Jesus2Me top graphics
I love you, My daughter. Lean on Me completely and I will carry you through this.

Kthejini në Besim të tjerët në çdo rast

e diel, 24 prill 2011 20:30

BijaIme fort e dashur, dita e sotme është e rëndësishme meqenëse ringjallja Ime ngavdekja i ka përmbushur premtimet e Mia tek njeriu, kështu që duke u ringjallurUnë do t’ju ndihmoj që të ngriheni të gjithë drejt Dritës së Qiellit. Ngrihunitani, të gjithë ju, dhe ejani drejt Meje dhe drejt shpëtimit tuaj.

Fëmijëte Mi, ju duhet t’i ktheni në besim të tjerët në çdo rast. Sa më shumë t’iushpjegoni dhe sa më shumë t’iu tregoni këtyre shpirtrave të dobët dashurinë nëzemrat tuaja, atëherë edhe rezultati përfundimtar do të arrihet kur ju e ktheninë besim një tjetër shpirt. Unë do t’ju mbuloj me bekime të mëdha. Kjo ështënjë Dhuratë shumë e veçantë nga Unë dhe përfaqëson një vepër të mëshirës sëmadhe nga ana juaj.

Kthiminë besim, fëmijët e Mi, do të shpëtojë shpirtra. Kur ndodh një kthim, ky pastajpërhapet tek ata miq dhe të njohur të personit që është kthyer. Kthimi përhapkthimin. S’ka rëndësi nëse ju qeshin apo ju trajtojnë sikur po flisni pakuptim. Kërkohet shumë trimëri nga ana juaj, ndjekësit e Mi të dashur besnikë.Por sa herë që ju ngriheni dhe ua shpjegoni të tjerëve Mësimet Mia,njerëzit do të dëgjojnë. Ndërsa disa mund t’ju buzëqeshin dhe të duken sikurnuk po ju marrin seriozisht, brenda vetes shumë do të dëgjojnë se çfarë kenipër të thënë.

KurShpirti i Shenjtë punon përmes jush gjatë punës suaj, pala tjetër do të ndjejnënjë tërheqje në zemrën e tyre. Prapë ata nuk do ta dinë përse. Pastaj ju do t’iafroni ata më pranë.

Disanjerëz do të përgjigjen ngadalë. Por kini durim. Ata do të fillojnë të japinfryte gradualisht. Si fillim ata do t’ju bëjnë një pyetje. Kjo zakonisht do tëketë të bëjë me nëse diçka është e drejtë, apo e gabuar. Do të jetë atëherë qëkthimi do të zërë rrënjë. Kurrë mos hiqni dorë të përhapni të Vërtetën eMësimeve të Mia. Kjo nuk është e thënë të bëhet si një predikues. Përkundrazimund të jetë shumë delikate. Kthejini të tjerët në jetën tuaj të përditshmepërmes bisedave të zakonshme. Në këtë mënyrë njerëzit do të jenë më të prirurtë kuptojnë.

Megjithatë,ju do të ndjeheni të tronditur, fëmijët e Mi, me reagimin e njerëzve të tjerë,sidomos atyre që e bëjnë jetën në mohim dhe errësirë. Reagimi i tyre do të jetëagresiv dhe me ton tallës. Do t’ju pyesin nëse me të vërtetë besoni në gjepuratë tilla. Pastaj do të talleni dhe fyheni. Inteligjenca juaj do të vihet nëpyetje. Ju do të akuzoheni se jeni kthyer tek feja për arsye të vështirësivepersonale. Ju do të ndjeheni të ndrojtur herë pas here dhe mund ta keni tëvështirë për të mbroni veten. Qëndroni të heshtur në situata të tilla. Pastajthjeshtë bëni pyetje herë pas here.

Pyetinikëta shpirtra, “Përse ndjeheni kështu”? Sa më shumë pyetje t’iu bëni atyre, aqmë shumë këta njerëz do të fillojnë t’i analizojnë përgjigjet e tyre. Ju nuk dota bindni këdo për të Vërtetën. Sidoqoftë, çdo përpjekje nga ana juaj do t’julartësojë në Sytë e Mi.  

Shkonitani, fëmijët e Mi. Ktheni në besim në Emrin Tim dhe ju do të mbusheni meshumë, shumë hire.

Shpëtimtari juaj idashur

Jezu Krishti


Shërbëtorëve të Mi të Shenjtë iu them këtë. Mos bëni gabimin e pararendësve tuaj të cilët më refuzuan Mua kur erdha herën e parë

e martë, 24 prill 2012 19:45

Bija Ime fort e dashur dije se kur një mision si ky që Unë tanipo i dhuroj botës, ka një rëndësi të tillë si ky, atëherë shumë njerëz do tëpërpiqen ta ndalojnë atë.

Ata do të mundohen të të sulmojnë ty dhe t’i përbuzin ata që enjohin zërin Tim, ndërsa Unë përpiqem t'i jap mbarë botës mesazhet e Mia.

Shkalla e urrejtjes së treguar ndaj këtyre mesazheve, tëshpërndara nga ti, profeti i ditëve të fundit, do të vazhdojë tëpërshkallëzohet.

Më dëgjoni Mua tani tëgjithë ju që thoni se më njihni Mua. Unë po e përgatis njerëzimin për ArdhjenTime të Dytë.

Nëse besoni tek Unë, tek mësimet e Mia dhe thoni se më njihniMua, atëherë dijeni se Unë po e dërgojprofetin Tim të kohës së mbarimit, së bashku me profetë të tjerë, për t'ju bërëtë denjë që të hyni në Mbretërinë Time.

Shërbëtorëve të Mi të shenjtë Unë ju them këtë. Mos bëni gabimin e pararendësve tuaj tëcilët më refuzuan Mua kur edha herën e parë.

Kini kujdes dhe dëgjojeni thirrjen Time sepse Unë kam nevojë qëju të më ndihmoni t’i përgatis shpirtrat e grigjës Sime përpara se të ndodhëmrekullia e madhe.

A menduat se Unë nuk dot’i dërgoja profetët e Mi për t’ju paralajmëruar?

A menduat se Unë thjeshtdo të lajmëroja kthimin Tim pa ju përgatitur dhe të lejoja që shpirtrat tëpërhumbeshin?

Për ju që e mohoniArdhjen Time të Dytë, dhe akoma pohoni se e kuptoni premtimin Tim ndajnjerëzimit, të keni turp.

Mungesa juaj e përulësisë do të thotë se ju nuk mund tëpastroheni me Shpirtin e Shenjtë.

Ju duhet të më thërrisni Mua për këtë dhuratë të dijes ose tëlargoheni nga Unë.

Ju më keni zhgënjyerMua. Ju më bëni të derdh lot trishtimi, sepse ju jeni shërbëtorët e Mi që juështë dhënë përgjegjësia për shpëtimin e shpirtrave, që përbën edhe detyrëntuaj.

Tani që ju thërras nga Qielli, Unë ju lutem t'i përgjigjenithirrjes Sime.

Unë kam shumë shpirtratë zgjedhur që punojnë me Mua për të sjellë tek Unë shpirtrat për të cilët kametje.

Është detyra juaj që të ngriheni nga gjumi dhe të qëndroni gatindaj thirrjes Sime.
Vetëm ata prej jush që me të vërtetë më duan Mua, do ta njohin zërin Tim.

Ashtu si njëfoshnje do ta njohë nënën e vet, po kështu ju, shërbëtorët e Mi të dashur,duhet të më thërrisni Mua si një foshnje për t’u siguruar se jam Unë, Jezusijuaj i dashur, që ju jap shenj për ta shtrënguar dorën Time.

Unë do t'ju udhëheq përmes një xhungle gjembash mbi të cilën judo të duhet të kaloni për të arritur tek portat e Parajsës Sime të Re.

A nuk ju kam thënë seUnë do të vija përsëri? Për të gjykuar të gjallët e të vdekurit?

E pra Unë do tëvij së shpejti dhe kam nevojë që ju të më ndihmoni t’i bashkoj të gjithëfëmijët e Hyjit, si një.

Fare pak më njohin Mua tani për shkak të vellos së mashtrimit qëka rënë mbi mbarë botën. Shumë nuk besojnë në Hyjin Atë.

Fare pak e pranojnë se Unë, Jezu Krishti, Biri i Tij i vetëm,vdiqa për t'i shpëtuar ata. Megjithatëata pranojnë të besojnë, dhe të adhurojnë zota të rremë, të cilët nukekzistojnë.

Sa lotoj me një pikëllim të tmerrshëm kur shikoj të rinj qëqeshin kur emri Im përmendet dhe kur ata i nënqeshin të tjerët që e pranojnëpublikisht se Unë ekzistoj.

Sa e vuaj dhimbjen eKryqëzimit Tim kur i shoh ata që deklarojnë se janë të Krishterë duke refuzuarqë t’i shpallin mësimet e Mia publikisht, nga frika se mos tallen.

Bota është e mashtruar nga mbreti i gënjeshtrave. Vetëm Unëmund të sjell tani shpresë dhe t’i shpëtoj fëmijët e Hyjit nga një fat itmerrshëm që po planifikohet për të shkaktuar terror mbi çdo komb, nga atoushtri grupesh të fuqishme globale, duke përfshirë ata që janë nën kontrollin e Profetit të Rremë dhe të Anti-Krishtit.

Të gjitha paralajmërimet e Mia, të dhëna profetit Tim të kohëvetë mbarimit, Maria e Mëshirës Hyjnore (Maria Divine Mercy), do të ndodhin.

Derisa kjo të ndodhë kurrë mos harroni se besnikëria juaj ështëndaj Meje, Shpëtimtarit tuaj Jezu Krishtit.

Pa dashurinë dhedrejtimin Tim ju do ta keni të pamundur për ta drejtuar anijen që është KishaIme e Shenjtë mbi tokë.

Zgjohuni. Mos i refuzoni profetët e Hyjit.

Shumë tani pohojnë sevijnë në emrin Tim, ashtu si shkrimet e shenjta e kanë parathënë, por që nuk eofrojnë ushqimin shpirtëror, i cili mund të vijë vetëm nga Unë.

Shumë po vijnë tani me qëllimin që zëri Im kryesor publik ndajbotës, i përmbajtur në këto mesazhe, në këto kohë të mbarimit, të shpërfillet.

Lutja është rruga juaj për t'u kthyer në krahët e Mi.

Lutuni, lutuni, lutuni për hiret për t'jua hapur sytë, që të mëdalloni Mua përpara se të jetë tepër vonë.

Unë kam nevojë për ndihmën tuaj, dashurinë tuaj dhe besnikërinëtuaj.

Mbajeni mend se ishte për shkakun Tim që ju i morët urdhrattuaja të shenjta. Tani që Unë ju thërras, mos më refuzoni Mua.

Më përqafoni Mua dhe mëlejoni Mua t'ju udhëheq, që ju të mund ta drejtoni kishën Time të mbetur dhet’i shpëtoni shpirtrat.

Unë ju jap bekimin Tim të veçantë dhe pres që ju t'ipërgjigjeni thirrjeve të Mia, siç tregohet në këtë

Lutje të Kryqëzatës (49) Premtim besnikërie për Klerikëte Krishterë

O Jezus, unë jam shërbëtori Yt i përulët dhe të premtoj Tydashurinë dhe besnikërinë time. Unë të lutem Ty që të më japësh një shenjë tëthirrjes Tënde.

Më ndihmo që t’i hap sytë dhe ta dëshmoj Premtimin Tënd.

Më beko me Hirin e Shpirtit të Shenjtë, që të mos mashtrohem ngaata që pohojnë se vijnë në Emrin Tënd, por që nuk flasin të Vërtetën.

Më trego të Vërtetën.

Më lejo ta ndjej Dashurinë Tënde, që ta përmbush Vullnetin TëndMë të Shenjtë.

Unë të kërkoj Ty, me një zemër të përulur, të më tregosh mënyrënse si mund të ndihmoj Ty për të shpëtuar shpirtrat e njerëzimit.

Amen.

Mos e shpërfillni thirrjen Time. Mos më refuzoni Mua kur të vijedhe një herë.

Këtë herë Unë vij jovetëm për ta shpëtuar njerëzimin përsëri por edhe për ta përmbushur VullnetinHyjnor të Atit Tim të dashur, Hyjit Më të Lartit.

Shkoni në paqe.

Jezusi juaj i dashur


Nëna e Zotit: Këtë herë, Ai nuk do të vij si njeri me trup

e mërkurë, 24 prill 2013 14:15

Bija Ime e dashur, prej Dashurisë së Tij të madhe për njerëzimin,Biri im po ju pregatit tani për Ardhjen e Tij të Dytë. Është për arsyen se Aiju do që ju flet tani, përmes profetëve të Tij, për të siguruar që asnjë të mosi shpëtoj Mëshirës së Tij. Ashtu si Zoti dërgoi Gjon Pagëzorin për tëpregatitur botën për Birin tim – Biri i vetëm i Zotit, Mesia – Biri im tani juzbulon planin final. Ky plan final i shpëtimit do të jetë i ngjajshëm meardhjen e Tij të parë, por me një ndryshim. Këtë herë, Ai nuk do të vij sinjeri me trup.

