Jesus2Me top graphics
I love you all. I embrace you, My followers, My precious children, everywhere. How you bring Me daily comfort. How you console Me. Now bring Me more souls.

Nëna e Shpëtimit: Ne në fillim shkuam në Judea dhe pastaj Biri im u çua në Indi, Persi, Egjipt, Greqi dhe Angli

e shtunë, 4 janar 2014 13:50

Volume 4before the Second Coming GreeceEnglandbirth of Jesuslife of Our Ladysaint JosephEgypthatred to this Missiondo not be afraidfight against this MissionNew ParadiseHoly Spiritpeace in soulGod's LoveJesus' stay on EarthPersiaIndiaJudeaHerodSaint Elisabethloneliness and rejection of the prophetJesus being found in the temple

Bija ime, përpara lindjes së Birit tim, vështirësitëishin të dukshme në gjithçka që na ra ne. Unë shkova tek Elizabeta për t’u qetësuar,duke e ditur se ajo ishte e bekuar me dije, të dhëna asaj nga Shpirti I Shenjtë.Unë dhe bashkëshorti im i dashur kërkuam këtë strehë paqje, në një kohë kur neishim aq të shqetësuar duke e ditur se çfarë do të ndodhte.

'The Meeting of Mary and Elisabeth' (1866) by Carl Heinrich Bloch (1834 - 1890)

Kur u afruakoha ime, çdo pengesë, e krijuar nga shpirti i keq, u vendos para nesh, në çdohap që morëm. Dyert na u përplasën në fytyrë; njerëzit që i njihnim nashmangeshin dhe ne mbetëm të braktisur në shkretëtirë. 

Dhe kështu ne përfunduampa asnjë çati mbi kokë dhe në një strehë e përshtatshme vetëm për kafshë, ndërsaMesia I Shenjtë erdhi në botë si një varfanjak. Nuk pati asnjë ceremoni, asnjëfestim dhe asnjë lajmërim. Kishin mbetur vetëm pak njerëz për të më ngushëlluarmua në vetminë time. Por atëherë, kur Biri im lindi, e gjithë ndjenja e shqetësimitmë kaloi. Ajo që ndjenja ishte një dashuri e Pranisë Më Hyjnore. Përfundimishtpaqja mbretëroi në Zemrën time.

Me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, ndihma dhe ngushëllimina u dërgua, edhe pse ata ishin të pakët në numër. Edhe pse lindja e JezuKrishtit ishte një ngjarje e përulët dhe e thjeshtë – ku fare pak njerëz ishintë përfshirë – fjala u përhap. Në këtë mënyrë punon Shpirti I Shenjtë. Shumë ekishin pritur lindjen. Shumë kishin dëgjuar për ngjarjen dhe shumë atëherëflisnin për atë. 

Kur u bë e ditur seJezu Krishti, Mezia i premtuar njerëzimit, kishte lindur, kundërshtimi filloi tështohet. Sulmi i egër nga Herodi dhe të gjithë shërbëtorët e tij, tregoi sesa shumë Prania e Zotit fut frikë në zemrat e njerëzve të liq. 

Që nga ajo ditë e tutje, unë u bëra mbrojtësjae Birit tim dhe bashkshorti im i dashur, Jozefi, organizoi sigurinë tonë nëshumë raste pas kësaj. Ne kaluam shumë vite duke u endur nga një vënd nëtjetrin.

Sa shumë kundërshtime hasëm– aq shumë frikë, aq shumë urrejtje. Kjo ishte jeta jonë.

Në momentin që Biri im ugjet në moshën 12 vjeç duke predikuar në tempull, ne e fshehëm Atë.

Familja eJozefit u përfshi me daljen tonë dhe për shumë vjet ne udhëtuam.

Ne në fillim shkuam në Judea, dhe pastaj Biri im u çua në Indi, Persi, Egjipt,Greqi dhe Angli. Kudo që shkonim Prania e Birit tim krijonte shumë mbrekulli,edhe pse Ai kurrë nuk e tregonte Veten publikisht si Mesia. Ai kishte kujdes tëmirë dhe ne e shikonim Atë shumë. Ne jetuam në paqe, dashuri dhe harmoni, dhevetëm për bashkëshortin tim, Josef, ne nuk kishim se ku të shkonim për tëmbrojtur Birin tim deri sa filloi Misioni i Tij publik.

Dhe tani qëArdhja e Tij e Dytë është e pashmangshme, çdo pengesë do të vendoset paraArdhjes së Tij.

Çdo Fjalë e dalë nga goja e profetes së Tij do të shqyhet copë copë dhedo të përbuzet. Vetëm një numër i vogël njerëzish do ta mbajnë të fshehur të Vërtetënrreth këtij Misioni dhe shumë dyer do të përplasen në fytyrën e atyre qëndjekin udhëzimet e Tij. Ky Mision është një mision i vetmuar për ty, bija ime,dhe ti je udhëzuar të mbetesh e bindur në të gjitha gjërat që të janë bërë tënjohura nga Zoti.

Ndihma do të dërgohet. Ndihma gjithashtu do tëndaloj kur ajo është Dëshira e Birit tim. Ndërsa fare pak shihen ta ndjekinkëtë Mision, miljona më shumë besojnë plotësisht në të. Sepse Fjala e Zotitgjithmonë do të tërheqi ata të Tijët, përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë.

Dhimbjet e lindjes kanë filluar dhe lindja nuk dotë zgjasi shumë. Së shpejti lindja e një fillimi të ri do të agoj dhe më pasDita e Zotit përfundimisht do ta arrij. Fëmijë, të keni paqen, sepse të gjithakëto gjëra duhet të ndodhin para se Toka të pastrohet nga mëkati.

Nëna juaj e dashur

Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara