Jesus2Me top graphics
Don’t you know you are of Me and that this is a natural birthright? Lean on Me, My beloved followers

Paqartësi se çfarë do të thotë Ardhja Ime e Dytë

e premte, 20 maj 2011 10:00

BijaIme e dashur, shumë njerëz pyesin veten se çfarë do të thotë në të vërtetëArdhja e Dytë, prandaj më lejoni Mua t’jua shpjegoj.

Unëerdha në botë herën e parë për ta shpenguar njerëzimin nga errësira epërjetshme, që ai të mund të përfitonte nga jeta e përjetshme. Hyji Ati iPlotfuqishëm, prej Mëshirës së Tij, më dërgoi Mua me qëllim që të gjithëfëmijët e Tij të kishin jetë. Sepse deri atëherë, për shkak të mëkateve tëAdamit dhe Evës, kjo nuk do të kishte qenë e mundur. Unë vij përsëri, këtë herëpër t’i shpërblyer të gjithë ata që më ndjekin Mua.

Shumëpaqartësi ekziston në botë në lidhje me këtë ngjarje. Shumë njerëz besojnë seArdhja Ime e Dytë tregon se fundi i botës ka ardhur. Kjo nuk është ashtu, sepsepërkundrazi, ajo tregon se kohët e fundit kur Satani dhe ndjekësit e tij, qëkrijojnë varfëri të papërshkrueshme në botë, do të hiqen nga Toka për 1,000vjet.

Rreth Parajsës së Rembi Tokë

KjoParajsë e Re që Unë kam premtuar do të krijohet kur Qielli dhe Toka tëbashkohen në një. Kjo jetë e re që Unë e sjell tek të gjithë ndjekësit e Mi tëdevotshëm është me dashuri dhe lavdi. Ju, ndjekësit të Mi, do të duhet tëduroni shumë vuajtje, ndërsa ky tranzicion ndodh. Për të ndihmuar nëpërgatitjen e botës për këtë Ngjarje të Madhe, Unë Jam duke sjellë më parë njëDhuratë madhështore të Mëshirës Sime. Paralajmërimi i Madh, që do t’ju japësecilit prej jush mundësinë t’i shikoni mëkatet tuaja dhe se si ato më fyejnëMua, do t’ju mundësojë që ta shihni të Vërtetën. Kur ta kuptoni njollën emëkatit që ekziston brenda jush, vetëm atëherë ju do ta kuptoni me të vërtetëpikëllimin që Unë ndjej.

Njëshikim i shkurtër i asaj çfarë do ndodhë në Gjykimin Final

 

Duke ju lejuar të gjithëve që ta përjetonikëtë Vepër të madhe të Mëshirës Sime juve do t’ju jepet një shikim i shkurtër ivërtetë i asaj që ka për të ndodhur në ditën e Gjykimit Final. Në këtë mënyrëjuve po ju jepet një mundësi e drejtë për t’u kthyer tek Unë edhe një herë.Shikoni, Unë ju dua të gjithëve me një pasion kaq të thellë dhe të pafund saqëUnë do të bëj gjithçka të mundur për t’ju shpëtuar nga mbërthimi i mashtruesit.

Megjithatëbëni kujdes, sepse Satani tani do t’i shtojë aktivitetet e tij përmesvëllezërve dhe motrave tuaja për t’ju bindur që të më ktheni Mua shpinën, madjeedhe mbasi kjo Ngjarje e Madhe të ndodhë. Tani ju duhet ta hapni mendjen tuaj,t’i lini mënjanë të gjitha arsyetimet njerëzore për të pranuar të vërtetën eekzistencës suaj mbi Tokë. Çdo gënjeshtër e sajuar në mendimin logjik shkencortë njeriut do të futet për t’ju penguar që ta pranoni të Vërtetën.

Sataninuk do që ju, fëmijët e Mi, të vini tek Unë. Mbërthimi i tij me anë të veseveduhet të thyhet, por kjo mund të bëhet vetëm me ndihmën tuaj. Mos e lejoni atët’jua errësojë gjykimin me gënjeshtrat e tij. Do të jetë shumë e vështirë përju t’i injoroni argumentet, ngacmimet dhe talljet e tij, sepse kjo është mënyrase si ai punon. 

Satanido të punojë përmes njerëzve të tjerë për t’ju dekurajuar

 

Shumë prej jush nuk do ta dinë se Sataniështë duke punuar kështu përmes njerëzve të tjerë mendimet e të cilëve ju mundt’i respektoni. Por kjo është pikërisht ashtu si ai punon. Ai do të komunikojëpërmes atyre shpirtrave të gjorë të cilët janë të tërhequr nga errësira. Ai dotë sigurojë që mendjet e tyre të jenë të bllokuara ndaj të Vërtetës së LavdisëSime dhe të jetës së përjetshme që ju takon me të drejtë. Kurrë ndonjëherë mose lini influencën e tij të ndikojë mbi dashurinë tuaj për Mua. Dhe mbajenimend, ngaqë ai nuk do ta fitojë këtë betejë, ata shpirtra të gjorë që e ndjekinatë do të hidhen në Ferr bashkë me të. Nëse ju dëshironi jetën e përjetshme,atëherë përdoreni këtë kohë mbi Tokë për ta denoncuar Satanin sa e kenimundësinë.

Unëdo ta qeveris Tokën për 1,000 vjet

 

Bija Ime, Unë do ta Qeveris Tokën për 1,000vjet. Mos u gaboni, sepse Unë Jam tani në kontroll të ngjarjeve ndërsa ato tanishpalosen nëpër botë. Unë tani e kam përgatitur udhën për në Mbretërinë Time tëRe mbi Tokë dhe ajo kohë është afër, shumë më afër se sa shumë e kuptojnë.Gëzoni, sepse ky lajm do të mirëpritet nga të gjithë. Ai do t’i japë fund tëgjithë vuajtjes në botë. Ai do të ndezë një burim dashurie dhe lavdie për t’undarë nga të gjithë fëmijët e Mi.

KjoParajsë e Re do të jetë përtej të kuptuarit tuaj, por dëgjoni këtë. Kjo jetë ere do t’ju ofrojë ju, të gjithë ndjekësve të Mi të devotshëm, një jetë pashqetësime. Ju nuk do të keni nevojë për asgjë. Gjithçka do t’ju sigurohet ngaUnë. Secili prej jush që e zgjedh këtë Mbretëri të Lavdishme do të mahnitet ngaXhevahiri i Çmuar që ju pret. Lutuni tani, që vëllezërit dhe motrat tuaja t’ihapin sytë ndaj të Vërtetës së premtimeve që Unë kam bërë, që edhe ata të mundtë hyjnë në këtë Jetë të Re mbi Tokë.

Shpëtimtari juaj idashur

Jezu Krishti


Virgjëra Mari: I ligu sulmon ata që e duan Hyjin më shumë

e diel, 20 maj 2012 12:15

Kurrëai, i ligu, nuk heq dorë. Ai shkakton torturë të tmerrshme tek atashpirtra të dashur që ata ta mohojnë Fjalën e Hyjit.

Unë ju lutem të gjithë atyre qëe duan Birin Tim, ta dëgjojnë thirrjen time. Ju duhet të dëgjoni kur Biri Im juflet.

Mos erefuzoni rastin për t’i ndihmuar vëllezërit dhe motrat tuaja që ta fitojnëjetën e përjetshme që iu është premtuar atyre.

Mos lejoni që dyshimet esajuara nga mashtruesi të pengojnë shpëtimin e miliona shpirtrave.

Kyështë edhe kundërshtimi i ashpër që do t'ju sulmojë nga kjo ditë e sipër.

Juduhet të më thërrisni mua, Nënën Tuaj, për t'ju ndihmuar, udhëzuar dheudhëhequr në udhën e vërtetë.

Nënajuaj e dashur
Nëna e Shpëtimit




Lutuni që të mund t’i dalloni profetët e vërtetë nga ata që nuk flasin në Emrin Tim të Shenjtë

e diel, 20 maj 2012 18:10

Nësekeni ndonjë dyshim, kthehuni tek Unë dhe më kërkoni Mua që t'jua hap zemrëntuaj.

Mëlejoni t'ju mbush me hire me qëllim që ju të më ndihmoni Mua t'i mbledhshpirtrat në çdo pjesë të botës në kohën e duhur.

Mosbesoni se Ardhja e Dytë mundet apo do të ndodhë pa ndihmën e profetëve të Mi,të dërguar për t'ju përgatitur që të jeni të aftë për të hyrë në MbretërinëTime.

Lutuni që ju të mund t’i dalloni profetët e vërtetënga ata që nuk flasin në Emrin Tim të Shenjtë.

Mjerë ata që i shtyjnë mënjanë profetët e Mi, sepsedo t’iu duhet që të përgjigjen për fyerjet e tyre kundër Atit Tim të Shenjtë,Hyjit Më të Lartit.

Shkoni,hapini sytë.

Vëzhgonikur Unë ju zbuloj të vërtetën.

Mos ektheni kokën mënjanë.

Mos imbyllni sytë.

Ështëkoha që ju të zgjidhni.

Mëndiqni Mua dhe më ndihmoni t'i udhëheq fëmijët e Mi drejt Jetës së Përjetshme.

Nëse e ktheni shpinën,ju po iu mohoni atyre shpirtrave mundësinë e shëlbimit në sytë e Mi.

Jezusi juaj




Satanai është goditja më e madhe e rracës njerëzore dhe infektimi i tij është vdekjeprurës

e martë, 20 maj 2014 11:14

Bija Ime e dashur, njeriu që nuk beson në të ligun nuk beson në mëkat.Ai që deklaron se i ligu është në mëndjen e atij që beson është i aftë tapranoj ligësinë në çdo lloj maske dhe, gradualisht, do të krijoj imunitet prejsaj.

Kur i ligu shpërfillet, Satanai ka arritur një fitoretë madhe, sepse mbreti i gënjeshtrave shkon deri atje sa ta maskoj të ligën dheai zakonisht e bën këtë duke paraqitur argumentin për të reklamuar tolerancen nëshoqëri.

Kur inteligjenca njerëzore ështëpërdorur për të argumentuar të gjitha arsyet racionale për të justifikuar tëligun, këta shpirtra, fajtorë për përhapjen e të pavërtetave të tilla, do të bëhenshënjestra kryesore e të ligut.

Kur një shpirt elejon atë të hyj, mashtruesi i madh do ta bindi gjahun e vet se ata po veprojnënë besim të mirë dhe për të mirën e botës, kur ata i justifikojnë veprat djallëzore,që janë kundër Zotit. I ligu e ka krijuar mashtrimin e tillë që shumë njerëz, tëcilët nuk besojnë më tek Satanai apo i ligu që është përhapur në mbarë botën,do të bëhen të paaftë të dallojnë ndryshimin mes çfarë është e drejtë dhe çfarëështë e gabuar. Këta njerëz do të argumentojnë dhe do të shprehin çdo pikpamjeracionale për të reklamuar imoralitetin në të gjitha aspektet. Pastaj njeriu qëguxon ta mbroj virtytin do të trajtohet si i lig prej tyre. E tillë është mënyrae njerëzimit në botë sot. Kur egzistencae të ligut të refuzohet, atëherë mohohet edhe egzistenca e Satanait. Kjo ështëkur mbreti i gënjeshtrave dhe çdo armik i Imi fiton forcë dhe viktimat e tij tëgatshme, që do të veprojnë si zëdhënësit e tij, do të bëhen të pakapshëm ndajHireve Hyjnore.

Kur Satanai është hedhur poshtë nga Kisha Ime në Tokë, atëherë fare pakmund të bëhet për ata që me të vërtetë janë infektuar nga i ligu. Kur KishaIme e mohon egzistencën e bishës apo humnerën e përjetshme në të cilën ai dhe tëgjithë ëngjëjt e rënë janë hedhur, atëherë ju do ta dini se e Vërteta nuk ju ështëzbuluar fëmijve të Zotit.

Nëse njerëzit nuk idinë rreziqet që Satanai shkakton mbi shpirtrat, atëherë ata nuk do të jenë nëgjëndje ta armatosin veten kundër të ligut. Kur kjo të ndodhi, Mësimet e Vërtetatë Zotit nuk pranohen më për çfarë ato janë.

Koha nuk ndryshon nëMbretërinë Time. Satanai është goditja më e madhe e rracës njerëzore dheinfektimi i tij është vdekjeprurës. Aq ikujdesshëm për t’u fshehur, ai është mjeshtri i mashtrimit sepse ai gjithmonëdo ta paraqesi të mirën si të ligë dhe të ligën si të mirë. Vetëm ata sytëe të cilëve janë me të vërtetë të hapur ndaj Zotit do ta kuptojnë kërcënimin qëai shkakton në shpëtimin e botës.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share