e martë, 10 dhjetor 2013 23:00
Volume 4to cardinalsfalse humilitythe Last DayHoly ordershumanitarismwarning for the clergyEucharistto priestsOne World ReligionhumanizmJesus Saviouregoismmaterialismto clergyfalse doctrineBija Ime e dashur,
sa më dhimbset Mua kur shikoj se sa shumë njerëz epranojnë përulësinë e rreme, që shtrihet pas humanizmit, i cili është kaq i favorizuarnga ata në Kishën Time.
Roli Im siShpëtimtari dhe Shpenguesi i rracës njerëzore tani është harruar.
Përulësia e rreme, brëndaKishës Sime, do të vazhdoj të dëshmohet dhe të gjithë do të duartrokasin ata qëe reklamojnë domosdoshmërinë për t’u kujdesur për mirëqënien materiale të atyrenë nevojë. E gjithë kjo do të çoj në një fe të rreme.
Kur ju, që e quani veten shërbëtorë të Zotit,vendosët ta zëvendësoni Fjalën e Vërtetë të Zotit me interpretimin tuaj tëgabuar të saj? Kur vendosët ju ta zëvendësoniKrishtërimin me humanizmin, ku Unë nuk përmëndem? A nuk e dini se asgjë nukvjen prej asaj që nuk vjen nga Zoti? Sa pak keni mësuar dhe sa të gënjyer jujeni nëse besoni se të ashtu-quajturat veprat tuaja të mira - duke u përqëndruar në mirëqënien materiale– mund ta zëvendësojnë ndonjëherë të Vërtetën.
Kur ju e shpërfillni rolin tuaj kryesor – doktrinënmë të rëndësishme të shpëtimit të shpirtrave të fëmijve të Zotit – atëherë jukurrë nuk mund të thoni se jeni një shërbëtor i Imi. Sa e lehtë është për ju tëbëni thirrje për të shpëtuar të varfërit, të dëshpëruarit dhe pjestarët e shoqërisëtë privuar nga gjëndja ekonomike. Duke e ndjekur këtë vijë të gabuar, ku ju kërkoniadmirimin e botës për të ashtu-quajturat vepra tuaja të mira, atëherë ju e harronirolin më kryesor, për të cilin jeni thirrur. Ai është për të më shërbyer Mua,Jezusin tuaj. Ai nuk është për të kërkuar popullaritet personal në Emrin Tim tëShenjtë. Çfarë është e mirë për dikë qët’i ketë kënaqësitë njerëzore në jetë kur ata nuk mund ta shpëtojnë shpirtin etyre? Nëse ju kërkoni admirim nga bota jobesimtare, përmes veprimevepublike, të krijuara për t’ju bërë ju të famshëm, atëherë ju nuk e mbani KryqinTim. Nëse ju nuk më imitoni Mua, atëherë ju nuk flisni për Mua. Ju nuk mund takomunikoni të Vërtetën kur egoja juaj kërkon popullaritet.
Kur ju e harroni Sakrificën që Unë bëra për t’i shpëtuarshpirtrat tuaj, atëherë ju nuk mund të më shërbeni Mua. Kur një prift e harron arsyen se përse ai u bë një shërbëtori i Imi, rëniae tij prej hirit është 10 herë më e rëndë se e një shpirti të zakonshëm. Sepsekur ai e largon veten nga Unë ai merr me vete shpirtrat që ai influencon dhe qëbesojnë në gjykimin e tij. Dëgjoni tani,shërbëtorët e Mi, këtë, Thirrjen Time për të shpëtuar shpirtrat e të gjithëatyre mbi të cilët ju jeni emëruar përmes Sakramentit të Urdhërit të Shenjtë. Kurju dështoni të përsërisni çfarë ju është mësuar, ju nuk mësoni të Vërtetën. Kurju reklamoni humanizëm dhe ju kërkoni atyre shpirtrave brënda dioqezave tuaja tëbëjnë të njëjtën gjë, ju më hidhni Mua poshtë. Ju më zëvendësoni Mua, JezuKrishtin, me dëshirën jo vetëm që të reklamoni drejtësi sociale, por të kërkoniadmirim për veprat tuaja të mira në sytë e të tjerëve. Admirimi i tyre dhe dëshirajuaj për të qënë të populluar do të thotë se ju nuk më shërbeni më Mua. Kur junuk më shërbeni më Mua, ju e lejoni veten të bini në gabim dhe shpejt ju nuk dotë më njihni më Mua ashtu si kërkohet nga ju.
Vetëm pak, të zgjedhur, do të më shërbejnëMua deri në Ditën finale. Në atë Ditë, shumë prej atyre që e quajnë veten shërbëtorënë Kishën Time në Tokë do të qajnë dhe ulërijnë duke më lypur Mua t’ju tregojatyre Mëshirë. Por atëherë, ata do të më kenë humbur Mua biljona shpirtra dheshumë prej tyre do të jenë të dhënë pas paturpësisë, sa nuk do të arrijnë tëkuptojnë të vërtetën e fatit të tyre, deri kur të jetë tepër vonë.
Zgjohuni ju që jeni të trazuar me ndjenjën e dëshpërimitdhe ngatërresës, që ju rrethon si shërbëtorët e Mi në këtë kohë. Qëndroni të rrënjosurthellë në të Vërtetën gjatë gjithë kohës. Kujtojeni rolin tuaj si shërbëtorët eMi të shenjtë dhe ai është për të ushqyer Tufën Time me të Vërtetën për të bërëtë mundur që ata e marrin Ushqimin e nevojshëm për të shpëtuar shpirtrat etyre.
Puna juaj është të më sillni Mua shpirtrat.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht: