e martë, 19 prill 2011 23:50
Volume 1sexual perversionsocietysexual immoralitythe so called global warmingperversionssoulHellconsequences of sinfamilyfalse mercydisasterstactic of satanslavery of sinegoismpowerrichnessto clergychastisement from GodArmageddonwarning of the Hellfree willGod's Lovesatan's armyBijaIme, ndërsa bota përçahet në grupe të ndryshme – ata që jetojnë jetë tëthjeshta dhe të rregullta, disa në pasuri dhe paqe, ata që janë prekur ngavarfëria dhe sëmundja apo ata që janë viktima të luftës, dhe ata në pushtet –të gjithë do të dëshmojnë të çuditur të njëjtat ngjarje që do të vijojnë.
Shumëdo t’i shikojnë katastrofat ekologjike si Dora e Hyjit. Të tjerët do të thonëse ato janë një shenjë e kohëve të fundit; ndërsa të tjerët do të thonë se egjitha ka të bëjë me ngrohjen globale. Por ajo çka është më erëndësishme tani në këtë kohë, është që të kuptohet kjo. Mëkati, nëse rritet nënivele të papara, do të sjellë shkatërrim në jetët tuaja të zakonshme në njëmënyrë apo në një tjetër. Por kur ai intensifikohet në nivelet e përjetuaratani dhe të dëshmuara nga të gjithë ju në botë sot, atëherë të jeni të sigurtse katastrofa të tilla do të jenë Dora e Hyjit në veprim.
HyjiAti i Përjetshëm është përgjigjur tashmë dhe ka vepruar në këtë mënyrë. Tani,ndërsa koha po afron për ta shkatërruar Satanin dhe ndjekësit e tij, trazira tëmëtejshme ekologjike do të dërgohen nga Hyji, në Mëshirën e Tij. Ai do ta bëjëkëtë për ta penguar Satanin dhe të gjitha kukullat e tij njerëzore tëkorruptuara, të cilët jargëzojnë ndaj ardhmërisë së pasurive dhe lavdisë që aiiu premton atyre përmes fuqive të tij psikologjike.
Satanirrënjos mendime dhe veprime të liga në shpirtra që janë mjaft të dobët për taekspozuar veten ndaj fuqive të tij zotëruese. Njerëz të tillë ndajnë karakteretë përbashkëta. Ata janë egoistë, të fiksuar pas ambicieve dhe pasurive tëbotës dhe janë të dhënë pas devijimeve seksuale dhe pushtetit. Të gjithë do tëpërfundojnë në Ferr, nëse vazhdojnë të ndjekin adhurimin e antikrishtit, i ciliështë gati për t’u shfaqur në botë.
Shumënjerëz të pafajshëm nuk besojnë në Satanin, antikrishtin, apo në të vërtetë, nëHyjin Atin e Gjithëpushtetshëm. Kështu ata e bëjnë një sy qorr. Megjithatë atapyesin veten se përse vetë shoqëria ku ata jetojnë është rrënuar. Ata nuk ekuptojnë shpejtësinë e frikshme të rrënimit të unitetit të familjestradicionale. Ata ia vënë fajin të metave të shoqërisë moderne. Çfarë ata nukdinë është se Satani vë në shënjestër familjen si një prioritet. Kjo është përarsyen se ai e di se nëse familja rrënohet atëherë edhe shoqëria rrënohet.Shumë e dinë këtë sepse kjo po bëhet gjithnjë e më e dukshme në botën sot.
Pastajshikoni imoralitetin seksual. Ju habiteni se sa tmerrshëm është infektuarshoqëria me këtë imoralitet. Por prapë, ajo që ju nuk e kuptoni është se Sataniështë përgjegjës për çdo vepër imoraliteti të paturp në botë. Ndërsa ata prejjush, të dhënë pas një bote të shthurjes, devijimit seksual dhe abuzimit ndajtë tjerëve, do të argumentoni se këto vepra janë një burim argëtimi dhe në disaraste një formë fitimi – ju duhet ta dini se ato do të jenë pasaporta juaj përnë flakët e përjetshme të Ferrit.
Përçdo vepër seksuale imorale që ju merrni pjesë, po ashtu edhe trupi juaj, edhepse ju do të jeni në shpirt, do të digjet sikur të ishte në mish, përjetësisht.Çdo pjesë e trupit njerëzor me të cilën ju abuzoni përmes mëkatit mortor, do tëpësojë dhimbjen më të madhe në flakët e Ferrit. Përse do ta donit këtë? Shumënga ju shpirtra të gjorë, të gënjyer nuk e kuptoni se juve nuk ju është thënëkurrë e Vërteta, e Vërteta se ekziston Parajsa, Purgatori dhe Ferri.
Shumënga shërbëtorët e Mi të shenjtë mirëdashës të Kishave nuk i kanë theksuar këtoMësime për një kohë shumë të gjatë. Turp për ta. Unë lotoj për ankthin e tyresepse shumë prej tyre në të vërtetë nuk besojnë në Ferr për vete. Kështu simunden ata të predikojnë për tmerrin që është Ferri? Ata nuk munden, sepseshumë kanë zgjedhur përgjigjen e lehtë. “Hyji është përherë i Mëshirshëm. Aikurrë nuk do t’ju dërgonte në Ferr. A do ta bënte Ai?”
Përgjigjaështë jo – Ai nuk do e bënte. Kjo është e vërtetë sepse Ai kurrë nuk do t’iakthente shpinën e Tij fëmijëve të Tij. Por realiteti është se shumë, shumëshpirtra të bllokuar nga mëkati mortor që ata janë tunduar të kryejnë, jepenpas mëkateve të tyre herë pas here dhe vazhdimisht. Ata janë në kaq shumëerrësirë – të rehatuar brenda imoralitetit të tyre – sa vazhdojnë ta zgjedhinkëtë errësirë madje edhe pas vdekjes. Atëherë ata nuk mund të shpëtohen. Ata ekanë zgjedhur këtë udhë sipas vullnetit të tyre të lirë – një Dhuratë nga Hyji,me të cilën Ai nuk mund të ndërhyjë. Por Satani mundet. Dhe ai e bën.
Zgjidhnicilën jetë ju doni, udhën e jetës drejt Hyjit Atit të Përjetshëm në Parajsë,apo Satanin, mashtruesin, në flakët e Ferrit të përjetshëm. Nuk ka mënyrë më tëqartë për t’jua shpjeguar përfundimin, fëmijët e Mi. Është prej Dashurisë dheDhembshurisë Sime, që Unë duhet t’jua mësoj të Vërtetën.
KyMesazh ka për qëllim t’ju frikësojë disi, sepse nëse Unë nuk ju tregoj se çfarëju pret, Unë nuk do të isha duke jua zbuluar Dashurinë Time të Vërtetë për tëgjithë ju.
Kaardhur koha për t’u përballur me të ardhmen, jo vetëm për veten tuaj, por përata miq, familje dhe të dashur të cilët ju i influenconi përmes vetë sjelljessuaj. Sjellja ushqen sjelljen. Në rastin e të pafajshmëve, ju pa e kuptuar mundtë jeni duke i udhëzuar dhe udhëhequr ata, gjithashtu, në udhën drejt errësirëssë përjetshme përmes injorancës.
Kujdesunipër shpirtin tuaj. Ai është një Dhuratë nga Hyji. Është gjithçka që ju do tëmerrni me vete në botën tjetër.
Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti