Jesus2Me top graphics
I love you all, children. Take my Love. Embrace Me, your Eternal Father, Who will do everything possible to take you all into the New Era of Peace.

Barbarizmat e Kryqëzimit Tim nuk i janë treguar Njeriut ashtu si duhet

e shtunë, 7 maj 2011 9:50

BijaIme e dashur, ti tani duhet ta marrësh Kryqin Tim dhe të më ndihmosh Mua tambaj atë në udhëtimin, që Unë kam planifikuar për ty. Bija Ime e shtrenjtë, sashumë ke vuajtur në këto pak javët e fundit. Unë e lejova këtë të ndodhë sepsekjo të ka afruar më pranë Zemrës Sime të Shenjë.

Shumëshpirtra janë thirrur për t’ia përcjellë botës Mesazhet e Mia. Do të jetë vetëmpërmes pastrimit të vullnetshëm nga ana e shpirtit që do të përcaktohet cilësiae të kuptuarit. Me fjalë të tjera, nëse shpirti që Unë zgjedh për t’iakomunikuar Fjalën Time është i pastër, atëherë Mesazhet do të kenë më shumëefekt. Ato do të lënë një përshtypje që zgjat më shumë tek shpirti. Ato do tëjenë plot me dhembshuri, por sidoqoftë ato do ta zbulojnë të Vërtetën eMësimeve të Mia në formën e tyre të thjeshtë.

Unënuk kam kohë për butësitë e pritura nga njeriu, i cili është i kushtëzuar që tadëgjojë Fjalën Time në njëfarë mënyre – në një version të ndryshuar. EdheMundimet e Mia, Kryqi dhe barbarizmat e kryera nga njeriu në Kryqëzimin Tim nuki janë treguar botës në mënyrën me të cilën ato duhet të kishin qenë. Sa paknga ju, fëmijët e Mi, e kuptoni trajtimin Tim të tmerrshëm, Shpëtimtarit tuajHyjnor, në duart e njeriut. Ky trajtim i Imi sot, ku Unë përbuzem, tallem,fyhem, shpërfillem dhe abuzohem, është akoma i dukshëm. Vdekja Ime shtroi udhënpër t’i shpëtuar shpirtrat tuaj nga mallkimi i përjetshëm. Kjo akoma qëndron.Mos e hidhni tutje Dhuratën e Shpëtimit, sepse pa e pranuar të Vërtetën ju nukmund të shpëtoheni.

Dëgjonikëtë. Unë Jam e Vërteta. Unë Jam Çelësi i shpëtimit tuaj. Para vdekjes, madjeedhe nëse më keni shpërfillur Mua, Mësimet e Mia, e keni mohuar EkzistencënTime të Vërtetë, kthehuni tek Unë dhe kërkoni Shpengim. Nuk është kurrë vonë tëktheheni tek Unë dhe të më kërkoni Mua t’ju mbaj për dore dhe të më lejoni Muat’ju çoj drejt

Mbretërisë Qiellore të Atit Tim. Por ju mund ta bëni këtëvetëm ndërsa jeni të gjallë mbi këtë Tokë. Kjo është e vetmja mundësi e juajaqë t’ju ofrohet jeta e përjetshme. Do të jetë tepër vonë më pas.

Shpëtimtarijuaj Hyjnor i dashur

Jezu Krishti


Shumë Papë kanë qenë të burgosur brenda Selisë së Shenjtë, të rrethuar nga Grupe Masonike

e hënë, 7 maj 2012 18:19

BijaIme fort e dashur, Kishave të Mia në mbarë botën Unë iu them këtë.

Dijenise Unë do të jem gjithmonë përkrah jush për sa kohë që ju e shpallniFjalën Time më të Shenjtë. 

Kishës Sime Katolike, edhe pseju keni shkaktuar mundim si pasojë e mëkatit të lig dijeni se Unë kurrë nuk dot’ju braktis, edhe pse keni mëkatuar. Por dijeni këtë.

Besimi juaj tek Unë nuk ështëaq i fortë sa duhej të ishte. Ju nuk më doni Mua siç më donit dikur. 

Gjithëpasuria që ju keni grumbulluar ka krijuar një distancë midis Meje, Krishtit –Shpëtimtarit tuaj dhe fëmijëve të zakonshëm të Hyjit. 

Ju u ngjitët lartësive kaq tëlarta saqë Unë nuk mund të arrija tek ju dhe t’jua ofroja Dorën Time për t’jushpëtuar prej kalbëzimit nga brenda.

Juve ju qe mësuar e vërteta ngaPjetri Im mbi shkëmbin e të cilit ju ishit ndërtuar. Dhe çfarë bëtë ju? 

Ju ndërtuat mure të trasha prejguri rreth jush.

Kjoshkaktoi një mungesë komunikimi me ata që ju duhej t'i ushqenit me Trupin dheGjakun Tim, që shpirtrat e tyre të mund të ushqeheshin.

Respekti i kërkuar prej jush nëadministrimin e Eukaristisë Sime Më të Shenjtë qe humbur kur ju e nënvlerësuatPraninë Time.

Kur Vatikani II deklaroirregulla të reja, ato qenë futur prej forcave djallëzore Masonike ngabrenda korridoreve tuaja. 

Ata medinakëri paraqitën mënyra të rejapër ta administruar Eukaristinë Time të Shenjtë, të cilat janë fyese për Mua.

Tëashtuquajturat mësime tuaja tolerante shpallnin një varg gënjeshtrash, dukepërfshirë refuzimin për ta njohur fuqinëe Shën Mikael Krye-engjëllit.

Aiështë mbrojtësi i Kishës kundër Satanit. Ato forca midis jush e dininkëtë. Ja se përse ju i ndaluat të gjitha lutjet që kërkonin ndihmën e tijpërpara Meje në Meshën e Shenjtë.

Pastajju fabrikuat të pavërtetën më të madhe se Ferri nuk ishte për t’u pasurfrikë. Se ai ishte vetëm një metaforë. Sepse kjo gënjeshtër, e pranuar si evërtetë nga shumë prej fëmijëve e Hyjit, ka rezultuar në humbjen e miliarda shpirtrave.

Sa mëfyeni Mua. Për ata shërbëtorë të shenjtë dhe të përulur midis jush, Unë kërkojqë ju të ktheheni tek Mësimet e Mia. 

Kurrëmos lejoni që pasuritë të grumbullohen midis jush dhe të mendoni se ato janë tëpranueshme në sytë e Mi. 

Pasuritë, ari dhe pushteti tëmbledhura në Emrin Tim, do të jenë rënia juaj. Ju nuk mund të nxirrni përfitimnga Fjala Ime e Shenjtë.

Ju kenivuajtur për shkak të mënyrës se si më keni fyer Mua.

Mosmendoni aspak se Unë po bëj me faj Papët e Shenjtë të shumtë që janë ulur nëfronin e Pjetrit. Misioni i tyre ka qenë gjithmonë i mbrojtur. 

Shumë Papë kanë qenë të burgosurbrenda Selisë së Shenjtë, të rrethuar nga grupe Masonike që nuk përfaqësojnëHyjin.

Ata eurrejnë Hyjin dhe kanë shpenzuar 50vjet duke përhapur të pavërteta mbi Mëshirën e Hyjit. 

Veprate tyre kanë çuar në rrënimin e Kishës Katolike.

Kjo nukishte një rastësi. Ka qenë komplotuar me qëllim dhe me dinakëri për tashkatërruar besimin e Kishës. Për ta shkatërruar nderimin e Katolikëve tëthjeshtë ndaj Hyjit të vetëm të vërtetë.

Përkëtë ju do të flakeni mënjanë në shkretëtirë. Pas Papa Benediktit ju do të udhëhiqeni prej Meje nga Qielli.

Oh samë keni bërë Mua të lotoj.

Unë iubëj thirrje të gjithë shërbëtorëve të Mi të shenjtë të cilët e dinë tëvërtetën, që të ngriheni dhe të më ndiqni Mua, Jezusin tuaj, për të përhapur tëvërtetën e Mësimeve të Mia në shërbim të përulur.

Juduhet te gjeni kurajon dhe forcën për t’u ngritur nga hiri.

Përmbitë gjitha, refuzojini gënjeshtrat që së shpejti do t'ju paraqiten nga Profeti iRremë.

Ai do ta shkrijë Kishën Katolikeme kisha të tjera, duke përfshirë kisha pagane, për t’u bërë një gjë eneveritshme. 

Një kishë mbarë botërore pashpirt.

Jezusijuaj




Unë përdor shpirtrat sakrifikues për t’i sjellë të tjerët tek Unë, të cilët ndryshe kurrë nuk do të shpëtonin

e mërkurë, 7 maj 2014 23:43

Bija Ime e dashur, kur Unë i thërras shpirtrat të më ndjekin Mua, kjo çonnë një përzjerje ndjenjash, nga të qënurit ngazëllues tek shqetësimi i madh.Sepse, kur Unë zgjoj brënda shpirtrave, Zjarrin e Shpirtit të Shenjtë, kjodo të sjelli Bekime të mëdha, por ato do të vijnë të trazuara me një ndjenjëhidhërimi.

Kur Unë zgjedh cilët shpirtra i meritojnë Dhuratat eMia, ata do të përjetojnë një ndjenjë se më përkasin Mua, por ata gjithashtu dotë ndjejnë diçka jashtë botës në të cilën jetojnë. Ata do t’i shikojnë vëllezëritdhe motrat e tyre në një dritë të re. Ata do të jenë tepër të ndjeshëm ndajbukurisë së Krijimit të Zotit, kur të vështrojnë fytyrat e të tjerëve, sepseata do të shikojnë Praninë e Zotit.

As edhenjë shpirt që ata do të hasin nuk do të mbetet pa e shfaqur Praninë e Zotit,pavarësisht se sa shumë ata kanë rënë në Sytë e Tij. Ata do të jenë gjithashtu tëmbushur me një dhembshuri të pakontrollueshme, që vetëm një prind mund ta ndjejpër fëmijën e tij. Ata do të ndjejnë një dashuri të papritur dhe intensive përatë person, gjë që do t’i habisi dhe do t’i trondisi ata. Megjithatë, ata do tëjenë gjithashtu të vetëdijshëm për errësirën, që fshihet brënda shpirtrave,gati për t’i pushtuar ata. Shpirti i zgjedhur do ta kuptoj menjëherë, në atëpikë, çfarë pritet prej tij, sepse atëherë ai do të vrapoj tek Unë, duke m’ulutur Mua të ndihmoj në shpëtimin e atyre shpirtrave, që janë në rrezik tëfundosen në një gjëndje errësire, kaq frikë do të ketë ai për atë shpirt.

Një shpirt sakrifikues, një shpirt i zgjedhur, heq dorënga gjithçka që është e jashtme në jetën e tyre dhe duke e bërë këtë, i jeplavdi të madhe Zotit.

Vuajtja që shpirti izgjedhur duhet të duroj çliron shpirtra të tjerë nga mallkimi i përjetshëm dhe,prandaj, bëhet shënjestra më e kërkuar e Satanait dhe e agjentëve të tij.Shpirtra të tillë durojnë Mundimin Tim, si një Dhuratë për Zotin, sepse kur janëzgjedhur, shumë prej tyre nuk mund t’i kthejnë shpinën Zotit pas kësaj.Megjithatë, janë ata që janë zgjedhur, por që e refuzojnë Kupën Time. Ju duhettë luteni për këta shpirtra të gjorë sepse mungesa e kurajos për të marrë  Kryqin Tim, do t’i çoj ata në një nga të dyjadrejtimet. Ata do të durojnë vuajtjen e brëndshme, sepse do ta kenë të vështirëtë bëhen të afërt me Mua. Më pas ata do të përfshihen në një botë jobesimtare,me qëllim që t’ja mbathin nga thirrja e tyre dhe kjo nuk do t’ju sjelli atyreasgjë – vetëm një ndjenjë të shpresës së rremë.

Kur një shpirt i dashur lutet dhe e përul veten para Meje, ai e zbut Zemërimine Atit Tim. Kjo më pas e dobëson ndikimin e Ndëshkimeve të Atit Tim mbi botën.

Nësenjë shpirt i zgjedhur, që persekutohet për shkak të dashurisë së tij për Mua,dhe që i ka kaluar durimi, vetëm po të më thotë Mua:

“Jezus merre vuajtjen timedhe bëj me atë ashtu si Ti dëshiron.”

Atëherë Unë do ta mbush atë me Hire tëjashtëzakonshme.

Shpirti bëhet i paprekshëm ndaj të ligut dhe më pas i patrëmbur.Për shkak të besimit të tij të plotë tek Unë, ai atëherë do të ngrihet nëshkallën e përsosmërisë së shpirtit dhe do të arrij një sjellje të paqshme dhetë qetë.

Sa shumë sakrifica janë përfshirë, por kur shpirtra të tillë e dorëzojnëgjithçka tek Unë, me bindje të plotë, dhe refuzojnë të pajtohen me armikun eFjalës Sime, kjo do të çoj në shpëtimin e shumë shpirtrave.

Unë përdorshpirtrat sakrifikues për t’i sjellë të tjerët tek Unë, të cilët përndryshekurrë nuk do të shpëtonin. Është vetëm sipas kësaj metode, që shpirtra të tillësakrifikues mund dhe do të përgjigjen për shpirtrat e miljona njerëzve, që ekanë prerë lidhjen me Mua. Kurrë mos u trëmbni shumë për shpirtrat në errësirë,në këtë kohë, sepse shpirtat e Mi të zgjedhur sakrifikues në botë janë në numërtë madh tani. Qetësia e tyre sjell shpirtrat që janë të humbur përsëri në StrehënTime.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share