e diel, 22 prill 2012 10:00
Fëmija im, Biri im është kaq i lumtur me mënyrënse si ushtria e Tij e dashur i bindet dëshirave të Tij të Shenjta përtë recituar Lutjet eTij të Kryqëzatës.
Këto lutje janë për kohët moderne për t’i ndihmuar të gjithëfëmijët e Hyjit të kërkojnë mbrojtjen që iu duhet për t’i përballuar kohët e vështiraqë kaq shumë shpirtra po hasin tani.
Kur kohët të duken të vështira apo të dhimbshme, fëmijë,gjithmonë më thërrisni mua, Nënën tuaj të Dashur, për të ndërhyrë tek Biri im iÇmuar në emrin tuaj.
Gjithmonë ta kujtoni se sakrificat tuaja personale, të ofruaraHyjit, ndihmojnë për të shpëtuar shumë shpirtra mbi tokë.
Lutjet tuaja dëgjohengjithmonë.
Ato kurrë nukshpërfillen por veprohet me to sipas Vullnetit të Atit tim.
Prandaj ju duhet të jenitë duruar fëmijë. Gjithmonë vendoseni besimin tuaj të plotë tek Biri im.
Dorëzojani Atij të gjithë frikën dhe vuajtjen tuaj dhe pastajduhet të kini besim se gjithçka do të zgjidhet nga Ai.
Për ata nga ju, besimtarë, që e keni të vështirë për t’u luturapo për ta mbajtur të gjallë dashurinë tuaj për Birin tim, këtu është një Lutjee veçantë e Kryqëzatës (47) për t’ju ndihmuar ta ringjallni dashurinë tuaj përJezusin.
Lutja e Kryqëzatës (47)– Ringjalle dashurinë time për Jezusin
O Nënë e Bekuar, Nënë e Shpëtimit për tërë botën, lutu qëdashuria ime për Jezusin të mund të ringjallet.
Më ndihmo ta ndjej Flakën e Dashurisë së Tij, që të ma mbushishpirtin.
Më ndihmo ta dua Jezusin më shumë.
Lutu që besimi, dashuria dhe përkushtimi im për Të, të bëhet mëi fortë.
Më largo çdo dyshim që më mundon dhe më ndihmo që ta shikojqartë Dritën Hyjnore të së Vërtetës, e cila rrezaton nga Biri yt i dashur,Shpëtimtari i gjithë njerëzimit.
Amen.
Shkoni në paqe fëmijë. Mbajeni mend se kur ju më kërkoni mua megjithë zemër që të lutem për ju, Unë, Nëna e Shpëtimit, do t’ia paraqeskërkesën tuaj Birit tim të dashur.
Unë kurrë nuk do tashpërfill as edhe një kërkesë tuajën, kur ajo përkon me dëshirat e Birit timdhe është sipas Vullnetit të Shenjtë të Atit.
Mësoni të keni më tepër besim fëmijë. Kur ju besoni tek Biri imi Çmuar ju tregoni dashurinë tuaj për Të.
Nëse dashuria juaj është e dobët, atëherë edhe besimi juaj tekAi do të jetë gjithashtu i dobët.
Vetëm ata prej jush që e përulin veten para Birit tim, do tëbekohen me hiret e dhëna për t’jua forcuar besimin tuaj.
Kurrë mos u dorëzoni kur ju ndjeheni të dëshpëruar.
Dëshpërimi krijohet nga i Ligu.
Thjesht kthehuni tek unë dhe unë do të lutem që paqja t’ikthehet shpirtit tuaj.
Kur ta bëni këtë, ju do të jeni në gjendje që t’i refuzonitundimet e vendosura nga i Ligu dhe do të bëheni të lirë.
Nëna juaj e Bekuar
Mbretëresha e Engjëjve
e diel, 22 prill 2012 15:30
Bija Ime fort e dashur, njerëzimi duhet ta dijë se koha kur Unë të paraqitem përpara një bote mosbesuese nukështë shumë larg.
Të gjithë fëmijët e Hyjit që janë besimtarë tëdevotshëm duhet që tani, për hir të besnikërisë së tyre ndaj Meje, Jezusit tëtyre të dashur, të mëndihmojnë Mua ta përgatis botën për Ardhjen Time të Dytë.
Kaq shumë kohë ka qenëvënë tashmë në dispozicion, për t’i afruar shpirtrat brenda Zemrës Sime tëShenjtë.
Kjo ishte e rëndësishmesepse, pa këtë kohë, fare pak shpirtra do të ishin në gjendje të hynin nëParajsën Time të Re.
