Jesus2Me top graphics
I did not die for a faceless group of people. I gave up My Life for each and every one of you so that you can be saved.

Përse Hyji, Ati i Përjetshëm, po dërgon profetë të rinj në botë

e premte, 13 maj 2011 22:45

Dëgjojinime kujdes të gjitha këto Mesazhe, që jo vetëm e shpallin Fjalën Time ashtu siju e njihni, por, që edhe zbulojnë tek ju Dashurinë dhe Dhembshurinë TimeAbsolute për secilin prej jush. Kujtoni gjithashtu, Mëshirën Time të madhe. Tëgjithë mëkatarët do të falen menjëherë sapo të kërkojnë shpengim.

Rëndësia e Rruzares së Shenjtë dhe e Mëshirës Hyjnore

Ndërsashkatërrimet ekologjike do të ndodhin, ju lutem kujtoni se lutja përfshirërecitimi i Rruzares së Shenjtë dhe Mëshirës Hyjnore do të ndihmojnë nëshmangien e shumë prej tyre. Mbajeni mend, fëmijët e Mi të shtrenjtë, se ju qëbesoni tek Unë dhe Ati Im i Përjetshëm dhe që ndiqni udhëzimet e Mia nuk keniasgjë për t’u frikësuar. Gjithashtu më lejoni Mua t’ju kujtoj se për shkak tëdy Veprave të mëdha të Mëshirës që po ju jepen – Dhurata e Shpirtit të Shenjtë,që shpërtheu në mbarë botën pak ditë më parë dhe Paralajmërimi i Madh, milionado të konvertohen tek e Vërteta. Kjo do të jetë një mrekulli e madhe, dhe etillë që do të sjellë gëzim tek shumë.

Persekutimi nga Dragoii Kuq dhe nga ata jo të Hyjit

NdërsaSatani do të ngrihet përmes ndjekësve të tij të gjorë, të gënjyer të cilët ai itërheq nga Unë – nga shpresa e tyre e vetme e shpëtimit të përjetshëm – kjo dotë jetë vetëm për një periudhë të shkurtër. Megjithatë Unë duhet t’juparalajmëroj se do të jetë një periudhë e frikshme e persekutimit e udhëhequrnga Dragoi i Kuq dhe ato grupe politike, jo nga Hyji. Përmes lutjes dheSakramenteve ju do të gjeni forcën për të këmbëngulur gjatë këtyre sprovave. Tëgjitha këto ngjarje kanë qenë parathënë dhe duhet të ndodhin, me qëllim që iligu të çrrënjoset më në fund nga bota. Është e nevojshme, prandaj, që kypastrim dhe një varg ndëshkimesh të ndodhin; sepse vetëm atëherë bota do tëjetë gati për Parajsën e Re në Tokë.

Kurrëmos e shpërfillni thirrjen Time. Është vetëm kur ju ta shikoni se profecitë ezbuluara tek ju nga lajmëtarët e Mi të zgjedhur po fillojnë të materializohenqë ju do ta dini me siguri se jam Unë Ai që po flet me ju.

Shpëtimtari juajHyjnor

Jezu Krishti


Mbretëria Ime e Re: Ju do të keni me bollëk dhe nuk do të keni nevojë për asgjë

e diel, 13 maj 2012 16:00

BijaIme fort e dashur është koha për ta kuptuar se mesazhet e Mia nuk janë për tësjellë frikë.

Atojanë për të sjellë dashuri. Ato gjithashtu janë duke u përdorur për t'iutreguar atyre që kryejnë mëkate apo keqbërje, se ata duhet të shpengohen nëSytë e Mi, ose përndryshe të jenë të humbur për Mua përgjithmonë.

Si mundtë mos i tregoja Unë njerëzimit të Vërtetën?

Unë ekuptoj se ti, bija Ime, ndjen një ngarkesë herë pas herë si marrësja e këtyreMesazheve Hyjnore. Kurrë nuk duhet të lejoni që frika të hyjë në zemrëntuaj, sepse ajo nuk vjen nga Unë.

A nuk ju kam thënë se ka njëEpokë të mrekullueshme të Re të Paqes përpara për të gjithë ata që më duan Mua?

Çfarë ka për t’u frikësuar?

A ështëmeraku mbi të ardhmen tuaj, familjen tuaj apo të mos-diturit se çfarë vjenpërpara? Nëse është kështu, atëherë ju duhet ta dini këtë.

Unë judua të gjithëve. Unë dua që gjithë fëmijët e Hyjit të bashkohen si një Familjee Shenjtë, së bashku me dashuri.

Prandaj dhe Unë po komunikojtani, prej shumë kohësh, për t'ju shpënë të gjithëve më pranë Meje.

Për tësiguruar që ju të gjithë do të ktheheni dhe do t'i hapni zemrat tuaja ndajdashurisë që Unë e kam për çdonjërin shpirt të vetëm mbi këtë tokë, Unë duhetta paralajmëroj njerëzimin për rreziqet me të cilat përballet.

Nësenuk do t'ju doja, siç ju dua, Unë nuk do t’ju paralajmëroja.

DashuriaIme është kaq e fuqishme saqë ajo është një dashuri e panjohur për çdo qenienjerëzore, sepse asnjëri prej jush nuk mund ta ketë kapacitetin për të ndjerëDashurinë që Unë e mbaj për ju.

DashuriaIme do të thotë se Unë nuk dëshiroj që fëmijët e Hyjit të vuajnë.

Unë do t'ju marr të gjithë ju,që do ta shikoni të Vërtetën pas Paralajmërimit, dhe do t'jua tregoj Dashurinëqë Unë kam.

Juvedhe të gjithë atyre që më përkasin Mua në mendje, trup dhe shpirt do t'ju jepetdhurata më e veçantë, përtej imagjinatës suaj.

Parajsa e Re ju pret dhe toka,që ju mund të mendoni se do t’ju mungojë, nuk do të vlejë asgjë kur ju tëshikoni Mbretërinë që ka qenë përgatitur.

Fëmijëte Mi, ka shumë gjëra për t’u pritur. Frika është e panevojshme.

Pormendoni se juve do t’ju jepet jeta e përjetshme.

Ju do të keni me bollëk dhe nukdo të keni nevojë për asgjë.

Ngjyrat, aromat, dashuria që judo ndjeni për të gjithë ata rreth jush, paqja në familjet tuaja, mungesa efrikës, shpirtrat tuaj plot me dashurinë e Hyjit dhe trupat tuaj të përkryer –si mund të mos e dëshironi Mbretërinë Time?

MbretëriaIme do të bëhet shtëpia juaj e re kur Qielli dhe toka të bashkohen në një dhetë vdekurit, që më pranuan Mua si Shpëtimtarin e tyre, do të ringjallen për t’ubashkuar me familjet e tyre, vëllezërit dhe motrat e tyre në dashuri dhelumturi.

Lehtësimi që ju do të ndjeni kurbota e mëkatit, në të cilën jetoni tani, të mos jetë më aty, do t'ju sjellëgëzim, qetësi dhe kënaqësi.

Nuk dotë ketë më shqetësime, frikë, ankthe apo mëkat.

Ju akoma do të keni vullnet tëlirë, por do të jetë ndryshe. Ju do të jeni duke jetuar në bashkim të plotë meMua, sipas Vullnetit të Shenjtë Hyjnor të Atit Tim. Ai ka pritur me durim përkëtë moment.

Unë medurim po i përgatis të gjithë fëmijët e Hyjit që asnjë shpirt të mos humbasë.

Prandaj,bija Ime më e dashur, mos ki frikë.

Vuajtjanuk do të zgjasë shumë. Në vend të saj do të jetë shtëpia, së cilës çdo fëmijëi Hyjit i përket.

Kyështë premtimi Im për të gjithë ju. Mos u ndjeni të dëshpëruar, të frikësuarapo të shqetësuar sepse është plotësisht e panevojshme. 

Vetëmmësoni të më doni Mua më tepër. Sa më shumë të më doni Mua, aq më shumë do tëkeni besim tek Unë.

Vetëmatëherë frika do të largohet nga ju.

Vetëmatëherë ju do të jeni me të vërtetë të lirë.

Unë judua të gjithëve. Kurrë mos e harroni këtë, sidomos kur ju mund të jeni tëshqetësuar për të ardhmen.

Shpëtimtarijuaj i dashur
Jezu Krishti




Qielli do të errësohet për tre ditë, menjëherë para se Unë të kthehem

e martë, 13 maj 2014 8:50

Bija Ime e dashur, është gëzimi Im më i madh tek shikoj ndjekësit e Mitë dashur, që i janë përgjigjur Thirrjes Sime të recitojnë Fushatën e Lutjeve,të cilat përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë do të shpëtojnë biljona shpirtra.

Unë do të përdor Fushatën e Lutjeve për të rilindurdhe pastruar shpirtrat e njerëzimit, në të njëjtën kohë, ndërsa Unë e ripërtërijfytyrën e Tokës.

Ripërtëritja e madhe do tëkryhet, gjithçka në të njëjtën kohë, me qëllim që bota të jetë gati dhe të bëhete denjë të më pranoj Mua, Jezu Krishtin, si Shpëtimtarin e kthyer.

Ashtu si shtetetkur mirëpresin mbretër, shumë pregatitje do të duhet para se mbreti të shkel këmbënë vëndet e tyre. Ju kurrë nuk do ta lejonit një mbret vizitues të arrij kurgjithçka është rrëmujë, e kalbur apo ku rrugët janë të mbushura me plehra. Megjithatë,përfaqësuesit e vëndeve të tilla do të sigurojnë që janë veshur dhe pregatitur ashtusi duhet për të takuar njerëzit e nderuar. Ata do të kenë kaluar vështirësi tëkonsiderueshme për të pregatitur një mikëpritje të madhe dhe do të kenëzgjedhur përfaqësues, të cilët ata i konsiderojnë të denjë, për të mirëpriturnjë mbret vizitues. Përfundimisht, ata do të pregatisin një ceremoni të madhe përtë festuar ardhjen e mbretit dhe në ditën e madhe  do t’i zbukurojnë rrugët dhe do të këndojnëhimne të mëdha. Ata do të hedhin lavde mbi monarkun vizitues dhe shoqëruesit etij. E tillë do të jetë në Ditën e Madhe të Zotit, kur Unë, Jezu Krishti, tëvij për të gjykuar.

Unë dotë vij papritur ndaj tingullit të trumpetave dhe tingullit të ëmbël të Korit tëËngjëjve.

Qiellido të errësohet për tre ditë, menjëherë para se Unë të kthehem. Pastaj do tëndriçohet në një shumëllojshmëri ngjyrash, të papara ndonjëherë më parë nganjeriu. Unë do të shfaqem tek çdo burrë, grua dhe fëmij, i çdo moshe, dhe do tëjetë tronditje e madhe, por gjithashtu kënaqësi e madhe. Njerëzit nuk do t’ubesojnë syve dhe shumë do të mbeten pafjalë – të tjerët do të derdhin lotë lehtësimidhe gëzimi. Shumë do të jenë të papregatitur dhe do ta gjejnë këtë ngjarje tëjetë kaq tronditëse sa do të derdhin lotë dëshpërimi, sepse do ta dinë në zemërate tyre se si e refuzuan Mesian e Vërtetë dhe sa të padenjë janë të hyjnë nëMbretërinë Time. Por Unë ju them këtyre njerëzve tani. Në atë Ditë, ju duhettë më thërrisni Mua dhe të më kërkoni Mua t’ju fal. Pastaj edhe ju do tëmblidheni në Mbretërinë Time të Re.

Ashtu si çdo mbret vizitor, Unë i kërkoj atyre mes jush, që më duan Mua,të pregatiten për këtë Ditë të Madhe. Besoni tek Unë, pregatisni shpirtrattuaj, lutuni për shpëtimin e të gjithë shpirtrave dhe ejani të veshur, të gatshëm,duke pritur – ashtu si një nuse e pret dhëndrin. Në atë Ditë, ju, fëmijët eZotit, do të bashkoheni në një me Mua në Bashkësinë e Shenjtë me Atin Tim përfillimin e botës së re dhe Epokës së Lavdishme që ju është premtuar që ngafillimi.

Të keni paqen.Pregatituni me një dashuri dhe thjeshtësinë e zemrës për këtë Ditë të Madhe.Mos ju trëmbni asaj. Mirëpriteni atë. Madje edhe po të jeni në errësirë tëmadhe, Unë do t’ju çoj në Dritën Time. Ajo që ju duhet të bëni është të zgjasniduart tek Unë dhe Unë do t’ju përqafoj si të Mitë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share