Tani që e Vërteta po ju zbulohet përsëri,Biri im ju kujton për të gjitha që vijnë nga Zoti përmes Fjalës së Tij të Shenjtë,ndërsa Ai pregatit etapat finale. Fëmijve të Zotit ju dha e Vërteta kur Biri imerdhi në Tokë. Tani, po ju jepet e Vërteta e plotë, përfshi zbulimet mbi punëne armiqve të Zotit, për të mirën tuaj, që të mos mashtroheni. Ju duhet të jenibujarë në zemër kur Biri im t’ju sjelli këto Dhurata, të cilat do t’i ushqejnëshpirtrat tuaj.

Kur unë ju shfaqja vizionareve tëzgjedhura të Zotit, nëpër vite, ishte për t’i pregatitur shpirtrat për këto kohë.Tani, kur ju pregatiteni përpersekutimin, që do të kryhet mbi Kristjanët, do të jetë jashtëzakonisht e vështirë,sepse do të jetë një thyerje e shpirtit dhe kjo do të shkaktojë lëndimin më tëmadh. Kur ju e dini të Vërtetën e Fjalës së Zotit, dhe kur ju e dini se sita njihni punën e mashtruesit, ju do të bëheni më të fortë. Është më e rëndësishmetë qëndroni të vërtetë ndaj Fjalës së Zotit, sesa të pranoni gënjeshtrat që dot’ju paraqiten nga ata që nuk vijnë nga Zoti.

Biriim do t’ju ngre ju në lavdi të madhe kur ju i bindeni Fjalës së Tij të Shenjtëdhe i mbështesni Mësimet e Tij.

Unë ju kërkoj që ju t’i tregoni Birittim respektin që Ai meriton. Ata që e refuzuan Atë kur Ai eci në Tokë, më nëfund e pranuan të Vërtetën se Kush ishte Aikur Ai vdiq në Kryq. Ata që e refuzojnë Fjalën e Tij sot, më në fund do takuptojnë të Vërtetën në ditën që Ai vjen për të Gjykuar. Për shumë do të jetëtepër vonë.

Lutuni që të gjithë shpirtrat të mbetenbesnik ndaj trashëgimisë së Birit tim të dashur, Jezu Krisht, sepse vetëm ata qëe pranojnë Atë mund të çohen në Mbretërinë e Tij.

Nëna juaj e dashur

Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Veprat e këqija duhet të ndodhin, ndërsa Toka po pastrohet

e mërkurë, 24 prill 2013 14:40

Bija Ime e dashur, ndërsa Unë vazhdoj ta pastroj botën meDhuratën Time të Shpirtit të Shenjtë, aq më e madhe urrejtja do të shtohet përMua, Jezu Krishtin.

Ndërsa Prania Ime rritet brënda zemrave të njerëzve, sasia eurrejtjes do të shihet mes veprave të atyre që e kundërshtojnë Fjalën Time Më TëShenjtë.

Ata qëvazhdojnë të sjellin ligje, që blasfemojnë kundër Zotit, do të shtojnë çdo përpjekjepër të njollosur Fjalën e Zotit.

Këto vepra të këqija duhet të ndodhin,ndërsa Toka po pastrohet. Ndërsa pastrimi intensifikohet, po ashtu edhe ligësiae mëkatit do t’ju ekspozohet. Ju do ta vini re se çdo vepër e imagjinueshme, qëështë kundër Zotit, do të reklamohet nga ata armiqtë e Mi. Shumë do të pohojnëpafajësinë e tyre, por këto vepra nuk do të pranohen nga ata të Mitë, që enjohin të Vërtetën. Dhurata e dijes, që po ju dhurohet shumë shpirtrave, do tëthotë se këto vepra të liga të kryera nga ata në postet në fuqi, që kontrollojnështetet, do të shihen për çfarë janë – vepra e Satanit.

Shpirtrat eliq të Satanit e kanë shtuar praninë e tyre në shpirtrat e atyre që nuk besojnënë Zot.

Të pakënaqur janë ata që shpirtra të tillë i kanë kthyer shpinënZotit, këta shpirtra të liq i shtyjnë këta njerëz të kryejnë mëkatet më tëturpshme. Me kalimin e kohës, këta shpirtra bëhen kaq të korruptuar dhe tëmbushur me urrejtje për Zotin, sa do të zhyten në një errësirë, e cila kurrënuk do të jetë në gjëndje të toleroj Dritën e Zotit.  

Dijeni se Mëshira Ime është e madhe. Do të jetë vetëm sipas Mëshirës Sime që këta njerëz do të mund të shpëtojnë.Nuk ka anjë shpresë tjetër për ata, sepse shumë nga këta shpirtra tëtorturuar nuk janë të aftë që sipas vullnetit të tyre të lirë – kaq të infektuarjanë – të kërkojnë Dorën Time të Mëshirës. 


Ataqë më njohin Mua dhe që më duan Mua duhet t’i ndihmojnë këta njerëz të gjorëduke lypur për shpëtimin e shpirtrave të tyre. Ju duhet të kërkoni që ata tëkthehen tek Unë tani, që Unë të mund të ndërhyj për të ndaluar persekutimin qëata kanë për qëllim ta shkaktojnë mbi botë, Ju duhet të më luteni Mua, përmessakrificave tuaja personale, që ata të ndalojnë genocidin që kanë planifikuar. Formamë e keqe e genocidit do të shikohet përmes luftrave të padrejta dhe vrasjes sëtë pafajshmëve në barkun e nënës.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Koha që mëkati të mos deklarohet më po afrohet

e enjte, 24 prill 2014 16:45

Bija Ime e dashur, kohët janë tani afër, kur mëkatet e njeriut do tëkonsiderohen, nga Kisha Ime, të jenë të parëndësishme dhe jo fyese në Sytë eMi.

Mëkati nuk ështëdiçka që është konsideruar nga Unë të jetë një dobësi apo një gabim. Mëkati ështëkrijuar për shkak të këtyre dy veçorive, por që ndodh prej egzistencës sëSatanait. Kisha Ime së shpejti do t’i lehtësojndjekësit e Mi duke i mashtruar të pranojnë gënjeshtrën se mëkati është thjeshtnjë metafor që është përdorur si një simbol tek fëmijët e Zotit për t’ju kërkuartë qëndrojnë në një udhë, që është e kënaqshme për Zotin. Mëkati nuk duhett’ju bëj të veçoheni nga të tjerët, do të thonë ata. Mëkati, do të thonë ata,nuk ka në të vërtetë rëndësi, sepse Zoti i fal të gjithë. Po,Unë Jam I Gjithë-Falshëm dhe e fal çdo mëkat – përveç mëkatit të përjetshëm –kur tregohet pendesë nga mëkatari dhe janë bërë përpjekje prej tij për ta hequrgjithë tundimin për ta shmangur përsëritjen e atij mëkati. Ju nuk mund të më kërkoni Mua ta fal mëkatin kur ju jetoni sipas atij mëkati.Një vrasës, që vret, sakaton dhe lëndon, nuk mund të më kërkoj Mua ta fal,ndërsa ai vazhdon të vrasi dhe nuk ka asnjë qëllim t’i ndaloj krimet e tij.Çfarë vlere ka të më kërkoni Mua t’ju shpengoj nga mëkati, nëse nuk e pranonisi fillim se ju mëkatoni?

Mëkati ështëshkaktuar nga dobësia dhe Unë e fal mëkatarin, që pendohet me të vërtetë. Kur mëkatarinuk beson më se është fajtor për mëkatin, ajo mbetet e rrënjosur në shpirt.Koha që mëkati të mos deklarohet më po afrohet. Kur ajo kohë të vij, do të ketëlehtësim të madh dhe festime, sepse çfarë konsiderohej dikur të ishte një mëkatnë Sytë e Mi nuk do të konsiderohet më i tillë.

Mëkati do të shihetsi një gjë e natyrshme dhe një gjë që ju të gjithë duhet ta prisni. Juve nuk do t’ju thuhet kryesisht ta doni mëkatarin,ashtu si Unë. Jo. Ju do të inkurajoheni të pranoni që mëkati nuk egziston. Egjithë kjo do të çoj në tradhëtinë finale të Hyjnisë Sime, kur bota do taadhuroj veten, talentet e veta, inteligjencën e vetë, deri kur të deklaroj madhështinëe vet në kundërshtim të drejtpërdrjetë me Zotin, Atin e Përjetshëm.

Oh sa shumë do të çohen në gabim, dëshpërim dhe keqbërje. Kisha Ime dotë përdoret për të deklaruar herezi në Emrin Tim të Shenjtë. Ata të keq udhëzuar,do ta kthejnë atë përmbys dhe mbrapsh dhe anjë pjesë e këtyre ndryshimeve nukdo të drejtohen nga Unë, Jezu Krishti. Shpirti I Shenjtë nuk do të kryesoj mbi paturpësinëdhe do të ketë rrëmujë të madhe, hidhërim të madh dhe një ndjenjë e pashpresë,nga ana e atyre që do të qëndrojnë besnikë ndaj Mësimeve të Kishës Sime. Mësimettradicionale nuk do të tolerohen më. Pastaj, kur gjithçka që është mbajtur eshenjtë të rrëzohet, koha do të jetë gati për njeriun e mallkimit të zër vëndine tij në Kishën Time.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share