Jesus2Me top graphics
I love you. I cover you with My Precious Blood.

Shpirti i Shenjtë tani është zbrazur mbi tërë botën

e martë, 10 maj 2011 16:00

BijaIme, tregoja botës se një Vepër e rëndësishme e Mëshirës Sime ndodhi sot, kuShpirti i Shenjtë, një nga Dhuratat më të mëdha për fëmijët e Mi, është zbrazurmbi tërë botën. Kjo Dhuratë është thelbësore për ta ndihmuar njerëzimin që tëpërgatitet për Paralajmërimin. Të mbushur me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë,ndjekësit dhe shërbëtorët e Mi të shenjtë do të forcohen shumë në dashurinë etyre për Mua dhe Atin Tim të Përjetshëm.

KjoDhuratë e jetës do të sjellë nxitje të reja në shpirtrat tuaj të vakët, tëlodhur, që po klithin për të pasur dritë. Kjo ka qenë parathënë dhe të gjithë,përfshirë edhe mëkatarët më të rëndë, do të përfitojnë.

MëshiraIme, ashtu si e kam thënë, nuk njeh kufi. Të mbushur tani me shpirtin e dritësdhe shenjtërisë, ju, të gjithë ndjekësit e Mi ngado, duhet të jeni tani të guximshëmdhe të shpallni Fjalën Time tek të gjithë ata me të cilët ju bini në kontakt.Mos i kushtoni rëndësi përbuzjes që mund të përjetoni, sepse është tepër erëndësishme tani t’i shpërfillni thirrjet e Mia për kthim në besim.

Dëgjojenilutjen Time tani për t’ju dhënë inkurajimin që ju nevojitet.

“Mëmbush tani, O Zot, me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë për ta çuar Fjalën TëndeMë të Shenjtë ndër mëkatarë që më duhet t’i ndihmoj të shpëtohen në Emrin Tënd.Më ndihmo t’i mbuloj ata, përmes lutjeve të mia, me Gjakun Tënd të Çmuar, që tëtërhiqen tek Zemra Jote e Shenjtë. Më jep Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë qëkëto shpirtra të gjorë të mund të gëzojnë në Parajsën Tënde të Re.”

Thonikëtë lutje çdo ditë, pasi të keni recituar Mëshirën Time Hyjnore, dhe ju, përmesbesnikërisë suaj ndaj Meje, do të ndihmoni në shpëtimin e fëmijëve të Mi.

Mëshpëtoni Mua nga mundimi që Unë vuaj në Zemrën Time ndërsa shikoj me aq shumëhidhërim mënyrën se si Emri Im i Shenjtë merret nëpër botë sot. Të pakënaqur memohimin Tim, shumë, shumë shpirtra reagojnë me zemërim nëse ju, ndjekësit e Mibesnikë, guxoni madje të përmendni se për çfarë Unë qëndroj. Ata janë shumë tëzemëruar sepse mashtruesi me shumë zgjuarsi ia kthen mendjen për t’u larguarnga e Vërteta. Ndihmojini këta shpirtra, të gjithë ju. Lutuni dhe më kërkoniMua tani forcën që do t’ju duhet në këtë punë.

Hire të veçanta përata që përhapin konvertim

Përtë gjithë ju që përhapni konvertim, hire të veçanta do t’ju jepen dhe një vendshumë i veçantë do të rezervohet për ju në Mbretërinë e Atit Tim. Shkoni tanidhe e lejojeni Shpirtin e Shenjtë ta vërshojë shpirtin tuaj për të më ndihmuarMua të shpëtoj njerëzimin.

Unëju dua të gjithëve. Secili prej jush mban një vend në Zemrën Time të Shenjtë.As edhe njëri prej jush, përfshirë mëkatarët, nuk do të përjashtohet nga betejaIme për të shpëtuar shpirtra.

Shpëtimtari juaj idashur

Jezu Krishti, Mbreti i Mëshirës

Shënim: Komenti i fundit nga Zoti Ynë Jezu Krishti tekvizionarja i dhënë në fund të këtij Mesazhi.

“BijaIme kjo ngjarje është e rëndësishme. Ajo do të shpëtojë shumë shpirtra përparase Paralajmërimi të ndodhë dhe do të vazhdojë të jetë e pranishme në botë mëpas për të ndihmuar të parandalojë mëkatarët nga të rënit përsëri. Ajo ka qenëparathënë, bija Ime, dhe përfaqëson një lajm të madh. Por ndjekësit e Mi duhettë punojnë fort tani për të më ndihmuar Mua të udhëheq betejën për shpirtrat.”

