e enjte, 19 prill 2012 20:00
Volume 2to solders of the Remnant Army to be as a child key simplicitylove of childpower of sufferingGod the Father, Creatorcall to prayerrole of fastingOne World Govermentto suffering peopleto those who do not know the sense of lifeHoly Spiritprayer for sinnerslove to neighboursprayer for neighboursrole of sufferingpower of prayerThe Remnant ArmyDivine MercyGod's CommandmentsBija Ime më e dashur, Unë dua që ti t'iu thuash të gjithëndjekësve të Mi, se lutjet e tyre po dëgjohen dhe si rezultat shumë ngjarje tëliga janë duke u shmangur.
Gjithashtu, Unë dëshiroj të dihet se, si rezultat ivuajtjes tënde, bija Ime, Unë kam qenë në gjendje të shpëtoj 4 milion shpirtra.
Mëshira Ime është hedhur mbi këta fëmijë të Hyjit, që janë endegjallë në botë sot.
Sakrifica të tjera tëofruara nga ata ndjekës të Mi, nëpërmjet lutjes dhe agjërimit, po më ndihmojnët'i shpëtoj njerëzit nga një fat i tmerrshëm.
Forca, dashuria, besnikëria dhe këmbëngulja juaj do të thotë sefuqia e Satanit po zbehet.
Do të thotë gjithashtuse fuqia e Grupit global Mbarë Botëror po dobësohet.
Ju duhet ta dini selutja e dobëson ligësinë në botë.
Sa më shumë lutje, aq më pak fuqi mban Satani.
Kurrë mos i nënvlerësoni as edhe lutjet dhe vuajtjet e njëpersoni, sepse ato përmbajnë shpëtim të madh për ata që, në të kundërt, do tëhasnin flakët e Ferrit.
Dashuria që ju e ndjeni fëmijë, që ju është dhënë si një dhuratëe natyrshme në lindje, është një gjë e pastër.
Rrallë hyn urrejtja nëjetën tuaj derisa të arrini moshën e arsyes.
Fëmijët nën këtë moshë janë të pafajshëm, të pastër dhe tëpërulët në Sytë e Mi dhe i shohin gjërat në një mënyrë të thjeshtë e të pakomplikuar. Kjo është dashuria e vërtetë që ju duhet të përpiqeni për tarikthyer në jetën tuaj.
Kur ju e shikoni jetën në një mënyrë të thjeshtë, e nderoniHyjin, Atin, Krijuesin e të gjitha gjërave dhe i bindeni
Urdhërimevetë Tij,atëherë ju bëheni si një fëmijë përsëri.
Ju bëheni të pastër, të dashur, të thjeshtë në zemër dhe paligësi. Atëherë do t'ju jepet forca e Shpirtit të Shenjtë që besimi juaj tëjetë i palëkundur.
Ju do të bëheni si njëfëmijë por do t’ju jepet armatura e një luftëtari, e një anëtari të vërtetë dhetë nderuar të Ushtrisë së Hyjit.
Në kohën e duhur, ju do të mbretëroni me Mua, krah për krah, në Parajsëne Re.
Mbajeni të thjeshtëdashurinë tuaj për të tjerët. Kurrë mos e ofroni dashurinë me kushtin që tëmerrni diçka mbrapsht.
Përkundrazi ofrojeni dashurinë pa kushte. Ofrojani dashurinë tëtjerëve si një dhuratë ndaj Hyjit.
Shikojeni çdonjërin që takoni në jetën tuaj, përmes syve tëHyjit.
Çdo person është krijuar nga Hyji. Çdonjëri është sjellë në botëpërmes dashurisë së Hyjit.
Edhe pse disa shpirtra kanë lindur për të mbajtur një kryq tërëndë, ata paraqiten në botë nga Hyji me dashuri.
Duajeni njëri-tjetrin, pavarësisht nga gabimet e njëri-tjetrit,në nderim të Atit Tim.
Kontrollojeni çdo fytyrëdhe vështrojeni atë sikur ta shikonit këtë person në sytë e Hyjit.
Vetëm atëherë ju do ta keni më të lehtë që të shmangeni ngagjykimi i të tjerëve.
Përpiquni të gjeni më tëmirën dhe mirësinë në çdo njeri. Tregoni dashuri dhe mirësi ndaj njëri-tjetrit.
Kurrë mos përfitonipadrejtësisht nga të tjerët as në biznes, politikë apo cilindo aspekt të jetës.
Kur ju hasni ligësi të pranishme tek të tjerët, lutuni fort përshpirtrat e tyre dhe ofroni një sakrificë të vogël tek Unë, Jezusi juaj, përshlyerjen e mëkateve të tyre.
Vuajtjet e vogla, duke bërë sakrifica të vogla përshpirtrat e të tjerëve dhe lutja, mund të dobësojnë intensitetin e persekutimit të profetizuarpër të ardhmen.
Kur ju e bëni këtë Mëshira e Atit Tim mund të derdhet mbi mbarëbotën në një rrebesh hiresh.
Lutuni, lutuni, lutuni që lutjet tuaja të ndihmojnë që njerëzimitë përgatitet ashtu si duhet përpara se të ndodhë Paralajmërimi, në mënyrë qëfare pak vetë të humbasin përpara se atyre t'iu jepet mundësia për të më parëMua që t’ua paraqes dhuratën Time të madhe të dashurisë, mëshirës dhe pajtimit.
Jezusi juaj i dashur
Shpëtimtari i njerëzimit