Unë ju bëj thirrje të gjithëve, në Emrin Tim të Shenjtë, të mëlejoni Mua që t'ju udhëzoj për t'ju ndihmuar të shpallni të vërtetën e mësimevetë Mia në çdo skaj të botës.
Predikojini mësimet e Mia të thjeshta, të parat.
Dashuria për të afërmin pritet nga të gjithë ata që thonë sejanë ndjekësit e Mi.
Flisni vetëm për Ardhjen Time të Dytë.
Cilitdo që ju dënon, kujtojini se premtimi Im për të ardhur përsëri në lavdi për të gjykuar të gjallët etë vdekurit ka për t’u përmbushur gjatë jetës së këtij brezi.
Shpirti Im i Shenjtë do t’i vërshojë shpirtrat e atyre, tëcilëve ju i jepni Fjalën Time të Shenjtë.
Por më parë ju duhet të ma kërkoni Mua këtë hir të veçantë.Përpara se Unë të lejoj që ju ta bëni këtë punë tejet të shenjtë, Unë ju bëjthirrje që të ma kërkoni Mua këtë hir përmes recitimit të Lutjes së Kryqëzatës(48).
Lutja e Kryqëzatës (48)
O Jezusi im, më dhuro Hirin për të shpallur Fjalën Tënde tëShenjtë tek i gjithë njerëzimi, që shpirtrat të mund të shpëtojnë.
Vërshoje Shpirtin Tënd të Shenjtë mbi mua, shërbëtorin Tënd tëpërulur, që Fjala Jote e Shenjtë të mund të dëgjohet dhe të pranohet, sidomosnga ata shpirtra që kanë më shumë nevojë për Mëshirën Tënde.
Më ndihmo të nderoj Vullnetin Tënd të Shenjtë në çdo kohë dhekurrë të mos i fyej apo t’i dënoj ata që e refuzojnë Dorën e Mëshirës Tënde.
Amen.
Shkoni tani, ushtria Ime, sepse ju është dhënë armatura që juduhet për të kthyer në besim njerëzimin.
Ju do të pësoni talljenë misionin tuaj, do të fyheni dhe do të sfidoheni.
Dijeni se kur kjo tëndodhë, ju do të jeni me të vërtetë një fëmijë i Hyjit.
Mos kini frikë sepse Unë do t’ju jap forcën për t’i kapërcyer tëtilla pengesa.
Unë do t'ju udhëheq në tërë udhën. Shkoni në paqe dhe dashuri.
Jezusi juaj i dashur
e hënë, 22 prill 2013 16:00
Bija ime, me qëllim që fëmijët e Zotit të shpëtojnë, ataduhet të ndjekin udhën e Birit tim. Ata duhet të pranojnë se, për t’u bërë tëdenjë për Mbretërinë e Tij, ata duhet të zhvishen nga influencat e botës, tëcilat i ndajnë ata nga Zoti.
Ata qëkthehen tek Biri im, ndërsa përpiqen për të arritur të Vërtetën, do të shikojnënjë numër ndryshimesh të ndodhin në jetën e tyre.
Për ata qënuk e njohin Atë dhe që i hapin zemrat e tyre tek Ai për herën e parë, ata do tëqajnë me lotë. Këto lotë do të jenë si rezultat i dashurisë që Ai do të fusi nëzemrat e tyre dhe ata do të jenë të ngashëryer. Këto janë lotët e konvertimit.Zemrat dhe shpirtrat e tyre do të mbushen me një dashuri, të cilën ata nuk ekanë njohur kurrë më parë. Kjo është Dashuria e Zotit dhe ajo është një Dhuratënga Qielli.
Pastaj menjëherë, të mbushur me Dritën e Zotit, ata do të tërheqinerrësirën e të ligut, i cili kërkon shpirtrat që janë të mbushur me këtë Dritë.Kjo do të jetë kur ata të vuajnë në duart e të tjerëve, që janë përdorur nga iligu, për të sulmuar besimin dhe besnikërinë e tyre ndaj Zotit.
Ata me njëdashuri të thjeshtë për Birin tim, të zbrazët nga gjithë arroganca dhe krenarianjerëzore – që nuk dorëzohen ngaj presionit të atyre që e mohojnë Birin tim –do të vuajnë ashtu si Ai vuajti.
Ata do të ndjejnë dhimbje kur të dëshmojnëmëkat, sepse ata ndjejnë të njëjtën dhimbje ashtu si Biri im. Ata do tëpengohen dhe bien, ashtu si bëri Biri im në Udhën e Kalvarit. Sepse për sa kohëtë jetojnë, ata do të ndjejnë dhimbjen e vuajtjes së Birit tim. Kjo do të qëndrojme ata deri kur pastrimi final i botës të përfundoj.
Kurrë mosmendoni se kjo besnikëri ndaj Birit tim është e ndërthurur përgjithmonë vetëmme dhimbjen, sepse ajo sjell gjithashtu një gëzim, një paqe dhe një shpresë, ecila sjell jetën e përjetshme.
Ju kurrë nuk duhet ta lejoni dashurinëtuaj për Birin tim t’ju ndaj nga të gjithë fëmijët e Zotit. Por ju duhet tëarrini tek çdo njeri, sidomos ata që kurrë nuk i kanë hapur zemrat e tyre tekBiri im. Ata kanë nevojë për ndihmën tuaj. Përmes Dhuratës së konvertimit, juveju janë dhënë Hiret që ju duhen për t’i sjellë këta shpirtra tek Biri im. Juduhet ta bëni këtë përmes pranimit të dhimbjes që ju duhet të duroni, si njëushtar i Krishtit, dhe sipas lutjeve dhe sakrificave për të tjerët.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit
Mesazhi origjinal ne anglisht:
e martë, 22 prill 2014 20:00
Bija Ime e dashur,pavarësisht se sa i vështirë është ky Mision, e Vërteta do të triumfoj gjatëgjithë kohës.
Çfarë të mire ka nëse Fjala Ime është e shtrëmbëruar?
Çfarë të mire i shërben? Kur Fjala Ime dhe gjithçka që Unë Jam dhe Do Të Jem është përpunuar përt’ju përshtatur programit të njeriut, atëherë ajo bëhet një fallcitet. Çfarë dotë thotë vdekja Ime në Kryq, nëse nuk do të ishte për t’ju shpenguar ju nga mëkati?Pavarësisht nga mizoria e vdekjes Sime në Kryq, kuptimi për Kristjanët ështëi thjeshtë. Unë ju shpengova nga mëkati, por vetëm kur ju më kërkoni Mua ta bëjkëtë. Nëse ju nuk kërkoni, Unë nuk mund t’ju fal.
Nëse junuk më pranoni Mua, Jezu Krishtin, atëherë ju nuk do të jeni në gjëndje të kërkoniMëshirën Time. Nëse ju nuk e kërkoni Mëshirën Time, atëherë Unë do të qëndrojpara jush dhe do t’ju lutem ta bëni këtë, kaq e Madhe është Dashuria Ime përju.
Unë do të qëndroj sinjë Mbret i varfër para teje, mëkatar. Unë do të zbuloj ty të Vërtetën, derikur sytë e tu do të hapen më në fund dhe atëherë ti do të shikosh. Ata prejjush që e shohin të Vërtetën do t’i zgjasin atëherë krahët e tyre drejt Mejedhe Unë do t’ju çoj në Strehën e Zemrës Sime. Prandaj, ashtu si ata që mënjohin Mua, dhe që do të shpëtojnë, e kanë një përparësi, po ashtu Unë do t’ijap të gjithë shpirtrave, të të gjitha feve dhe të gjitha besimeve, përparësinëpër t’ju treguar atyre të Vërtetën para se Koha Ime të ketë ardhur.
Gjithmonë takujtoni Thjeshtësinë Time. Unë ju mësoj ju të Vërtetën në mënyra të thjeshta.Unë ju mësova ta doni njëri tjetrin ashtu si Unë ju desha ju. Nëse ju e doni njëritjetrin dhe e trajtoni njëri tjetrin ashtu si Unë ju kam treguar, ju do të jenitë Mitë. Nëse ju nuk tregoni dashuri dhe respekt ndaj të tjerëve, por e gjykoninjëri tjetrin në Emrin Tim, atëherë ju nuk mund të thoni se jeni të Mitë. Mësimete Mia nuk janë të komplikuara. Ato nuk kanë nevojë të jenë, sepse dashuria ështënë thelb të gjithçkaje që Unë mësova. Pa dashuri për njëri tjetrin në zemrattuaja, ju nuk mund të më doni Mua me të vërtetë. Kur ju e mohoni dashurinë, jugjithmonë do të më mohoni Mua. Kur ju emohoni Fjalën Time, atëherë Dashuria e Zotit nuk mund të ushqehet në zemrattuaja.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: