e shtunë, 16 prill 2011 10:00
BijaIme e dashur, lëviz shpejt për ta shtuar vetëdijen rreth Mesazheve të Mia,sepse Paralajmërimi është pothuajse përmbi botë. I thuaj atyre shpirtrave qërefuzojnë të luten, ta hedhin poshtë krenarinë dhe mospëlqimin e tyre dhe tëkthehen tek Unë tani për të kërkuar falje. Të jesh e qartë se shumë, shumëshpirtra nuk do të mbijetojnë në këtë ngjarje të pashmangshme. Shumë nga këtashpirtra janë thjesht dembelë dhe ndërsa ata, pas gjithë këtyre, besojnë nëHyjin Atin e Përjetshëm, ata mendojnë se në njëfarë kohe në të ardhmen ata dotë merren me besimet e tyre shpirtërore. Por do të jetë tepër vonë.
Tregojibotës se kjo ngjarje do t’i shpëtojë ata. Shumë do të pendohen gjatë kësajPërvoje Mistike. Ata do të ndjejnë një ndjenjë djegieje të brendshme, jo tëndryshme nga ajo që përjetohet nga shpirtrat në purgator. Kjo do t’iu japëatyre një ide se çfarë iu duhet të përjetojnë shpirtrat, që nuk janë plotësishttë pastër, përpara se ata të mund ta shohin Dritën e Lavdishme të Qiellit.Thjeshtë duke e pranuar se kjo ngjarje mund të ndodhë, ata mund t’i mbijetojnëasaj. Kthehuni tek Unë dhe thoni:
“Tëlutem më drejto drejt Dritës dhe Mirësisë së Mëshirës Tënde të madhe dhe më falmua për mëkatet e mia.”
dheUnë do t’ju fal në çast. Pastaj pas Paralajmërimit ju do të përjetoni një paqedhe gëzim të thellë në shpirtin tuaj.
Të rinjtë e kanë përturp që të luten
Shumë njerëz në botësot refuzojnë të luten. Shumë të rinj në veçanti e shohin si të turpshme dhejashtë mode. Ata gabimisht besojnë, se po, ndërsa mbajnë një besim në Hyjin,lutja është e panevojshme. Kjo nuk është e vërtetë. Ajo është thelbësore meqëllim që të hyni në Parajsën që ju do ta dëshironi shumë pas vdekjes. Nëse juqëndroni në mëkat ju nuk mund ta shijoni këtë festë të lavdishme. Ashtu si atanga ju që qëndroni në formë të mirë fizike, kujdeseni për trupin, shikoni mekujdes se çfarë hani dhe jeni elegantë, po ashtu ju duhet ta përgatisnishpirtin tuaj në këtë mënyrë. Pa i kushtuar vëmendje me kujdes gjendjes sëshpirtit tuaj, ai do të bëhet i dobët dhe do t’i mungojë ushqimi i duhur për tësiguruar se është në formë të përsosur.
Lutje për t’u thënëpër kthimin e të tjerëve
Për shkak të dobësisësë besimit mes atyre në botë që janë besimtarë, ata prej jush që janë të fortënë besim kanë një përgjegjësi të madhe tani. Ju duhet të thoni këtë lutje kthimipër të tjerët.
“Unë të thërras Ty, Jezus, në Mëshirën Tënde Hyjnore, që t’imbulosh ato shpirtra të vakët me Gjakun Tënd të Çmuar që të mund të kthehen nëbesim.”
(E thoni këtë lutje tëshkurtër në emër të atyre, që ju besoni se kanë nevojë më shumë.)
Mbajenimend, fëmijë, premtimin Tim të lavdishëm. Unë do të Triumfoj në fund. Satani,mashtruesi, thjesht nuk mund të mbijetojë. Ju lutem të më lejoni Mua që t’jumbroj dhe t’ju marr me Vete. Mos ia jepni shpirtin tuaj Satanit. Unë ju dua tëgjithëve. Vazhdoni të më kërkoni Mua që t’jua forcoj besimin tuaj çdo ditë.
Shpëtimtari juajHyjnor
Mbreti i Mëshirës dhei Dhembshurisë
Jezu Krishti
e shtunë, 16 prill 2011 22:45
BijaIme e dashur, koha për Paralajmërimin tani është afër dhe do të ndodhë meshpejtësi sa hap e mbyll sytë. Gjithkush do të ndalojë hapat ndërsa do tëdëshmojnë Mëshirën Time të Madhe. Lutuni për të gjithë ata në mëkat mortor, sinjë përparësi. Ata kanë nevojë për lutjet tuaja, sepse shumë prej tyre do tëbien të vdekur nga tronditja kur të shohin tmerrin e ligësive të ndyra që atakanë kryer, ashtu siç shihen përmes Syve të Mi. Duke lutur Mëshirën Hyjnoremund të shpëtoni miliona madje edhe nëse është vetëm një grup i vogël indjekësve të dashur e të përkushtuar.
Unënuk do të jap një datë, bija Ime, për këtë Ngjarje të Madhe. Por të jesh esigurt se koha është tani afër, ndërsa ligësia vazhdon të rritet pa kufi nëpërmbarë botën, po ashtu edhe Dora e Atit Tim do të bjerë ngado. Ai nuk do tërrijë duarkryq dhe t’i lejojë këta mëkatarë të ligj, në bashkëpunim me Satanin,që t’i shkatërrojnë apo t’i infektojnë më tej fëmijët e Mi. Turp të kenë atamëkatarë të dhënë pas vetvetes, të cilët Unë prapë i dua pavarësisht nga njollae keqe e mëkatit të tyre. Unë ju kërkoj që të luteni për faljen e mëkateve tëtyre, tani.
NdërsaParalajmërimi do të ndodhë tani, po ashtu edhe katastrofat ekologjike do tëbien mbi njerëzimin. Lutja është e vetmja armë e juaja tani, fëmijët e Mi, përtë shpëtuar veten dhe njerëzimin nga flakët e Ferrit. Kur Paralajmërimi tëmbarojë, paqja dhe gëzimi do të mbretërojnë. Dhe pastaj persekutimi nga Aleancae Re Botërore do të fillojë. Fuqia e tyre do të dobësohet nëse mjaft nga jupërhapin kthimin në besim dhe luten fort.
Moskini frikë, ndjekësit e Mi të dashur, ju do të punoni së bashku për t’u luturpër shpëtimin e njerëzimit. Dhe ju do të shpëtoni miliona shpirtra në vazhdim.
Shpëtimtari juaj idashur
Jezu Krishti
e hënë, 16 prill 2012 18:00
Bija Ime fort e dashur, Unë iu bëj thirrje të gjithëfëmijëve t
ë Hyjit dhe ju siguroj se Unë, Jezusi juaj i dashur, .
Sidoqoftë, Unë nuk do të rri të shikoj Kishën Time, që nga dorae një sekti të veçantë që nuk ka asnjë të drejtë të luajë rol në Selinë eShenjtë, ajo të copëtohet.
Sepse kjo është pikërisht ajo që Profeti iRremë dhe mashtruesit që adhurojnë Satanin po përpiqen të bëjnë. Ata duan ta përmbysin Kishën Katolike dhe ta thyejnë atënë copa të vogla.
Kjo, fëmijët e Mi, është mënyra se si Satani do të ngrihet nërebelimin përfundimtar kundër Hyjit, Krijuesit të të gjitha gjërave.
Ky plan i lig përta shkatërruar Kishën Time ka qenë në zhvillim për 100 vjet por, që nga viti1967, ai është intensifikuar.
Shumë mashtrues, të cilët janë anëtarë të këtijsekti të lig që adhuron Satanin, kanë hyrë nëpër seminare për të arritur të fusin këmbëtnë Vatikan.
Fuqitë e tyre, tëlejuara nga Hyji At
ë, kanëqenë të kufizuara deri tani. Ndërsa kohët e fundit afrohen, kjo gjë do tëndryshojë.
Ky sekt i lig do të lëshojë tani çdo fuqi për tësiguruar që ata të zgjedhin një zëvendësues të ri për Zëdhënësin Tim të Shenjtë, Papa Benediktin XVI.
Të gjithë ata që injohin mësimet e Mia, do të shikojnë ndryshime në recitimin e Meshës sëShenjtë.
Do të futen ligje të reja shekullare, të cilat do të jenë njëfyerje ndaj Vdekjes Sime në Kryq.
Shumë ndjekës të Mi të devotshëm do ta shikojnë këtë dhe do tëndjehen të lënduar. Pikëpamjet e tyre nuk do të merren në konsideratë dhe shumësakramente do të pushojnë së ofruari.
Ja se përse duhet shumë përgatitje.
Për ata Katolikë që do të lëndohen dhe tronditen, ju lutem tëkujtoni se Unë jam këtu.
Më thërrisni Mua,Jezusin tuaj të dashur, dhe dijeni se ju nuk duhet të keni frikë ta shpallni tëvërtetën e mësimeve të Mia.
Ju nuk duhet të keni frikë t'ia ktheni shpinën herezisë.
Unë do t’ju udhëzoj dhe mbroj në udhëtimin tuaj dhe ju do tëdrejtoheni nga fuqia e Shpirtit të Shenjtë.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti
e martë, 16 prill 2013 20:45
Bija Ime e dashur, ngjitjadrejt Malit të Kalvarit që Kisha Ime në Tokë duhet të durojë ka filluar, ashtusi është thënë. Të gjithë ata që flasin në Emrin Tim, që më duan Mua dhe qëi nderojnë Mësimet e Mia, do t’ju duhet tani të përballen me këtë udhëtim tëmundimshëm me qëllim që të mbështesin Fjalën Time të Shenjtë.
Fjala në përputhje më Zotin do të zbërthehet ndërsapaganizmi e përfshin Tokën. Të gjithë ata që më ndjekin Mua, Unë ju them tëecin me kokën e mbajtur lart. Kurrë të mos lëkunden nga e Vërteta kur ata, përfshifamiljen dhe miqtë tuaj, ju luten të largoheni nga Fjala Ime e Shenjtë, e cilaju është dhënë gjatë kohës Sime në Tokë. Ju nuk duhet ta dobësoni vendosmërinëtuaj për të qëndruar besnik ndaj Meje. Disa prej jush do të jenë të fortë gjatëudhëtimit të persekutimit. Të tjerët do të bien. Disa do të heqin dorë. Të tjerëtdo të vendosin të pranojnë gënjeshtrat e paraqitura si Doktrinë e Shenjtë dhedo të shkëputen nga Unë.
Unë do t’imbaj të gjithë ata mbi Supet e Mia që besojnë tek Unë plotësisht. Unë do t’ijap mbrojtje të gjithë atyre që janë mjaft të guximshëm të vazhdojnë të ofrojnëMeshën e Shenjtë në mënyrën me të cilën duhet të kryhet. Unë do të mbrojSakramentet e parqitura nga ata shërbëtorët e Mi të shenjtë që refuzojnë të lëvizinapo të lënë Shërbimin Tim. Ata që e lënë vete në Kujdesin Tim nuk do të kenëasgjë për t’u shqetësuar.
Atyre që ju është dhënë e Vërteta gjatëgjithë jetës së tyre, dhe refuzojnë Mësimet e Mia, në favor të gënjeshtrave, dotë flaken tutje nga Unë. Drejtësia Ime është për t’u patur frikë, sepse asnjënjeri të mos besoj se ata mund të gërrmojnë në humnerën e mashtruesit pa asnjëpendesë në shpirtrat e tyre dhe të mos vuajnë pasojat.
Dashuria Ime do të jetë mjaft e fortë për t’i përqafuar ataqë do të jenë të ngatërruar gjatë këtyre kohëve. Unë do të arrij tek të gjithëfëmijët e Zotit që më kërkojnë Mua, pavarësisht se sa të errët janë shpirtrat etyre. Në mes të rrëmujës, Unë do ta shfaq veten më në fund dhe Shpirti Im do tëpërfshij Tokën pikërisht atëherë kur njerëzit besojnë se nuk mund të mbajnë më.
Kujtoni se Unë Jam I Pari dhe I Fundit, asgjë nuk më mposhtMua, Unë Jam I Gjithë-Pushtetshëm dhe kur ju ndjeni se ligësia e hedhur mbi botënnga armiqtë e Zotit është e pakapërcyshme, Unë Jam këtu. Unë e lejoj këtëvuajtje, këtë persekutim final, sepse është vepra finale kundër bishës. Pa atë,ai do të vidhte shpirtrat e shumicës së popullsisë së botës.
Kjo betejë për shpirtrat do të trondisi ata që me të vërtetëmë njohin Mua sepse ligësia që ju duhet të dëshmoni do të shikohet tek njerëzitqë ju besoni se janë të mirë. Satani nuk do të lër asnjë gur pa lëvizur dhe aido të përdori çdo shpirt, sidomos ata që janë pranë Meje, me qëllim që tëkthejnë shpinën ndaj Mësimeve të Mia. Ndërsa beteja do të egërsohet për një kohë,Unë përmes këtij Misioni do të shpëtoj biljona përmes konvertimit.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht: