e shtunë, 4 gusht 2012 10:35
Volume 2Jewsjoy of the faithother propheciespersecutionsinprideto clergyschismBija Ime fort e dashur, njerëzimi duhet ta kuptojë dobësinë enatyrës njerëzore përpara se ta besojnë me të vërtetë veten në krahët e Hyjit.
Për ata besimtarë midis jush, besimi dhe dashuria juaj për Mua,Shpëtimtarin tuaj, më sjell Mua gëzim të madh.
Por kur ju thoni se mëdoni Mua, kjo sjell me vete një përgjegjësi të madhe.
Kurrë mos e harroni dobësinë në natyrën tuaj, edhe pse kjo nukështë për fajin tuaj pasi keni lindur me mëkatin origjinal, sepse mund t'jubëjë që të mëkatoni atëherë kur ju më pak e prisni.
Kur shpirtrat e atyre që thonë se më duan Mua arrijnë një fazëku ata janë të konsumuar me dashuri për Mua, ky është edhe momenti kur ataduhet të jenë të kujdesshëm. Nganjëherë kjo i bën ata të ndjehen tëlartësuar në Sytë e Mi, që është e vërtetë sepse ashtu janë.
Por pastaj vjen tundimi për t'i parë të tjerët në një dritë mëpak se të këndshme.
Ata mund të tundohen, jo vetëm për të pasur dhembshuri për këtashpirtra të shkretë që janë në errësirë apo të paqartë, por edhe për t'ipërçmuar ata.
Nganjëherë besimi i tyre i fortë dhe njohuria eshkrimit të shenjtë iu jep atyre një ndjenjë të rreme sigurie.
Ata besojnë se dinë gjithçka në lidhje me mësimet e Kishës,Kishës Sime, Trupit Tim në tokë.
Kjo është çfarë iundodhi edhe Farisenjve.
Ata mendonin se diningjithçka rreth Ligjeve të Hyjit. Dashurisë së Hyjit.
Ajo që ata dështuan të kuptonin ishin profecitë, të parathëna aqqartë, rreth ardhjes së Mesia-s. Kjo do të thotë se ata e refuzuan Krishtin,Birin e Hyjit të Gjallë, kur Ai erdhi ashtu siç qe premtuar.
Mizoria që ata treguan ndaj Meje, Jezu Krishtit Birit tëNjeriut, ishte në kundërshtim të plotë me dashurinë që ata pohonin se kishinpër Hyjin.
Nëse ata me të vërtetë e donin Hyjin, ata kurrë nuk do ta kishintrajtuar ndonjë fëmijë të Hyjit ashtu si ata bënë.
Mendjet e tyre ishin tëmbyllura ndaj profecive të dhëna botës përmes profetëve, të cilat shpallnin tëVërtetën.
E Vërteta është se të gjitha profecitë do të përmbushen ashtu siështë premtuar nga Hyji.
Ata e refuzuan Mesia-n e premtuar për të siguruar shpëtimin eardhshëm për të gjithë njerëzimin.
Më tej, përmesgënjeshtrave të tyre, kur ata qëllimisht iu dhanë ryshfet gënjeshtarëve për tamohuar Ringjalljen Time, Farisenjtë ua mohuan brezave të Hebrenjve të drejtënndaj të Vërtetës.
Vdekja Ime në Kryq nuk ishte e mjaftueshme për ta. Ata donin tësiguronin që asnjë shenjtë të mos ekzistonte për Mua, Shpëtimtarin e botës, mëpas.
Pastaj ata u kthyen dhe i drejtuan fëmijët e Hyjit në njëbesim të rremë në të cilin e Vërteta u bë një gënjeshtër.
Mbajeni mend seprofecitë nga Hyji gjithmonë përmbushen.
Ardhja Ime e Dytë tani do të përmbushet. Këtë herë udhëheqësitnë Kishat e Krishtera do të më mohojnë Mua ashtu siç bënë Farisenjtë.
Ata do të më mundojnë Mua, profetët e Mi, njerëzit e Mi dheçdonjërin që guxon të përhapë të Vërtetën e Ardhjes Sime.
Mos më mohoni Mua këtë herë.
Hapini zemrat tuaja.
Më dëgjoni Mua me kujdes ndërsa Unë ju përgatis për kapitullinfinal në shpëtimin e botës.
Jezusi juaj