e shtunë, 5 maj 2012 12:00
Bija Ime sa madhështore do jetë dita kur Shpirti i Shenjtë,Drita e Dashurisë Sime, të derdhet përmbi tokë.
Kjo është një dhuratëshumë e veçantë. Ajo do t’i çelë zemrat e shumë njerëzve dhe do të përgatisëshumë shpirtra për Paralajmërimin.
Dashuria Ime nuk ka kufi.
Nuk ka asnjë burrë, grua apo fëmijë të cilin Unë ta përjashtojnga dëshira Ime për ta mbajtur fort secilin në Krahët e Mi. As edhe një mëkatarnuk është i përjashtuar.
Dhuratat e Mia për njerëzimin janë të bollshme dhe Unë do tëvazhdoj t'i derdh Dhuratat e Mia si përgjigje ndaj atyre që i recitojnë Lutjete Kryqëzatës, që të janë dhënë ty bija Ime.
Këto lutje janë ngaQielli dhe nuk kanë ardhur nga pena e njeriut.
Ato janë për këto kohë dhe janë një armë e fuqishme kundërpersekutimit.
Këto lutje dëgjohen sa herë që ato dalin nga buzët tuaja,fëmijët e Mi.
Ato do t’ju sjellin shpërblime të mëdha.
Pranojeni Shpirtin Tim të Shenjtë me admirim dhe falënderime.
Kjo është një mrekulli dhe është duke u dërguar tek secili prejjush me Dashurinë Time për të gjithë.
Shkoni tani në paqe dhe dashuri.
Ati Juaj
Hyji Më i Larti
e diel, 5 maj 2013 16:15
Bija Ime e dashur, dhimbja e ndarjes prej Meje,Jezu Krishtit, Biri I Njeriut, është e paditur nga shumë, por kur dita të vij,kur Drita Ime të shuhet nga fundi, do të bëhet e qartë se sa e dhimbshme ështëagonia.
Ata që më njohin Mua dhe që më duan Mua, e dinë se çfarësjell dhimbja, kur mëkati formon një ndarje midis mëkatarit dhe Zotit.
Ata që nuk më njohin Mua, dhe ata që mërefuzojnë Mua, do ta përjetojnë këtë ndarje gjatë 3 ditëve finale të errësirës,kur Prania e Zotit nuk do të gjendet askërkund.
Do të jetë vetëm kur Drita e Zotit të zhduket, qënjeriu më në fund do ta kuptoj se nuk ka jetë pa Zotin. Gjithçka që mbetet ështëe zbrazët, e shkretë dhe e errët.
Unë Jam Drita, që njeriu e kërkon, pa e kuptuar vetë,në çdo sekondë të ditës.
Ndërsa njeriu përpiqet të gjejë paqe dhe lumturi aido të provoj ta gjej atë ngado që ai mendon se mund ta gjej. Ai do të përdorindjekjen e fitimeve materiale të botës dhe joshjen e trupit për të kënaqurnevojat, të cilat kurrë nuk mund të përmbushen dhe ai do të ndjeki fe të rreme,që premtojnë kënaqësi të mëdha personale. Asnjë nga këto gjëra nuk do ta sjelliatë në Dritën e Zotit.
Madje edhe ata që kërkojnë përgjigje, përmesmjeteve dhe njohurive intelektuale, kurrë nuk do të gjejnë paqe ose përgjigjetqë ata kërkojnë, nëse nuk i hapin zemrat e tyre ndaj Dashurisë së Vërtetë tëZotit.
Unë vij tek secili prej atyre që më kërkojnë Mua. Unëkënaqem në shpirtra, thjeshtësia e etur e të cilëve kërkon vetëm DashurinëTime. Unë i mbush njerëz të tillë me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë. Për të ardhurpranë Meje, ju duhet të besoni tek Unë plotësisht. Do të jetë vetëm kur ju ebraktisni vullnetin tuaj tek I Imi, që Prania Ime mund të ndjehet. Atyre njerëzveqë përpiqen të më gjejnë Mua, por që e kanë të vështirë, Unë ju them këtë.
Mos umundoni të arsyetoni me mëndjen kur përpiqeni të justifikoni Egzistencën Time,sepse Unë nuk Jam i kësaj bote.
Mos e verboni veten ndaj egzistencës së jetës së përjetshme.Ajo po ju pret, vetëm po të besonit tek Unë dhe të më lejoni Mua të hyj në zemrëndhe shpirtin tuaj. Unë do ta shfaq veten Time tek ju. Gjithçka që ju duhet të bëniështë të më thërrisni Mua. Ju duhet të më thërrisni Mua shpejt, sepse kurPrania Ime në tokë të pakësohet, do të jetë e pamundur të më kërkoni Mua dhe judo të endeni në dëshpërim të pashpresë duke u përpjekur të më gjeni Mua.
Ata që mendojnë se janë të fortë në besimine tyre dhe që besojnë se janë pranë Meje, duhet ta dinë se sa shpejt do të rrëzohenkur Unë nuk Jam asgjëkundi për tu gjetur në tabernakullat e të ardhmes. Sa tëvij ajo dita e tmerrshme e shkatërrimit, do të ketë të qara dëshpërimi dhe fuqiae bishës do të jetë e tillë sa shumë shpirtra do të jenë tepër të dobët të mbështesinFjalën Time të Shenjtë.
Ju duhet të kërkoni ndihmën Time dhe ajo do t’jujepet. Më thërrisni Mua me një shpirt të përulët dhe Unë do t’ju përgjigjem. Lutunitek Unë për tu mbrojtur dhe Unë do t’ju mbuloj me Gjakun Tim të Shtrenjtë, qëasgjë të mos ju ndaloj në udhën e të Vërtetës, e cila çon drejt shpëtimit të përjetshëm.
Më shërbeni Mua sipas interpretimit tuaj personal,se si Unë duhet të shërbehem, dhe ju duhet të jeni të kujdesshëm. Bëni ashtu siju kam thënë Unë. Jetojeni jetën tuaj sipas Fjalës Sime dhe Unë do t’ju mbaj. Mëturpëroni Mua duke e përdorur Fjalën Time të Shenjtë në një mënyrë që sjellvuajtje tek të tjerët, dhe ju do të pësoni dhimbjen më të madhe të ndarjes ngaUnë.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht:
e hënë, 5 maj 2014 16:10
Bija Ime e dashur, të gjithë që e ndjekin Zërin Tim përmes këtyreMesazheve, do të vazhdojnë t’ju jepen bekime të mëdha, ndërsa durimi i tyre dotë testohet në mënyra të panjohura që nga ditët kur Kristjanët vuajtën nëMesjetë. Secili prej tyre do të ngacmohet nga i ligu, që përdor shpirtrat edobët dhe krenarë për të nisur sulmet mbi ata që janë të afërt me Mua. Çdo përpjekjepër të hedhur shpifje do të bëhen, si të dukshme dhe të padukshme, mbi këtë VepërTime të madhe.
Ndërsapersekutimi do të intensifikohet, dijeni se fuqia e Satanait është zvogëluardhe e gjitha që ai do të bëj është të vazhdoj të hedhi gurë, të përhapi gënjeshtradhe të përpiqet të largoj shpirtrat nga Unë.
Ai do të arrij t’i largoj shpirtrat nga ky Mision, nëpërmjetmënyrash të ndryshme. Ai do të përdori vizionarët për ta sulmuar Misionindhe kjo do të shkaktoj ngatërresë të madhe.
Kur njeriu vazhdon të bjer dhe Fjala e Zotit nuk pranohet më në tërësinëe vet, atëherë, Qielli gjithmonë do të ndërhyj. Besoni tek Unë kur Unë juthem tani – ky është Misioni Im dhe nëse ju thuhet ndryshe, atëherë të jeni tëbindur se po ju gënjejnë. Premtimi Im është të qëndroj besnikë ndaj fëmijve tëZotit deri në fund dhe deri kur një shpirt e refuzon plotësisht Dorën e Zotit. Unëdo të dal në krye dhe do t’ju pajis me të gjitha Dhuratat që Unë Jam duke ju lënëpër t’ju mbrojtur kundër armiqve të Mi, të cilët vijnë tek ju si ujqërit, tëveshur si dele. Dhuratat e Mia do të bëhen antiteza e asaj që do t’i jepet botësnga armiqtë e Zotit. Libri i Të Vërtetës do të jetë antiteza e librit të ri tërremë – i mbushur me dokrinën e gabuar të krijuar nga njeriu, i cili do tajustifikoj mëkatin – që së shpejti do të bjer mbi botën. Vula e Zotit tëGjallë do t’ju mbroj kundër shenjës së bishës dhe Medalja e Shpëtimit kundërherezive, që do të dalin prej gojëve të armiqve të Mi, të cilët do ta zaptojnëKishën Time në Tokë.
Natyrisht, kyMision urrehet nga Satanai dhe ai do të përdori, madje dhe shpirtra të mirë – tëcilët nga një ndjenjë e besnikërisë së gabuar ndaj atyre shërbëtorëve të Mi tëshenjtë, që e kanë humbur besimin dhe qënë të vërtetë nuk më shërbejnë Mua, sepse nuk dinë më se si – do ta kundërshtojnëFjalën Time të Shenjtë. Ju nuk duhet ta lejoni veten të lëkundeni. Mos u bënisi ata që erdhën para jush – ata që më refuzuan Mua, kur Unë erdha në Tokë.
Unë ju jap FjalënTime, se e gjithë prova që ju dëshironi do të jetë e juaja – së shpejti. Unë jujap Premtimin Tim se Unë vij tani, vetëm për t’ju sjellë Shpëtimin, në një kohëkur çdo përpjekje do të bëhet nga armiqtë e Mi për t’ju mohuar ju, të drejtëntuaj të Shpëtimit të dhuruar nga Zoti, si një fëmij i Zotit.
Mos më braktisni Mua, ku ju e dini në zemrën tuaj se jam Unë, JezuKrishti, I Cili flas tani. Mos u mundoni të largoni shpirtrat nga Unë, nësekeni dyshime se Kush Jam Unë. Mos i lëndoni profetët e Zotit, se përndryshe judo të vuani së tepërmi. Mos luftoni kundër Planit të Atit Tim për ta pregatiturbotën për Ardhjen Time të Dytë, sepse ju do të nxisni Zemërimin e Atit Tim. Tëjeni mirënjohës. Të jeni bujarë dhe ta pranoni këtë Dhuratë të Ndërhyrjes,me dashuri dhe gëzim, sepse është për të mirën tuaj dhe për hir të çdo shpirtitë gjallë, që do t’i shfaqet në botë.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: