share