Virgjëra Mari: Unë derdh lot trishtimi për priftërinjtë brenda Kishës Katolike, të cilët vuajnë tmerrësisht në këtë kohë

e enjte, 10 maj 2012 15:45

Fëmijaim, Biri Im Jezu Krishti po përgatitet tani që të shpëtojë sa më shumë fëmijëtë Hyjit që të mundet përpara Paralajmërimit. Sepse, pas Paralajmërimit, nuk dotë mbetet shumë kohë përpara kthimit të Lavdishëm të Birit tim. 

Unë derdh lot trishtimi përpriftërinjtë brenda Kishës Katolike, të cilët vuajnë tmerrësisht në këtëkohë. 

Këtashërbëtorë të pastër, të hutuar dhe të përhumbur janë zënë në mes të përçarjesnga e cila nuk mund të çlirohen.

Përshkak të mëkateve të të tjerëve ata vuajnë torturën tek shikojnë se besnikëriandaj Birit tim të dashur po hidhet mënjanë.

Këtopërçarje të liga, të shkaktuara nga grupet masonike, janë të qëllimshme.Mëkatet e atyre që janë fajtorë për fyerjet e shkaktuara mbi shpirtra tëpafajshëm po përdoren, si një justifikim, për t’i ndryshuar ligjet që qeverisinKishën. 

Shumë po mashtrohen prej njëndjenje të rreme të besnikërisë ndaj fëmijëve të Hyjit.

Sa vuajunë kur shikoj muret e Kishës Katolike të çmontohen tullë pas tulle për t’ihapur udhën një Kishe të re.

Kisha e re, e cila do të shfaqetsë shpejti, nuk do të jetë e pranueshme për Birin tim.

Përkundrazi, ajo do ta abrogojëpraninë e Eukaristisë së Shenjtë dhe Biri im do t’i vuajë dhimbjet e Kryqëzimittë Tij përsëri edhe një herë.

Sakrificaqë Ai bëri, për t'ia dhënë botës këtë Dhuratë, do të shpërfillet dhe refuzohetsë shpejti.

Në tëkundërt, ata, Kisha e re, nuk do t’iu tregojnë fëmijëve të Hyjit se Eukaristiaështë Prania e vërtetë e Jezusit, Birit tim.

Ata do të krijojnë një kuptim tëri për Eukaristinë e Shenjtë dhe nuk do të arrijnë ta sjellin Praninë e Birittim. Ushqimi i jetës do të zhduket.

Fëmijëte Hyjit nuk do të ushqehen me Trupin dhe Gjakun e vërtetë të Birit tim.

Shpirtrate tyre do të bëhen të tharë, të zbrazur nga Prania e Birit tim dhe nga hiret qëAi u dërgon atyre që e marrin Atë.

Ka një detyrim nga ana epriftërinjve për ta mbrojtur Eukaristinë e Shenjtë. Ata duhet të jenë të fortë dhekurrë të mos e dobësojnë këtë Dhuratë të çmuar dhe të Shenjtë.

Biri im e do Kishën Katolike dhee di se sa ajo vuan pikërisht tani. Ai e ndjen dhimbjen e saj.

ZemraIme e Papërlyer është e copëtuar në dysh, nga dhimbja, tek e shikoj këtëTempull të Shenjtë duke u shkatërruar qëllimisht.

Lutuni,lutuni, lutuni tek Hyji Atë në Emër të Birit të Tij të Dashur që të tregojëmëshirë mbi ata brenda Selisë së Shenjtë që duan ta përçajnë Kishën dhe t’ishpërndajnë fëmijët e Hyjit në greminën e dëshpërimit.

Julutem recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës (53) për t'u lutur për Kishën Katolike.

Lutja e Kryqëzatës (53) Lutjepër Kishën Katolike

O Hyji Atë, në Emër të BiritTënd të dashur, unë të lutem Ty të japësh forcën dhe Hiret e nevojshme për t’indihmuar priftërinjtë t’i bëjnë ballë persekutimit që po durojnë.

Ndihmoji ata t’i përmbahen tëVërtetës së Mësimeve të Birit Tënd, Jezu Krishtit, dhe që kurrë të mos luhaten,dobësohen apo t’i nënshtrohen gënjeshtrave mbi Ekzistencën e Eukaristisë sëShenjtë.

Amen.

Nënajuaj e dashur, Mbretëresha e Tokës
Nëna e Shpëtimit




Unë do të nxjerr, nga brënda Kishës Sime, një njeri që do të ngrihet dhe do të shpalli të Vërtetën

e shtunë, 10 maj 2014 17:30

Bija Ime e dashur,nuk është për t’u kuptuar nga ju tani, por dijeni se Unë do të nxjerr, nga brëndaKishës Sime, një njeri që do të ngrihet dhe do të shpalli të Vërtetën. Ai do ta bëj këtë në një kohë kur asnjëKardinal tjetër, Peshkop, prift apo ndonjë shërbëtor i Imi i shenjtë nuk do takenë guximin ta bëjnë këtë. Kur doktrina e rreme e re ta pushtoj Kishën,shumë, brënda saj, do ta dinë në zemrat e tyre se sa e gabuar do të jetë ajo.Ata do të jenë të alarmuar, por tepër të frikësuar të ngrenë zërat e tyre. Kaqpak do të jenë ata në numër, nga ata besimi i të cilëve është aq i dobët, saata me lehtësi do të pranojnë çfarëdo herezie është vendosur para fëmijve tëZotit, në Emrin Tim të Shenjtë.

Njeriu që Unë do të ngre është një shpirt trim dheshumë do të jenë të lehtësuar kur ai të flasi hapur.

Kur ai ta bëj këtë, më shumë të tjerë do të ngrihendhe do të flasin hapur, duke shpëtuar kështu shumë shpirtra. Kur ai të ngrihet, Unë kam plane të tjera përt’i bashkuar të gjitha ato fetë, që nuk më pranojnë Mua, Jezu Krishtin, siBirin e Zotit. Të gjitha këto Plane Hyjnore janë parathënë dhe miljona emiljona njerëz nëpër botë do ta kuptojnë atëherë të Vërtetën. Pastaj ata do tështohen dhe do të bekohen, nga Unë, me qëllim që të mund të mbledhin të gjithabesimet së bashku, me qëllimin e vetëm për të siguruar që Fjala e Vërtetë eZotit të shpallet. Atëherë Besimi do të përhapet, që kështu Fjala Ime, ashtu sipërmbahet në Ungjillin e Shenjtë, do të predikohet nga burrat, gratë dhe bijtëe bijat e tyre, në të katër cepat e botës. Ata do të profetizojnë, duke ishfaqur botës këto Mesazhe Hyjnore, dhe Prania Ime do t’i mbuloj ata, për t’judhënë forcën dhe guximin që do t’ju duhet.

Kaq i fuqishëm do të jetë ky brezi Im, në përhapjen etë Vërtetës, sa shumë prej atyre që ishin keq-udhëzuar dhe që ishin çuar në udhëne gabimin të madh, do të kthehen dhe do të vijnë duke vrapuar tek Unë. Ata do tëpërhapen kaq shpejt, sa për çdo herezi të kryer kundër Meje, miljona shpirtrado të kthehen.

Unë do të tërheq të pafetënë fillim, sepse atyre nuk ju është dhënë e Vërteta, dhe kështu bota nuk do tëketë asnjë dyshim se sa e fuqishme do të jetë Ndërhyrja Ime. Pastaj, Unë do tëtërheq të gjitha ato fetë e tjera së bashku dhe atyre do t’ju tregohet, qartë,se ka vetëm një udhë tek Ati Im dhe ajo mund të jetë vetëm përmes Meje. Dhe, ndërsaUnë do të tërheq miljona shpirtra drejt Meje, dhe ndaj të Vërtetës se Kush UnëJam, miljona shpirtra të tjerë do të joshen pas fesë së rreme, të projektuardhe të krijuar nga shpirti i keq.

Plani i madh i të ligut është po aq kompleks sa edhe i thjeshtë dhe ai ështëpër të sjellë mallkimin tek sa më shumë shpirtra të jetë e mundur, duke e shkatërruarbesimin e tyre tek Unë, Jezu Krishti. Ata do ta bëjnë këtë duke e mohuar të Vërtetën.Ndërsa feja e re do t’i pushtoj shpirtrat, përmes gënjeshtrave, Unë do tëfitoj trefishin e asaj shume, duke siguruar që fëmijët e Zotit të mos e harrojnëtë Vërtetën.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share